fbpx

Problemet e mësimdhënies së kombinuar janë të shumta dhe shumica prej tyre janë të pazgjidhshme!

Branko Prlja

Branko Prlja 200x250Po, e respektoj arsimin dhe dua që fëmijët e mi të shkojnë në shkollë, por me çfarë kosto!?

Muajt e fundit, në media janë bërë debate të shumta se si duhet të fillojë mësimi në vitin e ri shkollor. Prania fizike në shkolla shoqërohet me shumë të panjohura dhe rreziqe që një vend në zhvillim si i yni mund t'i shmangë nëse zgjedh arsim online për të gjithë - nga siguria e shtëpisë. Sigurisht, asnjë mësimdhënie nuk është pa të meta dhe të gjitha problemet duhet të merren parasysh që të mund të bëhet dallimi i duhur.

Mësimi online si zgjidhje

Pikëpamja ime se mësimi në internet është një zgjedhje më e mirë për vendin tonë nuk bëhet në bazë të përfundimit të nxituar dhe emocional, përkundrazi, është një pikëpamje e argumentuar dhe shkencore që konsideron të gjitha aspektet e problemit: shëndetësor, ekonomik, social, arsimor dhe ligjor. Sigurisht, ai lloj i mësimdhënies nuk është pa probleme.

Problemi i parë më i dukshëm është fakti se jo të gjithë studentët kanë mjete ndihmëse teknike për të ndjekur këtë lloj mësimi. Ky është një problem serioz që kërkon një zgjidhje sistematike dhe që do të ishte më e lehtë përmes donacioneve. Vetëm përmes grupit Daj ne frlaj (Jepe, mos e hidh) anëtarët i japin njëri-tjetrit shumë mjete ndihmëse teknike dhe nëse do të organizohej një aksion shtetëror në bashkëpunim me shërbime të ndryshme, ata do të kishin një sukses të pamohueshëm. Për këtë flet dhe aksioni që e zbatojnë individë si Borçe Stamenov. Tashmë disa mësues kanë filluar të gjejnë mënyra si t'i ndihmojnë nxënësit e tyre dhe po të njëjtën e bën edhe grupi Mësues për mësimdhënie online.

Gjithashtu është problem mungesa e socializimit. Nga këndvështrimi i mësimdhënies "normale", kjo është e vërtetë, por sepse bëjmë fjalë për mësimdhënie gjatë pandemisë, nën maska, me distancë dhe protokolle, në kushtet në të cilat shoqërimi dhe ndërveprimi do të minimizohen dhe orët e shkurtuara të pamjaftueshme për ta zotëruar materialin, e gjithë kjo i përshtatet më shumë antisocializimit!

Kundërshtarët e mësimdhënies në internet flasin gjithashtu për rreziqet e vëmendjes së pamjaftueshme të nxënësve, por nëse jemi realist, do të pranojmë se as edukimi fizik nuk është garanci e vëmendjes. Një argument tjetër, veçanërisht për fëmijët në klasën e gjashtë dhe vitin e parë të shkollës së mesme, është pamundësia që ata t'i takojnë arsimtarët, por këtu përsëri fakti që gjendemi në pandemi. Nuk do të ketë shumë njohje, as fytyrat nuk do t'ua shohin njëri tjetrit, as zërin nuk do t'ua njohin nën maska. Argumenti që fëmijët duhet të shkojnë në shkollë që të largohen nga rrugët dhe se prindërit duhet të shkojnë në punë duket më shumë si shfrytëzimi i fëmijëve sesa lufta për të drejtat e tyre. Ndër të tjera, shkollat nuk janë terren lojërash!

Si problem më i rëndësishëm theksohet platforma kombëtare e pazhvilluar për mësimin online. Megjithatë, në "Planin për mbajtjen e orëve në arsimin fillor dhe të mesëm nga “Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksohet platforma EDUINO nga FINKI për 300,000 përdorues, që mbulon numrin e përgjithshëm të mësuesve dhe studentëve. Nevoja për të qenë para kompjuterëve gjithashtu mund të na ndihmojë të bëhemi pjesë e botës, të arsimuar nga ana teknologjike dhe informative, dhe nuk duhet të shihet si një mangësi por si një avantazh.

Problemite na kombiniranata nastava se mnogu a pogolem del se neresliviBurimi: text.mk

Mësimi i kombinuar është iluzion i zgjedhjes!

Si argument i parë dhe më i rëndësishëm kundër mësimdhënies së kombinuar është qëndrimi i (një pjese) të nxënësve brenda në shkollë me mësuesit gjatë një periudhe të gjatë kohore - gjë që është vërtetuar si rrezik i përhapjes së infeksionit dhe rrezik për të gjithë të përfshirit, prindërit e tyre, të afërmit, anëtarët e familjes në rrezik, etj. Një mangësi tjetër e mësimdhënies së kombinuar është diçka që shpesh neglizhohet - mësuesit janë të privuar nga e drejta për të zgjedhur. Nëse zgjidhet mësimdhënie e kombinuar, fëmijët do të kenë zgjedhje ndërsa mësuesit jo, përveç nëse pensionohen para kohe, gjë që ndodh më shpesh në shtetet e tjera dhe në vendin tonë nuk është e siguruar në mënyrë ligjore, kështu që zgjidhja e vetme është ose të pranoni "fatin" ose të jepni dorëheqjen.

Vetë emri i mësimdhënies së kombinuar në të vërtetë është gabim! Do të duhej të thirrej mësimdhënie e dyfishtë, sepse mësuesi do të duhet të përgatisë të njëjtin material dy herë, për pjesëmarrje fizike dhe në internet. Në rastin e klasave më të mëdha, ku ka nevojë të ndahen në dy ndërrime, kjo në të vërtetë do të thotë mësim i trefishtë për të njëjtin mësues! Kjo vërtetohet nga përvojat në SHBA. Nëse flasim për mësimdhënie reale të kombinuar, atëherë është mësimdhënie paralele. Ky model nuk është i mundur për shkak të mungesës së internetit cilësor për striming në klasa. Përveç kësaj, modelet e vjetra të desktopit nuk do të sigurojnë transmetim cilësor. Si do t’i mësojë mësuesi të dy grupet, si do të jetë i kuptueshëm me maskë për atë para kompjuterit dhe për atë nga banka e pasme, si do të shkruajë ai në tabelë dhe si do të jetë e dukshme për atë para kompjuterit?... Praktikisht është e pamundur dhe në fund të dy grupet e studentëve do të merrnin mësim me cilësi të dobët.

Mjeti kryesor i mësuesit në punën e tij është fjalimi, i cili nën maskë nuk do të jetë mjaftë i kuptueshëm. Përveç kësaj kushdo që dëshiron ta mbrojë veten në mënyrë të duhur nuk duhet ta heqë maskën gjatë gjithë ditës së shkollës, sepse pasi të hiqet, maska nuk na mbron më dhe nuk duhet të përdoret përsëri. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpjegon pse është e pamundur të arrihet kjo në shkolla. Përveç kësaj, maskat e vetme që ofrojnë mbrojtje të besueshme janë KN95, dhe ato janë për përdorim të vetëm, kushtojnë rreth 250 denarë dhe në tregun tonë nuk mund të gjenden në madhësi për fëmijë.

Studentët dhe mësuesit që do të ndjekin mësimet në shkolla nuk do të marrin mësim cilësor për shkak të stresit psikologjik të shkaktuar nga mjedisi i panatyrshëm, respektimi i protokolleve, distancimi, maskat, si dhe frika konstante nga njëri-tjetri, për shkak të rrezikut të infeksionit, si dhe mosbesimit të përgjithshëm reciprok. Siç përmendëm tashmë, është në kushte të tilla e pamundur për tu arritur socializimi.

Për të siguruar protokollet efikase për shkak të përqendrimit të viruseve në ambiente të mbyllura, gjë që dihet nga fizika e aerosoleve, kërkon sterilizim të vazhdueshëm dhe ajrosje të duhur, gjë që nuk ekziston në shkollat tona. Përveç kësaj, për shkak të kostove të vazhdueshme të higjienës, komunat do të ekspozohen ndaj kostove të mëdha, dhe gjendja e shkollave është e njohur për të gjithë. Në shkurt të këtij viti, para fillimit të pandemisë, Bashkimi i Studentëve të Shkollave të Mesme apeloi për sigurimin e sapunëve (!) në shkolla dhe theksoi gjendjen dëshpëruese të higjienës në shkolla. Në ato kushte si mund të flasim për zbatimin e higjienës pothuajse spitalore në shkolla?

Por edhe nëse fëmija juaj zgjedh arsimin online (për shkollën e mesme do t'i nevojitet vërtetim mjekësor, siç shpjegohet në Plani për mbajtjen e mësimdhënies nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës), "verifikimi (vërtetimi) i njohurive të nxënësve realizohet me praninë fizike në shkollë, çdo tremujor", shtrohet pyetja, si respektohet siguria e nxënësve me këtë (sidomos atyre nga grupet e rrezikuara)!?

Problemi themelor i mësimdhënies së kombinuar është iluzioni i të drejtës për të zgjedhur. Ata që janë në rrezik dhe nuk kanë kompjuterë do të detyrohen të shkojnë në shkollë. Dhe shumë mësues do të gjenden në të njëjtën situatë për arsye të ndryshme. E njëjta gjë do të ndodhë me shumë punonjës të tjerë të cilët në rast të mësimdhënies së përgjithshme online do të duhet të pushohen nga puna, dhe me atë të kombinuarin do të kenë vetëm një zgjedhje - ata të shkojnë në punë dhe fëmija i tyre në shkollë!

Një temë tjetër që është lënë pas dore është ekspozimi i pensionistëve ndaj rrezikut. Në mjedisin tonë, gjyshërit zakonisht janë të ngarkuar të marrin fëmijët nga shkolla dhe më pas të kujdesen për ta. Pensionistët gjithashtu ndihmojnë shumë familje financiarisht. Ata si grupi më i rrezikuar do të ekspozohen ndaj një rreziku të madh dhe pasojat në këto familje mund të jenë fatale. Tekstet serioze për këtë temë këshillojnë vendet në zhvillim të mos i hapin shkollat për t'i mbrojtur pensionistët dhe të mbrojnë nga shembja sistemin shëndetësor tashmë të brishtë.

Të mos harrojmë, vjeshta dhe dimri po vijnë, dhe bashkë me to gripi, ndotja, mbyllja e dritareve, si një faktor tjetër rreziku, por edhe sezoni i ngrohjes. Nëse shkollat nuk punojnë, ngrohja do të kursehet, por edhe fëmijët nuk do të ekspozohen ndaj ajrit të ndotur në shkolla. Sipas statistikave pothuajse 90% e shkollave në Maqedoni janë të ngrohura me variante jo-ekologjike dhe gjysma prej tyre janë ndërtuar nga 1946-1980, me 5% të ndërtuara nga 1900-1929! Përveç kësaj, studentët përdorin Transportin publik, i cili është një faktor tjetër i madh rreziku dhe ata nga periferitë do të qëndrojnë në konvikte për të cilat e dimë që kushtet nuk lejojnë mirëmbajtjen e protokolleve.

Vetëm mësimi në internet mund t'i mbrojë të gjithë!

Siç e shohim, mangësitë e mësimdhënies së kombinuar janë shumë të mëdha dhe të pakapërcyeshme. Që të kapërcehen këto nuk mjafton një muaj, as edhe një vit, nevojitet reformë e plotë në arsim, sistemin arsimor dhe infrastrukturën arsimore.

Deri atëherë, zgjidhja e vetme e sigurt për vendin në zhvillim si ky i yni është mësimdhënie në internet për të gjithë, për nxënësit dhe mësuesit! Me mësimin online, shteti do të duhet të gjejë mekanizma për t'u marrë me të gjitha këto probleme, përndryshe nuk do të jenë të mbrojtur fëmijët, mësuesit, prindërit dhe punonjësit dhe sigurisht jo grupet e rrezikuara. Në rastin e mësimdhënies së kombinuar, gjoja të gjithë do të kenë një zgjedhje, por në fakt të gjithë do të mbeten pa zgjedhje!

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.

Tre "K"-të në Turqi: KOVID-19, kapaciteti dhe konv...
Është koha për një demokraci të drejtpërdrejtë
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E premte, 23 Tetor 2020

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq