fbpx
 

Edukata seksuale mund të zgjidhë problemet e nxënësve maqedonas

Luka Pavikevik

Luka Pavicevic 200x250Duket se nxënësit nuk kanë të ndalur së befasuar opinionin maqedonas kohëve të fundit. Nga videot që tregojnë shkatërrimin e inventarit shkollor e deri tek shpërndarja e fotove në prag të pornografisë në grupe të mbyllura të rrjeteve sociale. Megjithëse këto fenomene ndodhin në shkolla dhe qytete të ndryshme për një periudhë të gjatë kohore, ato nuk janë të izoluara por flasin për probleme më të gjera tek të rinjtë.

Në vitet e kaluara, media ka raportuar për skandale që përfshijnë nxënës në shkolla të ndryshme. Ngjarja e fundit që ka shkaktuar shqetësim në opinion u bë e njohur javën e kaluar. Faktikisht, minorenë shprëndajnë fotografi eksplicite nga bashkëmoshatarët e tyre në një grup të mbyllur në rrjetin social Telegram që arriti mbi 7400 anëtarë në një muaj. Serioziteti i çështjes flet për mundësinë që edhe të rriturit të ishin përfshirë në këtë grup.

Por kjo është vetëm një pjesë e sagës mediatike që ka pllakosur të rinjtë kohët e fundit. Mediat gjithashtu raportuan se si nxënësit e shkollave të mesme kanë filmuar shkatërrimin e mobiljeve në shkollat e tyre dhe postimin e "arritjeve triumfuese" në mediat sociale. Mediat raportojnë gjithashtu edhe për dhunën seksuale dhe sulmet në shkolla. Rasti i fundit ishte në një shkollë fillore.

Përgjigja nga institucionet është statike dhe banale. Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është duke "ndërmarrë veprime për çështjen", por përgjigja e opinionit është po aq problematike dhe indiferente në parim. Më së shpeshti flitet për "prindër të shqetësuar" dhe "profesorë të tronditur", anashkalohet fakti që këto fenomene nuk vijnë si "rrufe në qiell të hapur", por janë rezultat i një konteksti më të gjerë shoqëror. Këto fenomene nuk janë raste të izoluara. Ato duhet të jenë tregues të gjendjes aktuale të rinisë maqedonase.

A ka rini konservatore në Maqedoninë e Veriut?

Në vitin e kaluar, janë publikuar dy studime ku si target grup përfshihen nxënësit në mënyra të ndryshme. Njëra prej mënyrave ishte anketimi i drejtpërdrejt i të rinjtë, ndërsa mënyra tjetër përfshin anketimin e prindërve deri në 15 vjeç. E para është investigimi i kryer nga Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD). Studimi përfshiu 1025 njerëz të moshës 15 deri në 35 vjeç. Nga ana tjetër e dyta, u krye nga organizata joqeveritare HERA në mbi 800 të anketuar, prindër të fëmijëve deri në 15 vjeç. Qëllimi i investigimit ishte mbledhja e të dhënave në mbështetje të prezantimit të Edukimit Gjithëpërfshirës Seksual (EGJS) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të dy studimet, për mendimin tim, ofrojnë të dhëna shqetësuese në lidhje me pikëpamjet për gratë dhe popullatën LGBT. Përkatësisht, 59 për qind e të anketuarve të WFD pajtohen me deklaratën se "popullata LGBT nuk ka vend në politikë". Këto qëndrime reflektohen edhe në një studim të HERA, konkluzionet e të cilit tregojnë se 59 për qind e prindërve thonë se "homoseksualizmi është fenomen i papranueshëm shoqëror". Edhe pse shumica e të anketuarve të WFD nuk pajtohen me pretendimin se "burrat janë politikanë më të mirë se gratë", një pakicë e konsiderueshme (35 për qind) pajtohen me deklaratën e mësipërme.

Hulumtimi i HERA ndoshta pasqyron më së miri qëndrimin ndaj grave dhe vajzave. Këtu, 36 për qind e prindërve thonë se "për vajzat nuk është e hijshme që të masturbojnë".

Konkluzionet e hulumtimit flasin për tendencat shqetësuese në lidhje me qëndrimet ndaj grave dhe popullatës LGBT në komunitete që flasin për ekzistencën e standardeve të dyfishta që pengojnë rrugën drejt barazisë së plotë sociale. Standardet e dyfishta reflektohen në kërkimet përmes qëndrimeve të të anketuarve për barazinë në politikë, homoseksualitetin, si dhe perceptimet e praktikave seksuale të djemve dhe vajzave.

Seksualnoto obrazovanie moze da gi resi problemite na makedonskite uceniciBurim: kajgana.com

Normalisht, pyes veten nëse rinia maqedonase po i ushqen këto standarde të dyfishta përmes edukimit të prindërve apo ato po kalojnë përmes procesit arsimor. Kjo është arsyeja pse askush nuk duhet të befasohet nga përmbajtja e librave shkollorë të sociologjisë për vitin e dytë të arsimit të mesëm. Disa fragmente nga librat shkollor tregojnë se "aborti dhe infantidi janë ekskluzivisht krime të grave". Edhe tradhëtia bashkëshortore cilësohet si krim. Më tronditëse është fjalia që thotë se nëse një grua është e mbyllur në shtëpi, ajo nuk ka shanse të kryejë një krim. Për këtë arsye mund të zhvillohen argumente në lidhje me ndikimin e institucioneve arsimore tek nxënësit, dhe rrjedhimisht rolin e tyre në zgjidhjen e këtyre problemeve. Është inkurajuese që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po bën ndryshime në përmbajtjen e këtij libri shkollor.

Futja e edukatës së përgjithshme seksuale (EPS)

Gjithashtu, as prindërit dhe as shoqëria nuk duhet të habiten që tinejxherët, ose adoleshentët, kanë marrëdhënie seksuale. Sipas studimit FES, 32 për qind e të anketuarve nga 15 deri në 19 vjeç thanë se kishin marrëdhënie seksuale. Kur ky fakt pranohet, duhet të shtrohet pyetja se si të edukohen më mirë të rinjtë për marrëdhënie seksuale të sigurta dhe të pranueshme me ligj. Programe të tilla për edukimin seksual ekzistojnë në të gjithë botën, në vende të tilla si Belgjika dhe Holanda, por edhe në vende të tilla si India dhe Guatemala. Në Maqedoninë e Veriut ato janë reduktuar në një segment të teksteve shkollore të Biologjisë për klasat e shtata, të teta dhe të nënta të përqendruara në sistemin riprodhues.

Grupet e interesit në mbarë botën, siç janë institucionet dhe aktivistët, kanë ndërmarrë një qëndrim në luftën për të futur programe të edukimit seksual në sistemin e tyre arsimor. Një shembull është Anglia ku ky edukim u bë i detyrueshëm në shkollat fillore dhe të mesme . Gjithashtu, përvojat pozitive vijnë nga India, ku Fondacioni MP ka zhvilluar një program gjithpërfshirës të edukimit seksual. Këto programe përfshijnë tema të tilla si orientime të ndryshme seksuale, kontracepsione, infeksione seksuale, dhunë seksuale, pëlqim, si dhe tema që lidhen me marrëdhëniet romantike.

Qeveria e RMV ka vendosur të prezantojë një program pilot për Edukatën e Përgjithshme Seksuale (EPS) në katër shkolla fillore, që planifikohet të fillojë në vitin 2021. Sigurisht që ky vendim duhet të mirëpritet. Por programi është hartuar për nxënës të klasës së 9-të, dhe përvoja ime në arsimin fillor më thotë se nxënësit duhet të fillojnë shumë, shumë më herët, për shembull në klasën e gjashtë. Propozimi im mbështetet nga një studim i Universitetit Xhorxhtaun në të cilin autorët argumentojnë se edukimi seksual mund të fillohet në moshën 10-vjeçare.

Roli i teknologjive digjitale në këtë problem

Për shkak se jetojmë në një epokë digjitale, brezat e rinj ekspozohen çdo ditë në Internet dhe në rrjetet sociale. Kjo paraqet “një tokë pjellore” për dhunën e bashkëmoshatarëve në internet, ngacmimet në internet, lajmet e rreme si dhe videot dhe fotot e që u përmendën më parë, nga vandalizmi deri tek pornografia minorene. Rrjetet sociale po sjellin një dimension të ri për problemet tashmë ekzistuese.

I tillë është edhe rasti me grupin e Dhomës Publike ku u shkëmbyen fotografi eksplicide të nxënësve të shkollave të mesme dhe minoreneve. Dërgimi i nudeve nuk është unik për vendin tonë, por global. Më shpesh, duket kështu: djali që është duke takuar një vajzë vazhdimisht kërkon fotografi të tilla të të dashurës së tij, ajo i nënshtrohet presionit dhe dërgon fotografi të të dashurit përmes mesazheve private, pas një kohe ata ndahen, ku më pas fillimisht djali kërcënon dhe menjëherë i poston fotot në internet.

I tillë është rasti edhe me grupin e Dhomës Publike, por me përmasa dhe pasoja masive. Mbi 7400 anëtarë është një numër i konsiderueshëm. Të rriturit mund të kenë qenë anëtarë të grupit. Prandaj është me rëndësi thelbësore, për këtë arsye, vajzat të informohen në mënyrë adekuate për kërcënimet e paraqitura nga fotografi të tilla. Kjo është arsyeja pse djemtë duhet të edukohen që foto të tilla nuk duhen kërkuar nga të dashurat e tyre, në asnjë rrethanë me detyrim. Prandaj, edukimi seksual duhet të futet në shkollat maqedonase.

Solidariteti femëror

Sigurisht, gjëja që më shqetësoi më shumë për të gjithë skandalin e Dhomës Publike është se kishte vajza të tjera që sulmonin vajzat, fotografitë e të cilave ishin postuar në grup. Përkatësisht, faqja në Instagram e njohur për adoleshentët, Saketo, ka postuar një postim në lidhje me ngjarjet e Dhomës Publike. Në komentin nën postim thuhet: "Kurvat u zbuluan shumë lehtë." Ajo që më habiti dhe më tmerroi është fakti që bashkëmoshataret e mia që identifikohen si feministe dhe ndjekin platformat e të drejtave të grave në rrjetet sociale e kanë "pëlqyer" postimin, duke i dhënë publikisht mbështetje.

Kjo është shqetësuese. Nuk është koha që femrat të sulmojnë njëra-tjetrën. Nuk është koha për fyerje dhe përdhosje. Kjo është koha për të treguar unitet, midis të gjithë njerëzve në mbrojtjen e viktimave dhe në kërkimin e drejtësisë në shoqëri. Për të zgjidhur përfundimisht problemet që duhej të zgjidheshin shumë kohë më parë. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për edukatë seksuale.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se të merrni përmbajtjen
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

За етиката во снимањето на „Медена земја“
Сексуалното образование може да ги реши проблемите...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Четврток, 28 Октомври 2021

  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.

    Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил.

    Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите.

    Повеќе

  • 1

Следете нè