fbpx

Një njësi zgjedhore - manipulim i elektoratit apo një mundësi reale për partitë e vogla

Dimitar Hristov

Sabin Selimi 400x500Rezultati i këtij ndryshimi, nëse është i pashmangshëm, do të çonte në formimin e një qeverie koalicioni jashtëzakonisht të paqëndrueshëm, siç ishte në Itali disa vite më parë, dhe ne si vend nuk jemi aspak të gatshëm për një makth të tillë në politikë.

vitet e fundit, shpesh përmendet futja e një njësie zgjedhore në të gjithë territorin e vendit, në vend të gjashtë njësive ekzistuese që kemi tani. Në muajin mars, më në fund, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor hyri në procedurën parlamentare, i cili parashikon që i gjithë territori i Maqedonisë të jetë një njësi zgjedhore pa prag elektoral, kurse për shpërndarjen e mandateve të përdoret modeli i Dont-it.

Por çfarë nënkupton kjo në të vërtetë?

Së pari, i gjithë territori i vendit tonë do të konsiderohet si një njësi zgjedhore, në krahasim me gjashtë njësite ekzistuese zgjedhore, së dyti, në atë rast partitë më të mëdha kundrejt partive më të vogla do të kishin një shans më të mirë për të fituar mandatr, por kjo u jep atyre mundësinë për të marrë pjesë në mënyrë të pavarur në zgjedhje, pa pasur nevojë për t'u bashkuar në një koalicion parazgjedhor dhe të bëhet një "varëse" e një partie të madhe. Përveç kësaj, është tashmë një fakt se disa nga partitë më të vogla politike në vendin tonë kanë deklaruar publikisht se ata do të pranonin që Maqedonia të ishte një njësi zgjedhore.

Partitë e vogla janë me të drejtë të shqetësuara për mbijetesën e tyre dhe shansin për të konkurruar në spektrin politik dhe besojnë se kjo ka të bëjë me njësitë zgjedhore. Përkundër pretendimeve se proporcionaliteti i numrit të partive është nxitës i demokracisë në Kuvend, madje dhe në shoqëri, duhet të them se modeli i Dont-it, e jo numri i njësive zgjedhore është PROBLEM në vendin tonë. Ne lehtë mund ta shohim problemin nëse rezultatet e ciklit të fundit zgjedhor për përfaqësuesit në Kuvend, i shpërndajmë në atë mënyrë sikur i gjithë territori i Maqedonisë të ishte një njësi zgjedhore.

Nëse marrim parasysh rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare në vitin 2020 dhe sikur ato të ishin zhvilluar në një njësi zgjedhore, atëherë do të kishim rezultatet e mëposhtme:

Za obedinuvanjeto okolu nasata zaednicka istorija car Samoil erga omnes2

Nga tabela e mësipërme, mund të konkludojmë se shumica e partive humbin nga një deputet secila (Koalicioni "Ne mundemi", Rindërtimi i Maqedonisë, BDI dhe ASH dhe A), PDSH-ja mbetet me një deputet, e Majta "rritet" për 3 deputetë, kurse partia Integra, e cila aktualisht nuk është pjesë e parlamentit, do të përfaqësohej me një deputet.

Ku qëndron problemi këtu?!

Sipas rezultateve të fituara, ne mund të shohim se fotografia e vendeve të shpërndara po ndryshon, por gjithsesi është minimale dhe aspak domethënëse. Për shkak të këtij fakti, partitë e vogla NUK DUHET të kërkojnë futjen e 1 njësie zgjedhore, por të ndryshojnë formulën për rishpërndarjen e mandateve, që do të thotë braktisja e modelit të Dont-it dhe futja e kuotës Hare.

Kuota e Hare është një formulë matematikore e përdorur për të shndërruar numrin e votave të fituara në mandate nga një parti politike ose koalicion parazgjedhor. Meqenëse kjo kuotë favorizohet si kuota më e mirë që do të ndihmonte partitë e vogla, atëherë kjo është ideale për kushtet tona për të cilat palët angazhohen. Nëse do të aplikonim Kuotën HARE me 6 njësi zgjedhore për ciklin e fundit të zgjedhjeve, atëherë do të kishim rezultatet e mëposhtme:

Edna izborna edinica manipulacija so izbirackoto telo ili realna sansa za malite partii 2

Nga kjo pasqyrë tabelare, mund të vijmë në një përfundim tjetër që na tregon se koalicionet kryesore mund të humbin më shumë se një deputet (Koalicioni "Ne mundemi", Rindërtimi i Maqedonisë, BDI dhe ASH dhe A), ndërsa PDSH dhe e Majta të rriten për 1, respektivisht 4 deputetë. Rasti i partisë Integra është i njëjtë si në shembullin e mëparshëm, e cila gjithashtu do të përfaqësohej me një deputet.

Sipas këtyre rezultateve, mund të ketë një rënie në mandatet e partive kryesore në dobi të atyre më të vogla. Në shikim të parë, ndryshimi nuk është i madh, por gjithsesi kjo mund të shkaktojë shumë vështirësi me rastin e krijimit të përbërjes së Koalicionit qeveritar.

Listat e hapura kundrejt listave të mbyllura

Paralelisht me propozimin e një njësie zgjedhore, është propozuar që të futen listat e hapura për zgjedhjen e deputetëve në Kuvend, në vend të atyre të mbyllura aktualisht, ku ne votojmë për listat e partive, dhe sipas një formule matematikore, në Kuvend zakonisht futen ata që janë vendosur në majë të listës. Një listë e hapur do të thotë që votuesit mund të votojnë për kandidatin që ata mendojnë se është më i miri, pa marrë parasysh se në cilin vend të fletëvotimit gjendet ai kandidat. Në sistemin aktual ne kemi lista të mbyllura ku votuesit votojnë për një parti ose koalicion dhe kështu nuk kanë mundësinë të preferojnë një kandidat të veçantë nga e njëjta parti.

Edna izborna edinica manipulacija so izbirackoto telo ili realna sansa za malite partii 3Burimi: mms.mk

Me modelin aktual të zgjedhjeve, në fund të procesit zgjedhor, deputetë bëhen vetëm ata kandidatë që janë në krye të listës dhe në varësi të votave të fituara të partisë. Nga ana tjetër, në modelin e listës së hapur, deputetë bëhen ata kandidatë që marrin më shumë vota individuale nga ana e votuesve. Shkurtimisht, listat e hapura nënkuptojnë mbështetjen për një person, kurse listat e mbyllura nënkuptojnë mbështetjen e përgjithshme për një parti. Me futjen e kësaj risie, demokracia do të merrte një plus të madh, sepse çdo votues do të jetë në gjendje të votojë për kandidatin që i pëlqen më së shumti, pavarësisht nga numri i tij në listën e votuesve.

Ministri Mariçiç, paralajmëroi listat e hapura të kandidatëve si një hap përpara në ndryshimin e modelit zgjedhor dhe prezantimin e një njësie zgjedhore. Analisti politik Sefer Selimi dhe profesori universitar Nikola Dujovski, megjithëse janë pro listave të hapura të kandidatëve, përsëri besojnë se propozimi për një njësi zgjedhore së bashku me listat e hapura është i pamundur, sepse, në atë rast, secila parti do të paraqesë një listë me 120 kandidatë, dhe në këtë mënyrë votuesi do të përballet me një numër të madh kandidatësh. Prandaj, ata sugjerojnë që të ketë një njësi zgjedhore, por që të ketë lista të hapura, duhet të bëhet një model hibrid me votim preferencial.

Po këtu, ku qëndron problemi?!

E gjithë kjo duket shumë demokratike dhe e këndshme për t'u lexuar, por edhe këtu ekziston një problem i madh. Duke njohur kulturën demokratike në vendin tonë dhe mënyrën e votimit në zgjedhje, si dhe shpejtësinë e numërimit të votave dhe shpalljen e rezultateve, kjo mënyrë e votimit, për mendimin tim, do të çonte në pjesëmarrje edhe më të ulët për shkak të kompleksitetit të mënyrës së votimit.

Numri i shtuar i deputetëve nga partitë e vogla në Kuvend në kurriz të partive më të mëdha, në çdo rast, do të ishte një nxitës i mirë i situatës politike në Maqedoni. Në fund, do të doja të shtoja se nëse ndryshimi i Kodit Zgjedhor është i pashmangshëm, për mendimin tim, për momentin do të ishte ideale që të kishte 6 njësi zgjedhore që do të përdornin kuotën Hare, si një formulë matematikore për llogaritjen e numrit të deputetëve me lista të mbyllura. Rezultati i këtij ndryshimi, nëse është i pashmangshëm, do të çonte në formimin e një qeverie koalicioni jashtëzakonisht të paqëndrueshëm, siç ishte në Itali disa vite më parë, dhe ne si vend nuk jemi aspak të gatshëm për një makth të tillë në politikë.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Bashkimi rreth "të vërtetave historike" apo rreth ...
Për bashkimin rreth historisë sonë të përbashkët –...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E martë, 27 Korrik 2021

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq