fbpx
 

Qese plastike? Jo, faleminderit!

Branko Prlja

Branko Prlja 200x250Gjithnjë e më tepër shtete po e ndalojnë përdorimin e plastikës për një përdorim. Këtu bëjnë pjesë edhe qeset, në veçanti ato të hollat nën 30 mikronë, të cilat tek ne shpërndahen “me kilogramë” Ato nuk mund të përdoren shumë herë, janë shumë të lehta dhe këputen në copëza të vogla të cilat më pas përfundojnë në sipërfaqet ujore dhe e ndotin botën e gjallë.

Në BE nga viti 2021 do të ndalohet përdorimi i plastikës për një përdorim, për shembull: enë për të ngrënë dhe pije, si dhe gota plastike ose ato lugët e vogla të pa nevojshme për kafe, pipa për pije, pastruese plastike për veshë etj. Edhe vendet të cilat nuk janë pjesë e BE-së, iu bashkëngjitën këtij trendi, kështu nga 1 janari i vitit 2020, Serbia do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike, ndërsa Shqipëria tani më një vit i ka ndaluar qeset e plastikës nën 30 mikronë. Si është gjendja tek ne?

Nëse mendojmë se mund të shpallim neutralitet dhe mos marrim pjesë në luftën botërore kundër plastikës, mashtrohemi! Plastika është e pranishme kudo, në deponitë, në qytetet dhe në natyrë, në oqeanet më të largëta dhe në ishujt e planetit, mbi ne si veshje dhe në, ne si mikroplastikë. Por, problemi është aq kompleks saqë një vend si i joni i cili tani e tutje duhet të ballafaqohet me këtë problem, thjeshtë nuk e di se nga t'ia fillojë. Por, prej diku duhet të fillojmë dhe më e mira do të ishte ta bëjmë këtë nga plastika që përdoret më shumë tek ne - qeset.

Bota i shpalli luftë plastikës dhe qeseve të plastikës!

Gjendja në botë është e këtillë. Gjithnjë e më tepër shtete po e ndalojnë përdorimin e plastikës për një përdorim. Këtu bëjnë pjesë edhe qeset, në veçanti ato të hollat nën 30 mikronë, të cilat tek ne shpërndahen “me kilogramë” Ato nuk mund të përdoren shumë herë, janë shumë të lehta dhe këputen në copëza të vogla të cilat më pas përfundojnë në sipërfaqet ujore dhe e ndotin botën e gjallë.

Në BE nga viti 2021 do të ndalohet përdorimi i plastikës për një përdorim, për shembull: enë për të ngrënë dhe pije, si dhe gota plastike ose ato lugët e vogla të pa nevojshme për kafe, pipa për pije, pastruese plastike për veshë etj. Edhe vendet të cilat nuk janë pjesë e BE-së, iu bashkëngjitën këtij trendi, kështu nga 1 janari i vitit 2020, Serbia do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike, ndërsa Shqipëria tani më një vit i ka ndaluar qeset e plastikës nën 30 mikronë.

Megjithatë, mos jemi shumë optimistë ose idealistë, gjendjet reale janë më ndryshe. Po, ligjet na duhen, pa ato nuk bëjmë gjë. Por, edhe nëse ndalohen qeset, kjo nuk do të thotë se do të zhduken. Nga përvoja e Kinës, pas ndalimit për përdorimin e qeseve, me probleme të mëdha janë ballafaquar në tregjet. Tregtarët, thjesht refuzojnë të respektojnë ligjin, në mënyrë që të mos ju zvogëlohet qarkullimi. Por, zgjidhje ka. Përdorimi i karrocave, torbave, çantave, enëve për përdorim të shumëfishtë për gjëra që mund të shtypen dhe ngjashëm. Nuk është e thjeshtë, por nëse dëshirojmë ta kemi më mirë, duhet të përpiqemi. Por, si është gjendja tek ne?

Qese – Made in Macedonia!

Maqedonia ishte e para me urdhrin për "ndalimin" e qeseve plastike, të miratuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor në vitin 2008, 2009 dhe 2011, secili më i zbehur se urdhri paraprak dhe me gjithnjë e më tepër zbrazëtira nëpër të cilat mund të kalojë një “qeseadhurues". Parë realisht, praktikisht edhe në teren asnjë nuk ndryshoi. Megjithatë, në sajte të caktuara botërore ( madje edhe në Wikipedia deri më datë 01.10.2019, derisa nuk intervenoi aktivisti për mjedis më të mirë jetëso Zdravko Saveski, i cili ndihmoi edhe me linqe për tekstin) janë shënuar si vend në të cilin qeset e plastikës janë të ndaluara, ndërsa të gjithë e dimë mirë se realisht nuk është kështu.

Plasticna kesa Ne blagodaramBurim: makfax.com.mk

Vendi jonë tekstualisht mbytet në qese! Ato janë gjithnjë e më të pranishme dhe aq lehtë mund ti keni - gjithçka që duhet është t'i kërkoni. Në fakt, nuk ka nevojë as ti kërkoni, ndërkaq qesja, si magji do të krijohet para ju, madje edhe nëse refuzoni do t’ua imponojnë. Në rast se jeni refuzues më këmbëngulës i qeseve dhe në rast se ankoheni, nuk do ta kthejnë, por do të shtiren sikur nuk ju dëgjojnë ose do t’ju buzëqeshin me një buzëqeshje që do të thotë se pa nevojë "po lodheni". Ѕhitësit (firmat) në mjediset tona, sikur mendojnë se qesja është e mira më e madhe për njerëzimin, që ka dalë nga "parajsa e polietilenit", ndërsa ata sikur janë "profetë plastikë” të cilët janë të obliguar t'ju bartin/ transferojnë urtësinë.

Anëtarët e grupit “Qese jo, faleminderit. Torbë mbaj me vete!” e cila u bë popullore për kohë të shkurtë, dëshmojnë për shumë përvoja të këtilla, por edhe për shumë raste kur njerëzit kanë luftuar për të drejtat e tyre të mbrojnë mjedisin lokal dhe planetin nga qeset. Atëherë, ѕhitësit tani më i njohin dhe i identifikojnë si ekologjisë paksa të "shkarë” ose thjesht myshterinj kokë më vete dhe nuk ju ofrojnë qese. 

Qeset tek ne konsiderohen si komfort, por jo edhe si një e keqe. Imagjinoni sa shumë qese harxhohen në nivel ditor, në vendin tonë? Çdo blerës merr të paktën një qese në ditë, ndërsa nëse shkon në tre dhe ble fruta dhe perime, atëherë mund të kthehet edhe me 10 qese në shtëpi. Por, ta marrim minimumin dhe ta shumëzojmë me numrin e blerësve – të themi 1 milion, kjo do të thotë se 1 milion qese përfundojnë në mbeturina përditë. Atje grisen në copëza më të vogla, i merr era, përfundojnë në ujërat ose edhe më keq - ndizen dhe e ndotin ajrin. Ato milionë nuk mund të shtresohen përjetësisht në atë vend, duhet të përfundojnë diku, apo jo?

Qeset bioshpërbërëse nuk janë aspak “bio”

Nëse mendoni se qeset bioshpërbërëse e zgjedhin problemin tek ne, gaboheni. Nga viti 2012 në Maqedoni ka “d2o Oho” qese plastike bioshpërbërëse. Por, çfarë janë këto qese dhe si mund të shpërbëhet plastika? Në fakt, bëhet fjalë për qese plastike të zakonshme, të cilave ju shtohet aditiv. Sipas analizës së BE-së, ai aditiv është toksik dhe i dëmshëm për mjedisin, për tokën, për ujërat nëntokësore etj. Përpos kësaj, ajo plastikë më lehtë shpërbëhet në mikroplastikë.

Qeset bioshpërbërëse të vërteta, shpërbëhen me ndihmën e mikroorganizmave, ndërsa ato nuk hanë plastikë, apo jo? Në BE qeset e këtilla janë bërë me shtimin e nishestesë ose celulozës dhe dallojnë shumë nga qeset tona, madje edhe në prekje! Certifikata e cila aplikohet atje është EN 13432:2002 dhe kompanitë tona vetëm duhet të zbatojnë standardet të cilat i ka shpikur dikush tjetër.

Qeset e këtilla shpërbëhen (të paktën 90 përqind) për 6 muaj në ambient të hapur ose për 3 muaj në kontakt me materie organike, masa e materialit përbëhet nga 90 përqind fragmente më të vogla se 2 mm, substanca e cila përdoret për shpërbërjen NUK GUXON TË KETË pasoja negative ndaj kompostimit, kanë përqindje TË VOGËL të metaleve të rënda dhe aditivë, pH vlera, si dhe përqendrimi i azotit, fosforit, magnezit dhe kaliumit janë në suazat e kufijve të përcaktuar.

Qeset të tjera (tona) bioshpërbërëse përmbajnë aditivë (toksik) për shpërbëje dhe prandaj nuk janë përkatëse për kompostim, me çka në mënyrë paradoksale rezulton se është më keq të shpërbëhen, sesa të ngelin të pa shpërbëra me mijëra vite!

Plasticna kesa Ne blagodaram

Si të përballemi me "qesedashurinë” tonë?

Në faqen e “Libri i artë” (Zlatna Kniga) janë regjistruar më tepër se 20 kompani për prodhimin e qeseve te ne, ndërsa e siguri ka shumë më tepër. Por, kompanitë nuk paraqesin problem. Nëse shteti nënshkruan ligje, ata do t’i respektojnë ligjet.

Nga përvoja e vendeve të tjera, për shembull në Angli , pas ndalimit të qeseve, ѕhitja e tyre u përgjysmua. Në Itali dhe Francë, përveç ndalimit ekziston edhe i ashtu quajturi “eko – tatim”. Qeset plastike nuk ekzistojnë, por vetëm eko qese të cilat mesatarisht kushtojnë 15 – 20 centa. Ndërsa torba prej pambuku është më e lirë se një euro dhe mund të përdoret pa kufi herë. Të njëjtat ndryshime duhet të vendosen edhe tek ne.

Nga përvojat që janë shpërndarë në grupin “Qese jo, faleminderit. Torbë mbaj me vete!” (në veçanti idetë e administratorit të grupit Vlladimir Karer) do të ishte mirë të vendosen këto ndryshime:

  • Ligj për ndalimin e qeseve për një përdorim
  • Vendosja e qeseve bioshpërbërëse të vërteta (UNI EN 13432)
  • Çmim i qeseve bioshpërbërëse që do të de motivojë blerjen dhe do të motivojë të mbahen torba, por çmimi nuk do të jetë shumë i lartë, në rast se do të duhet të blihet ( të themi 5 denarë) – ky çmim do të rritej edhe më tutje
  • Përqindje e madhe e çmimit të qeses të jetë “eko – taksë” për buxhetin e shtetit
  • Paratë nga “eko – taksa” të përdoren për reduktimin e ndotjes
  • Stimulimi i përdorimit të torbave—trastave
  • Të gjitha super marketet dhe vendet e ѕhitjes të obligohen me ligj të sigurojnë torba

Nëse një Kinë me ndotje jashtëzakonisht të madhe, ia doli dukshëm të reduktojë ndotjen për katër vite jo të plota, vendi jonë mund të përballet me një problem konkret – qeset, për dy vite jo të plota, përkatësisht në vitin 2021, të kyçet në rrjedhat evropiane dhe botërore. Nëse shteti e udhëheq rrugën, qytetarët do ta ndjekin, sepse bëhet fjalë për shëndetin tonë dhe për shëndetin e brezave tanë.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të merrni përmbajtjen
Shënim: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Заробени медиуми во заробена држава
Пластична кеса? Не, благодарам!
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Вторник, 19 Јануари 2021

  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.

    Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил.

    Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите.

    Повеќе

  • 1

Следете нè