fbpx

Pajtim dhe "bashkëjetesë" gjatë pandemisë në BeH

МК  BS

Zlatiborka Popov-Momçinoviq

Zlatiborka Popov Momcinovic200x250Qëndrimet pozitive ndaj "sjelljes së njerëzve" gjatë pandemisë nuk duhet të shërbejnë si një justifikim respektvisht amnestimin e qytetarëve nga përgjegjësia për sjelljen e elitave politike. Sidomos ata nga majat politike, të cilët jetojnë nga përçarjet dhe konfliktet dhe që pothuajse rregullisht marrin një numër të madh votash në zgjedhje.

Kanë kaluar (tashmë) njëzet e pesë vjet nga përfundimi i luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Por edhe sot, retorika është e kushtëzuar kryesisht nga narrativat e luftës, ndërsa faktori ndërkombëtar është i pranishëm për të siguruar stabilitetin. Paqja shihet shpesh nën moton "thjesht vetëm të mos ketë krisma" ose si diçka e importuar dhe e nënshkruar jashtë shtetit, në Dejton. Në Bashkimin Evropian, termi stabilografi përdoret gjithnjë e më shumë për të përshkruar situatën e përgjithshme në këtë rajon dhe aty ku proceset demokratike dhe proceset më të thella "sakrifikohen" për t'u përqëndruar në siguri.

Nga ana tjetër, janë bërë shumë përpjekje në këto procese në BeH, kryesisht nga shoqata dhe nisma të ndryshme. Janë nënshkruar Platformat e Paqes në parlamente, janë organizuar takime rinore dhe kampe për paqe, janë promovuar aktivitete të përbashkëta të veteranëve nga ish-palët ndërluftuese, është promovuar gazetari dhe art paqësor. Në këtë mënyrë, paqja aktualizohet si diçka dinamike dhe krijuese, në krahasim me perceptimin se është diçka statike, gjendje pajtimi.

Parashtrohet pyetja se sa larg kemi shkuar në të vërtetë në këtë proces. Vetë nocionet që ne ndonjëherë i përdorim me lehtësi tingëllojnë konfuze. Siç theksoi aktivist i paqes, Goran Bubalo, kryetari i Shoqatës “Rrjeti i Ndërtimit të Paqes”: "Ne ende themi se BeH-ja është një shoqëri pas konfliktit, ndërsa lufta mbaroi 25 vjet më parë, dhe ju e dini se sa është kjo".

Poeti, prozatori dhe skenaristi i njohur nga BiH, Abdulla Sidran, në një mënyrë komike, iu referua termave që përdoren vazhdimisht dhe defilojnë në hapësirën publike, siç është ndërtimi i bashkëjetesës: "Njerëzit jetojnë, jo bashkë-jetojnë. Bashkëjetesa është atentat mbi jetesën, një sfidë për jetën, diçka që erdhi me partitë nacionaliste, një hap drejt aparteidit, një hap drejt racizmit”.

Virusi i lojërave politike pa "distancë sociale"

Parashtrohet pyetja nëse sfida e pandemisë të koronavirusit, e cila nuk njeh kufij etnikë ose të tjerë, do ta përkeqësojë situatën ose, anasjelltas, do të zhvillojë ndjenja të afërsisë dhe solidaritetit midis njerëzve. Termat e reja që qarkullojnë në sferën publike në Bosnje e Hercegovinë dhe përdorimi jo i duhur i të ashtuquajturës distancë sociale e cila promovohet në vend të distancës fizike provokon reagime nga publiku profesional.

Edhe pse shpesh thuhet se pajtimi është pjesë e jetës së përditshme të njerëzve, edhe pse nuk quhet ashtu, pandemia paraqet sfida të reja, frikë të dukshme dhe të padukshme për popullatën. Populizmi i furrishëm dhe mundësia që të gjejë lehtësisht objektivin e tij në një periudhë frike për ekzistencë, siç u dëshmua edhe nga shembuj në hemisferën perëndimore, ku në media ishtin prezentë racizmi dhe ekskluziviteti i Trampit ndaj disidentëve politikë.

Pomiruvanje i sozivot vo vreme na pandemija vo BiHBurimi: rferl.org

Popullata në BeH kryesisht ka një qëndrim pozitiv ndaj ndërtimit të paqes, pavarësisht përkatësisë etnike, i cili u konfirmua edhe në hulumtimin Faktorët e Pajtimit, por pengesa kryesore mbetet elitat politike. Në deklaratat e tyre, ata madje përdorin retorikë nxitëse për të larguar vëmendjen nga temat thelbësore të një shoqërie dhe vazhdimisht përdorin kujtime selektive të luftës dhe i nxitin tensionet.

Sipas Besima Boriq, anëtare e Kryesisë së Partisë Socialdemokrate të Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila është e përfshirë në aktivitete të ndryshme pajtimi, "kjo kohë e pandemisë ka bërë që shumë prej nesh të mendojmë më intensivisht për jetën, problemet që hasim në BeH dhe në rajon, me shpresë se gjërat do të ndryshojnë për mirë. Por sipas saj, pengesat kryesore janë elitat politike. "Ata e dinë shumë mirë se çfarë mund të kontribuojë në pajtim, por nuk shohin ndonjë përfitim të veçantë prej tij, për të mos përmendur vitet e zgjedhjeve, por në përgjithësi të gjitha periudhat e tjera, kështu që, për fat të keq, për këtë nuk tregohet kujdes. Gjërat e pakuptimta dhe lojërat e përditshme të politikanëve tanë aktualë gjatë pandemisë më kthejnë në realitetin ku të gjitha iluzioneve se ata janë të gatshëm të punojnë për pajtim bien në ujë", citon Boriq.

Fakti që politikanët në BeH jetojnë në konflikt është konfirmuar shumë herë. Edhe në një kohë të pandemisë, e cila për fat të mirë po qetësohet, përdoren metoda të ndryshme të krijimit të ndarjeve, dhe konfliktet ushqehen si një kartë e garantuar për mbijetesë politike, me dhe pas koronavirusin.

Në fjalimet e tij për mediat, anëtari i Presidencës të BeH-së nga rradhët e popullit serb, shpesh kritikon zyrtarët e Federatës së BiH për sjelljen e tyre të papërgjegjshme gjatë pandemisë dhe i siguroi kombin e tij se situata në këtë entitet nuk ishte aq e rëndë, veçanërisht në krahasim me të tjerët: “Jam krenar për punëdhënësit të cilët nuk i pushuan nga puna punëtorët. Në Federatën e BeH-së, më shumë se 20,000 njerëz janë pushuanga puna... Në Republika Sërpska, rreth 2.500 njerëz kanë humbur punët e tyre ..., njoftoi agjensia e lajmeve SRNA.

Elita politike nga ana tjetër e vijës së demarkacionit të entiteteve nuk mbeti pas, duke treguar sjellje dhe deklarata të pasakta që vijnë nga politikanët e Republikës Sërpska. Bakir Izetbegoviq, kryetari i SDA-së (Partia për Aksion Demokratik), disa herë ka deklaruar patriotizmin e tij gjatë kësaj periudhe, duke kujtuar se ai nuk ka qendruar në një vend të sigurt gjatë luftës, dhe shpesh vë në dukje gjendjen më të keqe "tek të tjerët " gjatë pandemisë. Duke marrë pjesë në edicionin e lajmeve qendrore të Televizionit Federal, ai vuri në dukje se "gjëndja në RS është e rëndë, ata kanë marrë shumë debi, ata janë goditur shumë, masat i kanë goditur më shumë se në FBeH dhe kanë marrë një përqind më shumë ndihmë nga FMN-ja, të cilën do ta kthejnë", dhe të njëjtën deklaratë e raportuan edhe disa portale.

Jeta e përditshme në komunitetet lokale

Nëse "zbresim" në nivelin e bashkësive lokale, do të shohim se ata gjithashtu kanë procese të kujtesës selektive të konfliktit, gjë që konfirmohet nga hulumtimi i Akademisë së Paqes. Sidoqoftë, ka edhe histori pozitive në komunitetet lokale. Më shumë se 70 bashkësi lokale janë të përfshira në një proces të madh paqësor në kuadër të projektit ProBudućnost, për të cilin, siç theksohet, po punon vazhdimisht me të rinjtë, OJQ-të, shoqatat e grave, komunitetet fetare dhe udhëheqësit e tyre, liderët politikë, mediat dhe institucione të ndryshme qeveritare.

Sipas Besima Boriq, "lokalisht njerëzit e njohin njëri-tjetrin shumë më mirë dhe unë mendoj se ka shumë më pak dallime në mjediset ku njerëzit jetojnë së bashku, edhe pse për fat të keq ne nuk kemi shumë ambiente ku të gjithë mund t'i testojmë së bashku, por aty ku këto mjedise ekzistojnë, jeta vazhdon, njerëzit ndihmojnë njëri-tjetrin". Regjistrimi i vitit 2013 tregoi ndryshime drastike në strukturën etnike në nivelin lokal, në krahasim me periudhën e paraluftës. Dy të tretat e komunave tani kanë një strukturë njëkombëtare prej 70% deri 99%, sipas Publikimit të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të BeH-së .

Në periudhën e pandemisë, në nivelin lokal ka më shumë histori pozitive dhe thirrje për solidaritet. "Kur diçka është e rrezikshme, si korona, atëherë nuk ka kufij ose ndarje, të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin," tha kryetari i Bugojnos Hasan Ajkuniq. Në pjesëmarrjen në të njëjtit emision, emisionin Përgjigjuni njerëzve në TV Federal, kryetarët e komunave Petrov, Foça, Varesh, Gorni Vakuf-Uskoplje dhe Jezero folën për sfidat dhe problemet gjatë pandemisë, por edhe për solidaritetin dhe aktivitetet paqeruajtëse.

Aktivisti i Paqes, Goran Bubalo thekson se në nivel lokal është shumë më e lehtë që të punosh, duke shtuar se "kjo varet shumë nga kryetarët e bashkive, deputetët lokalë. Disa prej tyre janë të shkëlqyer dhe ju mund të punoni me ta. Ata duan të bashkëpunojnë dhe duan më të mirën për bashkësinë e tyre lokale”. Megjithëse ai thotë se organizatat joqeveritare dhe një sërë e grupeve formale dhe joformale kanë mbajtur peshën më të rëndë kur bëhet fjalë për arritjen e pajtimit, ai beson se janë të nevojshme ndryshime thelbësore: "Ne jemi ende duke punuar në të njëjtat projekte të cilat i kemi shkruar pas luftës. Nuk ka ide të freskëta, nuk ka mendime të freskëta, nuk ka reflektim dhe duhet të përdorim periudhën e pandemisë për këtë".

Sipas sociologëve, qytetarët dhe qytetaret kanë treguar përgjegjësi dhe dhembshuri gjatë kësaj periudhe, mbi nivelin e politikave të ndarjes. Profesori i Sociologjisë, Salih Foço tha se "jeta në këtë rajon është më afatgjatë dhe më e rëndësishme se politikat kalimtare" dhe se njerëzit kanë treguar solidaritet edhe gjatë pandemisë.

Pas pandemisë

Nga sa mund të shohim, ekziston një fazë e re e rindërtimit të jetës dhe "bashkëjetesës" pas periudhës së izolimit, distancimit dhe gjendjes të jashtëzakonshme, pasojat e së cilës ende nuk mund të maten me saktësi. Qëndrimet pozitive ndaj "sjelljes së njerëzve" gjatë pandemisë nuk duhet të shërbejnë si justifikim, d.m.th. amnestimin e qytetarëve nga përgjegjësia për sjelljen e elitave politike. Sidomos atyre nga majat politike që jetojnë nga përçarjet dhe konfliktet dhe që pothuajse rregullisht marrin një numër të madh votash në zgjedhje. Gjithashtu është joreale të pritet se qytetarët do të mbajnë mbi kurrizin e tyre problemet e vjetra dhe të paralajmëruara ekonomike, përfshirë trashëgiminë e konfliktit dhe mësimet e mësuara dhe të pa mësuara për ndërtimin e pajtimit.

 

Ju lutemi lexoni rregullat përpara se të komentoni ose shkarkoni
Shënim: Mendimet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Luftë me të panjohurën: KОVID-19 dhe fëmijët me zh...
Nacionalizimi në kohë COVID-19: një zgjedhje legji...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E enjte, 01 Tetor 2020

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq