fbpx

Mundësia e humbur e mediave për të hedhur dritë mbi dhunën me bazë gjinore

Elena Gagovska

Elena Gagovska 400x500Mos zgjidhja e rastit, madje një vit pas zbulimit të tij aktivizon publikun, sepse rrënohet iluzioni në lidhje me atë se autoritetet punojnë për zgjidhjen e rastit.

Dhuna mbi bazë gjinore është një nga format e rralla të dhunës ku faji shpesh kërkohet tek vetë viktima. Përkatësisht, vajzat dhe gratë që zakonisht janë viktima të kësaj dhune shpesh paraqiten në diskurset sociale dhe nga mediat si pjesërisht ose plotësisht fajtore për atë që u ndodh. Ky akuzim i viktimave të dhunës me bazë gjinore është rezultat i matricave seksiste dhe vlerave patriarkale që justifikojnë dhunën seksuale dhe i shohin viktimat me dyshim për shkak të gjinisë së tyre, pikërisht ajo që ndodhi me viktimat e “Javna Soba”.

Shpërndarja skandaloze e përmbajtjeve eksplicite 

"Javna Soba" ishte vepër penale dhe një skandal i madh i dhunës me bazë gjinore, por jo të gjithë e perceptuan rastin si të tillë. Rrjetet sociale ishin të mbushura me narracione problematike që dënonin viktimat e “Javna Soba” për mënyrën se si ishin fotografuar, kujt ia kishin dërguar fotografitë e tyre, pse kishin profile të hapura në Instagram etj. Me fjalë të tjera, shumë fajësuan viktimat për faktin se ishin viktima dhe mbulimi mediatik i rastit shpesh nuk ndihmoi në largimin e këtij narracioni të dëmshëm.

Si përkujtim i shkurtër, "Javna Soba" ishte çet grup me mijëra anëtarë (meshkuj) të aplikacionit të koduar Telegram që u shfaq fillimisht në vitin 2020 dhe më pas përsëri në vitin 2021, në të cilin shpërndaheshin fotografi dhe video private me përmbajtje eksplicite dhe pornografike, profile të mediave sociale, numra telefoni dhe të dhëna të tjera personale të grave dhe vajzave nga Maqedonia e Veriu, pa pëlqimin e tyre. Në nëntor, 2021 u publikua Raporti për mbulimin mediatik të temave që kanë të bëjnë me komunitetin LGBTI dhe dhunën me bazë gjinore nga Koalicioni Margini. Unë, shkruaja studimin për rastin "Javna Soba", në të cilin bëra një analizë krahasuese midis mbulimit mediatik të "Javna Soba" në vitin 2020 krahasuar me vitin 2021.

Senzacionalizëm mediatik 

Në vitin 2020, dominon narracioni që fajëson në mënyrë implicite viktimat duke mos përdorur terminologji të saktë që i përkufizon aktivitetet në grup si vepra penale, as nuk ka kufij të qartë se kush është dhunuesi dhe kush është viktima. Në vend të kësaj, në vitin 2020 shumë nga artikujt mbështeten te sensacionalizmi dhe shfrytëzojnë tabunë shoqërore për seksin dhe pornografinë. Përkatësisht, në artikujve të vitit 2020 u mungon terminologjia si "dhuna me bazë gjinore", "ngacmim seksual", apo fakti që materialet janë shpërndarë pa pëlqim. Madje, shpeshherë fjala “viktimë” nuk është e pranishme në këto shkrime, ndërkohë që fokusi është tek skandalizimi i çështjes.

Shkrimet në vitin 2020 fokusohet gjithashtu në viktimat e mitur dhe pornografinë e fëmijëve të shpërndarë në grup, pothuajse duke injoruar viktimat e rritura dhe viktimat të dhënat personale të të cilëve janë keqpërdorur. Bie në sy edhe mungesa e zërave të viktimave. Për shkak se në vitin 2020 komponenti gjinor i dhunës përgjithësisht nuk përmendet dhe nuk ka kufi të qartë se kush janë autorët dhe cilët janë viktimat, mediat japin shpjegime moraliste dhe ahistorike për gjoja devijimin e brezave të rinj si arsye për paraqitjen e "Javna Soba”.

Ekzistojnë dy narrativë të ndërthurur që shpjegojnë këtë devijim të supozuar, me më shumë theks të vendosur përgjithësisht tek shkaku i dytë: (1) përdorimi i pakontrolluar i mediave sociale tek të rinjtë dhe (2) mungesa e vlerave familjare. Në vend që të gjenden zgjidhje sistematike për këtë lloj dhune të rëndë dhe të kërkohet procedim adekuat nga institucionet shtetërore, shumë artikuj fajësohen prindërit, gjegjësisht faji i vihet sferës private të familjes. Një shembull që ilustron në mënyrë të përsosur këto rrëfime moralizuese është intervista e publikuar në "Zhenski Magazin" me pedagogen Vesna Velkova. Kur u pyet për rekomandim se si "të mbrohen të rinjtë që të mos përfundojnë në ndonjë tjetër "Javna Soba"?", ajo thotë:

“Nëse më pyesni mua, telefonat në shkollë duhet të ndalohen me ligj, edhe pse kemi vende ku i lënë telefonat. Mesazhi im është për prindërit. Ndërtoni themele të forta në familje që ne në shkolla të mund të ngremë kate. Nga përvoja ime dua t'u them vetëm një gjë prindërve. Fëmijët kërkojnë vëmendje, gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme”.

Ispustenata sansa na mediumite za edukacija za rodovoto nasilstvoBurimi: licevlice.mk

Evolucioni i rrëfimeve të vitit 2021

Për dallim nga viti 2020, në vitin 2021 faji për “Javna Soba” nuk është në sferën private, por në sferën publike dhe institucionet kompetente shtetërore. Narracioni që akuzon viktimat në mënyrë implicite është pothuajse inekzistente në vitin 2021, sepse vajzat dhe gratë, imazhet ose informacionet personale të të cilave janë keqpërdorur, janë përcaktuar në mënyrë përkatëse, si viktima. Ndonëse duhet theksuar se, përveç përfshirjes së fjalës “viktimë”, mediat në vitin 2021 rrallë përdorin terma të tjera relevante, si “dhunë me bazë gjinore”.

Ky ndryshim pozitiv në raportim mbështetet në deklaratat anonime dhe publike të disa prej viktimave të rritura të "Javna Soba". Në vitin 2021, në shkrimin e parë për "Javna Soba" të re, tanimë është i pranishëm zëri i njërës prej viktimave përkatësisht është transmetuar deklarata e një vajze anonime 22-vjeçare që ka rënë në kontakt me redaksinë e Sitel. I njëjti artikull përfshin një citim të ekspertes së sektorit civil, Irena Cvetokoviq, drejtoreshë ekzekutive e Koalicionit Margini, e cila saktë i identifikon viktimat e "Javna Soba" si viktima dhe i emëron aktivitetet në grupin Telegram, si vepër penale. Pra, në vitin 2021 ka pak artikuj që moralizojnë apo sensacionalizojnë rastin (edhe pse ekzistojnë) sepse fokusi është tek zërat e vetë viktimave, aktivistëve (eve) dhe sektorit civil.

Duke i dhënë platformë njerëzve si Ana Koleva, një vajzë 28-vjeçare nga Kavadari dhe viktimë e “Javna Soba”, e cila foli publikisht për përvojën e saj në Instagram profilin, mediat në mënyrë implicite u vendosën në anën e viktimave. Në vitin 2020, përmes injorimit të komponentës gjinore të dhunës dhe përcaktimin e “Javna Soba” si problem të të rinjve të krijuar për shkak të “mungesës së vlerave familjare”, mediat ia kalojnë në mënyrë perfide një pjesë të fajit vetë viktimave.

Por në vitin 2021, kur viktimat si Ana Koleva dhe avokatja Marta Gusar intervistohen nga mediat, audiencës i paraqitet një narracion më i qartë ku dhunuesit janë ata që kanë dërguar fotot/të dhënat personale dhe kanë ngacmuar seksualisht, ndërsa viktimat janë ata që e kanë përjetuar këtë lloj dhune kibernetike. Po ashtu është pozitive që në vitin 2021, përveç që dënohet sjellja e dhunuesve, dënohen edhe institucionet shtetërore që nuk veprojnë dhe nuk mbrojnë viktimat.

Një shembull pozitiv që përfshin zërat e viktimave dhe të sektorit të shoqërisë civile është artikulli nga Republika për protestën kundër “Javna Soba” që u zhvillua më 3 shkurt, me titull “Dhuna ndaj grave nuk është problem personal i çdo gruaje, por detyrim i institucioneve”. Nëpërmjet titullit, ky artikull thekson se kjo lloj dhune është problem sistematik dhe fajëson institucionet shtetërore joaktive, në vend që të dënojë sjelljen individuale të grave viktima. Ky artikull përdor terminologjinë e saktë dhe fillimi i artikullit është si më poshtë:

Mbi 500 qyetatre dhe qytetarë nën sloganin “Javna Soba është vepër penale” protestuan në marshin e djeshëm të organizuar nga Platforma për Barazi Gjinore, duke shprehur zhgënjimin nga sistemi dhe mosveprimin e institucioneve në rastin “Javna Soba”, që paraqet vepër penale, ku shumë gra janë viktima të dhunës me bazë gjinore.

Një rol të rëndësishëm në krijimin e këtij rrëfimi që kërkon fajin dhe përgjegjësinë në sferën publike luan faktori kohë, përkatësisht fakti që “Javna Soba” bëhet aktuale për herë të dytë dhe gjatë kësaj asnjë person nuk bart përgjegjësi për kryerje të veprës penale. Mos zgjidhja e rastit, madje një vit pas zbulimit të tij aktivizon publikun, sepse rrënohet iluzioni në lidhje me atë se autoritetet punojnë për zgjidhjen e rastit. Duhet theksuar se shprehja publike e revoltës për rastin, u demostrua përmes protestave civile më 3 shkurt dhe 8 mars, aksioneve guerile, si dhe konferencave për shtyp të Platformës për Barazi Gjinore drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike Themelore - të cilat marrin vëmendjen e duhur të medias - gjithashtu kontribuuan në krijimin e narracionit mediatik drejtuar institucioneve shtetërore dhe jo familjes.

Edhe pse ka përmirësime të mëdha në mënyrën e raportimit në vitin 2021 duke shmangur narracionin moralizuese, jepet platformë e aktivistëve (eve) dhe viktimave dhe në përgjithësi faji kërkohet në sferën publike, megjithatë gazetarët (et) dhe punonjësit (et) e medias nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme terminologjisë që përdorin në diskutimet për dhunën me bazë gjinore dhe ngacmimin seksual.

Natyrisht, është pozitive që në vitin 2021, media në mënyrë implicite u vendos në anën e viktimave, por mendoj se është një mundësi e humbur të edukohet publiku i gjerë për dhunën me bazë gjinore si problem sistemik që buron nga vlerat seksiste dhe patriarkale. Nëse në çdo shkrim për "Javna Soba" jepej një kontekst më i gjerë që fokusohej në komponentin gjinor të kësaj dhune dhe përdoreshin terma të saktë, si dhuna me bazë gjinore, për të përcaktuar saktësisht se çfarë po ndodhte në këtë grup në Telegram, mendoj se mund të parandaloheshin disa nga diskurset e dëmshme që fajësuan viktimat dhe vërshuan rrjetet sociale.

Nëpërmjet përdorimit të mundshëm të terminologjisë së saktë, media mund ta trajtonin shumë më qartë rastin "Javna Soba" si simptomë të një problemi sistematik të dhunës me bazë gjinore që buron nga vlerat e rrënjosura thellë seksiste dhe patriarkale, në të gjitha sferat e shoqërisë sonë. Përkatësisht, përmes përcaktimit të tillë, shumë njerëz që konsumojnë përmbajtje mediatike do të mund të njiheshin së paku sipërfaqësisht me këto tema dhe të bashkë ndjenin jo vetëm me viktimat e “Javna Soba”, por edhe me viktimat e ardhshme të dhunës me bazë gjinore.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Të bashkuar për zgjidhjen e problemeve mjedisore
Kush përsërit të kaluarën kontrollon të tashmen (d...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E premte, 21 Janar 2022

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq