fbpx

Republika në flakë

Vesna Poposka

Vesna Poposka 400x500Zjarret i zbuluan të metat e sistemit për menaxhimin e krizave, i cili në fakt vështirë se mund të quhet "sistem". Në këtë "sistem" më shumë mbizotërojnë mangësite sesa zgjidhjet. Ky nuk është një problem i krijuar nga zgjedhjet e fundit deri më sot, por një situatë që po zhvillohej që kur vendi fitoi pavarësinë, pavarësisht përpjekjeve për të krijuar një sistem reagimi dhe parandalimi.

Zjarret e mëdha që kanë përfshirë vendin në periudhën e fundit kanë sjellë në sipërfaqe shumë mangësi në funksionimin e sistemit për menaxhimin e krizave dhe mbrojtje civile. Shpallja e gjendjes së krizës për një kohëzgjatje prej 30 ditësh, me shumë gjasë do t'ju mundësojë institucioneve të reagojnë më shpejt përballë temperaturave jashtëzakonisht të larta, por nuk do të ndryshojë shumë për sa i përket gatishmërisë, pasi burimet janë ato që janë. Shumica e pajisjeve janë të vjetruara, ka mungesë zjarrfikësish dhe ata që janë në marrëdhënie pune janë kryesisht të moshuar. Ky nuk është një problem i krijuar nga zgjedhjet e fundit deri më sot, por një situatë që po zhvillohej që kur vendi fitoi pavarësinë, pavarësisht përpjekjeve për të krijuar një sistem reagimi dhe parandalimi.

Korniza ligjore për menaxhimin e krizave dhe mbrojtjen civile

Korniza ligjore për menaxhimin e krizave (menaxhmenti i krizave) dhe mbrojtja civile si pjesë përbërëse e saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila përcakton sistemin ekzistues, është inicuar në vitin 2004 përmes miratimit të Ligjit për Mbrojtje dhe Shpërtim.

Vitin tjetër, 2005, Parlamenti miratoi Ligjin për Menaxhimin e Krizave, i cili sipas logjikës së gjërave duhej të plotësonte Ligjin e miratuar fillimisht për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe të përfshinte ato pjesë të materies që nuk ishin të rregulluara me të. Në vend të kësaj, Ligji për Menaxhimin e Krizave ka sjellë burokratizimin e procedurave për t'u marrë me situata emergjente pafundësisht, duke futur sistemin e menaxhimit të krizave në një rrjet merimangash të organeve/institucioneve, përgjegjësitë e të cilëve mbivendosen aty ku është më pak e nevojshme, ose ku askush nuk është kompetent kur duhet të jetë kompetent (për shembull, të dy ligjet përmbajnë institucione qendrore dhe të dy institucionet parashikojnë krijimin e shtabeve të krizës, megjithëse Qendra e Menaxhimit të Krizave nuk ka mundësi ligjore për të krijuar forca mbrojtëse dhe shpëtimi, por ato janë parashikuar të formohen nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim).

Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i janë caktuar përgjegjësi dhe detyra të veçanta në përputhje me Ligjin për Zjarrfikjen, i cili është miratuar fillimisht në vitin 2004 dhe i është nënshtruar ndryshimeve dhe plotësimeve për disa herë, dhe i cili delegon përgjegjësitë si në komuna ashtu edhe në nivel kombëtar. Si rezultat i kësaj, statusi ligjor i njësive të zjarrfikësve, financimi dhe qëndrueshmëria e tyre janë jokonsistente dhe çojnë në situata të diskutueshme që manifestohen më shumë gjatë kohës së krizave.

Detyrimet nga mbrojtja civile parashikohen edhe në Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (si përgatitja e vlerësimit të rrezikut dhe organizimi i ushtrimeve të shpëtimit dhe evakuimit, etj.), si dhe në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Ligjin për Sigurinë e Komunikacionit dhe ligje të tjera. Në një farë mase, si Ligji për Punët e Brendshme ashtu edhe Ligji për Mbrojtjen e trajtojnë këtë materie, e cila në terren, gjatë një situate krize, shkakton tension shtesë se kush është përgjegjës për çfarë dhe kush i jep urdhra kujt.

Ndryshimet dhe plotësimet që pasuan në dekadën pas miratimit të dy ligjeve në fuqi nuk ishin të një natyre thelbësore dhe as nuk u krijuan në bazë të një vlerësimi të sistemit për menaxhimin e krizave.

