fbpx

Transferimi i lëndëve nga psp-ja është i pasigurt dhe mundet rdikisht të mos pranohet

Медиуми

21.10.19

Прегледи

MK

Dimitar Apasiev

dimitar apasiev200x250Nëse do të pranohej kjo praktikë e paligjshme dhe e çoroditur, do të thotë që Katica Janeva, nga paraburgimi, mund të lirojë të pandehurin Orce Kamçev  nga ndjekja penale, dhe ky do të ishte një "urdhër" përkatës - i cili, natyrisht, është një absurd dhe non –sens i paparë deri më tani.

Ekzistojnë dilema ligjore të pazgjidhura që janë shfaqur në publik me transferimin e dyshimtë të çështjeve aktive penale të Prokurorisë Speciale Publike në Prokurorinë Publike, si dhe problemet ligjore të pazgjidhura që lindin - ku ekziston një rrezik i vërtetë që këto raste ne, si shtet, t’i humbasim ato para Strasburgut – madje edhe në një situatë  kur gjykatat e vendit, nën presionin e garnitures aktuale qeveritare, t’i procesuojnë ato me gjykime me dënime.

Prokurorja Speciale Publike  në dorëheqje nuk mundet që të sjellë asnjë akt relevant juridik zyrtar

Së pari, lind pyetja se çfarë ndodhi me "dorëheqjen e depozituar" të ish-Prokurores Speciale Publike  - të shkarkuarës Katica Janeva - e cila, me një deklaratë të qartë publike të vullnetit (expresis verbis) bëri paraqitjen e saj publike në 24 korrik 2019,  në konferencë zyrtare për shtyp, dhe pastaj ajo ishte bashkëngjitur dhe qëndron ende në faqen zyrtare të PSP-së, si një organ i dikurshëm shtetëror në sistemin tonë të drejtësisë!? Në paragrafin §11të kësaj deklarate thuhet qartë: "Unë depozitova dorëheqjen time e cila do të bëhet aktive kur partitë politike të bien dakord për ligjin e ri dhe do të zgjedhin pasardhësin tim. Me këtë hap dua të jap një shembull për të gjithë të tjerët”.

Si krahasim, e drejta jonë publike nuk njeh të ashtuquajturën dorëheqja e kushtëzuar - d.m.th., dorëheqja nga një post me veprim juridik të shtyrë, e cila do të bëhej efektive pas përmbushjes eventuale të një të ardhme, kohe të pacaktuar, gjendje /ngjarje!? Një gjë e tillë nuk është as në të drejtën kushtetuese, as në atë administrative, e as në atë gjyqësore - e cila, për analogji, dëshmohet me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të RM nr.104/2016 i cili ka anuluar të ashtuquajturën vetëshpërbërje të vonuar të parlamentit, e cila ndodhi në kohën e Gruevskit, me shpjegimin se: "Nuk mund të ketë humbje të shtyrë të mandatit të deputetëve... Kjo situatë çon në pasiguri juridike dhe shkelje të sundimit të ligjit, si një vlerë themelore e rendit kushtetues”!

Kjo nënkupton që dhënia e dorëheqjse të kujtdo zyrtari publik prodhon menjëherë veprim juridik, d.m.th. që nga momenti i dhënies dhe veprimit të tij ex nunc ["tani e tutje"] - respektivisht, i dorëhequri, si një veprim personal dhe moral, nga ai moment kritik dhe në të ardhmen (pro futuro) humbet të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kryerja e një funksioni zyrtar apo një profesioni konkret. Procedura e mëvonshme për të ashtuquajturin "konstatimi i dorëheqjes", i parashikuar në nenin 44  të Ligjit  për Këshillin e Prokurorëve Publikë, është vetëm një formalitet i pastër dhe se vendimi i marrë në këtë rast nga Këshilli ka vetëm veprim deklarativ dhe jo konstitutiv!

Kjo do të thotë që: së pari - ligji nuk parashikon një dorëheqje të detyrueshme me shkrim të dhënë me një parashtresë të veçantë, respektivisht, ajo gjithashtu mund të jepet gojarisht në një proces verbal ose në një konferencë për shtyp; së dyti - vendimi i Këshillit, që bëhet me propozimin e vet për pushimin e detyrës së ish-prokurorit, nuk është e nevojshme që për dorëheqjen të ketë veprim ligjor; dhe e treta - Këshilli nuk ka juridiksion për t'u përfshirë në një debat material mbi arsyet ose mënyrat e dorëheqjes dhe nuk ka mandat që t'i shqyrtojë ose rivlerësojë ato.

Prokurorja speciale e arrestuar Nuk mund të japë urdhra të reja ose të ndërmarrë çfarëdo lloj veprimesh zyrtare

Fakti që prokurori publik i Republikës së Maqedonisë - Ljubomir Joveski, duke ndërhyrë me vetëdije ose pa vetëdije në rastin "Reket", nuk e hoqi përkohësisht Katica Janeva nga posti i Prokurores Speciale Publike - siç kërkohet në mënyrë të shprehur nga neni. 60 i Ligjit për Prokurorinë Publike si një burim ligjor ndihmës - nuk do të thotë se i ka të gjitha të drejtat ligjore që do t’i jepeshin në rrethana normale, pikërisht për faktin se po hetohet në mënyrë aktive për një vepër penale, kështu që rrjedhimisht statusi i saj juridik tani ka ndryshuar dhe trajtohet ekskluzivisht si "person i ndaluar", me të drejta subjektive të kufizuar, të rregulluara me Kodin e Procedurës Penale.

Një problem ligjor shtesë është se, pas përcaktimit të masës së paraburgimit efektiv, një kryeshef ekzekutiv i ndaluar nuk mund të nxjerrë akte juridike të vlefshme, ndër të tjera, për faktin se ai nuk ka vulën zyrtare të organit shtetëror që e përfaqëson atë - që është në kundërshtim me nenin. 88, paragrafi 1 i Ligjit për Procedurë të Përgjithshme Administrative i cili përcakton qartë, përkatësisht elementet thelbësore dhe të detyrueshme që duhet të përmbajë çdo akt i shkruar: “Akti administrativ që lëshohet me shkrim përmban një hyrje, një dispozitë, një arsyetim, një ligj udhëzim, nënshkrim të zyrtarit të autorizuar dhe vulë."

Prandaj, edhe nëse ajo ka një lloj autorizimi prestigjioz të lëshuar nga Burgu i Shkup, ai është i vlefshëm ligjërisht vetëm dhe ekskluzivisht në dokument privat, por jo edhe në dokument publik! Për shembull: E arrestuara Katica Janeva mund të lëshojë një testament tek një noter publik në burgun “Shutka” ose t’i lëshojë autorizim djalit të saj për drejtimin e një automjeti të huaj motorik - por ajo në asnjë mënyrë nuk mund të lëshonte një urdhër / autorizim lidhur me funksionin qe hipotetikisht kishte hequr dorë nga ndjekja penale e të pandehurve ose të bëjë transferimin e të gjitha lëndëve aktive - pikërisht sepse ajo dyshohet jo për çfarëdo lloj vepre por, për veprën penale të Shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autoritetit, e dënueshme sipas nenit 353 të Kodit Penal . Mbi të gjitha, një nga arsyet kryesore për përcaktimin e masës së sigurisë së ndalimit është pikërisht paaftësia e të dyshuarit për të përsëritur ose përfunduar veprën ose krimin [neni. 165, paragrafi.1, alinea. 3 i KPP]! Nëse do të pranohej kjo praktikë e paligjshme dhe e çoroditur, do të nënkuptonte që Katica Janeva, nga paraburgimi, do të ishte në gjendje të lirojë të akuzuarin Orce Kamcev nga ndjekja penale, dhe ky do të ishte një "urdhër" përkatës - i cili është, natyrisht një absurd dhe non-sens i paparë deri më tani.

katica janeva
Burim: magazin.mk
TTransferimi i lëndëve të psp-së është anasjelltas me atë që kërkon ligji

Problemi tjetër i pazgjidhur është se i ashtuquajturi Ligji i PSP-së parashikon transferimin e një çështje vetëm me kërkesë fillestare të Prokurorisë Publike të rregullt, dhe në asnjë mënyrë anasjelltas: “Prokurori më i Lartë Publik (i Republikës së Maqedonisë) nuk mund të paraqesë një iniciativë dhe as kërkesë për të referuar një çështje të veçantë ose çështje penale tek Prokurori Special Publik! Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë ose ndonjë prokuror tjetër publik nuk mund të ndërmarrë hetime dhe ndjekje penale në rastet që janë në juridiksionin e PSP së pa pëlqimin e këtij institucioni me shkrim. ”neni. 5, paragrafët 4-5 të LPSP]. Pra, këtu adresuesi/ dërguesi i kërkesës për ndërmarrjen e lëndëve është PP ndërsa adresues/marrës  është PSP-ja! PSP, e cila dikur kishte shpallur kompetencën e saj të vërtetë, nuk mundet ta transferojë atë vullnetarisht ose ta delegojë atë në një organ tjetër shtetëror të ngjashtëm, i cili nuk ka kërkuar ende një delegim të tillë, pikërisht për shkak të statusit të tij hibrid në sistemin tonë gjyqësor.

Është e qartë nga Njoftimi i PSP-së [me datë 4.09.2019 dhe 12.09.2019] që Katica Janeva, me autorizim: së pari - të pazbatuar, "fuqizon prokurorët e PSP-së" që t'i dorëzojnë të gjitha çështjet në Prokurorinë Publike; dhe vetëm dhjetë ditë më vonë, Prokuroria Publike e rregullt, me një lloj "shprese", kërkoi që çështjet të referoheshin për veprime të mëtejshme!? Ky është një mashtrim klasik, sepse Ligji për PSP-në parashikon procedurë të kundër nga ajo që është bërë: fillimisht PP-ja duhet të kërkojë dhe PSP-ja të japë - dhe jo anasjelltas!

Pra, procedura ligjore është që Prokuroria Puboike kërkon nga PSP-ja, dhe PSP-ja ose lejon (ose nuk lejon) transferimin. Vetë PSP-ja nuk mund t’i "shesë", respektivisht  ofrojë prokurorisë së rregullt për të cilën tashmë ka krijuar juridiksion të plotë, pikërisht për shkak të ekskluzivitetit, d.m.th. kompetencës ekskluzive të PSP-së: "Prokurori Special Publik vendos nëse çështja hyn në juridiksionin e PSP-së" [neni. 11, paragrafi.3 i PSP]. Prandaj, interpretimi teleologjik na çon në përfundimin se Prokuroria e rregullt Publike - si secundus, është kompetente vetëm nëse PSP-ja- si primus, shpallet me të vërtetë jo kompetente. Mund të ishte ndryshe, por ja që nuk është kështu!

Për më tepër, Kryeprokurori Special, dhe jo bashkëpunëtorët e tij, është ekskluzivisht i autorizuar që të vendosë për transferimin e çështjeve – ndërsa bashkëpunëtorët kanë statusin ligjor vetëm të ndihmësve, jo të të autorizuarve të Janevës! Ata nuk kanë mundësinë të veprojnë në mënyrë të pavarur në qarkullimin ligjor dhe të komunikojnë me autoritetet e tjera shtetërore, përveç me gjykatat (gjë që këtu nuk është kështu, pasi komunikimi i njëanshëm është në lidhje me PP >> PSP, jo gjykata => PSP).

Mbi të gjitha, prokurorët e tjerë publikë të punësuar nga PSP-ja "nuk kanë të drejtë të sjellin urdhëra dhe aktakuza" [neni. 9, paragrafi 3 i LPSP] - që do të thotë se, në këtë rast, është shkelur  edhe  ndalimi i domosdoshëm ligjor për pamundësinë e paraqitjes në emër të PSP-së përveçi emëruar nga Katica Janeva - si një autoritet inferior. Për ta ilustruar, kjo situatë mjegulluese është e njëjtë si kur Presidenti i Republikës, me një autorizim, do të "autorizonte" një nëpunës nga kabineti i tij - për të nënshkruar në vend të tij dekretet për shpalljen e ligjeve!

Çfarë do të bënte në këtë rast, avokati i djallit?

Në rastin e problemeve të tilla juridike, nëse do të isha një avokat mbrojtës "diabolik", unë do të ndërmarr hapat e mëposhtëm ligjor për të mbrojtur klientin tim:

së pari - do të kërkoja nga Prokuroria e rregullt Publike, më saktë nga Prokurori Publik i  RM-së, një kopje të "letrës" së famshme të Katica Janeva, në bazë të Ligjit të ri  për qasje të lirë tek informacionet me karkater publik - për të parë se çfarë lloj akti nënligjor është në të vërtetë dhe cilat janë elementet strukturore që ai i përmban ose nuk i përmban;

së dyti - si interes juridik, unë do të padisja një "akt" të tillë me një padi deklaruese për revokimin e një dokumenti, sipas Ligjit për Procedurë Gjyqësore: "Paditësi mund të kërkojë nga gjykata vetëm që të vërtetojë vërtetësinë, ose pavërtetësinë, e një dokumenti" [neni. 177, paragrafi 1 i LPGJ];

së treti - me aktgjykimin e marrë në gjykatë, atëherë do të kërkoja nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, përpara së cilës zhvillohen të gjitha çështjet e PSO-së, të marrë aktgjykim të shkallës së parë për refuzimin e aktakuzës, për shkak të mungesës së identitetit procedural aktiv, pra mungesës së paditësit të autorizuar in concreto [neni. 402, parafrafi.1, alineja. 2 e LPP], sepse - sipas parimeve të akuzës dhe formalitetit - "procedura penale fillohet dhe zhvillohet vetëm me kërkesë të paditësit të autorizuar" [neni. 17, paragrafi 1 i LPP].

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se ta merrni përmbajtjen.
Vërejte: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.