fbpx

(mos)Interesimi i të rinjve për politikë

Dimitar Hristov

Dimitar Hristov 400x500Nëse partitë politike duan një rini të fortë, atëherë partitë duhet t'i përshtaten kësaj epoke moderne ku të rinjtë jetojnë dhe të braktisin disa nga format e tyre të vjetruara të rekrutimit të kuadrove. Organizatat e tjera qytetare mund të rrisin vetëdijen e të rinjve për jetën politike duke krijuar punëtori, kurse të shkurtra dhe ngjarje publike me diskutantë të njohur, ku të rinjtë do të jenë edhe më të vetëdijshëm për forcën dhe fuqinë e tyre që kanë në shoqëri.

Sipas përkufizimit, kultura politike është futja e rendit në jetën politike, respektivisht në sferën publike, dhe ajo ka një ndikim vendimtar se kah do të lëvizin si individët, ashtu edhe shoqëria si e tërë, dhe në fund të fundit edhe shteti. Cilësia e rendit shoqëror varet nga niveli i kulturës politike. Partitë politike dhe organizatat joqeveritare kanë ndikimin më të madh në formimin e kulturës politike të një shoqërie. Prandaj, ata janë aktorët më të rëndësishëm dhe më të përgjegjshëm në formimin dhe ruajtjen e nivelit të kulturës politike të individit dhe shoqërisë në tërësi.

Së pari, njerëzit e shohin sjelljen e politikanëve, pastaj të njëjtën sjellje e përdorin edhe vetë. Kjo sepse për çdo ditë, vendin kryesor në ekranet televizive dhe mediat e tjera e marrin aktorët kryesorë politikë, e jo analistët dhe akademikët që mund të japin një mendim neutral të mbështetur në fakte. Sipas organizatës joqeveritare ,,Civil“, kultura politike është në një nivel të ulët, sepse bisedat dhe debatet midis personazheve kryesorë në politikë janë shndërruar në grindje dhe akuza, kurse zgjidhje pothuajse nuk ka asnjëherë. Për shkak se të rinjtë janë forca lëvizëse e shoqërisë të një vendi, shkalla e kulturës politike dhe interesi i tyre për politikën në përgjithësi mund të ndryshojë imazhin e jetës politike në vendin tonë.

Sipas një studimi mbi të rinjtë e Maqedonisë së Veriut nga viti 2018 dhe 2019, vetëm 20.9% e të rinjve besojnë se interesat e tyre përfaqësohen mirë ose shumë mirë në politikën kombëtare. Në këtë kontekst, faji mund të vihet në mënyrën se si të rinjtë informohen për ngjarjet politike në Maqedoni. Sipas analizës nga i njëjti studim nga më parë, kemi të dhënat e mëposhtme të shprehura në përqindje.

Mladinska politicka nezainteresiranost 2

Nga grafiku më sipër, mund të arrijmë në përfundim se të rinjtë, për politikën dhe ngjarjet politike më së shumti informohen nga interneti. Problemi këtu është se është shumë e vështirë të zbulohen lajmet e rreme që qarkullojnë në internet, gjë që çon në dizinformim jo të plotë ose në disa çaste të plotë. Një fakt shqetësues është se shumë pak të rinj diskutojnë me rrethin e ngushtë të familjes ose miqtë në lidhje me politikën. Sipas mendimit tim, pikërisht diskutimi i shëndetshëm në rrethin e familjes dhe miqve mund të ndërtojë një kulturë të fortë politike midis të rinjve.

Lidhur me anëtarësimin në parti politike ose organizata joqeveritare, rreth 40% e të rinjve kanë një qëndrim pozitiv ndaj pjesëmarrjes joformale në politikë. Kjo pasi një numër i madh i të rinjve janë të zhgënjyer, sepse në institucionet kryesore politike ata janë shumë pak ose nuk janë të përfaqësuar fare. Sipas analizës së fundit të Fondacionit Vestminster (Westminster Foundation), pothuajse gjysma e programeve të partive politike ofrojnë shumë pak ose asnjë masë përkatëse për të rinjtë. Për më tepër, programet zgjedhore ndryshojnë pak në thelbin e tyre, pavarësisht nga cila parti vijnë, fusha apo këndvështrimi ideologjik, që tregon një hapësirë ​​të mundshme për bashkëpunim politik, në interes të rinjve dhe të ardhmes së tyre në vend. Për shkak të kësaj, gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin të bashkohen me organizatat joqeveritare dhe shoqatat e tjera që nuk marrin një anë të politikës, sepse sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë që të dëgjohet zëri i tyre.

Mladinska politicka nezainteresiranost 1Burimi: slobodenpecat.mk

Sipas profesoreshës Karakamisheva, „edukimi politik, trajnimi, përvetësimi i njohurive të reja u sjell të rinjve forcë për suksese politike, por ata nuk duhet t'i shohin këto forume si mënyra e vetme për të ardhur në një kolltuk politik, ose për të qenë më afër liderit. Vartësia nuk është një kategori demokratike. Për më tepër, nuk mund dhe nuk duhet të jetë një mjet i përdorur nga i riu për të fituar privilegje politike. Nga ky qëndrim i profesoreshës Karakamisheva, arrijmë në përfundim se të rinjtë do të merrnin pjesë në një parti politike ose do të kryenin një funksion partiak, vetëm nëse ata do të kishin ndonjë përfitim personal.

Pas këtyre të dhënave, ne mund t'iu kthehemi të dhënave nga studimi i mëparshëm mbi të rinjtë, kësaj here mbi temat e kryerjes së funksionit politik dhe jehonës së të rinjve në votime. Në pyetjen nëse të rinjtë do të pranonin një funksion politik, vetëm 12% e të anketuarve do ta pranonin atë me siguri, gjë që tregon mosbesimin e madh të rinjve për partitë politike. Nga grafiku më sipër, mund të konkludojmë se të rinjtë janë skeptikë për marrjen e një funksioni në politikë, dhe kjo për shkak të besimit të ulët në institucionet e brendshme politike dhe partitë politike.

Analiza përfundimtare para konkludimit përfundimtar do të jetë në lidhje me shkallën dhe interesin për dalje dhe votim në zgjedhje. Meqenëse rezultatin kryesor të kulturës politike e shohim në zgjedhje, ky fakt është më i rëndësishëm në lidhje me këtë temë që po e shtjellojmë. Këtu, rezultatet janë si në vijim:

Mladinska politicka nezainteresiranost 3

Sipas këtyre rezultateve, të rinjtë përfundimisht do të dalin në votime, sepse besojnë se kjo është mënyra e vetme që ata mund të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve. Lëvizja për rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje, megjithatë po jep rezultate. Siç thonë Hristova dhe Cekiç nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), disa nga arsyet e kësaj përqindjeje të lartë ndoshta i referohen politizimit të tepruar, ose më saktësisht "partizanizmit" të shoqërisë. Të rinjtë, si dhe popullata në përgjithësi, shohin në partitë politike një të ardhme të sigurt dhe një garanci për punësim, kështu që disa prej tyre ka të ngjarë të votojnë në zgjedhje në pritje të ndonjë përfitimi të ardhshëm të premtuar nga aktivistët e partisë që agjitojnë pikërisht në këtë mënyrë. Shumë skandale, të tilla si ai në të cilin pjesëmarrësit e "Revolucionit Shumëngjyrësh" zënë një vend pune, i tregojnë publikut se kjo dukuri nuk i referohet rasteve të izoluara, por është një dukuri masive.

Nga hulumtimi dhe provat e mësipërme, mund të arrijmë në konkludim se të rinjtë janë të interesuar për politikë dhe angazhim politik, por këto të shprehen përmes organizatave joqeveritare, e jo partive politike dhe organizatave rinore politike. Të rinjtë që janë të interesuar për politikë vendosin për një hap të tillë, anëtarësimin në organizata joqeveritare, sepse kemi një numër të madh të tillë dhe madje më saktësisht, të gjitha këto organizata zakonisht i referohen një qëllimi specifik, për shembull siç janë ekologjia, arsimi, mbrojtja sociale e familjeve të rrezikuara, puna me fëmijë me autizëm, socializimi i njerëzve me Sindromën Daun dhe një milion organizata të tjera të ngjashme.

Për më tepër, organizatat joqeveritare ofrojnë mundësinë për bashkëpunim ndërkombëtar, i cili është një njohje e madhe dhe kënaqësi personale për çdo të ri. Një avantazh tjetër për organizatat joqeveritare është se ato janë specifike dhe kanë "politika" konkrete, ndërsa partitë politike janë më të gjera dhe mbulojnë fusha më të gjera të jetës së njerëzve. Arsyeja e fundit që unë do të citoja këtu në lidhje me shmangien e anëtarësimit në një parti politike është se anëtarësimi në parti politike është një "temë tabu" për pjesën më të madhe të shoqërisë, respektivisht të rinjtë që janë aktivistë për ndonjë parti politike menjëherë etiketohen, nënvlerësohen dhe thonë se ata janë atje vetëm për të gjetur një punë të sigurt dhe nuk kanë ndonjë qëllim tjetër në jetë.

Sipas mendimit tim, nevojitet edukim plotësues i të rinjve që në moshë të re, gjegjësisht në arsimin fillor, mbi karakteristikat e sistemeve politike demokratike dhe rolin e qytetarëve në to, dmth mundësitë për pjesëmarrje politike dhe ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet që kanë pika të përbashkëta me ata. Pastaj një demarkacion i qartë i ideologjive politike dhe qëllimeve të tyre. Paralelisht me këtë, për të rritur interesin e të rinjve në politikë, partitë politike duhet të përfshijnë të rinjtë në proceset e vendimmarrjes, veçanërisht në nivelin lokal dhe për temat me interes për ta, duke forcuar mundësitë ekzistuese institucionale për pjesëmarrjen e të rinjve në politikë, veçanërisht përmes përdorimit të mediave moderne dhe mjeteve të teknologjisë së informacionit.

Kjo mund të bëhet duke promovuar politikën me video të shkurtra në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram, dhe së fundmi TikTok ku të rinjtë janë aktivë aty në shumicën e kohës. Nëse partitë politike duan një rini të fortë, atëherë partitë duhet t'i përshtaten kësaj epoke moderne ku të rinjtë jetojnë dhe të braktisin disa nga format e tyre të vjetruara të rekrutimit të kuadrove. Organizatat e tjera qytetare mund të rrisin vetëdijen e të rinjve për jetën politike duke krijuar punëtori, kurse të shkurtra dhe ngjarje publike me diskutantë të njohur, ku të rinjtë do të jenë edhe më të vetëdijshëm për forcën dhe fuqinë e tyre që kanë në shoqëri.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

„Ballkani i Hapur“ i përçau shqiptarët
Eksperimenti Afgan dhe dështimi i liberaldemokraci...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E hënë, 25 Tetor 2021

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq