Pse Mojotizbor.mk?

МојИзбор.mk është platformë që synon monitorimin transparent dhe objektiv të zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Çështja e zgjedhjeve është në thelb një çështje e qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjes. Kandidatët dhe partitë politike përpilojnë ofertë për qytetarët me idetë dhe planet e tyre për drejtimin e njësive të vetëqeverisjes lokale.

Në atë drejtim, është e nevojshme të rriten standardet në ushtrimin e pushtetit, të rritet përgjegjësia dhe llogaridhënia e institucioneve dhe të përmirësohet përfshirja dhe ndikimi i shoqërisë civile në vendimmarrje.

Qëllimi kryesor i aktivitetit

Qëllimi i projektit është t’u japë qytetarëve një pamje të ndryshme, neutrale të zgjedhjeve dhe fushatave zgjedhore.

Kanalet e komunikimit

Të gjitha produktet u botuan njëkohësisht në ueb faqen, mediat sociale: Facebook dhe Twitter, dhe një pjesë edhe në linkedin. Informacione përmbledhëse gjithashtu do tu dërgohet kontakteve nga lista tonë postare, do të dërgohen si njoftime për shtyp në mediat nacionale dhe lokale tradicionale dhe tek mediat e reja dhe ngjashëm.

Kohëzgjatja e aktivitetit

Aktivitetet zgjasin rreth  3 muaj, fillojnë me shpalljen e zgjedhjeve dhe përfundojë me analizën e përmbushjes së të gjitha detyrimeve nga orari i afateve të KSHZ-së (dorëzimi i raporteve financiare, etj.)

Sa dhe çfarë lloj ekipi ishte i nevojshëm për realizimin?

Në varësi të aktivistëve që kemi zbatuar, sigurisht që kemi nevojë për njerëz me njohuri të mira të programeve për paraqitjen dhe përpunimin e të dhënave, të cilët kanë aftësi kërkimore dhe do të mbledhin dhe analizojnë të dhëna.

Sigurisht, duhet dizajnues / dikush me përvojë me platformat për dizajn/ vizualizim i të dhënave të grubulluara, që do të përgatisë postimet në një mënyrë që është e kuptueshme për publikun e gjerë, dhe specialistë të internetit dhe medieve sociale që do të publikojnë informacionin.

Cilat përvoja nuk doni të përsëriten?

Përgatitja e analizave të tilla nuk është aspak e lehtë,madje është edhe më e vështirë kur burimet në dispozicion janë të kufizuara. Përveç burimeve të kufizuara financiare dhe njerëzore, ajo që e ndërlikon më tej procesin është fakti që, jo të gjitha të dhënat janë publikisht të qasshme, ndërsa ato që janë në dispozicion nuk janë të qasshme në format të hapur.

Kështu që, për të marrë një informacion përmes informacioneve me karakter publik, duhet pritur për rreth 15 ditë, por edhe ato informacione që do të merren janë të pa përpunueshme. Në kushte të tilla edhe burimi kohë, bëhet shumë i kufizuar dhe përdoret në mënyrë joefikase sepse edhe ata pak njerëz që janë në dispozicion, kalojnë shumë kohë në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave në mënyrë që t’i kenë ato në format të hapur, në mënyrë që të përdoren për analiza.

Rezultatet e arritura

Qytetarët ishin më të informuar në lidhje me procesin zgjedhor dhe ishin në gjendje të krahasonin premtimet e bëra nga kandidatët dhe partitë në fushat kryesore siç janë arsimi, mjedisi jetësor, politika sociale dhe të ngjashme.

Ata morën më shumë informacion në lidhje me profilet dhe aktivitetet e kandidatëve dhe partive, si dhe të dhëna mbi gjendjen e tyre pronësore. Ata gjithashtu patën mundësinë të lexojnë analiza të mendimit publik dhe rejtingjet e kandidatëve dhe partive politike, për të zbuluar rezultatet e zgjedhjeve, numrin e mandateve të fituara, dalja në zgjedhje, shpërndarja sipas partive, gjinisë etj.

Gjatë projektit, postimet kishin për shënjestër publik përkatës dhe vërejtëm më shumë aktivitet në ueb faqen dhe mediat sociale. Më e rëndësishmja, disa nga njoftimet / infografikët / analizat tona u transmetuan në mediet lokale dhe kombëtare dhe u vunë në dispozicion përmes agregatorëve të lajmeve dhe madje edhe ata qytetarë që nuk ndiqnin aktivitetet tona ose nuk kishin qasje në mediet sociale morën informacion të ekuilibruar rreth zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor.

Kush qëndron pas Mojizbor.mk

Mojizbor.mk është projekt i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN).

QMBN-ja është organizatë e shoqërisë civile e themeluar në vitin 1993. Vizioni i QMBN-së, është paqja, harmonia dhe prosperiteti i njerëzve në Maqedoni, në Ballkan dhe në mbarë botën. QMBN-ja, bashkëpunon me organizatat e shoqërisë civile dhe palët e tjera të interesit në shoqëri, për të arritur vizionin dhe qëllimet e saj. Për të ndikuar në mënyrë efektive në politikat publike, QMBN-ja punon në kërkime dhe analiza për të mbështetur veprimet e saj në fakte dhe për të promovuar diskutime të argumentuara.

Përmbajtje të ngjashme

Ekzistojnë disa organizata që vëzhgojnë zgjedhjet dhe publikojnë informacione në lidhje me to, siç janë MOST dhe Civil. Për më tepër, IDSCS rregullisht përgatit dhe boton manuale zgjedhore dhe ka organizata të tjera që ndjekin segmente të ndryshme të zgjedhjeve.

Hapat e ardhshëm?

Do të përgatisim dhe ndajmë informacione dhe analiza në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të të caktuara për 12 Prill, 2020. Kështu, planifikojmë të botojmë analiza të (mos) përmbushjes së premtimeve nga zgjedhjet e fundit, analizë e kandidatëve për deputetë, gjinia, mosha dhe arsimi i tyre. Sa prej kandidatëve ishin / janë në funksion, cilat janë premtimet e partive në fushat kryesore, rrjedha e fushatës zgjedhore, etj.