fbpx

Pse ballafaqohemi aq keq me situata të krizës?

Amar Mecinoviq

Amar Mecinovic 200x250Kapaciteti ynë për t'u marrë me krizat e përgjithshme është i kufizuar, si rezultat i kultivimit të një kulture politike individualiste.

Pas disa muajsh me radhë me masa të ndryshme, mund të shohim nga distanca mund të shohim çfarë efekt (e) kanë këto masa. Masat ishin drakoniane për shkak të supozimit se popullsia nuk mund t'i përgjigjet përshtatjes së shpejtë sociale dhe për shkak të dobësisë së sistemit shëndetësor. Sipas komentuesve socialë për katastrofën italiane, popullsia vendase po zhvillon reagim alarmimi sipas seriozitetit të situatës, megjithëse stabiliteti i lakesës së sëmundjes është tregues i strategjisë fituese. Kjo sugjeron në realitet shoqëror dhe jo një supozim. Në mënyrë përkatëse me këtë, pse reagimi kolektiv i popullatës ndaj masave është sjellje e nxitur nga frustrimi, dhe jo i përshtatur me vetëdijesimin e dëshiruar, është subjekt i polemikave të panevojshme.

Masat politike nuk janë altruiste dhe as nuk vendosen nisur nga elementi emocional i jetëve të humbura, por janë e vetmja alternativë për përhapjen e lirë të virusit. Kur përgjigja në nivel kombëtar është e papjekur, sharlatane, raciste nga aspekti kulturor, është arbitrare të konkludohet se bëhet fjalë për paaftësinë e tërë kolektivit. Integrimi ynë aktual në grupin tonë të përgjithshëm është jofunksional sepse indi lidhor nuk është i shëndetshëm. Ekziston një mosbesim i njerëzve ndaj aparatit kolektiv, si dhe një tjetërsim i plotë përmes të cilit kalojnë në jetën e tyre, si ndaj kolektives ashtu edhe ndaj individuales.

Distanca sociale ose fizike

Kur bëhet fjalë për situata krize, përshtatja e shpejtë e grupeve sociale - ndërkaq nisur nga ato edhe efektiviteti i masave të tyre, në vendet me kulturë politike "komunitare" kundrejt atyre me kulturë "individualiste", konsiston në shkallën e besimit të secilit person, i cili presupozon ndjenjë sigurie dhe besimin në raport me grupin të cilit i përket. Përkatësisht, konsistenca në supozimin e vullnetit të mirë gjatë veprimit të grupit ndaj individit. Shkathtësia e anëtarëve të këtyre grupeve shoqërore është në presupozimin sekondar të sigurimit të sigurisë - në nivelin e shpirtit kolektiv, ndërsa në shoqëritë perëndimore është parësore dhe i referohet aftësisë së secilit prej nesh të veprojë në përputhje me boshtin e tij të sigurisë.

Prandaj, kur bëhet fjalë për mekanizmin tre nivelesh të ballafaqimit, atij në nivel shtetëror - grupet e para nuk e përjetojnë atë si pushtim të lirive të tyre, por si aftësi të tyre për akumulimin e përgjigjes së arsyeshme ndaj tij, ndërsa te mekanizmat e dyta, nuk ka siguri në gjykimin e përbashkët për masat në nivel shtetëror. Prandaj, shumica i perceptojnë masat në kundërshtim me liritë e tyre personale.

Ndarja në kultura politike, pa komponentë emocionale, përveç që sugjeron efektivitet më të madh në koordinimin kolektiv, zbulon edhe një siguri në lidhje me distancën psikologjike midis njerëzve në shoqëritë perëndimore- qendrore siç është e jona. Atë që në botën perëndimore ne e quajmë si "distancë sociale", në Tajvan e quajnë "distancim fizik- i privuar nga integrimi kundër produktiv i polemikës në gjenet kombëtare. Indikative, grupet që gëzojnë kulturë politike të komunitetit e perceptojnë këtë koordinim shoqëror si kohezion në veprimin dhe forcimin e thelbit të përkatësisë, ndërsa ata që kanë një shkallë të ulët të unitetit gjatë veprimit, krizën e përjetojnë si faktor shtesë për të larguar individin nga kolektivi.

Zosto tolku loso se spravuvame so krizni situaciiBurimi: mkd.mk

Kësaj i shtohet edhe fakti se në fazat fillestare të krizës, vendet në Evropë dhe botën perëndimore nuk i japin përparësi mbajtjes së maskave, sepse kjo nuk konsiderohet element i mbrojtjes individuale, ndërsa shoqëritë kolektiviste mbajtjen e maskave e perceptojnë si masë parandaluese, për shkak të mundësisë që secili prej nesh të jetë bartës i virusit, duke mbrojtur kështu kolektivin në tërësi.

Relevanca si burim i njohurive për hartimin e politikave

Në këtë pikë, ajo që mund të përmbledhim kur bëhet fjalë për zhvillimet në vendin tonë është se: aftësia jonë për t'u ballafaquar me krizat e përgjithshme është e kufizuar, si rezultat i kultivimit të kulturës politike individualiste. Për më tepër, mungesa gjithëpërfshirëse e konsistencës ideologjike në diskursin e aktorëve politikë kontribuon në copëzimin e mëtutjeshëm të frymës së përgjithshme të përkatësisë dhe besimit në aparatin publik; Informacioni i përgjithshëm i popullatës për proceset ndërkombëtare nuk vjen nga burimet e brendshme, por konsumi i informacionit është nga burime që janë plotësisht të huaja, ose nga forume publike pa karakter kombëtar, siç është Facebook-u.

Pavarësisht asaj se lakesa e sëmundjes nuk mund të projektohet në mënyrë përkatëse për shkak të mungesës së aftësisë për të rritur numri i testimeve, popullsia jonë busullën e saj për urgjencë e menaxhon sipas zvogëlimit të rrezikut të pandemisë në nivel kontinental, që sugjeron në një nga dy mundësitë - mungesë interesi ose mosbesimi i popullatës në mekanizmat tona propagandistike ose paaftësia në funksionimin e mekanizmave; dhe së fundmi, prirja e popullatës sonë për të besuar në teoritë e komplotit.

Përfundimi i nxjerrë, është ajo se tashmë është mirë i njohur në qarqet e shkencave politike. Popullsia jonë i nënshtrohet politikave reaksionare dhe populizmit që janë më frytdhënëse në arritjen e suksesit afatshkurtër dhe agjitacionit, ndërsa çdo ideologji politike integruese është në rrezik nga depersonalizimi. Është e vështirë të jepet përgjigje se si duhet të përshtatet veprimi politik ndaj aktiviteteve ideologjike kolektive në raport me ngjarjet shoqërore aktuale. Me sa duket, zgjidhja është e pranishme në mundësinë e veprimit politik vertikal, përkatësisht në thelbin e aparatit shtetëror si aftësia e vetme reale për korrigjimin e mangësive të kulturës politike. Kjo presupozon reformën e arsimit publik, të mediave të mëdha, si dhe kulturën qytetare dhe organizimin lokal. Realiteti është demotivues për sa i përket mundësisë së ndonjë iniciative themelore, përkatësisht ajo që quhet nismë "gras ruts", sepse qëndrueshmëria e përgjithshme e organizimit politik në nivelin lokal është me aftësi të kufizuar për shkak të mungesës së ndjenjës së përkatësisë, madje edhe në nivelin e mikro-identiteteve dhe politikës rajonale.

Përgjigje pragmatike ndaj realitetit shoqëror

Tashmë është arritur relaksimi i nevojshëm i masave, por deri në domosdoshmërinë e tyre të dytë, qasje gjithëpërfshirëse agresive ndaj mekanizimit të mekanizmit propagandues nuk ndodhi, përsëri mund të përballemi me rezultatin kundër produktiv të relaksimit të masave.

Kjo do të thotë, mungesa e urgjencës dhe qasja komunitare e popullatës mund të rezultojë me rehati të rreme në krizë. Përgjegjësinë për këtë, edhe pse pa dyshim më e madhja bie mbi institucionet shtetërore, e ndajnë të gjitha partitë kryesore politike, përfshirë atë qeverisëse, e cila duhet të veçojë aktivitetet e saj për agjitacion në nivelin e partisë, si dhe në nivelin e garniturës në pushtet. Tek ata është mundësia e vetme për reagim të shpejtë dhe ri drejtim të rrjedhës së krizës.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.

Serbia 2020 - regjim në kohë demokracie
Çfarë do të fitojë, liria apo frika?
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E premte, 18 Shtator 2020

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq