fbpx

Është koha për një demokraci të drejtpërdrejtë

Ivo Bosillkov

ivo bosilkov2

Njerëzit nuk duan tirani dhe autokraci, por duan sundimin e popullit, përmes pjesëmarrjes së lirë dhe të barabartë në vendimmarrje.

 

Si të interpretohet fakti që në dekadat e fundit termi demokraci aspak nuk e ka humbur popullaritetin e tij, edhe pse besimi në sistemet demokratike është në rënie të vazhdueshme? Është evidente, ekziston një hendek i madh midis idealeve demokratike dhe praktikës së përgjithshme të demokracisë në shoqëritë moderne. Njerëzit nuk duan tirani dhe autokraci, por sundimin e popullit, përmes pjesëmarrjes së lirë dhe të barabartë në vendimmarrje. Ajo nga e cila nuk janë të lumtur është mënyra në të cilën është realizuar. Në sistemin aktual, kundrejt vizionit të Rusos, nuk sundojnë ligjet, por njerëz të tjerë.

Atëherë, përse në vend të një debati të gjerë shoqëror rreth mënyrës në të cilën është vendosur demokracia, diskursi është i fiksuar me zyrtarë, ligje, skandale dhe banalitete të ngjashme ditore politike? Madje edhe kur çështja për dizajnin demokratik arrin të fitojë vëmendje, atëherë debati reduktohet në një zgjedhje midis një modeli zgjedhor proporcional dhe atë me shumice, dy variacione në thelb të të njëjtit parim të përfaqësimit.

A thua është imagjinata jonë politike aq e kufizuar kështu që nuk jemi në gjendje madje as ta vëmë në dyshim atë parim? Pas dogmës së demokracisë përfaqësuese fshehet përtacia intelektuale, produkti i së cilës është deficiti demokratik. Atë që e konsiderojmë për një shprehje demokratike nuk është asgjë më shumë sesa një sondazh zyrtar në lidhje me atë se cili politikan përfaqëson një të keqe më të vogël.

Dallimi cilësor midis referendumeve dhe zgjedhjeve

Në fakt, për çfarë lloj konsensusi demokratik mund të flitet, kur për vetë organizatën shoqërore elita politike asnjëherë nuk është këshilluar me popullin? Në vitet 1990, nuk kishte asnjë debat publik në lidhje me atë se si të vazhdohet pas shpërbërjes të rendit shoqëror të mëparshëm. Politikologu Branko Smerdel e nënvizon të njëjtin defekt në krijimin e shtetit kroat, duke pretenduar se kushtetuta e projektuar profesionalisht, pa e marrë parasysh funksionalitetin e saj për komunitetin ekzistues politik, është vetëm një paravan për interesat kryesore dhe një katalizator për kartelizimin partiak.

Megjithëse mungesa e debatit në këtë periudhë është deri diku e kuptueshme për shkak të rrethanave historike të euforisë nga triumfi përfundimtar të kapitalizmit mbi komunizmin, atëherë nuk ka asnjë justifikim për faktin se sot ende e perceptojmë sistemin parlamentar si një sistem më i mirë i mundshëm dhe i pandryshueshëm, madje edhe pas të gjitha krizave kushtetuese, paqartësive procedurale dhe labirinteve burokratike pa mbarim. Akti i vetëm i qartë demokratik në historinë e shtetit,është akti përmes të cilit është proklamuar shteti ynë - referendumi i 8 shtatorit të vitit 1991, në të cilin shumica dërrmuese e artikuloi vullnetin për Republikën e pavarur dhe sovrane të Maqedonisë. Këtij akti i bashkohet akti i vitit 2018, natyra bizare e të cilit si "konsultativ" e zbehu rezultatin në të cilin bojkoti strategjik e parandaloi arritjen e cenzusit, duke treguar faktin e rëndësishëm se nuk ekziston një konsensus kombëtar në lidhje me çështjen për ndryshimin e emrit.

Këto dy manifestime demokratike janë në kontrast me dhjetë zgjedhjet parlamentare, gjashtë zgjedhjet presidenciale dhe shtatë zgjedhjet lokale deri më tani, efekti kumulativ i të cilave në shoqëri është i barabartë me zero. Dallimi është cilësor: në një referendum, secili e përfaqëson vetveten, ndërsa në zgjedhje, pushteti i delegohet klasës politike, bazuar në premtimin se ajo me dinjitet do t'i përfaqësojë interesat e popullit. Në tre dekadat e pavarësisë, ky premtim asnjëherë nuk është përmbushur.

Në një partitokraci, secila parti premton se do t'ja rikthejë fuqinë qytetarit, por asnjëra nuk e identifikon disajnin institucional si shkak për pafuqinë e tij. Në vend të kësaj, klasa partiake-politike vazhdimisht i rrit privilegjet e veta, ndërsa gjendja e përgjithshme e shoqërisë bëhet gjithnjë e më e keqe. Rezultati i vetëm i dekadave të delegimit të pushtetit tek "përfaqësuesit e popullit" është polarizimi, tjetërsimi dhe humbja e besimit në procesin politik.

Qasja e referendumit e pasuruar me një deliberim / marrje në konsideratë

Listën e gjatë të mangësive të demokracisë përfaqësuese e paraqet Bret Henig në librin e tij "Fundi i Politikanëve": ndikimi i korporatave dhe armatave të tyre lobuese të politikës, lidhjet midis politikanëve dhe mediave, shumat e mëdha të parave të përfshira në zgjedhje, shfaqja e rrjeteve të "filantropistëve" të pasur shpesh të shpërblyer me një vend në qeveri dhe ligje që u përgjigjen atyre, dhe gjithsesi, sekuenca të panumërta të praktikave korruptive.

Vreme e za direktna demokratijaBurimi: balkaninsight.com

Ekziston një zgjidhje për ndërprerjen e këtij rrethi vicioz, frymëzuar nga përvoja e referendumit - një transformim rrënjësor i institucioneve dhe fundi i politikbërjes profesionale. Shkurtimisht, zgjidhja është demokracia e drejtpërdrejtë. Propozimi i Henig-ut për zbatimin e saj në një shoqëri masive është i ashtuquajturi "klasifikimi" - tërheqja e qytetarëve përmes një zgjedhje të rastësishme, që do të ishin një pasqyrë e bashkëqytetarëve të tyre nga pikëpamja demografike, dhe ku sipas parimit të një porotë gjyqësore, çdo qytetar është një ligjvënës i mundshëm.

Në këtë mënyrë, jo vetëm që sigurohet pjesëmarrja dhe kontributi i vazhdueshëm nga qytetarët, por edhe kushtet për emancipimin e tyre. Kur demokracia kuptohet si një proces horizontal, ideali për një qytetari të informuar si sine qua non bëhet i arritshëm. Në sistemin aktual, në të cilin informacionet shërbehen nga lart, të disajnuara nga makineria e të fuqishmëve, qytetari nuk është i informuar, por i manipuluar. Në një demokraci të drejtpërdrejtë me një element deliberal, informacionet shkëmbehen, interpretohen dhe azhurnohen aktivisht përmes ndërveprimit të drejtpërdrejtë midis qytetarëve. Hulumtimet tregojnë se në këtë mënyrë kultivohet jo vetëm kompetenca e qytetarëve, por edhe ndjenja e tyre e dobisë dhe efikasitetit, kurse me këtë edhe kënaqësia për të qenë pjesë e komunitetit politik.

Një shembull praktik i këtij koncepti janë forumet qytetare G1000 në Hollandë, që funksionojnë në një mënyrë shumë të thjeshtë: qytetarët e zgjedhur në mënyrë të rastësishme (si një pasqyrë demografike e qytetit) radhiten në rrethe prej 8-10 personash, së bashku me moderatorët, të cilët njëherit janë edhe ekspertë të temave për të cilat diskutohet në një mjedis natyror. Detyra e moderatorëve është që ta drejtojnë diskutimin e ndërsjellë, por, gjithashtu, që tek qytetarët të garantojnë një arsyetim etik, duke u udhëhequr nga rezultati më i mirë i mundshëm për komunitetin (dhe jo vetëm për individin), si dhe të kuptuarit e përgjegjësisë së tyre si diskutues dhe vendimmarrës në emër të bashkëqytetarëve të tyre. Konsensusi dhe konkluzionet më të rëndësishme për një temë të caktuar nga çdo raund më pas shpallen përpara të gjithë forumit, kurse pas kësaj pason edhe një raund tjetër i shkurtër debati, dhe një votim përfundimtar.

Demokracia e drejtpërdrejtë fillon në nivelin lokal

Demokracia deliberative, participative dhe e drejtpërdrejtë është një model i empatisë, reflektimit dhe konsensusit, i kundërt me modelin aktual të interesave, pazareve dhe konflikteve. Në të, në vend të një vëzhguesi pasiv, qytetari është një pjesëmarrës aktiv. Përmes saj realizohet vizioni për një politike të afërsisë, në vend të politikës aktuale të përjashtimit Ajo paparqet një hyrje në një praktikë të re politike, mekanizma të rinj institucionalë dhe një brez të ri të aktorëve politikë që dalin drejtpërdrejt nga populli, të cilët do t'i hedhin nga përdorimi partitë në formën e tyre aktuale parazitare.

Si dobësi të mundshme të këtij modeli të demokracisë, shkencëtarët përmendin kompetencën e qytetarëve, gjithëpërfshirjen, kostot dhe sensin e institucioneve ekzistuese. Qasja deliberative dhe prania e ekspertëve si një "dhomë e dytë" këshilluese do ta eleminojë problemin e kompetencës. Zgjidhja për gjithëpërfshirjen është qasja shkencore e mostrës dhe over-samplingut të shtresuar, përmes të cilës institucionet e rekrutuara do të sigurojnë praninë edhe të qytetarëve të margjinalizuar me më pak burime (resurse). Kostot nuk mund të jenë më të larta sesa në sistemin aktual në të cilin paratë gëlltiten nga një vrimë e zezë e korrupsionit dhe joefikasitetit, kurse e gjithë shoqëria ngecë.

Sa i përket sensit të institucioneve, qëllimi i demokracisë së drejtpërdrejtë përmes klasifikimit dhe deliberimit në një plan afatgjatë është që pikërisht ato t'i zëvëndësojë, e jo të bashkëpunojë me ta. Ky proces fillon me minimin e atyre institucioneve, kurse në të njëjtën kohë duke e ndryshuar agjendën nga çështjet e largëta "kombëtare", drejt problemeve ekzistenciale të qytetarit të zakonshëm, siç janë mjedisi, arsimi dhe shërbimet shëndetësore. Prandaj edhe fillimi i ëndrrës për një demokraci të vërtetë është në nivelin lokal, si një instrument i lëvizjes komunale, drejtuar nga tendenca për një autonomi urbane dhe për një identitet lokal qytetar.

Nga inovacioni radikal demokratik deri te revolucioni politik

Shumica do ta konsiderojnë këtë argument si një utopi. Por, historia është plot me shembuj të tillë që më vonë u bënë realitet. Pikërisht forma aktuale e demokracisë përfaqësuese është etabluar në shekullin e 19-të, përmes refuzimit të dominimit fisnik trashëgimor dhe realizimit të drejtës universale të votës. Por, kjo asnjëherë nuk duhet të jetë forma e saj përfundimtare, sepse rendi shoqëror kurrë nuk është i përsosur. Në shekullin 21, me të gjitha përfitimet e epokës moderne, nuk duhet të kënaqemi me mekanizma inferiorë demokratikë.

Avangarda shoqërore do të vazhdojë të eksperimentojë me forume qytetare, me klasifikime dhe metoda të tjera për artikulimin e inteligjencës kolektive. Segmenti progresiv i popullsisë duhet ta përqafojë mundësinë që të bëhet pjesë e këtyre eksperimenteve të inovacionit radikal demokratik.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.

Problemet e mësimdhënies së kombinuar janë të shum...
Rreziqet e interesimit të shtuar të aktorëve jo-pe...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E premte, 23 Tetor 2020

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq