fbpx

EURO 2020 duhet të jetë shkëndija që do të ringjallë sportin profesional në Maqedoni

Prof. Dr. Ivan Anastasovski

Minas Bakalcev 400x500Suksesi i kombëtares së futbollit duhet të shërbejë si një kujtesë për kombin. Me një plan, investim dhe strategji të mirë, sportet profesionale në Maqedoni mund të dalin nga hendeku drejt së cilës po shkojnë.

Për të realizuar interesin kombëtar përmes sportit si një vlerë përgjithësisht e njohur me të cilën shteti përfaqësohet dhe afirmohet ndërkombëtarisht dhe forcohet vetëdija kombëtare, shteti duhet të marrë masat e duhura për të promovuar sportin kulmor. Për arsye që shpesh janë të një natyre objektive dhe, natyrisht, duke pasur parasysh realitetin që pasqyron pamundësinë për të njohur subjektivitetin nga ata që janë përgjegjës për të krijuar sportin kulmor, nëse ka dëshirë të promovohet koncepti i arritjeve më të larta në sport, duhet të kalohet nga sfera e "potencialit" të ndërtuar, në sferën e modelit sistematikisht të vendosur dhe të konsoliduar për veprime të mëtejshme në një drejtim cilësor.

Në muajt e fundit, Maqedonia po jeton ëndrrën që kanë ëndërruar gjenerata të tëra - momentin kur ne shohim ekipin tonë kombëtar në Kampionatin Evropian të Futbollit. Mos të harrojmë, ekipet tona kombëtare të hendbollit dhe basketbollit kanë bërë të njëjtin sukses më parë. Por fakti është se futbolli është "gjëja e dytë më e rëndësishme në botë" dhe kualifikimi i ekipit kombëtar është një histori e veçantë, madje një përrallë, e cila na solli gëzim, hidhërim, emocione dhe unitet kolektiv të kombit tonë si kurrë më parë.

Fillimet e ëndrrës kolektive

Nëse bëhet një retrospektivë e shkurtër e këtij suksesi historik të futbollit, duhet të theksohet vendimi i guximshëm menaxherial i drejtuesve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Igor Angelovski - Mrme, për ta caktuar atë si përzgjedhës të ekipit tonë kombëtar. Cili ishte suksesi i tij si menaxher me përvojë në fushën e futbollit? Ai së pari shkoi në Itali për të bindur ikonën tonë të futbollit Goran Pandev të kthehet në ekipin kombëtar dhe me njohuritë dhe përvojën e tij për të udhëhequr një brez të ri, i cili paraprakisht u kualifikua në Kampionatin Evropian të Futbollit për të rinj nën 21 vjeç drejt një sukses të ri kolektiv në sport. Duke vepruar kështu, filozofia e tij u bazua në ndërtimin e kohezionit dhe unitetit në ekipin kombëtar. Ishte një nxitje shtesë për ekipin që paraqet një reflektim të vendit tonë multietnik dhe multikulturor. Kjo filozofi e trajnerit mund të ilustrohet si një filozofi e myzeqarëve "të gjithë për një, një për të gjithë", energjia, emocioni, kohezioni i të gjithë ekipit, e cila padyshim pasqyrohet shumë qartë te të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Këtë e dëshmoi edhe publiku ynë sportiv, të gjithë të bashkuar dhe me një qëllim për ekipin e tyre kombëtar të futbollit. Në atë kuptim, nuk është ekzagjerim të thuash se nuk ka asnjë sferë tjetër shoqërore që mund të bashkojë qytetarët e saj në një masë të tillë pavarësisht nga orientimi i tyre etnik, fetar, religjiozr, gjinor, seksual dhe shoqëror siç ka bërë futbolli.

Kulmi i pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian të Futbollit të ekipit tonë kombëtar ishte vendimi i kapitenit dhe udhëheqësit Goran Pandev për t'u tërhequr nga futbolli. Sinqerisht, nuk ka moment më të mirë se ky për secilin sportist. Në minutën e 69-të, në ndeshjen e 69-të si kapiten, i gjithë kombi e duartrokiti (pavarësisht nëse jeni në stadium apo jo) dhe iu përkul atij, për atë që ka mundësuar të na dhurojë momente gëzimi, lumturie dhe ngazëllimi kolektiv. Por, një moment edhe më i rëndësishëm është kur kundërshtari, përmes kapitenit të tij, ju dorëzon një fanellë me numrin 122 si simbol i numrit të përgjithshëm të ndeshjeve që ka luajtur për ekipin tonë kombëtar.

