fbpx

Etnikja në politikën e Maqedonisë së pavarur

Ivan Nikollovski

Ivan Nikolovski 200x250

Maqedonia e Pavarur nuk mund të mburret me menaxhim të suksesshëm të çështjeve etnike,ndërkaq "gabime" bëhen në ditët e para të pavarësisë.

Çështjet etnike janë një temë komplekse dhe gjatë sqarimit dhe diskutimit të tyre është e nevojshme të mbulohen kënde të ndryshme (të gjitha!) këndvështrime (edhe pse kjo nuk është e mundur as në këtë artikull). E pranoj vërejtjen që në artikullin tim të mëparshëm e "injoroj" praktikën politike dhe "problemet reale". Në mbrojtjen time, do të doja të them se ajo me vetëdije "e përjashtoi realitetin" sepse kishte për synim të fliste për politikat e identitetit në një nivel pak më teorik, duke iu referuar motos parazgjedhore "pse jo" në drejtim të argumentit për margjinalizimin e identiteteve jo-etnike.

Së këndejmi, në këtë tekst (dhe vazhdimin e tij) do të përpiqem të flas pak më thellë dhe në mënyrë më gjithëpërfshirëse për etniken në Maqedoni përmes një prizmi historik, teorik dhe praktik.

Asnjë nga republikat jonë nuk do të ishte askush dhe asgjë, nëse nuk do të ishim të gjithë bashkë?

Njohja e historisë është parakusht për të diskutuar të tashmen dhe të ardhmen. Marrëdhëniet ndëretnike dhe etnikja në politikën në Maqedoni mund të analizohen edhe para marrjes së statusit shtetformues në vitin 1944. Megjithatë, ky artikull përqendrohet në etniken në politikë pas marrjes së subjektivitetit ligjor, përkatësisht nga viti 1944 e tutje.

Një nga shtyllat kryesore të politikës shtetërore të Jugosllavisë së dytë ishte politika e vëllazërimit dhe bashkimit e cila bazohej në idenë se popujt dhe kombet e Jugosllavisë, bazuar në luftën e përbashkët në Luftën Nacional - Çlirimtare, në përputhje me aspiratat e tyre historike, së bashku me njerëzit që punonin dhe qytetarët ushtronin pushtetin dhe vetëqeverisjen në nivelin federal dhe republikan.

Kështu, Jugosllavia vendosi sistem kompleks të etno-federalizmit (i ngjashëm me shtetet e tjera multi-etnike socialiste si Çekosllovakia dhe Bashkimi Sovjetik) me gjashtë republika (Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë dhe Slloveninë), përfshirë krahinat autonome (Kosovën dhe Vojvodinën), si shtete kombëtare të popujve konstitutiv - maqedonas, serbë, kroatë, malazezë dhe sllovenë, por edhe kombësive (pakicave) - shqiptarë, hungarezë dhe të tjerë. Përjashtimi i vetëm ishte Bosnja dhe Hercegovina e cila, megjithëse njohu në kushtetutat e saj socialiste aspiratat e përbashkëta të serbëve, myslimanëve (boshnjakëve) dhe kroatëve, nuk u përshkrua si shtet kombëtar i asnjërit prej këtyre popujve, duke pasur parasysh përbërjen të përzier etnike.

Karakteri multi-kulturor dhe shumë-gjuhësor i politikës së "vëllazërimit dhe bashkimit" (megjithëse me një rol dominues të serbo-kroatishtes) nga vitet 1950 u plotësua me promovimin e idesë për Kombi jugosllav (mbi etnik), në kurriz të çështjeve kombëtare të popujve (për shembull ngufatja e Pranverës Kroate në vitin 1971) dhe kombësive në politikë (me përjashtim të Maqedonisë e cila u inkurajua, por jo jashtë komunitetit jugosllav). Sidoqoftë, me Kushtetutën e vitit 1974, dhe veçanërisht pas vdekjes së Josip Broz Titos, filloi një periudhë gjatë së cilës institucioneve dhe partive republikane u është dhënë peshë më e madhe, përkundër institucioneve federale dhe partisë, e cila nga ana tjetër kontribuoi në rritjen e dukshmërisë politike të etnikes (dhe kombëtares).

Menaxhimi i jetës politike në ish-shtetin (përfshirë etniken në politikë) drejtohej nga konsocializmi (socialist) i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë (LKJ). Përkundër sistemit njëpartiak dhe karakterit nominal mbi etnik të shtetit, etnikja përfaqësohej në politikë (në nivel federal, republikan dhe në nivel të krahinës), jo vetëm në dobi të popujve, por edhe të kombësive.

Si shembull do të veçoj Ida Sabo, gruaja e parë dhe anëtare hungareze e Presidencës së Jugosllavisë, Sinan Hasani, Presidenti i parë shqiptar i Presidencës së Jugosllavisë gjatë periudhës nga viti 1986 dhe 1987, Ali Shukriu, Presidenti i parë shqiptar i Presidencës së Komitetit Qendror të PKJ-së dhe Azem Vllasi, Presidenti i parë shqiptar i Lidhjes Rinore Komuniste. Në Maqedoni, ishin Nexhat Agoli, nënkryetari i dytë i Presidiumit të KAÇKM-së, Vullnet Starova si presidenti i parë shqiptar dhe presidenti i fundit i Kuvendit njëpartiak.

Këtu duhet të përfshihen shumë heronj të tjerë kombëtarë, aktivistë dhe funksionarë nga radhët e kombësive në të gjitha përbërjet e Kuvendit Republikan, Këshillit Ekzekutiv (Qeverisë) dhe Presidencës, institucioneve të tjera, organizatave të punëtorëve, si dhe Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë.

Sidoqoftë, këto janë përsëri shembuj të përfaqësimit të përkatësisë etnike të bartësve të funksioneve të asaj kohe. Ata nuk na tregojnë mjaftueshëm dhe sa duhet për marrëdhëniet ndëretnike, cilësinë e tyre, as për suksesin në kryerjen e proceseve politike në ish-shtetin, përkatësisht menaxhimin e etnikes në politikë. Në fakt, përkundër asaj se bartës i pushtetit ishte klasa punëtore mbi-etnike (së bashku me popujt dhe kombësitë), pikërisht etnikja, si dhe nacionalizmi etnik dhe (mos) menaxhimi i tyre nga elitat (p.sh. çështja e Kosovës, ngritja e serbëve, kroatëve dhe nacionalizmi slloven në vitet 1980 dhe të tjera), përmenden si një nga faktorët që ndikuan në shkatërrimin e tij, pasojat e të cilit ndjehen edhe sot.

Etnickoto vo politikata na nezavisna MakedonijaBurimi: prizma.mk

Për shembull, në lidhje me çështjen etnike, përkundër "parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të republikave të tjera" në Maqedoni, udhëheqësit komunistë si Llazar Kolishevski dhe Llazar Mojsov ishin skeptik dhe kritik ndaj çështjes së Kosovës - veçanërisht ideja për krijimin e një republike të shtatë të Kosovës, duke e parë atë si një pritje joreale dhe kërcënim për integritetin e shtetit. Këtu mund të përmendet edhe informacioni se pjesë e madhe e anëtarëve maqedonas të partisë PKJ-së dhe funksionarë komunistë shikonin me simpati karakterin dhe vizionin e Sllobodan Millosheviçit për Jugosllavinë. Kjo ndoshta ishte për shkak të frikës nga hapja e çështjes shqiptare.

Sidoqoftë, një nga studiuesit më të mirë bashkëkohorë të historisë Jugosllave, profesori Dejan Joviq, e hedh poshtë plotësisht argumentin për "arsyet etnike" për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe përqendrohet në arsyet ideologjikepërkatësisht konceptet e ndryshme të zhvillimit politik dhe ekonomik dhe qeverisjes së Jugosllavisë (p.sh. republikanizimi i shtetit, federalizmi përkundër konfederalizmit, pluralizmi kundrejt centralizmit demokratik, vetëqeverisja kundrejt liberalizimit ekonomik dhe reformat e tregut), veçanërisht pas reformave kushtetuese të vitit 1974.

Në lidhje me "çështjet jo-etnike" në Maqedoni, ka pasur ndarje edhe mbi të ashtuquajturin program serb për përqendrim të shtuar të partisë federale dhe shtetit dhe modelin slloven për rritjen e pluralizmit politik. Pavendosmëria, konfuzioni dhe taktikat mbi çështje të rëndësishme në nivel federal dhe republikan duket se kanë qenë dhe mbeten një tipar i veprimeve të elitave politike maqedonase para dhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Nga "vëllazërimi dhe bashkimi" deri te "bashkimi në ndarjet"

Paradoksi i Maqedonisë së pavarur është që për socializmin flitet shpesh, ndërkaq në thelb shumë pak thuhet. Është si një tabu, si një mësim historie që po anashkalohet, ndërsa rrëfimet për atë periudhë të historisë shpesh janë të mbushura me mitologji politike, megjithëse proceset e asaj kohe kanë ndikim mbi ditët e sotme, përfshirë pozicionin e etnikes në politikë. Maqedonia e Pavarur nuk mund të mburret me menaxhim të suksesshëm të çështjeve etnike,ndërkaq "gabime" bëhen në ditët e para të pavarësisë.

Sipas mendimit tim, degradimi simbolik i statusit të kombësive shqiptare dhe turke nga një element shtetformues në pakicë është diçka që është padyshim paraqet uverturë për ngjarjet e viteve 1990. Për më tepër, për periudhën para dhe pas vitit 1991 në kontekstin e historisë së marrëdhënieve ndëretnike në kontekstin e përkatësisë etnike, dhe veçanërisht nga viti 2001 e tutje, rrallë flitet nga prizmi analitik.

Zakonisht, burimet, rrëfimet, paraqitjet dhe interpretimet në dispozicion në publik rrallë herë janë objektive, shpesh herë janë jashtë kontekstit ose shoqëruar nga mite dhe retorika nacionaliste, dhunë, nuk merret parasysh sfondi më i gjerë politik (si dhe socio-ekonomik), ndërsa rrëfimet e njerëzve të zakonshëm janë të padukshme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh të gjitha ndërlikimet e shoqërisë sonë post socialiste, posta tranzicionit dhe post konfliktit dhe shoqërisë politikisht të polarizuar.

Rezultati i marrëdhënieve të deritanishme etno-politike janë shoqëri paralele dhe të getoizuara, ndërsa përjashtimet, megjithëse më të shpeshta, për fat të keq janë episodike, të rralla dhe jo përfaqësuese për të gjithë vendin. Për më tepër, pothuajse nuk ka lojtarë në arenën politike që adresojnë dhe mbrojnë politikën e "përjashtimeve". Kjo situatë padyshim shkon në favor të elitave politike të cilat, në pjesën më të madhe, janë të ndara në bazë të vijave etnike, përfaqësojnë çështje etnike dhe shpesh janë nacionaliste.

Nga ana tjetër, zgjidhja e "problemeve reale", përfshirë varfërinë, papunësinë, korrupsionin, krimin e organizuar, kulturë të mosndëshkimit dhe të tjera, nuk është po shihen, duke e ndërlikuar situatën edhe më tej. Në rrethana rënduese mund të shtohet edhe ri përcaktimi (shumë) i shpeshtë i kuptimit dhe karakteristikave të shtetit dhe kombit maqedonas (në kuptimin etnik dhe qytetar).

Në këtë kontekst, idetë e mëdha si "një shoqëri" nuk janë të mundshme (brenda dhe jashtë sferës së etnikes). Dispozitat kushtetuese dhe ligjore, marrëveshjet dhe strategjitë politike, dhe aq më pak etnifikimi i përfaqësimit dhe veprimit politik nuk kontribuojnë (ose pengojnë) në realizimin e ideve të tilla. Prandaj, është e nevojshme të ri mendojmë vlerat kombëtare dhe shtetërore (brenda dhe jashtë etnikes), dhe në praktikë kjo do të nënkuptojë bashkimin e më shumë aktorëve socio-politikë (përtej elitave dhe partive politike) rreth çështjeve me interes të përbashkët (dhe të tilla janë / mund të jenë pothuajse të gjitha) dhe arritja e një konsensusi themelor ideologjik (jo vetëm në aspektin e perspektivave euro-atlantike, por edhe të vetë karakterit të shtetit), diçka që na është mohuar që në fillim me arsim etnikisht të segreguar.

Jam i mendimit se kjo është e mundur përmes diversifikimit të ofertës socio-politike dhe dinamikës së marrëdhënieve përtej asaj etnikes. Rreth kësaj, do të flas në më shumë detaje në vazhdimin e këtij artikulli.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni tekstin
Shënim: Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Emigracioni në Shqipëri të rinjë dhe rrjedhja e tr...
Konsensusi më i gjerë në Maqedoninë e 'Veriut' - p...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E premte, 23 Tetor 2020

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq