fbpx

Gjyqësia kroate mbron shkelësit me gjykime të turpshme - veçanërisht ata në pozitat e pushtetit

Bojana Guberac

Bojana Guberac 400x500Rasti i Mara Tomasheviç, i cili në vitet e fundit i ka pushtuar mediat, përshkruan gjallërisht se si gjyqësori kroat, pavarësisht fitores së fundit të sektorit civil, vazhdon të mbrojë shkelësit - veçanërisht ata në pozicionet e pushtetit. Sidoqoftë, problemi i dhunës ndaj grave në Kroaci është shumë më i thellë dhe qëndron në modelet patriarkale që natyrisht, janë të vështira të zgjidhen.

Kështu është në martesë

"Kështu është në martesë" është një nga fjalitë më të turpshme të shqiptuara në hapësirën publike të historisë së fundit të Kroacisë. Është shumë më e turpshme që një grua në pozitë pushteti e tha këtë në vitin 2018 kur ju përgjigj pyetjes së gazetarit a nuk është për çudi që gruaja e prefektit të qarkut Pozheg Sllavonija, Aljoz Tomasheviç, pasi tregimi për një dhunë të gjatë familjare kishte dalë në publik, e tërhoqi padinë kundër bashkëshortit të saj të dhunshëm dhe politikan. Zotëruesja e kësaj fjalie mizore dhe të turpshme është Ministrja e shkarkuar e demografisë, familjes, rinisë dhe politikës sociale, Nada Murganiç, e cila më pas shtoi se nuk i takonte asaj të vlerësonte "a është e çuditshme, por që ata duhej ta zgjidhnin këtë më herët brenda marrëdhënieve të tyre familjare".

Sa thellë është e rrënjosur Kroacia në patriarkat i cili shkel gratë si në mënyrë figurative ashtu edhe fjalë për fjalë, që mund të shihet në shembullin e ish ministres. Të dëgjosh një ministër të familjes të thotë se dhuna duhet të qëndrojë brenda familjes tingëllon plotësisht sureale, alanfordiane. Vetëm se vështirë do të mund të qeshnim me fjalët e saj. Karakteri i Nada Murganiç përfaqëson shumë më tepër se vetveten; tregon se sa tmerrësisht shumë gra në Kroaci janë kaq të indoktrinuara me modelet patriarkale sa nuk janë më në gjendje as t'i njohin ato. Sigurisht, nëse supozojmë se Murganiç nuk ishte në dijeni të peshës dhe përgjegjësisë së asaj që tha.

Viktimizimi dytësor

Turpërimi i viktimës është një nga faktorët kryesorë pse gratë nuk raportojnë dhe/ose flasin për dhunën. Duket pak donkishotiane të theksosh vazhdimisht se viktima nuk ka për çfarë të turpërohet. Turpin duhet ta ndiejë gjithmonë abuzuesi. Turpi, nën supozim se është e arsye e shëndoshë që atë do duhej ta ndjejë e gjithë shoqëria. Por kjo kryesisht nuk ndodh. Ndodh që gratë në Kroaci shpesh përjetojnë viktimizim dytësor, shpesh nga rrethi më i ngushtë i familjes.

Çështja është e njëjtë me Mara Tomasheviç, e cila deklaroi se vajza e saj dhe një pjesë e të afërmve të saj e penguan për vite me radhë të raportonte prefektin e qarkut Pozheg-Slavonia.

Vendim i turpshëm akoma më i turpshëm

Për fat të mirë, padia e saj e tërhequr nuk do të thoshte shumë, duke marrë parasysh se këto ishin vepra penale që ndiqeshin sipas detyrës zyrtare, kështu që procedura nuk është e përfunduar. Ky tregim mori epilog ligjor në dhjetor 2020 dhe një herë dëshmoi se gjyqësori kroat, megjithëse jo në mënyrë deklarative, mbron abuzuesit. Dënimet për dhunën në familje dhe dhunën në përgjithësi janë kryesisht të turpshme ose jo ekzistuese, sepse duket pothuajse e pamundur që e njëjta gjykatëse ose gjykatës të lexojë arsyetimin e vendimit dhe të shqiptojë dënimin.

Tomasheviç u dënua me dhjetë muaj dënim me kusht për vite të abuzimit fizik dhe mendor të gruas së tij Mara. Dhe gjykatës, duhet shtuar, ju deshën katër vjet për të marrë vendim. Në ato katër vite ferri, Tomasheviç nuk dha dorëheqje nga pozita e prefektit, megjithëse Kryeministri Andrej Plenkoviç këmbënguli për të në publik. Megjithëse si opozita ashtu edhe sektori civil kërkuan heqjen e Tomasheviç nga posti i prefektit, fjalën e fundit e kishte kalbësia dhe mungesa e legjislacionit. Me fjalë të tjera, sistemi dhe ligjet e mbrojnë Tomasheviçin.