Kampionati përfundoi, por si më tej

Është një fakt i pamohueshëm që futbollistët kanë shkruar histori, por çfarë më pas? A do t'i mbajmë vetëm kujtimet apo do të angazhohemi për arritje dhe sfida të reja sportive? Ka mundësi për shumë më tepër, qoftë në planin kombëtar ose në planin ekipor.

Është fakt rritja dhe zhvillimi i vazhdueshëm i sporteve në një nivel global, dhe ashtu duhet të jetë edhe te ne. Në mënyrë që një ekip kombëtar sportiv ose një ekip sportiv të bëjë ballë në elitën e sporteve, duhet një theks i rëndësishëm në vlerësimin global të talentëve sportivë dhe skautimin paraprakisht të organizuar të talentëve të rinj. Kjo mund të shpjegohet në këtë mënyrë: përmes mësimit gjatë gjithë jetës dhe menaxhimit të stafit në sport, e cila është: karriera sportive - periudha e adaptimit - karriera e skautimit - përvoja. Ky model është përdorur tashmë nga një legjendë tjetër sportive, lojtari i hendbollit Kire Lazarov dhe është një model i mirë për brezat e ardhshëm të sportistëve. Spektri i të mësuarit gjatë gjithë jetës së sportistëve, veçanërisht në pjesën e transferimit nga karriera sportive si një lojtar aktiv, në një karrierë të sistemit të skautimit sportiv bazohet kryesisht në përvojën individuale të individit, përmes procesit të adaptimit të njohurive personale.

Në atë drejtim, karriera profesionale e një profesionisti nuk përfundon me ndeshjen e fundit të luajtur. Ai, karrierën dhe përvojën e tij pas pensionimit duhet ta zhvendosë brenda sportit. Ose, thënë thjesht, Goran Pandev, Kire Naumov, Pero Antiç, Artim Shaqiri, Vlatko Iliveski, Darko Pançev dhe sportistë të tjerë me përvojë kanë detyrimin të vazhdojnë arsimimin e tyre në mënyrë që ta transferojnë atë përvojë në një brez të ri të talentëve sportivë, nga të cilët mund të presim suksese të reja sportive.

Roli i shtetit në sferën e sportit

Në thelb, bëhet fjalë për dy segmente, marrëdhëniet ekonomike ose financimin në sport, dhe ndërtimin e një infrastrukture moderne sportive.

Në fakt, pa financim paraprak të sporteve, posaçërisht në sportet profesionale dhe ndryshimin e sistemit të menaxhimit në sport, nuk mund të pritet që të arrijmë në nivelin për të ndërtuar një infrastrukturë moderne sportive dhe të krijojmë kushtet e nevojshme për futjen e profesionalizmit sportiv.

EURO2020 treba da bide iskrata sto ke go zivne profesionalniot sport vo MakedonijaBurimi: uefa.com

Marrëdhënia ekonomike midis shtetit - sportit - menaxhimit të sportit sot është një pjesë e pandashme dhe e rëndësishme e cila gjithashtu nënkupton një gamë të gjerë aktivitetesh, veçanërisht në fushën e financimit dhe investimeve në sport. Si një fenomen planetar, sporti dhe veçanërisht pjesa e tij e rëndësishme, menaxhimi i sportit përmban në vete një mori interesash ekonomike, politike, sociale dhe kombëtare. Kjo për faktin se çështja e zgjidhjes sistematike të marrëdhënieve në sport dhe menaxhimit sportiv është thelbësore për çdo vend. Meqenëse sporti është një pjesë sociale e çdo vendi, ai ka një detyrim të garantojë zhvillimin e sportit përmes organizimit dhe menaxhimit të tij institucional. Teoria e marrëdhënieve ekonomike (Libri - Parimet e menaxhimit bashkëkohor sportiv, botimi në internet 2021, f. 49) si dhe mbështetja e sportit, dhe menaxhimit të sportit nga shteti zhvillon dy modele të financimit si në vijim:

  1. Mbështetja e drejtpërdrejtë - sigurimi i fondeve nga sektori publik (shtetëror) që vijnë nga buxhetet (shtetërore dhe komunale), të cilat mund të jenë në formën e subvencioneve, fondeve shtetërore, bursave për sportistë të talentuar, etj. (model nga koha e socializmit), dhe
  2. Mbështetja indirekte - sigurimi i financave nga sektori privat me përfitime për investime në sporte në bazë të një mundësie ligjore për lehtësime tatimore, e cila është një mundësi për të reklamuar një produkt ose markë. Ky model gjithashtu nënkupton mbështetjen e sporteve përmes pjesës së përgjegjësisë shoqërore të ndërmarrjes (modeli sipas sistemit kapitalist).

Kur bëhet fjalë për infrastrukturën sportive, para së gjithash mendohet në ndërtimin e një kompleksi sportiv në varësi të qëllimeve të federatës sportive, klubit sportiv dhe të ngjashme. Kjo duhet të jetë një detyrë prioritare e çdo menaxhimi profesional sportiv të klubeve, ku shteti ka për detyrë të krijojë vazhdimisht kushte dhe të motivojë sektorin privat për të drejtuar kapitalin e tij në ndërtimin e një infrastrukture moderne sportive. Qëllimi kryesor i një qendre të përshtatshme ose moderne sportive është një bazë profesionale për trajnim ose kamp trajnimi përmes të cilit do të krijohen sportistë kulmor në të ardhmen. Pa një infrastrukturë të duhur sportive, është shumë e vështirë të presësh talentë të rinj sportivë, veçanërisht pasi sot, në kushtet e globalizimit, talentët e rinj sportivë në një fazë të hershme të angazhimit të tyre sportiv largohen nga vendi ynë dhe dikush tjetër formon karrierën e tyre sportive.

Si sqarim, Qeveria e RMV-së në periudhën prej vitit 2008 e deri më tani ka ndërtuar 35 salla sportive, që nuk është një kompliment, sepse këtu po flasim për një periudhë prej 13 vjetësh. Këto janë salla sportive që kryesisht u janë dhënë në përdorim shkollave ​​fillore ose komunave ku ato janë ndërtuar. Sipas disa vlerësimeve, sallat sportive ekzistuese të ndërtuara kanë një problem në pjesën e menaxhimit, e cila nga ana tjetër reflekton në mirëmbajtjen e atyre objekteve sportive, dmth shumica e këtyre sallave sportive janë në gjendje të dobët, gjë që kërkon një mënyrë ndryshe të menaxhimit.

Kishte gjithashtu një projekt për të ndërtuar palestra shkollore, të cilat qeveria e mëparshme i filloi në vitin 2009, por sipas raportit të auditorit shtetëror, ai aktivitet është zbatuar pjesërisht. Njëmbëdhjetë vjet pas fillimit të projektit deri vitin e kaluar, sipas auditit të performancës, kanë përfunduar vetëm 52 përqind e punëve të planifikuara, respektivisht janë ndërtuar 76 nga gjithsej 145 salla të planifikuara nëpër shkolla, të cilat janë nën juridiksionin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Por ajo që në të vërtetë mund të quhet një qendër sportive që është nën juridiksionin e shtetit është QRS Boris Trajkovski. Gjithashtu komplekset sportive që mund të përmbushin standardet për arritjen e rezultateve më të mira sportive dhe formimin e sportistëve kulmorë janë Jane Sandanski si dhe komplekset e KF Vardar dhe Federata së Futbollit të Maqedonisë, të cilat janë të destinuara ekskluzivisht për futboll.

Filozofia e organizimit të një akademie sportive për suksese sportive në të ardhmen

Organizimi dhe zotërimi i një akademie sportive nuk është thjesht një lojë, biznes dhe trajnim, por përkundrazi, një lloj filozofie e të jetuarit dhe mënyrë e sjelljes.

Filozofia e ndërtimit të një akademie sportive përmes sistemit të kualitetit kundrejt kuantitetit synon të sjellë përfitime për çdo klub sportiv në vendin tonë në shumë aspekte (aspektin financiar, rezultativ, social, sportiv, etj.).

Aspektet kryesore për realizimin e këtij propozimi

1: Krijimi i lidhjes midis ekipit të parë dhe akademisë - një nga përgjegjësitë shumë të rëndësishme është instalimi i strukturave të nevojshme që do të mundësojnë lidhjen e akademisë me ekipin e parë. Vetëm kjo do të sigurojë një rrugë të qartë (përzgjedhje kalimtare) për secilin talent sportiv përmes skautimit brenda vetë akademisë sportive.

2. Bashkimi i pikave - segment dhe sfidë përmes së cilës janë të lidhur të gjitha departamentet brenda akademisë sportive, në mënyrë që të gjithë aktorët dhe ekspertët e sportit të harmonizohen dhe të përpiqen të arrijnë një qëllim të përbashkët.

3. Vendosja e sistemit të kualitetit përpara kuantitetit - vetëm cilësia sjell sukses. Kjo kërkon harmonizimin e orëve të punës së ditës dhe orëve që një talent sportiv duhet të kalojë në kuadër të një akademie sportive. Detyrat që administrata profesionale e sporteve në akademi duhet të japë në mënyrë profesionale, duhet të maten përmes cikleve të përgjigjeve (feedback) dhe vlerësimit të vazhdueshëm të detyrave të përfunduara kundrejt detyrave të papërfunduara.

4. Nga qasja individuale në qasje ekipore - është i konsiderueshëm dallimi në mënyrën e të menduarit nga qasja individuale në qasjen ekipore, është një nga sfidat më të mëdha për secilin individ në akademi. Krahasuar me sportet individuale, ato janë gjithmonë të përqendruara tek individi, që në një farë mënyre do të thotë trajtim më i mirë, dhe kështu cilësi më e mirë. Në sportet ekipore, puna ekipore është dominuese, por gjithmonë duhet të përpiqeni ta drejtoni individin të përshtatet me qëllimet e përgjithshme në planin sportiv.

5. Sport dhe edukim - prindërit e talentëve të rinj nuk duhet të vijnë në pozicion që të zgjedhin midis talentit të tij ose të saj në akademinë sportive dhe aftësisë së tyre për t'u shkolluar, arsimuar dhe fituar një diplomë. Kjo është arsyeja pse vetë akademia sportive duhet të ofrojë një rrugë të kombinuar: edukim - trajnim - arsimim. Kjo është shumë e rëndësishme sepse prindërit gjithmonë do t'i japin përparësi pjesës së arsimit, kështu që atyre duhet t'u ofrohet një rrugë që ata të jenë të lumtur për rrugën që do të ndjekin fëmijët e tyre.

6. Të inkurajohet dashuria për sportet dhe lojërat - gjithmonë talentët e rinj në një akademi sportive duhet të shfaqin pasionin për lojën dhe garën si një lloj qëllimi personal. Të rinj të caktuar gjithmonë do të përpiqen të bëhen sportistë profesionistë, si një lloj profesioni në jetë. Por ia keni borxh vetes që të mbillni te të gjithë anëtarët e akademisë dashurinë për sportin dhe lojërat.

Si një përmbledhje e gjithë asaj që është shkruar më lart, është fakti se të gjitha sukseset e fundit sportive, veçanërisht në sportet ekipore, duhet të inkurajojnë shtetin të fillojë të mendojë në të ardhmen, kryesisht përmes institucioneve të tij kompetentë, për të bërë ndryshime në ligje të caktuara në lidhje me sportin dhe të bëjnë reforma strukturore, veçanërisht në fushën e profesionalizimit dhe menaxhimit të sportit tonë. Para së gjithash, mendohet për pjesën e financimit të sportit profesional (kulmor), i cili me modelin aktual të financimit përmes kuponëve vështirë se mund të jetë krah për krah me sportin cilësor evropian.

Kuponi tani për tani jep rezultate të mira në aspektin sportiv të vendit, por gjithsesi nuk është e mjaftueshme që klubet tona sportive të garojnë në skenën evropiane. Gjithashtu, ndryshimet duhet të ndodhin në fushën e menaxhimit të sportit, respektivisht shteti duhet të formojë një organ të veçantë brenda Agjencisë për Rini dhe Sport me një profil serioz profesional në fushën e shkencave të sportit, ekonomisë dhe shkencave juridike për licencimin e individëve që do të administronin me sportet, pavarësisht nëse bëhet fjalë për klub sportiv apo federatë sporti. Menaxheri i licencuar i sporteve të jetë për një periudhë tre vjeçare.

Në fund, ndryshimet duhet të shkojnë në drejtimin që të gjitha klubet sportive (ata që kanë pronësi mbi fushat sportive) të punojnë në përmirësimin e kësaj infrastrukture, gjë që do t'u sillte atyre disa përfitime financiare nëse përmirësojnë rregullisht infrastrukturën e tyre sportive.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Bashkimi Evropian para kovid pasaportave të harmon...
Faktet alternative dhe teoritë e konsiparcionit në...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E hënë, 25 Tetor 2021

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq