fbpx
 

Pandemia tregoi që gazetarët nuk dinë të raportojnë në situata krize

МК  SR

prof. d-r Dubravka Valiq Nedelkoviq

Dubravka Valic Nedeljkovic200x250Përcjellja themelore e asaj që mediat ofrojë në kohën e Kovid-19 ka treguar se sa të papërgatitura janë për detyrën në fjalë - të raportojnë në kohë krize, ndërsa krizat po bëhen gjithmonë e më të shpeshta.

Përcjellja themelore e asaj që mediat ofrojë në kohën e Kovid-19 ka treguar se sa të papërgatitura janë për detyrën në fjalë - të raportojnë në kohë krize, ndërsa krizat po bëhen gjithmonë e më të shpeshta. Ka ardhur koha që gazetarët të arsimohen në mënyrë që ata të përmbushin këtë detyrë.

Pandemia e virusit korona na ka treguar qartë se gazetarët nuk dinë të raportojnë në kohë krize, dhe kjo ka rezultuar kështu jo vetëm në Ballkan, por edhe në media të tjera në botën "e madhe" të cilat i kemi pasur në dispozicion.

Sigurisht, mund të themi se ky konstatim është serioz, i nxituar (sepse pandemia ende vazhdon) dhe se u njoftua menjëherë, por gjithsesi kjo është e vërteta.

Nëse e përmbledhim me disa fjalë, të gjitha mediat kanë harruar një rregull të rëndësishëm: "gjithçka duhet me masë". Të gjithë humbën plotësisht busullën e tyre në hapësirë ​​dhe kohë dhe përmbytën ekranet me shumë gjëra të njëjta, pa asnjë depërtim në thelbin e vetë krizës dhe si ndikon ajo në jetën e përditshme. Në të njëjtën kohë, ne jemi dëshmitarë të një numri të madh të lajmeve të rreme.

Në vetëm dy muaj nga shpërthimi, faqja e internetit fakenews.rs e Shkollës së Gazetarisë në Novi Sad publikoi 49 dekonstruksione të narracioneve të rreme dhe manipuluese, të cilat u transmetuan në mënyrë jo kritike në mediat e tjera gjithsej 253 herë dhe 220,000 herë lajmi u nda në Facebook (llogaritur me programin Crowdtangle).

Pasi u publikua në faqen e internetit fakenews.rs, vetëm 4.2 për qind e mediave vendosën të tërhiqnin dezinformatat nga faqja e tyre e internetit. Rezultati i gjithë kësaj është se audienca që ndjek internetin dhe televizionin nuk merr bazat: informacion i vërtetë, në kohë dhe i ekuilibruar që do t'i ndihmojë ata të orientohen në jetën e tyre të përditshme dhe të marrin vendime të mira për ato aktivitete që janë të nevojshme dhe në këtë rast bëhet fjalë për mbijetesë, qoftë fjalë për fjalë qoftë edhe në mënyrë figurative.

Media dhe gazetarët luajnë një rol kryesor në situatat e krizës, sepse ata dërgojnë informacione për publikun dhe qëllimi i tyre është, mbi të gjitha, t’i ofrojnë publikut të gjitha faktet përkatëse sepse, kujtoni fjalët e Norbert Viener: "Vetëm një person i informuar është një person aktiv.", fjalët e para në librin e tij më të përkthyer, „Kibernetika dhe shoqëria“, botuar në vitin 1971. Në të njëjtën kohë, detyra e tyre është të kontribuojnë në qetësimin e panikut dhe kështu mundësojnë që komuniteti, megjithë krizën, të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nëntë lloje krizash

Teoria e krizës tregon që "kriza" është një fjalë me origjinë greke (krisias) dhe nënkupton një kthesë, fillimin e një momenti kyç, ndërsa në mënyrë figurative nënkupton një kthesë, një çrregullim, një konfuzion (Vujaklia, "Leksiku i fjalëve dhe shprehjeve të huaja ").

Daj Zhaket që në vitin 2007 ka shkruar, mendime shumë vizionare, në librin e tij Etika gazetareske - Përgjegjësia morale në media "Një shembull se gazetari ka një rol potencialisht të rëndësishëm në raportimin e saktë të fatkeqësive natyrore që na kërcënojnë në të ardhmen e afërt, për shëndetin, udhëtimet, rreziqet mjedisore etj. dhe ato të gjithë mund të jenë faktorë të rëndësishëm në mbrojtjen e jetës dhe pronës (...). Raportimi i papërgjegjshëm mund të shkaktojë panik dhe vetëbesimi i madh në këtë mënyrë mund të krijojë ose përkeqësojë problemet ekzistuese sociale duke përhapur informacione të rreme, ose duke paraqitur informacione të sakta në një mënyrë të përflakur emocionale.

Klasifikimi i zakonshëm i krizave të identifikuara nga Vladimir Baroviç në librin Raportimi i mediave në kohë krizash, botuar nga Fakulteti Filozofik i Novi Sadit, thotë se ato ndahen në "katastrofa natyrore" (shpesh të quajtura "veprat e Zotit", „Acts of God“) kështu që në disa vende, nëse ndodhin fatkeqësi të tilla, kufizimet në marrjen e sigurimit të pasurive, të luajtshme dhe të paluajtshme), janë shumë të vështira dhe të mëdha)) dhe ato përfshijnë tërmetet, përmbytjet, shpërthimet vullkanike, katastrofat klimatike të gjitha llojeve, të tilla si moti i keq, stuhitë, uraganet, ortekët, rrëshqitjet e dherave, por edhe epidemitë d.m.th. pandemitë.

Një grup tjetër përfshin "krizat dashakeqe" të krijuara nga individë ose grupe formale dhe informale me qëllim që të shkaktojnë trazira dhe kaos në shoqëri dhe ato shpesh janë të provokuara politikisht (terrorizëm, ekstremizëm).

Grupi i tretë përfshin ato kriza të shkaktuara nga "gabimi teknik" (kur bëhet fjalë për impante të ndjeshme, substanca të ndezshme, termocentrale bërthamore siç ishin katastrofa e Çernobilit 1986 dhe katastrofa e Fukushimës në vitin 2011).

Lloji i katërt i krizës është "krizat e shkaktuara nga gabime njerëzore" (shpesh zjarret për shkak të pakujdesisë kur fshatarët djegin kashtën nëpër fusha, ose më keq kur ata që dalin në piknik ndezin zgarë në pyll, ose në plazh, ose kur anëtarët e familjes harrojnë të fikin rezistencat për ngrohje ose sobën me gaz, etj).

Në grupin e pestë janë krizat që janë "shkaktuar nga kërcënime dhe sfida në të cilat shoqëria, organizatat dhe institucionet përballen me një opinion të pakënaqur" (demonstrata, greva, protesta, trazira në rrugë, tubime tifozësh, etj.)

Pastaj, në grupin e gjashtë janë të ashtuquajturat "mega kriza të dëmshme" d.m.th. ato që shkaktojnë dëme shkatërruese për tërë komunitetin dhe mjedisin më të gjerë, dhe ndonjëherë për tërë kontinentin dhe madje edhe për planetin (për shembull, në pranverën e vitit 2020, ka ndodhur invazioni më i madh i karkalecave në 25 vitet e fundit që përfshiu pjesën lindore të Afrikës dhe është një kërcënim për sigurinë ushqimore në disa vende të cilat janë më të rrezikuara nga uria). Këto kriza janë të llojeve të ndryshme, të cilat i kemi përmendur tashmë, por emëruesi i tyre i përbashkët është se ato janë jashtëzakonisht të mëdha dhe përhapen në zona të gjera.

Pandemijata pokaza deka novinarite ne znaat kako da izvestuvaat vo krizni situaciiBurimi: mia.mk

E shtata është krizat e shkaktuara nga "aktivitetet e organizatave të ndryshme politike" (kjo përfshin, për shembull, protestat paqësore që çuan në ndryshimin e qeverisë në Serbi në vitin 2000, pas disa muajve "shëtitje" të udhëhequra nga opozita).

E teta janë krizat e shkaktuara nga "dhuna në vendin e punës" që mund të çojnë në shkatërrimin e plotë të organizatës, institucionit, kompanisë, konsorciumit, etj.

Më në fund, grupi i nëntë i situatave të krizës është ai i shkaktuar nga "thashethemet dhe informacioni i pavërtetë (lajmet e rreme)" që mund të shkaktojnë "veprimtari/reagime të padëshiruara dhe madje spontane, të paplanifikuara të shkaktuara nga paniku (stampedo, shpërthime histerike të individëve dhe grupeve në vende publike, dhunë në rrugë nga një turmë informale).

Fatkeqësi natyrore apo një krizë dashakeqe?

Nëse e konsiderojmë klasifikimin e mësipërm si një bazë për klasifikimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi Kovid-19 me të cilin përballet i gjithë planeti që nga dimri dhe pranvera e vitit 2020, atëherë do të vërejmë se kemi probleme të caktuara me llojet e propozuara të situatave të krizës, d.m.th. se pandemia mund të shihet nga disa këndvështrime të ndryshme.

Pse është i rëndësishëm klasifikimi i pandemisë? Për shkak se atëherë gazetarët do të kishin një bazë më të fortë për të krijuar një përqendrim në raportim, gjë që është shumë e rëndësishme, veçanërisht në të ashtuquajturën „solution journalism“, për të cilën angazhohet gazetaria moderne sot.

Pra, në pikëpamje të parë, pandemia me Kovid-19 mund të klasifikohet në grupin e parë të "katastrofave natyrore", nëse është me të vërtetë një infeksion që filloi në qytetin e Vuhanit, pra në tregun për lakuriqët atje, por edhe në grupin e dytë të "krizave dashakeqe" të shkaktuara nga individë të cilët për ndonjë arsye lejuan një virusi që ishte prodhuar artificialisht të dalë nga laboratori (shumë vende kohët e fundit kanë kërkuar të hetojnë origjinën e virusit dhe e theksojnë Kinën, e cila dyshohet se nuk ka siguruar prova të qarta se virusi ishte me origjinë natyrore), ose në grupin e katërt "krizat e shkaktuara nga gabimet njerëzore", pra bëhet fjalë për një individ të pakujdesshëm të cilit virusi i ka "shpëtuar" nga laboratori, ose thjesht nuk paralajmëroi me kohë se ishte një virus i rrezikshëm.

Në fund, e vetmja gjë e sigurt është që ne mund ta klasifikojmë këtë pandemi në grupin e gjashtë të "krizës mega-të dëmshme", sepse ajo preku të gjitha sferat e jetës publike (ekonominë, shëndetësinë, kulturën, arsimin, sportin) dhe jetën private (pushime nga puna, papunësi, sëmundje dhe për fat të keq edhe vdekje) në pothuajse të gjitha vendet e botës.

Të gjitha këto janë vetëm supozime se në cilën gjendje krize bën pjesë pandemia me Kovid-19, cili është shkaku i saj i vërtetë dhe cilat do të jenë pasojat e saj. Interneti është veçanërisht i përmbytur me vlerësime por edhe me spekulime. Fatkeqësisht, gazetaria tabloide ka "pranuar" këto lloje alternative të krizës dhe i ka përdorur ato për të rritur tirazhin e saj. Megjithatë, është shumë problematike që media të tjera nuk kanë qëndruar imune ndaj informacioneve të tilla gjysëm të verifikuara dhe të paverifikuara. Zgjerimi i pikëpamjeve, opinioneve, indikacioneve, parashikimeve dhe vlerësimeve të infektologëve të ndryshëm, virologëve, biokimistëve, pandemiologëve dhe të gjithë "-ologëve" të mundshëm ka përmbytur internetin dhe median tradicionale. Si të përballesh, si gazetar, ashtu edhe si publik, respektivisht si një përdorues i mediave të reja dixhitale? Kjo është pyetja me të cilën përballen miliona njerëz sot dhe për këtë nuk ka asnjë përgjigje.

Gazetarët nuk gjetën një burim të “dytë” të besueshëm

Gazetarët kanë një përgjegjësi të veçantë. Së pari, ata duhet të njohin ciklin e krizës në mënyrë që të kërkojnë siç duhet burimet, të përpunojnë informacionin dhe ta vendosin atë në publik. Monitorimi i ritmit të krizës është një detyrë themelore gazetareske, sepse në secilën nga këto periudha informacioni ka një fokus dhe “ton” të ndryshëm qoftë nëse bëhet fjalë për 1. Periudhën e shpalljes së krizës; 2. Periudhën e paraqitjes së saj të dukshme; 3. Periudhën e përshkallëzimit; 4. Periudhën e uljes së krizës; ose në fund d.m.th. 5. Fundin e krizës, sipas Timoti V. Kombs.

Në të njëjtën kohë, detyra kryesore, sipas ritmit të krizës, është të zgjidhni një burim të besueshëm informacioni, jo vetëm burime qeveritare dhe anëtarë të stafit të krizave, që është sigurisht burimi kryesor i informacionit në situata krize. Meqenëse profesioni kërkon që gjithçka të shikohet nga të paktën dy kënde të ndryshme, po kështu edhe burime, duhet të gjendet ai burimi "i dytë". Si ta bëni atë në rast të një pandemie? Gazetarët nuk u përgjigjen në mënyrë të duhur këtyre dy pyetjeve. Ata nuk e ndoqën ritmin e krizës dhe as gjetën një burim të besueshëm "të dytë". Nëse ata ofruan një burim "të dytë" për publikun, ata ishin kryesisht ekspertë të dyshimtë që flisnin nga pikëpamja e "teorisë së konspiracionit" (tabloidet), ose janë njerëz që kanë kohë që nuk janë jashtë profesionit (më saktë, njerëz në moshë) dhe nuk janë më një burim i mjaftueshëm i rëndësishëm (media të besueshme).

Përcjellja themelore e asaj që mediat ofrojë në kohën e Kovid-19 ka treguar se sa të papërgatitura janë për detyrën në fjalë - të raportojnë në kohë krize, ndërsa krizat po bëhen gjithmonë e më të shpeshta. Ka ardhur koha që gazetarët të arsimohen në mënyrë që ata të përmbushin këtë detyrë. Vendi i vetëm ku studentët mund të dëgjojnë një kurs se si të raportojnë në situata krize është në Departamentin e Studimeve Mediatike në Fakultetin Filozofik në Novi Sad dhe në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë. Nuk ka kurse të tilla të detyrueshme ose me zgjedhje në të gjitha studimet e tjera të gazetarisë në Ballkanin Perëndimor. Do të ishte mirë të futen kurse të tilla si të detyrueshme në studimet mediatike dhe në kuadër të arsimit të përjetshëm, të organizohen trajnime për raportimin në situata të krizave.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.

Национализација во време на КОВИД-19: логично реше...
Пандемијата покажа дека новинарите не знаат како д...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Сабота, 04 Јули 2020

  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.

    Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил.

    Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите.

    Повеќе

  • 1

Следете нè