Ligji specifikon që mandati i prefektit mbaron nëse ai jep dorëheqje, nëse me vendim të plotfuqishëm gjyqësor i hiqet aftësia për punë, nëse me vendim të plotfuqishëm gjyqësor dënohet me burg më gjatë se një muaj, nëse nuk jeton më brenda qarkut, nëse nuk është më shtetas kroat dhe nëse ndërron jetë. Duke qenë se prefekti i shprehu mosbindje kryeministrit dhe e bëri publike që ai nuk synon të japë dorëheqje, duke folur ligjërisht, tërheqja e prefektit mund të arrihet vetëm përmes një referendumi, por kjo nuk ka ndodhur për vite me radhë.

Sipas ligjit, vendimi për shkarkimin e prefektit mund të miratohet nëse shumica e votuesve në referendumin që do të votojnë për shkarkimin e tij dhe ky numër të arrijë të paktën një të tretën e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën e zgjedhësve. Duhet theksuar këtu se pjesëmarrja në Kroaci është jashtëzakonisht e ulët, në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan më pak se gjysma e qytetarëve (46.85 për qind). Në praktikë, do të ishte pothuajse e pamundur që një e treta e votuesve të shkojnë në referendum dhe të votojnë për shkarkim. Edhe pa referendumin, prefektit mund t'i "këputeshin fijet" duke mos ja mbështetur Propozim buxhetin të paktën për vitin 2021, por as kjo nuk u bë. Pas kësaj, portali lokal 034, para se të votohej buxheti, pyeti kryetarin e këshillit të HDZ-së, të Qarkut Pozheg-Slavonia, Zheljko Glaviç, nëse Klubi i Përfaqësuesve të HDZ-së, do të mbështeste buxhetin e propozuar.

Sudovite vo Hrvatska besramno gi stitat zlostavuvacite osobeno onie na pozicii na mokBurimi: zadovoljna.dnevnik.hr

Në përgjithësi, Glaviç tha se nuk ishin përkrahës të Tomasheviçit, por se do ta mbështesin, të paktën për sa i përket buxhetit. Duket krejtësisht e çmendur dhe kontradiktore dhe e vetmja gjë më e çmendur se ajo mund të jetë fakti që kryetari i Klubit i HDZ-së, së Kuvnedit të Qarkut Pozheg-Slavonia është Marijan Aladroviç, ish Prefekti i Qarkut Pozheg-Slavonia dhe babai i Josip Aladroviç, Ministri i Punës dhe Sistemit Pensional i cili nga korriku i vitit 2020 ka nën autoritetin e tij politikën familjare dhe shoqërore. Elem, babai i ministrit i cili nën autoritetin e tij ka familjen dhe kështu luftën kundër dhunës në familje, pra edhe një herë i mundësoi Tomasheviçit shumicën në Kuvend. Ujku i ngopur, delet në numër, do të thuhej në popull.

Iniciativa #spasime (më shpëto) ka çuar në dënime më të ashpra për dhunën

Ministri i Drejtësisë Ivan Malenica duke komentuar rastin njoftoi, për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet Lokale, do të përfshijë veprën penale të dhunës në familje si një pengesë për të garuar në zgjedhjet lokale. Shtrohet pyetja se a do të kishte ndodhur njoftim i tillë po të mos kishte pasur presion të fortë nga sektori civil, i cili në dy vitet e fundit ka sjellë një rreze drite në anën e errët të gjyqësorit kroat. Vërtet një rreze, sepse statistikat janë të pamëshirshme dhe thotë se çdo e treta grua në Kroaci është viktimë e dhunës në familje.

Për të krijuar një pasqyrë të plotë të performancës së sektorit civil, është e nevojshme të kthehemi në vitin 2019, në kohën kur u përmend Ministrja e Demografisë, Familjes, Rinisë dhe Politikës Sociale Nada Murganiç. Në atë kohë në ishullin Pag ndodhi një rast i pashembullt i dhunës në familje i cili tronditi publikun kroat. Babai hodhi katër fëmijët e tij të mitur nga ballkoni i shtëpisë së familjes. Ky akt i tmerrshëm zbuloi të gjitha problemet themelore të sistemit të mirëqenies sociale për një çështje që për vite me radhë dukej se absolutisht s’është gjë.

Ishte ky krim që e shtyu aktoren, skenaristen dhe autoren Jelena Veljaça për krijimin e nismës qytetare # SPASIME (më shpëto), aktivitetet e së cilës synojnë sensibilizimin e publikut dhe institucioneve përkatëse mbi problemin e dhunës në familje dhe mbrojtjen joadekuate të viktimave. Në më pak se pesë ditë më shumë se 30,000 njerëz u bashkuan me lëvizjen në Facebook.

Por kësaj here nuk ndodhi luftë dhe mbeti vetëm në Facebook. Iniciatorët e lëvizjes ndërmorën hapa konkrete, u zhvilluan protesta në qytetet kryesore të Kroacisë dhe marrëveshja me Kryeministrin Andrej Plenkoviç, Ministrin e atëhershëm të Drejtësisë Drazhen Boshnjakoviç dhe Ministren e Demografisë Vesna Bedekoviç ishte thelbësore gjatë së cilës janë bërë ndryshimet e nevojshme legjislative.

Deri atëherë, në ligj i kemi pasur marrëdhënie e famshme seksuale pa pëlqim, si një vepër penale e diskutueshme që në Kodin penal të atëhershëm ishte e ndarë nga përdhunimi. Nga viti 2020, më në fund i quajmë gjërat me emrat e tyre të vërtetë, të paktën për sa i përket përdhunimit. Marrëdhënie seksuale pa pëlqim është hequr. Përveç kësaj, dënimi për përdhunim është rritur nga minimum një vit në minimum prej tre vjet burg. Dënimi maksimal ende mbetet dhjetë vjet. Përdorimi i çdo force fizike ndaj një anëtari të familjes pas së cilës ndodhi një lëndim - një mavijosje ose çfarëdo lëndim i rëndë - sot është një vepër penale, e dënueshme nga një deri në tre vjet burg dhe nuk trajtohet më si kundërvajtje. Shtyrja ose shkulja pas së cilës nuk ka ndodhur asnjë lëndim trupor do të vazhdojë të sanksionohet si kundërvajtje dhe do të dënohet me gjobë prej 2,000 kuna (265 euro), deri në 90 ditë burg, por nëse një vepër e tillë përsëritet në familje, autori do të ndiqet penalisht sipas Kodit penal i dhunës në familje, i cili gjithashtu mbart një dënim prej një deri në tre vjet burg.

Në fund të vitit 2020, Jelena Vlejaça e ftuar në një podkast në portalin Lupiga, njoftoi se Ministri aktual i Drejtësisë, Ivan Malenica, i kishte treguar se qeveria e Andrej Plenkoviç kishte në plan themelimin e një gjykate familjare gjë që sigurisht do t'ua bënte më të lehtë viktimave të dhunës të luftonin për drejtësi. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për gjyqësorin kroat, vështirë se mund të jemi optimistë dhe të besojmë se krijimi i një gjykate familjare do të sjellë ndryshime rrënjësore.

Kjo dëshmohet nga rasti i Mara Tomasheviç, i cili nxori në sipërfaqe të gjitha rrënojat, themelet mbi të cilat u ndërtua shteti kroat. Ai vërtetoi se krimet kalojnë edhe kur keni mbështetjen e medias dhe sektorit civil, dhe më e rëndësishmja - ligjin në anën tuaj.

Për një përshtypje të plotë të qëndrimit të shtetit kroat mbi dhunën ndaj grave, pa kaluar përtej çështjes së Mara Tomasheviç, mjafton të kujtojmë momentin e çuditshëm kur Alojz Tomasheviç, tashmë i akuzuar për dhunë në familje dhe kur publiku ishte tashmë i njohur mirë me rastin, mori pjesë në emisionin "Lijepom našom"(E bukura e jonë), një nga emisionet më afatgjata dhe më të shikuara të Radiotelevizionit Kroat. Abuzuesi i raportuar këndoi dhe u gëzua në televizionin e paguar nga qytetarët e Kroacisë dhe njerëzit e duartrokitën. Dhe kjo është ajo pasqyrë e trishtueshme, por e vërtetë e bukuroshes sonë.

Është koha për të futur Edukimin qytetar në të gjitha shkollat

Në mënyrë që gjërat të ndryshojnë vërtet për mirë në Kroaci, si dhe pothuajse në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë - situata është shumë më e keqe në Serbi, për shembull, është e nevojshme të ndryshohet paradigma e njerëzve bazuar në modelet patriarkale. Do të ishte një hap vendimtar futja e Edukimit qytetar si një lëndë e detyrueshme në të gjitha shkollat. Të rinjtë duhet të zhvillojnë të menduarit kritik bazuar në parimet e demokracisë në të cilën gratë nuk portretizohen si "dytësore". Kjo sigurisht që do të ndryshojë ngadalë qëndrimin ndaj dhunës. Sepse çdo herë që nuk reagojmë ndaj dhunës, kur nuk e dënojmë atë sepse nuk na ndodh neve dhe kur nuk u mësojmë fëmijëve që në moshë të vogël se sa është dhuna e papranueshme - në mënyrë të heshtur mbështesim dhunën dhe krijojmë një shoqëri dhune.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Shuarja në heshtje e mbështetjes financiare për le...
Ballkani Perëndimor në "luftën" kundër ndotjes së ...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E shtunë, 04 Dhjetor 2021

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq