fbpx

Super User has not set their biography yet

Uji si një e mirë publike: si të arrihet kjo?

Mr. Jadranka Ivanova

Jadranka Ivanova 400x500Ne mendojmë se si mund ta kursejmë dhe mbrojmë ujin, por vetëm atëherë kur nuk kemi ujë! Të gjitha mendimet, shqetësimet dhe dëshirat tona intuitive për të ndërmarrë veprime për kujdes më të mirë ndaj ujit përfundojnë momentin e radhës pasi ai të rrjedhë përsëri nga rubineti.

Më shumë
  318 Klikime
  0 Komente

Nuk e mësuam leksionin nga përmbytja në Stajkovci

Askush nuk barti përgjegjësi për përmbytjet në rajonin e Shkupit pesë vjet më pare, kur humbën jetën 23 persona, ndërkaq pesë institucione dështuan, thotë profesor Aleksandar Trendafillov nga Fakulteti i Shkencave të Pylltarisë. Ai apelon problematika të ngrihet në nivel shtetëror. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, në video podkastin e Res publika, paralajmërojnë se deri në fund të vitit do të aktivizohet numri unik evropian për thirrje urgjente, me çka do të kompletohet sistemi për alarmim.

Më shumë
  282 Klikime
  0 Komente

Bashkimi Evropian para kovid pasaportave të harmonizuara për udhëtim

Ndërsa anëtarët e BE-së, përshtaten për t'i bashkëngjiten sistemit të përbashkët të COVID pasaportave, vendet e tjera do të duhet të harmonizohen me parimet e Bashkimit Evropian dhe OBSH-së. Zyrtarët në rajon thonë se nuk do të jetë e lehtë të formohet sistem i vetëm i pasaportave kovid. Dhjetëra mijëra qytetarë nga rajoni që u vaksinuan në Serbi, mund të marrin certifikatën e gjelbër, provën e vaksinimit, përmes shërbimit për të huajt në faqen e internetit të administratës elektronike ose përmes postës elektronike. Bashkëbiseduesit në video podcastin e së Res publica, rekomandojnë qytetarët ende të kontrollojnë kufizimet në vendet, para se të udhëtojnë.

Më shumë
  173 Klikime
  0 Komente

Qeveria me këmbëngulje do të shesë tokë, VMRO-DPMNE me këmbëngulje do të bllokojë ligjin

Qeveria nuk do të tërheqë Ligjin për shitjen e tokës bujqësore shtetërore, i cili mundëson blerjen e parcelave që janë dhënë me qira pas 10 vjetësh për pak para. Ministri, Arianit Hoxha në podkastin e Res publica thotë se disa nga vërejtjet e ekspertëve do të inkorporohen në Ligj, duke shtuar se vëmendje do t'i kushtohet interesit publik dhe se toka bujqësore nuk do të shndërrohet lehtë në tokë ndërtimore . VMRO DPMNE-ja, opozitare do të bllokojë ligjin në Kuvend dhe shanset për të rënë dakord me Qeverinë për të mbështetur idenë e shitjes së tokës bujqësore, janë minimale.

Më shumë
  138 Klikime
  0 Komente

Gazetarët kërkojnë puna e tyre të vlerësohet në mënyrë përkatëse

Në ditët kur gjykata rrëzon paditë e gazetarëve që shpëtuan gjallë nga Kuvedi në 27 prill 2017, gazetarët kërkojnë ndryshime sistemike që do të mbrojnë sigurinë e tyre, kushte më të mira të punës dhe vlerësimin përkatës të orëve të punës. Pandemia e goditi rëndë këtë profesion. Kasta humbi pesë kolegë ndërsa dhjetëra humbën punën e tyre. Ndihma nga autoritetet ishte e pjesshme dhe e pamjaftueshme. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, Dragan Sekulovski, Drejtori Ekzekutiv i SHGM-së, gazetarja Natasha Stojanovska dhe Kryetari i SPGPM Pavle Belovski, flasin në podkastin e Res Publika.

Më shumë
  243 Klikime
  0 Komente

Ballkani larg imunitetit kolektiv kundër KOVID 19

Një grup qytetarësh të BeH ngritën padi penale kundër autoriteteve. Ata kërkojnë përgjegjësi për vonimin e vaksinave dhe numrin e lartë të vdekjeve nga virusi. Përkundër vaksinimit masiv, me 15% të imunizuar, Serbia është larg imunitetit kolektiv. Për të ngadalësuar përhapjen e virusit korona, 70 deri në 80 përqind e popullsisë duhet të vaksinohen. Supozimet janë që çdo person i tretë në Maqedoninë e Veriut kanë pasur kontakt me virusin korona. Në video podkastin të #ResPublicaMK flasim për perspektivat dhe dinamikën e procesit të vaksinimit në rajon.

Më shumë
  229 Klikime
  0 Komente

Ballkani dërgon tone euroskeptike gjithnjë e më fuqishme

Bashkimi Evropian nuk përmbushi pritshmëritë e premtuara të Ballkanit dhe prandaj njerëzit e këtyre vendeve janë të hidhëruar dhe të zhgënjyer. Bashkëbisedueset nga rajoni që ndjekin proceset evropiane, në podkast-in e #ResPublicaMK, thonë se BE nuk do të kthejë lehtë besueshmërinë e humbur. Por, pavarësisht euroskepticizmit, të rinjtë largohen në BE, për të ikur nga sistemet e brendshme klienteliste. Për perspektivat evropiane, bisedojmë me Radosveta Vasileva nga Bullgaria, Aleksandra Vuduri nga Greqia, Katarina Tadiq nga Serbia dhe Malinka Ristevska-Jordanova nga Maqedonia e Veriut.

Më shumë
  284 Klikime
  0 Komente

Pandemia dhe tërmeti e shkatërruan turizmin në Shqipëri

Për një vit e gjysmë, Shqipërinë e goditën dy katastrofa - tërmeti në Durrës, në fund të vitit 2019 dhe KOVID -19. Të dy katastrofat kanë lënë pasoja të rënda në industrinë e turizmit. Në #ResPublicaMK me Klinton Gërxhanin, nga Asociacioni i tur-operatorëve në Shqipëri, flasim për situatën në të cilën u gjendën njerëzit nga ky biznes, por edhe për leksionet e mësuara për në vitin 2021.

Më shumë
  364 Klikime
  0 Komente

Bashkësia hebraike më tepër se 70 vjet pret ndjesë dhe pranim nga Bullgaria

Goran Sadikario nga Fondi i holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni, thotë se çdo medalje ka dy anë, për Bullgarinë njëra është shpëtimi i Hebrenjve, ndërsa e dyta është depërtimi. “Atëherë kur vetë ata do të jenë të gatshëm dhe të vetëdijshëm për krimet që i kanë bërë paraardhësit e tyre, mendoj se do të vjen koha dhe do të piqet moment që ajo të pranohet”, shton ai. Ernest Herzog nga Kongresi Botëror hebraik thotë se historia nuk mund të prezantohet në mënyrë selektive dhe në një moment të caktuar, të zgjedhet se cilat të vërteta do të prezantohen, ndërsa të cilat do të fshihen nën qilim, e në atë koment ndodh revizioni negativ i historisë, i cili assesi nuk mund të arsyetohet.

Më shumë
  343 Klikime
  0 Komente

Goran Çerkez: Imunizimi është vetëm fillimi i fundit të krizës me KOVID 19

Bosnja e Hercegovina, edhepse nuk ka resurse të mjaftueshme për ballafaqim me pandeminë e korona virusin, situatën e konsideron si stabile, ndërsa sipas paralajmërimeve të Goran Çerkez, ndihmës ministër për shëndet publik në Ministrinë Federale për shëndetësi, vaksinat i presin në fillim të vitit të ardhshëm.

Më shumë
  635 Klikime
  0 Komente

Igor Radev: Bullgaria ka tendencë të na ngulfasë në "përqafim", por sa më tepër na shtrëngon, ne aq më tepër largohemi

Igor Radev Bugarija teznee da ne zadusi vo pregratka no kolku povee taa stega tolku nie pozestoko se ottrgnuvame

Doktori i filologjisë kineze Igor Radev në intervistën për çështjet aktuale gjuhësore me Bullgarinë thotë se e drejta për të marrë lirshëm vendime për çështje të tilla është pjesë e përkufizimit të sovranitetit të shtetit dhe nuk ka asgjë për askënd që të ndërhyjë.

Më shumë
  197 Klikime
  0 Komente

Knaus dhe Biber: sofja është nën presion që të heq dorë nga vetoja për Shkupin

“Gjithnjë e më tepër qeveri evropiane paraqiten në Sofje dhe thonë se vetoja është jo-racionale. Patjetër duhet të lëshoni pe, ta shlyeni. Nëse kjo nuk ndodh askush nuk do ta akuzojë Shkupin dhe kjo është me rëndësi”, thotë Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për stabilitet. Sipas profesorit Florijan Biber nuk është pozitë evropiane që të bllokohet Maqedonia e Veriut për fillimin e negociatave, duke shtuar se me rëndësi është që të ndërtohen aleanca për të vazhduar presioni mbi Bullgarinë.

Më shumë
  269 Klikime
  0 Komente

Ne definitivisht nuk jemi në luftë, por nuk jemi as në paqe të plotë

Plot 25 vite pas përfundimit të luftës në Kroaci, politika e lartë ka vendosur që ta ndërpresë spiralen kroato-serbe të urrejtjes. Çdo verë, nga lufta e deri më sot, njëra palë e feston “Shtrëngatën”, aksionin luftarak të Ushtrisë së Kroacisë (UK) me të cilën lufta ka përfunduar , ndërsa të tjerët rikujtojnë krimet mbi viktimat civile të cilat pas “Shtrëngatës” i kanë bërë pjesëtarët e UK dhe të policisë nëpër fshatrat serbe.

Më shumë
  268 Klikime
  0 Komente

Përkrahja nga më të afërmit është kyç për shëndetin mendor të të rinjve

Pandemia solli ndryshime në përditshmërinë e njerëzve të rinj. Duke ju përmbajtur masave për parandalim, distancën fizike e nënkuptojnë si distancë sociale e cila në mënyrë shtesë e lëndon këtë, për ata, pjesë të vrullshme jetësore. Psikologët këshillojnë që të ndiqen ndryshimet në sjelljen e të rinjve dhe tu jepet përkrahje për ta ruajtur shëndetin mendor. Psikologët shkollor i inkurajojnë nxënësit që tu drejtohen atyre në rastet kur ju duhet ndihmë. #ResPublikaMK potkast me psikologen shkollore, Jasmina Deçkov nga Sh.F. “Partenie Zografski” në Shkup dhe psikologu Ivo Kunovski nga Klinika për psikiatri.

Më shumë
  366 Klikime
  0 Komente

Kujdes me kë komunikoni onllajn

Pandemia solli rregulla të reja të jetës. Interneti është gjithnjë e më i pranishëm në jetën tuaj. Por për ata që janë më pak të shkathët për komunikim onllajn ajo sjell rrezik që ata të jenë cak i predatorëve. Inxhinierët IT udhëzojnë në vetëdije më të madhe se me kënd komunikojmë në largësi. Psikiatrët thonë se pandemia është një gjendje e vazhduar stresogjene, e cila nga ne kërkon kujdes në të gjitha nivelet, por ajo do të sjell në tjetërsim! #ResPublicaMK potkast me neuro-psikiatrin Metodija Çepreganov dhe inxhinierin IT nga FINKI, Vlladisllav Bidikov. 

Më shumë
  400 Klikime
  0 Komente

Mali i Zi nuk mund të jetë faktor përçarës në rajon

Qytetarët e Malit të Zi pas tre dekadave e kanë ndërruar Partinë Demokratike të socialistëve në krye të së cilës është presidenti aktual i koalicionit të shtetit Millo Gjukanoviq. Pushteti, sipas të gjitha gjasave, do të themeloje tre koalicione të ndryshme: “Për ardhmëri të Malit të Zi” e cila është e tubuar rreth Frontit demokratik ,në mënyrë dominuese proserb, rreth iniciativës qytetare “Paqja është kombi ynë” që e udhëheq Mali i Zi demokratik si dhe “E bardh në të zezë” në krye me Lëvizjen qytetare URA. Temë dominuese për të cilën është debatuar në vigjilje dhe gjatë zgjedhjeve ishte Ligji kontestues për lirinë e konfesionit fetar i cili gjatë gjysmë vitit të kaluar kanë protestuar disa dhjetëra mijëra qytetarë në mbarë Malin e Zi. Qytetarët kanë pritje të mëdha nga pushteti i ri, ndërsa ditët e tensionuara që vijuan pas 30 gushtit, sipas mendimit të gazetarit shumëvjeçar, Dushko Vukoviq, do të vazhdojnë vetëm nëse miratohen ligjet, të cilat pushteti i deritanishëm do të duhet të dëshmojnë se, në çfarë mënyrë e kanë përfituar pasurinë enorme.

Më shumë
  304 Klikime
  0 Komente

Bellopeta: Kultura nuk guxon të ndalet

Pandemia e zbuloi inercën e institucioneve të kulturës të cilat nuk bënë shumë për t’iu përshtatur kushteve të reja, thotë Oliver Bellopeta, drejtor i Festivalit të xhazit të Shkupit. Me atë biseduam për edukimin e lënë pas dore për kultivimin e vlerave kulturore dhe shoqërore, për veshjen e nevojshme të re të Sallës Universale... I intervista e #ResPublicaMK përputhet me pritjet e protokolleve qeveritare për mbajtje të koncerteve dhe të shfaqeve në hapësirë të mbyllur, ndërsa në të njëjtën kohë rrjedhin përgatitje serioze të edicionit tëardhëshëm të xhaz festivalit të dallueshëm.

Më shumë
  195 Klikime
  0 Komente

Korrupsioni nuk mposhtet vetëm me ndëshkim, por edhe me parandalim

Vitin e kaluar, Prokuroria Publike ka pranuar 44 raporte revizore në të cilat ka dyshim për punë jo-ligjore, thotë Maksim Acevski, njeriu i parë i Entit shtetëror për revizion (ESHR). Por, Kuvendi i cili është themelues i ESHR, nuk i shqyrton raportet e revizionit, e me këtë nuk kërkon as përgjegjësi të institucioneve shtetërore. Sipas përfaqësuese së Maqedonisë në GREKO, Ana Pavlovska Daneva vendi përmirësohet në luftën kundër korrupsionit, por problemi mbetet Komisioni i anti-korrupsionit.

 

Më shumë
  379 Klikime
  0 Komente

Inspektorët rajonal do të rrënojnë ndërtime të egra

Shërbimet inspektuese luftojnë me shkelësit e ligjeve me numër shum më të vogël të të punësuarve nga ai që është paraparë me sistematizimin. Ka inspektoratë me plotësim i cili është nën 50 përqind nga numri i paraparë. Kryetarja e Këshillit inspektues Magdalena Filipovska - Grashkoska në intrrvistën për #ResPublica paralajmëron ndryshime në Ligjin për mbikëqyrje inspektuese, posaçërisht në menaxhimin me ndërtimet e egra.

Më shumë
  1542 Klikime
  0 Komente

Serbia 2020 - regjim në kohë demokracie

Serbia vite me rradhë është e tronditur nga skandalet e shumta. Edhe përkundër kësaj, pushteti absolut është në duart e një njeriu - Aleksandar Vuçiq. Partia e tij fitoi rreth 62% të votave në zgjedhjet e fundit në luftën për Parlamentin. Prandaj të jetosh në Serbi në vitin 2020 do të thotë të jetosh në një regjim që është demokratik vetëm në letër. Pakënaqësia u përhap edhe në shoqëri, kurse reflektimi i kësaj janë demonstrat e fundit. Përveç të gjithë kësaj, vendi gjendet edhe në një krizë shëndetësore, të shkaktuar nga KOVID-19. Për atë se si të jesh një artist dhe qytetar i Serbisë, flasin aktorët Svetozar Cvetkoviq dhe Tihomir Staniq.

Më shumë
  588 Klikime
  0 Komente

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq