Kush janë SOS fshati i fëmijëve?

Sot, SOS Fshati i Fëmijëve kujdeset për fëmijët dhe të rinjtë pa kujdes prindëror dhe punon në mënyrë të përkushtuar në fushën e parandalimit social. Ai forcon familjet në rrezik social, në të cilat fëmijët rrezikojnë më shumë të humbin kujdesin prindëror.

Në të njëjtën kohë, zbaton shumë programe dhe projekte për fëmijë dhe të rinj në rrezik social, si dhe projekte për ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve dhe profesionistëve që punojnë në sistemin e kujdesit për fëmijët pa kujdes prindëror. Avokon dhe lobon në mënyrë aktive për realizimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe për ndryshime në ligjet dhe aktet nënligjore, në mënyrë që të krijojë një mjedis të favorshëm për ofrimin e shërbimeve sociale me cilësi të lartë.

Uebfaqja e SOS Fshatit të Fëmijëve – https://sos.org.mk/

 SOS Superheroes – https://sos.org.mk/sos-superheroi/

Pse një aktivitet i tillë?

SOS Fshati i Fëmijëve është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të SOS Fshatrave për Fëmijë Ndërkombëtare, që operon për 70 vjet në 136 vende me një qëllim të përbashkët – kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në rrezik, duke u përpjekur të sigurojë “Asnjë fëmijë të mos rritet vetëm “

Nevoja në këtë rast ishte që të sigurohen fonde për funksionimin e programeve të SOS Fshatit të Fëmijëve në Maqedoni dhe të rritet njohja e brendit SOS Fshati i Fëmijëve.

Aleksandra Spasevska – Ekspert në sigurimin e fondeve dhe komunikime 

Qëllimi kryesor i aktivitetit

SOS Fshati i Fëmijëve vazhdimisht po përpiqet të diversifikojë portofolin e donatorëve, veçanërisht të donatorëve individualë. Prandaj, ky aktivitet afatgjatë i fushatës, synon:

  • Rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën e mbështetjes
  • për Sigurimin e donacioneve

Përzgjedhja e kanaleve të komunikimit

Vendndodhja qendrore e ueb faqes është hartuar në mënyrë të posaçme për (landng): faqja:https://sos.org.mk/sos-superheroi/. Sigurisht, vizitorët kanë qasje përmes medieve sociale, ueb faqes kryesore të SOS Fshatit të Fëmijëve si dhe përmes teksteve PR. Për më tepër, ka paraqitje në disa televizione dhe ofline ngjarje në Skopje City mall.

Kohëzgjatja e aktivitetit

Fushata Bota e SOS Superheronjve ka filluar në tetor të vitit 2019 dhe është në një farë mënyre vazhdim i aktivitetit të vitit të kaluar Zëvendës të Pazëvendësueshmit, i cili u krijua me qëllim identik.

Rezultatet e arritura

Numri i sponsorëve dhe mbledhësve të fondeve ndryshon çdo ditë dhe është i disponueshëm për publikun në vetë faqen e internetit. Përveç këtyre donacioneve, të cilat janë shumë më të rëndësishme si aktivitete të vetë mbështetësve sesa si mjete të grumbulluara, shënojmë numër të zmadhuar të ndjekësve në mediet sociale (30% FB, 50% Instagram), dhe natyrisht rritjen e vizitave në ueb faqen.

Ç'farë vijon më tej?

SOS Fshati i Fëmijëve vazhdimisht ngre fushata sensibilizuese si dhe fushata për mbledhjen e fondeve. Kështu që këtë vit ishim aktivë në bashkëpunimin me Sigurimin e Maqedonisë dhe fushatën e sigurimit të ekonomive familjare, përmes së cilës siguruam rindërtim me efikasitet energjetik të një shtëpie familjare të familjeve strehuese në kuadër të SOS Fshatit të Fëmijëve Shkup. Gjithashtu kemi bashkëpunuar me Maratonën e Shkupit, dhe përmes platformës Givengain inkurajuam individë me ndikim, të krijonin mbledhjen e fondeve Fundraiser për SOS Fshatin e Fëmijëve. U bashkuam me TI kompanitë SLICE I Codeflair dhe për herë të dytë realizuam me sukses nismën IT4Charity.