fbpx

Problemin e ndotjes e vendosim në vendin e fundit dhe lidhur me ndotjen jemi në vendin e parë!

Branko Përlja

Branko Prlja

Ndotja në vendin tonë është alarmante, vendi ka një strategji, por ndërsa presim rezultatet e kësaj strategjie, çfarë mund të bëjmë ne si qytetarë për të përmirësuar situatën?

Në ditët e sotme përballemi me shumë probleme. Pandemia, trazirat e brendshme politike, mohimi i identitetit tonë nga jashtë dhe është shumë e vështirë të mendohet seriozisht për një problem të tillë "të parëndësishëm" siç është ndotja. Por, nëse kujdesemi për ardhmërinë e vendit tonë dhe shëndetin e njerëzve tanë, ndotja është një problem parësor që duhet të zgjidhet. Megjithatë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ajo vazhdon të ekzistojë dhe nuk ka ndërmend të zgjidhet.

Si duket qytetet tona po garojnë se cili do të jetë i pari në vend, në Evropë ose në botë sa i përket nivelit të ndotjes së ajrit. Kuptohet, kjo është diçka në të cilën nuk duhet të garojmë për një vend më lartë në renditje. Por çfarë mund të bëjë shteti ynë për ta parandaluar këtë?

Çfarë po bën shteti në lidhje me ndotjen e ajrit?

Shteti duhet të merr hapa konkretë, kryesisht në uljen e përdorimit të lëndëve djegëse (karburanteve) fosile: burime jo të ripërtërishme energjetike si nafta, qymyri dhe gazi natyror (edhe pse kosiderohet si më i pastri, por problematike janë mënyrat e nxjerrjes nga toka). Natyrisht se kjo nuk është një punë e thjeshtë, në veçanti për një vend në zhvillim. Ekziston një rrëfim midis ithtarëve për drejtësi sociale të cilët thonë se vendet e industrializuara kanë kaluar qindra vite duke përdorur lëndë djegëse fosile dhe mbi to i kanë ndërtuar perandoritë e tyre, dhe tani kur bëhet fjalë për zhvillimin e vendeve të vogla dhe të pazhvilluara papritmas atyre duhet t'u mohohet mundësia për të përparuar dhe kështu të ndalohet zhvillimi i tyre. Kjo nuk është një çështje aq e thjeshtë dhe çdo thjeshtësim çon kah një silogjizëm të gabuar.

Sidoqoftë, për qëllime të diskutimit, lind një pyetje thelbësore dhe e thjeshtë - a duhet ta vendosim zhvillimin përpara shëndetit? Para së gjithash, është e nevojshme të hartohet një strategji afatgjatë për vendet më të vogla dhe të pazhvilluara që nuk kanë mundësi financiare për të përdorur burime të pastra të energjisë. Si të jenë më të arritshëm për ta, si të krijojnë vende pune, si të ndikojnë pozitivisht në ekonomi dhe shëndetin e njerëzve në planin afatgjatë. Në atë rast, mund të flasim për ndryshime. Për atë temë, interesante është kjo video.

Maqedonia është pjesë e këtij procesi të ndërlikuar që përfshin shumë ingranazhe të lidhura në një tërësi të madhe, së bashku me Evropën dhe botën. Megjithatë, shumë gjëra vlejnë vetëm në letër dhe nuk zbatohen në realitet. Si duket e vetmja e pandryshueshme në këtë ekuacion që nënkupton strategjitë kombëtare dhe globale, ekonominë kombëtare, ekologjinë dhe shëndetin e njeriut është njëra - ndotja.

Si pjesë e planit të shtetit për të zvogëluar ndotjen është rregullimi i industrisë, kontrolli i shkarkimit të gazrave, monitorimi i tyre i vazhdueshëm nga organe të pavarura, si dhe filtrat e fabrikave. Këtu janë edhe hazrat e shkarkuara nga automjetet, djegia e mbeturinave në deponitë ilegale, aktivitetet e ndërtimit, etj. Sidoqoftë, shteti duhet të ketë një strategji afatgjatë për një ajër të pastër dhe mjedis jetësor jo vetëm për pesë vjet, por për pesëdhjetë vitet e ardhshme!

Prolemot so zagaduvanje go stavame na posledno mesto blogBurimi: sitel.com.mk

Çfarë mund të bëjmë ne si qytetarë?

Gjithkush prej nesh mund të ndërmarrë shumë hapa për të marrë pjesë në mënyrë aktive në uljen e ndotjes në rrethinën tonë dhe më gjerë. Për shembull, mund të përdorim autobusin për transport, të përdorim një pikë private të matjes së ndotjes, të mos përdorim lëndë djegëse joekologjike për ngrohje, të mos përdorim makinat, por transportin publik ose të ngasim një biçikletë, të përdorim më pak plastikë, të selektojmë mbeturinat, të përfshihemi në grupe për mjedisin në Facebook, mbjellim pemë dhe të ngjashme. Disa prej këtyre gjërave janë shumë të thjeshta.

Pajisjet/aparatet për matjen e ajrit. Do mund të përdornim pajisje private për matjen e ajrit, sepse nuk ka kudo të dhëna publike për ndotjen e ajrit. Duke vendosur matës individualë nga ana e qytetarëve në vendet ku ata mungojnë, do mund të kemi një pasqyrë më reale, madje t’i zbulojmë edhe ndotësit individualë. Këto pajisje mund të porositen lehtësisht, madje edhe të prodhohen/bëhen!

Stufa me pelet dhe/ose invertorë. Një nga masat e ndërmarrë nga shteti është zëvendësimi i stufave me dru dhe subvencionimi i stufave me pelet ose invertorëve, të cilat janë variante shumë më ekologjike se ngrohja me drurë. Në të vërtetë, hulumtimet konfirmojnë se shtëpitë që ngrohen me dru janë 60 deri në 120 herë më të ndotura se sa jashtë!

Biçikletë në vend të makinës. Midis nesh, pikëpamja se automjetet ndotin ajrin është mjaft jopopullore, por e vërteta është se edhe makinat me “diesel” nuk ndotin ndjeshëm, por me kusht që ato të kenë të vendosur të ashtuquajturat filtra DPF. Pikërisht këtu qëndron problemi. Ky filtër i makinave “diesel” te ne hiqet për të kursyer karburant, por shkenca thotë se kjo kursen vetëm 4% të karburantit total të shpenzuar! Kjo është shumë pak në krahasim me 85% të gazrave të dëmshme që lëshohen në atmosferë dhe filtri do ta parandalonte këtë. Përveç kësaj, makinat me gaz (TNG) ndotin më pak, dhe ekziston një mjet transporti që nuk ndot, për të nuk paguhet për parkim ose karburant, që do të thotë se kursen para, dhe përmirëson aftësinë fizike dhe shëndetin e ngasësit – e kjo është biçikleta!

Karburante ekologjike për qytetarë të paskrupullt ose të pakujdesshëm. Nga ana tjetër e spektrit dhe çiklistët e ndërgjegjshëm janë qytetarë të paskrupullt. Ne jemi të vetëdijshëm se ka individë që ngrohen me kompensatë, mobilje, goma dhe kjo madje as nuk duhet të diskutohet se sa e dëmshme është për të gjithë, posaçërisht për ta, sepse janë më afër burimit të ndotjes. Për këtë duhet të flitet në shkolla dhe të jetë pjesë e planit të mësimdhënies për brezat e ardhshëm për të riedukuar prindërit e tyre, nëse e bëjnë këtë. Ose shteti mund të nisë një fushatë "dorëzo parket/dysheme, merr dru", ku për çdo sasi të dorëzuar të kompensatës, parketit/dyshemesë, gomës dhe materialeve të tjera të dëmshme, do të merrej dru në të njëjtën peshë. Nytarisht që druri nuk është plotësisht ekologjik, por është më i mirë se alternativat e tjera.

Më pak mbeturina, më shumë selektim/klasifikim mbeturinash dhe natyrisht jo djegien e tyre. Sigurisht, jo drejtpërdrejt, por sigurisht një pjesë e rëndësishme e përmirësimit të cilësisë së ajrit është klasifikimi/selektimi dhe trajtimi i duhur i mbeturinave. Ne duhet të përqendrohemi në klasifikimin/selektimin, sa më pak të jetë e mundur përdorimi i sendeve dhe paketimeve plastike, pasi gjithçka që përfundon në mbeturina potencialisht mund të digjet dhe kështu të lëshojë gazra të dëmshëm. Një mënyrë tjetër për t'u kujdesur për mjedisin është të përdorim autobusin (megjithëse në rast të një pandemie kjo duhet të kuptohet kushtimisht). Një autobus mund të transportojë 60 udhëtarë dhe mbulon një linjë çdo dy orë, gjithsej 10 herë në ditë. Vetëm ai autobus zëvendëson 300 makina në ditë dhe parku i autobusëve në Shkup posedon 300 autobusë (plus 33 ekologjike), ndoshta e pabesueshme por zëvendëson 100.000 makina për çdo ditë!

Zgjidhje të tjera rregullimi të shpejtë (quick-fix solutions)

Çfarë tjetër mund të bëjmë? Mund të mbjellim një pemë (ose fidan!), një rrethojë të gjelbër përgjatë bulevardit, të hamë më pak mish (industria e mishit është një nga burimet e mëdha të gazrave serë), të blejmë më pak, të ripërdorim dhe të selektojmë/klasifikojmë më shumë.

Të përfshihet edhe sektori i biznesit

Përveç qytetarëve, është posaçërisht e rëndësishme që edhe sektori i biznesit ta kuptojë rëndësinë për ekologjinë, për imazhin e tyre i cili do të ketë një ndikim pozitiv në një grup të ri dhe në rritje të konsumatorëve të cilët janë të gatshëm të paguajnë pak më shumë nëse janë të bindur që marrin një produkt cilësor, ekologjik dhe të shëndetshëm, i cili nuk ndot mjedisin.

Aktivizim në mediat/rrjetet sociale

Si një formë e aktivitetit qytetar janë edhe grupet në Facebook si Дај, не фрлај (Pra, mos hidhni), „Кеса не, благодарам. Торба си носам! (Jo qese, faleminderit. Kam një çantë!“, „Не фрлај, не загадувај! (Mos hidhni, mos ndotni!)“, “И јас одам со велосипед на работа (Edhe unë shkoj në punë me biçikletë)” dhe „Еколошко, евтино, ефикасно (Ekologjike, e lirë, efikase)“ të cilat në mënyrën e vet kujdesen për ripërdorimin, selektimin/klasifikimin e mbeturinave, përdorimin më pak të plastikës, zvogëlimin e gazrave të shkarkuar, jetesën ekologjike, etj.

Ekzistojnë shumë mënyra të tjera në të cilat qytetarët mund të kontribuojnë në mënyrë aktive në uljen e ndotjes së ajrit (libri "25 fakte rreth ndotjes së ajrit dhe mënyrat se si mund ta zvogëloni atë" përmban teknika dhe këshilla që mund të zbatohen menjëherë). Sidoqoftë, nuk ia vlen asnjë këshillë, nëse ajo nuk zbatohet.

Ekologjia në plan të parë

Përveç kësaj më lartë, ka nevojë të punohet në ndërgjegjësimin e popullatës, duke e vendosur ekologjinë në plan të parë, sepse të jetosh në një mjedis të shëndetshëm është një investim për të tashmen dhe për të ardhmen. Zakonisht gjatë kohës së krizës themi "Vetëm shëndet...", por harrojmë se po jetojmë në një krizë mjedisore tashmë me dekada. Ndërsa presim që shteti t’i ndryshojë gjërat, ndoshta ndonjëherë duhet të na kujtohet se - ndryshimi fillon nga individi!

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Vështrim: regjistrimi i pasurive/pronave të paluaj...
Igor Radev: Bullgaria ka tendencë të na ngulfasë ...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E mërkurë, 24 Shkurt 2021

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq