fbpx
 

Na nevojitet sistem bashkëkohor për menaxhim me fatkeqësitë natyrore

Timurlenk Çekoviq

timurlenk cekovic200x250Me qasje të drejtë metodologjike, digjitalizimi mund të kontribuojë për fuqizimin dhe rritjen e sigurisë të shtetit tonë përmes bashkëpunimit të institucioneve në nivel lokal dhe ndërkombëtar, si dhe zhvillim më i mirë i tyre.

Qeveria i obligoi organet e administratës shtetërore që në mënyrë aktive të marrin pjesë në digjitalizimin e sistemit për menaxhim me kriza dhe tërësisht ta implementojnë dhe integrojnë NIKS (Next Generation Incident Command System – Gjeneratën e ardhshme të sistemit për menaxhim me incidente) në institucionet e sistemit. Afati i zbatimit është deri më datën 01.12.2020. Parashtrohet pyetja a janë institucionet e sistemit të përgatitura për implementim dhe azhurnim me sistemin bashkëkohor të digjitalizuar. Pa marrë parasysh se bëhet fjalë për NATO projekt të standardizuar, shumë pak persona janë të njoftuar se çfarë paraqet ajo për institucionet e tyre. Dhe, më në fund, a janë institucionet të përfshira në sistemin e integruar të menaxhimit, që me aplikimin e këtij sistemi ofrojnë siguri dhe mbrojtje më të madhe nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidente të tjera.

Gjenerata e ardhshme e sistemit për menaxhim me incidente

Standardet në një sistem janë të definuara përmes procesit të ndarjes së diturive dhe ndërtimit të konsensusit midis institucioneve ndërkombëtare partnere me organet shtetërore dhe institucionet akademike të cilat punojnë në përkrahjen teknike dhe digjitalizimin. Për këtë shkak, është tejet e nevojshme të përmendim se digjitalizimin është proces i kushtueshëm, ndërsa investimi në të shpaguhet pas një afati më të gjatë. Në sajë të obligimeve nga Qeveria, në shtator të vitit 2019, në hapësirat e kazermës “Jane Sandanski” në Shtip u realizua stërvitja “Përgjigja nacionale 2019” në të cilën morën pjesë më tepër institucione, midis të cilave Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Ministria e punëve të brendshme, ministria e bujqësisë, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Ministria e mbrojtjes, Qendra për menaxhim me kriza, Kryqi i Kuq, EVN dhe vetëqeverisja lokale me një numër të caktuar të komunave. 

Simulimi ishte derdhje e madhe e pendës Kalimanci, lumit Bregallnica dhe të lumenjve që derdhën në të për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, që shkaktuan vërshimin e rajonit më të gjerë të Shtipit. Stërvitja ishte e orientuar drejt shpëtimit dhe dhënies së ndihmës së parë atyre që janë të lënduar, mbrojtje konkrete të lumenjve dhe të argjinaturave të tjera, evakuimi i familjeve të rrezikuara, nxjerrja me pompa të ujit nga objektet e vërshuara, përgjatë lumit dhe kthyerje në funksion të infrastrukturës. Në stërvitjen u përdor edhe sistemi i ri NIKS me ç’rast u kontrollua bashkëveprimi i tij dhe i njëjti u tregua si i suksesshëm. Qëllimi themelor të këtij lloji të stërvitjeve është zbatimi efikas dhe efektiv i masave për mbrojtje dhe shpëtim gjatë ballafaqimit me vërshime, me koordinim të ndërsjellë të institucioneve kompetente në sistemin për mbrojtje dhe shpëtim, përmes përdorimit të aplikacionit NIKS.

NIKS aplikacioni paraqet digjitalizim i Sistemit për menaxhim me kriza dhe mundëson komandim me resurset e angazhuara (njësi, ekipe dhe mjete materiale-teknike) në kuadër të çdo institucioni nga Sistemi për menaxhim me kriza, koordinimi ndër-resor, bashkëpunim dhe gjendjet e krizës, si dhe këmbimi i të dhënave dhe informacioneve (tekst, fotografi dhe video përmbajtje) në kohë reale. Në këtë Sistem, sipas Ligjit për menaxhim me kriza, mund të jenë pjesë të gjitha organet e pushtetit shtetëror (Kuvendi, Qeveria, presidenti), forcat e armatosura, pushteti lokal dhe qytetet, ndërmarrjet publike, si dhe qytetarë, organizata civile dhe humanitare. Ai është platformë ueb-e bazuar dhe kontrolluese për incidente që e lehtëson bashkëpunimin midis institucioneve dhe shërbimeve kompetente.

Madje është edhe i mundur këmbimi i informacioneve përmes pajisjeve mobile në fushat e komunikimeve të rr, gjë e cila do të kontribuojë për kursim të jetëve, zvogëlim të humbjes së pronës dhe resurseve dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. I përkrahur nga Programi SPS (Science for Peace and Security), sistemi, pasi të vendoset, do ta rrit vetëdijen për situatën në kohë reale dhe do të ndihmojë të gjendet një përgjigje të koordinuar, përkatëse për rast urgjente.

Potreben ni e sovremen sistem za upravuvanje so prirodni nepogodiBurim: brookings.edu

Parashtrohet pyetja, nëse ne jemi të përgatitur që në mënyrë efektive ti zbatojmë dhe ti realizojmë, si dhe me sukses të menaxhojmë me të dhënat në kohë reale qëllimet e dhëna, e me sukses të menaxhojmë me të dhënat në kohë reale dhe në institucionet e sistemit. Ajo që është fakt tronditës është se jo të gjitha institucionet janë të përgatitura. Përkatësisht, Ministria e shoqërisë informatike dhe administratë, tanimë disa vite bën përpjekje që të vendos digjitalizim në institucione të ndryshme, por nga Raporti nga Enti shtetëror për revizion evidente është se zhvillimi i digjitalizimit në institucione të ndryshme nuk është përkatës dhe se përkrahja softuerike është e pamjaftueshme ose të dhënat grumbullohen në mënyrë manuale. Ekziston, për shembull, platformë për bashkëveprim, me të cilën institucionet në mënyrë elektronike mund të këmbejnë të dhëna dhe dokumente mes vete. Në atë janë të kyçura 32 institucione, ndërsa e përdorin vetëm 15 prej tyre. Shkaku për të cilin janë krijuar këto probleme është që një numër i madh i institucioneve për të cilat kanë qenë të dedikuara softuerët nuk kanë pasur kuadër njerëzor ose pajisje teknike për ti përdorur softuerët, ose, ndërkaq, nuk kanë vendosur të dhëna në ato. Në periudhën e ardhshme do nevojitej vëmendje më e madhe tu kushtohet edhe atyre institucioneve që kanë mungesë të kuadrit profesional për tu plotësuar ai dhe për tu bërë trajnim përkatës të kuadrove.

Bashkëpunim në plan ndërkombëtar

Një nga përfitimet e digjitalizimit është që mund të këtë bashkëveprim, jo vetëm në nivel lokal, por edhe në atë ndërkombëtar.

Drejtoria për shkencë dhe teknologji e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) që në vitin 2016 për herë të parë e prezantoi NIKS sistemin për komanda me incidente nga gjenerata e ardhshme si mjet për shpërndarje të informacioneve i cili do të jetë i qasshëm në mbarë botën. Pas implementimit të suksesshëm, NIKS filloi të funksionojë si një burim i hapur për qasje të gjerë, në dispozicion për cilën do qoftë palë të interesuar. Qendra koordinative euroatlantike për reagime gjatë fatkeqësive natyrore (EADRCC) është pjesë e NATO-s dhe kjo qendër ka për qëllim që ta përforcojë bashkëpunimin me vendet partnere në fushat e këmbimit të informacioneve, trajnim, hulumtim dhe stërvitje, si dhe koordinim. Hapat e para të veta kjo Qendër i kishte gjatë krizës së refugjatëve në Kosovë, që mandej të koordinojë ndihmë edhe në shtetet e vërshuara, përfshirë Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Çekinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Ukrainën. Në shtetin tonë NATO ndihmoi gjatë vërshimeve në gusht të vitit 2016 duke angazhuar helikopter ushtarak nga Bullgaria dhe njësi të tjera inxhinierike. Ajo Qendër ndihmoi edhe në shtete të tjera të shumta Evropiane. Republika e Maqedonisë së Veriut ende nuk ka mekanizma efektiv për koordinim me këtë Qendër.

Për tu arritur funksionim edhe më të mirë dhe këmbim më i mirë i të dhënave në NATO, në Bruksel është themeluar Qendër situatash nën titullin SITCEN. Ai pranon, këmben dhe shpërndan informacione nga të gjitha burimet e mundshme të brendshme dhe të jashtme që janë të qasshme. SITCEN vepron si pikë fokusi për çështje të përkrahjes geo-hapësinore për bartës të lartë të vendimeve, grupeve të punës dhe trajnimeve.

 Për tu mundësuar komunikim më i mirë me këto qendra në nivel ndërkombëtar nevojitet të shfrytëzohet bazë e integruar harduerike, softuerike të të dhënave për grumbullim, menaxhim, analizë dhe prezantim të të gjitha formave të informacioneve referuese gjeografike. Përmes këtyre qendrave do të mund të shiheshin edhe problemet të cilat janë nga fusha ekologjike, shkencore dhe edukative. Të dhënat e fituara mund të përdoren për analiza dhe simulime të caktuara profesionale, sipas mundësisë analizë softuerike, në bazë të hartave dhe aplikacioneve digjitale. NIKS sistemi do të ndihmojë në koordinimin e përgjigjes ndaj incidenteve – natyrore ose artificiale – ne vendin tonë. Gjithashtu do të përmirësohet bashkëveprimi midis ekipeve për përgjigje në rastet urgjente në rajonin ose më gjerë.

Digjitalizimi si mjet për përmbushje të NATO standardeve

NATO në mediet shpesh herë është e prezantuar si organizatë ushtarake në llogari të veprimit të tij civil. Menaxhimi me krizat është njëra nga detyrat bazike të NATO-s për mbrojtje të popullatës civile dhe të mirave. Ajo përfshin masa jo-ushtarake për zgjidhje të një spektri të tërë të krizave siç është theksuar në Konceptin strategjik për vitin 2010. Ajo është një nga anët e fuqishme të NATO-s e bazuar në përvoja, procedura të testuara për menaxhim me kriza dhe strukturë të integruar komanduese. Për këtë shkak, është me rëndësi të përmendim se procesi i hyrjes në NATO strukturat përfshin edhe integrim dhe përsosje të sistemeve ekzistuese për menaxhim të krizës në një sistem të përbashkët të koordinimit.

Me përforcimin e standardeve dhe procedurave të përbashkëta për pajisje, stërvitje dhe logjistikë të doktrinave dhe stërvitjeve të bashkuara dhe të kombinuara, kur ajo është përkatëse, vendoset edhe infrastrukturë informimi dhe bashkëpunimi logjistik. Digjitalizimi është proces serioz në të cilin patjetër duhet të bëhen përpjekje maksimale për shkak të ndërtimit të sistemit bashkëkohor, të azhurnuar, efikas dhe të integruar që do ti zbatojë të gjitha arritjet më të reja teknologjike. Me qasje të drejtë metodike, digjitalizimi mund të kontribuojë për fuqizimin dhe rritjen e sigurisë të shtetit tonë përmes bashkëpunimit të institucioneve në nivel lokal dhe ndërkombëtar, si dhe zhvillimin e tyre më të mirë.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose merrni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet në këtë shkrim janë të autorit dhe nuk i shprehin pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Дали притворот е прикриена казна пред пресудa?
Потребен ни е современ систем за управување со при...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Четврток, 28 Октомври 2021

  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.

    Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил.

    Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите.

    Повеќе

  • 1

Следете нè