Aktet nënligjore miratohen në bazë të ligjeve ekzistuese

Kjo situatë e tillë ligjore/juridike ka çuar në operacionalizimin dhe efektivizimin e situatave serioze në terren, të cilat tashmë përsëriten në mënyrë ciklike çdo vit, pa ndryshime të mëdha në përgjigjen ose ndonjë përmirësim të situatës, veçanërisht sa i përket përmbytjeve dhe zjarreve. Bazuar në këtë konstelacion konfuz juridiko-ligjor, hartohen edhe aktet nënligjore në fushën e mbrojtjes civile dhe menaxhimit të krizave: rregullore, udhëzime, programe, plane, vlerësime dhe të ngjashme.

Në këtë drejtim, dokumenti bazë është Platforma Kombëtare për Uljen e Rrezikut nga Katastrofat. Platforma e parë kombëtare e këtij lloji u miratua në maj të vitit 2011, dhe pas një periudhe të gjatë ajo e reja u miratua në vitin 2019, pas së cilës u emërua një koordinator i ri kombëtar për ta zbatuar atë, i cili në vetvete është një lëvizje në sektor pas një kohe të gjatë stanjacioni (nuk ka të dhëna për aktivitetet e mundshme në lidhje me zbatimin e deritanishëm). Rregullorja që përcakton metodologjinë e vlerësimit të rrezikut daton nga dhjetë vjet më parë.

Dokumente të tilla strategjike dhe veprimi të postuara në faqet zyrtare të internetit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave ose nuk azhurnohen, ose nuk korrespondojnë në kohën e duhur, as nomoteknikisht, as nga aspekti i cilësisë. Nga vetë numërimi taksativ, si dhe nga mospërputhja e periudhave, është më se e qartë se qasja ndaj problemit të menaxhimit të rreziqeve nuk ishte as e integruar dhe as e harmonizuar.

Republikata vo plamen

Извор: mms.mk

Çfarë nënkuptojmë me standardin „BE dhe NATO“?

Në këto rrethana, është e vështirë që sistemi i menaxhimit të krizave të quhet vërtet një sistem. Më shumë mbizotërojnë mnagësitë sesa zgjidhjet, prandaj është e nevojshme, kur flasim për reformat e tij, të kemi parasysh se reforma këtu do të duhet të jetë një instalim krejtësisht i ri i bazuar në përvojën dhe praktikat më të mira të përshtatura për kontekstin lokal dhe rajonal. Është shumë e lehtë, siç bëjnë shumica e dokumenteve strategjike, t'i referohemi thirrjes "përshtatje me standardet e BE -së dhe NATO -s" pa e kuptuar se çfarë do të thotë në të vërtetë, sepse në NATO janë vende si Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Turqia, por edhe Shqipëria dhe Sllovenia.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë për një sistem të integruar të menaxhimit të krizës që do të mundësojë menaxhim të centralizuar dhe ekzekutim të decentralizuar, si dhe zhvillim të kapaciteteve në mënyrë që të arrihet ndërveprimi mes tyre.

Çfarë do të thotë një sistem i integruar i menaxhimit të krizës dhe mbrojtjes civile?

Një sistem i integruar i menaxhimit të krizave dhe mbrojtjes civile do të thotë që një institucion i vetëm qendror do të jetë përgjegjës për vendimmarrjen, planifikimin e reagimit dhe parandalimin dhe për të gjitha çështjet me rëndësi, dhe detyrat do të kryhen së bashku me të gjitha palët e interesuara. 

Një sistem i integruar i menaxhimit të krizave është një praktikë standarde që integron mbrojtjen civile dhe menaxhimin e krizave. Vende të ndryshme e zbatojnë atë në mënyra të ndryshme. Portugalia ka një sistem të integruar të mbrojtjes civile që nuk ka pësuar ndryshime të mëdha për një dekadë të plotë. Kuadri ligjor përbëhet nga Ligji për Mbrojtjen Civile, Dekreti për Krijimin e një Sistemi të Integruar të Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Ligji për Krijimin e një Organi Kombëtar të Mbrojtjes dhe Shpëtimit (ngjashëm me Drejtorinë tonë për Mbrojtje dhe Shpëtim). Për më tepër, për komunat në nivel lokal vlen edhe Ligji për Organizimin e Mbrojtjes Civile. Rolin qendror në këtë sistem kombëtar për menaxhimin e krizave dhe mbrojtjen civile e ka Organi Kombëtar, i kryesuar nga një Drejtor i cili ka katër departamente nën autoritetin e tij: Drejtorinë e Mbrojtjes Civile, Drejtorinë e Njësive të Zjarrfikjes, Drejtorinë e Planifikimit të Emergjencave dhe Komandën kombëtare të operacioneve për shpëtim.  

