Në vetë hyrjen përmendëm se njëri prej aspekteve se për çfarë mund të përdoren kanalet digjitale për komunikim janë siguria dhe mbrojtja. Edhe përveç faktit që në internet çdo aksion lë gjurmë pas vetes, megjithatë me pak kujdes mund të krijohet shprehi e cila siguron anonimitet të pjesshëm apo të plotë gjatë komunikimit, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për komunikim të drejtpërdrejtë apo ndaj një grupi më të madh.

Ekzistojnë disa aspekte ndaj të cilave duhet të kemi kujdes për të arritur funksionim më të sigurt, këtu para së gjithash do ta kishim veçuar komunikimin e sigurt të drejtpërdrejtë, hakimin (qasjen) në llogari (account-e), vjedhjen e pajisjeve, futjen e viruseve dhe sulmet kompjuterike.

Mbani në mend, komunikimi i sigurt gjithmonë kërkon kompromis midis mbrojtjes dhe komoditetit gjatë përdorimit. Siguria gjithmonë duhet të jetë prioritet për ata të cilët në të vërtetë janë nën llupë apo kanosje, nuk është diçka të cilën duhet ta praktikoni në çdo nivel. Është e qartë se gjithçka fillon nga pajisjet të cilat i përdorni, duhet të jeni të sigurt se ato nuk janë të ndjekura që nga vetë fillimi bile edhe para se ju të ndërmerrni hapa mbrojtëse gjatë komunikimit në internet.

Pajisje e sigurt

Në qoftë se nuk jeni të bindur nëse kompjuteri të cilin e përdorni është i sigurt, mbani në mend se gjithmonë mund ta përdorni sistemin e transmetueshëm operativ TRAILS i cili mund të përdoret nga USB apo CD.

Pasi të siguroheni se pajisja është e sigurt duhet të mendoni për klientët e e-mail-it me të cilët komunikoni, sa janë ata të sigurt dhe të mbrojtur dhe a kanë opsion të përdorin të ashtuquajturin enkriptim PGP.

Nëse kryesisht përdorni telefon të mençur është parësore që të keni kujdes të mos jetë numri dhe vetë telefoni i lidhur me të dhënat tuaja personale. Përveç kësaj, kontrolloni cili nga aplikacionet e mundësojnë të ashtuquajturin komunikim end to end, me mundësinë e dërgimit të dokumenteve, fotografive, video materialeve etj.

Nëse keni nevojë për mjete konkrete lirisht shikoni: Thunderbird, OTR me Pidgin apo Adium, Mailvelope për e-mail dhe Cryptocat.

Profile dhe llogari të sigurta

Që të jeni të sigurt se askush nuk do të mundet lehtë të qaset në llogaritë tuaja mos përdorni fjalëkalime të lehta dhe të njejta në servise të ndryshme. Krijoni fjalime të ndërlikuara, jo tepër personale dhe të logjikshme dhe kohë pas kohe ndryshoni ato.

Në qoftë se keni problem të qaseni në llogarinë tuaj kontrolloni se ku për herë të fundit jeni identifikuar, a keni qenë ju i identifikuari i fundit dhe menjëherë filloni kontrollimin dhe ndryshimin e fjalëkalimit etj. Ndërpriteni çdo komunikim përmes asaj llogarie, ndryshoni fjalëkalimet, kontrolloni nëse ka dhe si duket historia e përdorimit dhe mendoni se kush dhe prej ku do të kishte mundur të qaset.

Nëse nuk keni qasje në llogaritë tuaja menjëherë gjejeni udhëzimin nga vetë servisi përmes së cilit do të mundeni të paraqisni nëse llogarinë ua kanë marrë dhe gjithçka që duhet të bëni është të shkruani dhe të dërgoni dëshmi për pronësinë mbi llogarinë me qëllim që servisi për një kohë të shkurtër të mundet t’u verifikojë dhe t’ua kthejë qasjen në të. Në linqet vijuese mund ti gjeni procedurat dhe formularet:Google: Facebook Twitter 

Pajisje e vjedhur

Nëse pajisjen (kompjuterin apo telefonin) ua vjedhin apo e humbisni, menjëherë përpiquni të kujtoheni në cilat llogari dhe servise ai ka (pasur) qasje. Menjëherë ndryshoni fjalëkalimet në ato servise. Hapi i ardhshëm është të aktivizoni hapin për verifikim në dy faza gjatë identifikimit në llogaritë. Në qoftë se në vetë pajisjen keni aktivizuar mundësinë për ndjekje dhe bllokim, aktivizojeni atë dhe përpiquni ta paraqisni atë në polici, me qëllim për tu ndihmuar atyre në gjetjen e pajisjes suaj.