fbpx
 

Si të bëheni më profesionistë në sport

Prof. Dr Ivan Anastasovski

Ivan Anastasovski 200x250Vizioni i botës së zhvilluar është që autoritetet shtetërore ta shohin sportin si një mjet për zhvillim më të mirë ekonomik dhe shoqëror.

Në gjuhët e botës fjala sport vjen nga termi "disport" që do të thotë veprimtari që prodhon lojë, argëtim, rekreim, duke lënë mënjanë punën dhe shqetësimet, rrit sensin e humorit dhe shakasë e kështu me radhë. Sporti nënkupton një aktivitet fizik normal ose aftësi e kryer nën rregulla të pranuara publikisht, me qëllim të rekreimit për vetë-kënaqësi, stërvitje, zhvillim të aftësive ose kombinimin si më sipër, por edhe për të garuar. Ajo që karakterizon sportin është qëllimi i qartë, i kombinuar me sensin e aftësive individuale ose ekipore. Ekziston një ndryshim i madh midis termave "sport" (të merresh me sport, të luash ose të marrësh pjesë) në krahasim me termin "menaxhim" (për të drejtuar, menaxhuar dhe vendosur në sistemin sportiv). Menaxhimi i sportit është një fushë relativisht e re shkencore multidisiplinare, që ka zbatim të rëndësishëm praktik në të gjitha fushat e organizimit organizativ, si dhe në funksionimin dhe menaxhimin e sportit.

Globalizimi sot është një shtytës kryesor i ndryshimit në mënyrën e krijimit dhe përdorimit të sportit. Integrimi në rritje i ekonomive botërore mundëson që komunikimi midis krijuesve dhe konsumatorëve të të mirave materiale të zhvillohet pa probleme me shpejtësi të madhe, dhe është pikërisht sporti ai që përfiton nga e gjithë kjo. Sot, sporti profesional, i prezantuar nëpër botën e spektakleve sportive moderne – Lojërat Olimpike, Kupat e Botës në ragbi, kriket dhe futboll, Liga e Kampionëve, Premier Ligë, NBA Liga e Basketbollit Profesional Amerikan, Grand Slem Turniret (Roland-Garos, Australi Open ... ) në tenis, përfaqësojnë ngjarjet sportive më fitimprurëse, me interes të madh mediatik. Në kontekstin e ngjarjeve sportive të lartpërmendura dua të theksoj se Kupa Botërore në Rusi e mbajtur në vitin 2018 ka gjeneruar një fitim prej 6.1 miliardë eurosh që paraqet një rritje fitimi prej 1.3 miliardë eurosh në krahasim me Kupën e Botës në futboll të zhvilluar në Brazil në vitin 2014. Kjo për faktin se Rusia kishte një marrëveshje sponsorizimi me 2 kompani më shumë nga Republika Popullore e Kinës, ndryshe nga Brazili ku kishte vetëm një kompani nga Republika Popullore e Kinës si sponsor. Prandaj, në ndërtimin dhe zhvillimin e tregut sportiv, më me ndikim janë pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë të sportit: sportistët, trajnerët sportivë, menaxherët e sporteve, tifozët ose mbështetësit sportivë, si dhe mediat. Përgjatë këtij sistemi sportiv, media luan një rol të rëndësishëm në forcimin dhe promovimin e tregut sportiv para publikut. 

Situatat në sistemin arsimor në lidhje me sportin

Për shkak se arsimi është një hallkë e rëndësishme në ndërtimin e një karriere sportive profesionale, shumica e sistemeve arsimore në botën e zhvilluar, përveç menaxhimit të sportit, prezantojnë disiplina në kolegje dhe shkolla profesionale, si dhe në universitete, të cilat janë një sintezë e njohurive dhe doktrinave shkencore ekonomike dhe sportive, si p.sh. siç janë sipërmarrësia sportive, marketingu sportiv, menaxhimi financiar në sport, menaxhimi i ngjarjeve sportive, menaxhimi i objekteve sportive, marrëdhëniet me publikun, media dhe sporti, e drejta sportive etj. Kjo çon në përfundimin se është me shumë rëndësi për shoqëritë që të kenë një staf të arsimuar për nevojat e sportit, veçanërisht në menaxhimin e tij. Sistemi ynë arsimor, veçanërisht në universitetet publike, është i orientuar drejt degëve të mësimdhënies në fushën e edukimit fizik dhe shëndetësor.

Kako do pogolema profesionalnost vo sportotBurim: topsport.mk

Sidoqoftë, Fakulteti i Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit së bashku me Fakultetin Ekonomik si pjesë e Universitetit Shën Cirili dhe Metodi në Shkup, disa vjet më parë, filloi me edukimin e studentëve të ciklit të dytë të studimeve master në menaxhimin e sportit. E gjithë kjo është për të ngritur nivelin arsimor të studentëve për nevojat e menaxhimit të sportit dhe për të ngritur sportin në vendin tonë në një nivel më të lartë.

Disa shembuj strategjish që synojnë përmirësimin e sportit

Vizioni i botës së zhvilluar është që autoritetet shtetërore ta shohin sportin si një mjet për një zhvillim më të mirë ekonomik dhe shoqëror. Në veprimtarinë e tyre ata marrin vendime politike dhe legjislative për të mbështetur, kontrolluar ose rregulluar aktivitetet në sistemin - sportiv dhe në aktivitetin fizik. Politikat qeveritare kanë për qëllim mbështetjen e zhvillimit të sporteve dhe të sportistëve, si dhe motivimin e çdo qytetari që të angazhohet në një aktivitet më të madh fizik me qëllim të përmirësimit të gjendjes së tyre psiko-fizike. Shumica e shteteve e bëjnë këtë përmes strategjive ose programeve kombëtare. Qeveritë evropiane, gjithashtu shohin një mundësi të shkëlqyeshme duke organizuar ngjarje sportive për të ndihmuar ekonominë e tyre. Shtetet e shohin mbështetjen e organizimit të një ngjarje sportive si një mundësi të shkëlqyeshme për të punësuar më shumë të rinj, për të forcuar rrjetin vullnetar, për të përmirësuar aktivitetet e shërbimit veçanërisht në sektorin publik. Autoritetet publike gjithashtu mund të rregullojnë organizatat dhe shoqatat prestigjioze sportive përmes legjislacionit, të tilla si licencimi në fushën e ekonomisë, antidiskriminimit, tatimit ose përgjegjësia sociale.

Si shembull, do të doja të citoja disa strategji për zhvillimin e sportit, Strategjinë për Çështjet e Sportit në Irlandën Veriore për periudhën 2009 -2019. Vijon, Strategjia Kombëtare e Maltës për Sport dhe Aktivitet Fizike që parashikon të vihen në dispozicion 36 milionë euro, nga të cilat 30 milion euro për objektet e reja sportive dhe 6 milion euro për trajnimin e sportistëve. Strategjia e tyre synon të përmirësojë shëndetin, komponentët socialë dhe ekonomikë që ata do t’i menaxhojnë përmes së ardhmes sportive të kombit. Gjithashtu, fqinji ynë Republika e Bullgarisë ka miratuar një Program Kombëtar për Edukim Fizik dhe Sport për periudhën 2018-2020. Një strategji për sportin dhe aktivitetin fizik duhet të përfshijë disa aspekte. Së pari, duhet të provohen përfitimet e pjesëmarrjes në sport dhe në aktivitetet fizike: mirëqenia mendore, mirëqenia fizike, zhvillimi individual, zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i komunitetit. Më tej, sigurimi dhe përmirësimi i objekteve sportive përmes financimit nga programi i basteve sportive, ngritja e nivelit arsimor të trajnerëve sportivë, menaxherëve të sporteve, gazetarëve të sporteve, si dhe vetë sportistëve përmes karrierave të dyfishta, vullnetarizmit (përfshirë gjyqtarët, trajnerët, administratorët dhe ndihmësit e tjerë), hapje në politikën e strukturës administrative (administrim sportiv në pronësi të dy federatave dhe klubeve sportive), menaxhimin e njohurive, zhvillimin e programeve të vetëfinancimit domethënë programe për zhvillimin e sportistëve dhe ajo që do të ishte shumë e rëndësishme, duke theksuar sportin dhe aktivitetin fizik të personave me aftësi të kufizuara.

Profesionalizmi në sport

Rezultati dhe arritja është masa e vetme e suksesit të një profesionisti ose të një profesioni.

Profesionalizmi, si në punë ashtu edhe gjetiu, përcaktohet nga vetë sjellja e individit, dhe kjo është e theksuar veçanërisht në sport dhe atë nga ana profesionale. Profesionalizmi nuk i referohet vetëm pozicioneve që ne përcaktojmë si profesione që kërkojnë arsim të lartë dhe fitime të larta, por edhe për të gjitha profesionet dhe kualifikimet.

Profesionalizmi nuk është diçka që do t'ju thuhet kur të filloni, është diçka që vjen së bashku me vetë punën. Profesionalizmi është një lloj edukate familjare. Profesionalizmi është ajo që secili prej nesh duhet ta zotërojë dhe ta zbatojë në kryerjen e detyrave tona, e cila në një farë mënyre garanton suksesin individual të secilit individ. Ka shumë karakteristika në literaturë kur bëhet fjalë për profesionalizëm në kryerjen e detyrave:

1. Siguria, përmes së cilës njerëzit në sport do të ndjehen të sigurt me ju

2. Kompetenca, e cila do të tregojë se ju jeni personi për një punë të veçantë në sport

3. Ndershmëria është një nga cilësitë më të rëndësishme të çdo personi për sjelljen profesionale në sport.

4. Afati, i cili karakterizon një person të përqendruar në përmbushjen me kohë të detyrave në sport

5. Respekti, mbi të gjitha për veten tuaj dhe veçanërisht për të tjerët në sport

6. Pozitiviteti, duhet të përpiqeni të përhapni pozitivitetin dhe optimizmin në sport,

7. Përqendrimi, gjithmonë përqendrohuni në ato që bëni në sport.

Çështjet që lidhen me menaxhimin e sportit nuk bazohen vetëm në baza teorike por ato janë përvoja praktike që lidhen me sportin ose profesionalizmin e tij. Klubet më të mëdha dhe më të suksesshme sportive sot me arritjet dhe rezultatet e tyre, si dhe veprimtarinë e tyre fitimprurëse, janë ndërmarrje globale sportive. Nga njëra anë, është fakt se ekziston mungesë e kapaciteteve kërkimore cilësore në fushën e menaxhimit të sportit, sipërmarrjes dhe marketingut në sport, por nga ana tjetër, është një supozim se njohuritë që mund të merren përmes hulumtimit mbi menaxhimin e sportit me siguri kontribuojnë në përshtatjen dhe profesionalizimin më të mirë të organizatave sportive, federatave sportive dhe klubeve sportive si dhe ngritjen e nivelit të cilësisë së sportit në secilin segment.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se të merrni përmbajtjen
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Што е екофашизмот и зошто не смее да пушти корен
Како до поголема професионалност во спортот
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Среда, 23 Септември 2020

  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.

    Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил.

    Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите.

    Повеќе

  • 1

Следете нè