Republikën Çeke, kuadri ligjor bazohet në Ligjin për Menaxhimin e Krizave dhe Ligjin për Sistemin e Integruar të Shpëtimit, të dy të miratuar në vitin 2000. Për më tepër, segmente të caktuara mbulohen nga Ligji për Mbrojtjen dhe Ligji për Masat Ekonomike në Situata Krizash. De facto, menaxhimi i krizave bëhet përmes punës së "shtabeve". Në nivel kombëtar, ato udhëhiqen nga Qeveria dhe përmes Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili kryesohet nga Ministri i Brendshëm, dhe në nivel rajonal dhe lokal nga guvernatorët kompetentë, pra kryetarët e bashkive. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është një organ këshillues qeveritar i përbërë nga ministra përkatës, që funksionon përmes katër komiteteve, përfshirë të ashtuquajturin Komitet për Emergjencat Civile.

Slloveni, nga ana tjetër, organi qendror për mbrojtjen dhe shpëtimin është një njësi e veçantë administrative brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Ai menaxhon, organizon dhe drejton të gjitha procedurat administrative dhe profesionale që lidhen me menaxhimin e krizave, mbrojtjen dhe shpëtimin. Kuadri ligjor është më i gjerë dhe mbulon akte të ndryshme në nivele të ndryshme të qeverisjes.

Domosdoshmëri për harmonizim

Përveç harmonizimit të kornizës ligjore kombëtare, është e nevojshme harmonizimi me standardet ndërkombëtare dhe zbatimi i obligimeve dhe rekomandimeve që dalin nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në grupet dhe shoqatat ndërkombëtare, acquis communitaire të BE -së, vademekumi për mbrojtje civile i BE-së, marrëveshjet ndërkombëtare rajonale dhe shumëpalëshe. Është gjithashtu e nevojshme të sqarohen të drejtat dhe detyrimet e kompanive private për sigurinë dhe pozicionimi i tyre në sistemin për mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të ndërtohen, me ligj, politika publike koherente dhe efektive. Qasja e pjesshme përmes së cilës aspekte të ndryshme të materies rregullohen në ligje të ndryshme zgjidh një, dy ose disa probleme, por hap një mori problemesh të tjera. Vetëm në këtë mënyrë do të ndërtohet një shoqëri elastike (sipas fjalorit të aleancës së NATO -s) dhe funksionet vitale të së cilës sigurohen pa cenuar vlerat liberale dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.

Koncepti elastik (i resiliencës)

Koncepti i resiliencës ose elasticitetit është koncepti më i fundit i sigurisë në fushën e menaxhimit të krizave dhe mbrojtjes civile në BE dhe NATO: shkalla e resiliencës (elasticiteti, respektivisht aftësia për të kthyer funksionet vitale të shoqërisë në normale shumë shpejt pas një krize të ndodhur) përcakton se sa një shoqëri është në gjendje t'i përgjigjet shpejt një krize dhe të rivendosë funksionet vitale shoqërore që të funksionojnë pasi të ketë ndodhur një krizë. Në testin e resiliencës, institucionet dështojnë rregullisht sepse edhe bora në muajin dhjetor është një fatkeqësi natyrore.

Na duhet një zgjidhje sistemike

Është e nevojshme të miratohet një zgjidhje e re, unike, ligjore përmes së cilës do të bashkohen Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendra për Menaxhimin e Krizave, e cila do të integrojë të gjitha burimet në një vend dhe do të përcaktojë qartë kompetencat si të shtetit ashtu edhe të bashkive si subjekte. Reforma këtu do të duhet të jetë një instalim krejtësisht i ri i bazuar në përvojën dhe praktikat më të mira të përshtatura për kontekstin lokal dhe rajonal. Reforma gjithashtu duhet të mbulojë zbatimin dhe organizimin e punës së numrit të urgjencës i cili u pranua nga vendi vitin e kaluar dhe duhet të jetë numri i vetëm i urgjencës që do të alarmojë të gjitha institucionet kompetente përmes një telefonate.

Nevojitet edhe një Vlerësim i ri gjithëpërfshirës i rreziqeve, i cili do të trajtojë fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, si dhe kërcënimet moderne të sigurisë në një kontekst më të gjerë, i cili do të paraprihet nga një ripërcaktim i metodologjisë për përgatitjen e tij. Bazuar në Vlerësimin e ri, do të duhet të hartohen edhe dokumente të reja strategjike dhe dokumente veprimi.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vërejtje: Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Si kishte raportuar Ministria e Jashtme Britanike ...
Në një shoqëri të ndarë për çështjen e vaksinimit,...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E hënë, 25 Tetor 2021

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq