Bashkësia hebraike më tepër se 70 vjet pret ndjesë dhe pranim nga Bullgaria

Podcast

28.01.21

Прегледи

Goran Sadikario nga Fondi i holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni, thotë se çdo medalje ka dy anë, për Bullgarinë njëra është shpëtimi i Hebrenjve, ndërsa e dyta është depërtimi. “Atëherë kur vetë ata do të jenë të gatshëm dhe të vetëdijshëm për krimet që i kanë bërë paraardhësit e tyre, mendoj se do të vjen koha dhe do të piqet moment që ajo të pranohet”, shton ai. Ernest Herzog nga Kongresi Botëror hebraik thotë se historia nuk mund të prezantohet në mënyrë selektive dhe në një moment të caktuar, të zgjedhet se cilat të vërteta do të prezantohen, ndërsa të cilat do të fshihen nën qilim, e në atë koment ndodh revizioni negativ i historisë, i cili assesi nuk mund të arsyetohet.