fbpx

Joveski: Rasti “Zhvatje” është prioritet për Prokurorinë Publike

Video podcast

09.08.19

Прегледи

"Кatica Janeva deri tani nuk është marrë në pyetje në Prokurorinë Publike", thotë prokurori republikan publik Lubomir Joveski. Për PP "Zhvatje" është lëndë me përparësi, ndërsa për Marko Troshanovskin nga Instituti për demokraci ky rast është test kyç për kthimin e besimit në shtetin juridik i cili është në rënie të vazhdueshme, por edhe parametër nga i cili do të varet perspektiva euroatlantike e vendit.

Në potkastin e gushtit të ResPublika bisedojmë nëse ka vullnet të mjaftueshëm për pastrimin e hesapeve me korrupsionin e lartë në vendin tonë dhe cilat janë pesë hapat që urgjentisht duhet të ndërmerren për sundimin e drejtësisë. Diskutuam edhe për mungesën e kapaciteteve financiare dhe njerëzore të PP për hetime efikase, për Ligjin e ri për prokurorinë publike dhe për propozimin për veting të prokurorëve.