fbpx

Standarde të dyfishta në respektimin e masave epidemiologjike në Kroaci

Tina Hrubi

Tina Hrubi 200x250Në Kroaci, më 5 korrik 2020, u mbajtën zgjedhjet parlamentare në mes të pandemisë së re të korona virusit. Megjithëse votuesit u inkurajuan të dalin në zgjedhje, pjesëmarrja kurrë nuk ka qenë më e ulët. Ajo që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve nga politikanët gjatë natës së zgjedhjeve ishte shkelja e masave epidemiologjike, të njëjtat që u imponohen në mënyrë të pamëshirshme.

Republika e Kroacisë në kohën e shkrimit të këtij artikulli (27 korrik) ka 806 raste aktive, pra persona aktualisht të sëmurë. Nga këta, 138 persona janë në spital, me 9 pacientë në një respirator. Në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 24 raste të reja nga 831 persona të testuar. Deri tani gjithsej janë shëruar 3.936 persona dhe 139 kanë vdekur, duke bërë gjithsej 4.881 raste të infeksionit. Republika e Kroacisë ka kapacitete të mjaftueshme për të akomoduar të sëmurët dhe për të përballuar epideminë, por ndikimi i epidemisë në ekonomi ka qenë i madh, me pasojat të uljeve të pagave dhe pushimeve nga puna. Edhe tani, gjatë sezonit turistik, është regjistruar një numër më i vogël i turistëve, që është gjithashtu një nga pasojat e këqija për ekonominë, pasi shumë njerëz në Kroaci jetojnë nga turizmi.

Në fillim të pandemisë së re të korona virusit, përkatësisht në fund të marsit, nga Universiteti i Oksfordit u shpall vendi me kufizimet dhe masat më të rrepta për të zvogëluar infeksionin në raport me numrin e të infektuarve në Evropë. Sondazhi i Oksfordit merr parasysh 11 kategori: datën e mbylljes së institucioneve arsimore, vendosjen e kufizimeve për bizneset e ndryshme, anulimin e ngjarjeve publike, ndërprerjen e transportit publik, fushatë informuese për qytetarët, kufizimet e lëvizjes brenda vendit, kontrollet ndërkombëtare të trafikut, masat fiskale dhe monetare, investimet në shëndetësi dhe në zhvillimin e vaksinave. Në atë kohë, Kroacia kishte 495 infeksione të konfirmuara dhe dy vdekje. Pasi më 16 mars u mbyllën të gjitha institucionet arsimore (kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme dhe fakultetet), pati një mbyllje të plotë me parullën #rinështëpi.

Në seancën e Qeverisë së Republikës së Kroacisë më 23 Prill, Kryeministri Andrej Plenkoviç (BDK) prezantoi plan të zbutjes për t’u rikthyer në rrethana disi normale të jetës dhe biznesit. Lehtësimi i masave e shndërroi sloganin #rinështëpi në #mbetemitëpërgjegjshëm, dhe u zhvillua në tre faza - 27 prill, 4 maj dhe 11 maj. Kështu, shumë shpejt u kthyen transporti publik, u shfuqizuan lejet e nevojshme për të kaluar në një qytet tjetër, u hapën dyqanet dhe qendrat tregëtare, bibliotekat, muzetë, institucionet e kujdesit shëndetësor, parukeritë dhe sallonet e bukurisë, si dhe u hapën ambientet e hotelerisë, ndërkaq më 20 maj Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Milanoviç miratoi Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për deputetë në Parlamentin Kroat, i cili do të mbahej më 5 korrik.

Zgjedhja e parakohshme dhe lehtësimi i masave

Njëri nga kandidatët, drejtuesi i Lëvizjes Atdhetare, Miroslav Shkoro komentoi zgjedhjet e parakohshme dhe i bëri thirrje drejtorit të Institutit e Shëndetit Publik Kroat , Krunoslav Capak, që nga vetë izolimi i tij ta porositë Kryeministrin Plenkoviq se ai duhet të jetë në vetë izolim, sepse të gjithë qytetarët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Ai aludoi për ngjarjen që Kryeministri mori pjesë disa ditë më parë, më 20 qershor - Adria Tour në Zarë, në të cilën morën pjesë Tenisti bullgar Grigor Dimitrov i cili erdhi i infektuar me korona virus dhe infektoi të tjerët, përfshirë tenistin Novak Gjokoviç, të cilit kryeministri ia rrahu shpatullat. Prandaj, Kryeministri, ndryshe nga të tjerët që ishin në kontakt me të dhe më pas të izoluar, nuk dëshironte të izolohej. Vetëm atëherë filloi të flitet për standarde të dyfishta dhe respektim të pabarabartë të masave nga politikanët dhe qytetarët e thjeshtë.

Të nesërmen në shfaqen e drejtpërdrejtë të RTL "Ballafaqimet" për zgjedhjet 2020 Zlatko Komadina (SDP), Nikola Grmoja (Most), Tomislav Tomasheviç (Ne Mundemi!), Dhe Stjepo Bartulica (Lëvizja Atdhetare) gjithashtu dënojnë vendimin e (HDZ (BDK)) qeverisëse për datën e zgjedhjeve dhe lehtësimin e masave parazgjedhore, si dhe Kryeministrin për refuzimin e izolimit pas kontaktit me Gjokoviçin e infektuar, ndërsa Davor Bozhinoviç (HDZ) mbron kryeministrin, si dhe datën e zgjedhjeve, duke iu referuar mendimeve nga profesioni.

Në të njëjtën ditë, 25 qershor, për shkak të rritjes së madhe të numrit të infektuarve, u bë e obligueshme mbajtja e maskave mbrojtëse në transportin publik në të gjithë vendin. Dy ditët e ardhshme, 26 dhe 27 qershor, u regjistrua një rritje e jashtëzakonshme në numrin e të infektuarve nga gjithsej 180 raste të reja në 48 orë. Sidoqoftë, pasi hulumtimet parazgjedhore të opinionit publik kanë rezultuar me rezultate absolutisht kontradiktore të anketimit, qytetarët inkurajohen të dalin në zgjedhje. Kështu, Vesna Fabijançiç-Krizhaniç, zëvendës presidente e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, siguron votuesit se në vendvotimet, falë masave mbrojtëse, do të jetë më të mbrojtur sesa në transportin publik ose në një qendër tregtare, dhe i nxit ata të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Dvojnite politicki standardi protiv KOVID 19 vo HrvatskaBurimi: balkaninsight.com

Kryerja e zgjedhjeve në mes të pandemisë

Masat e përmendura përfshinin mbajtjen e maskës, ajrosjen e hapësirave disa herë në ditë, dezinfektimin e duarve dhe mbajtjen e një distance prej 1.5 metrash. Gjithashtu rekomandohej të vishe doreza dhe të përdorej stilolapsi personal për të votuar. Në rast se zgjedhësi nuk ka stilolapsin e tij / saj, ai / ajo mund të përdorë atë në vendvotimin, dhe anëtarët e bordit janë të detyruar të kujdesen që stilolapsat herë pas here të fshihen me dezinfektues.

Gjithashtu, 55 votues të infektuar me korona virus kërkuan që tu mundësohej të votojnë, kështu që Gjykata Kushtetuese u prononcua dhe tha që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ishte i detyruar të sigurojë ushtrimin e të drejtës së tyre të votës. Kështu që u vendos që votuesit e infektuar të mund të votojnë edhe me ndihmën e një personi tjetër të besuar; të cilët do të plotësonin fletën e votimit sipas autorizimit dhe udhëzimeve të tyre dhe anëtarët e bordit të vendvotimeve do të kryenin të gjitha veprimet para derës së përparme të banesës ose shtëpisë së votuesit të infektuar. Përkundër kësaj, shumë votues të infektuar, por edhe ata që ishin në vet izolim si kontakte të të infektuarve, nuk arritën të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës sepse anëtarët e bordit të votimit nuk pranuan të shkonin në shtëpitë e tyre nga frika nga infeksioni.

Në përgjithësi votuan vetëm 46.90% e votuesve, që është pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet parlamentare të regjistruara ndonjëherë në Kroaci. Përveç faktit se kjo është zgjedhja e parë e mbajtur gjatë verës, arsyeja e një pjesëmarrje kaq të ulët qëndron edhe në situatën epidemiologjike, veçanërisht duke pasur parasysh numrin në rritje të të infektuarve pak para zgjedhjeve.

Shkelja e masave epidemiologjike natën e zgjedhjeve

Nga ana tjetër, të kapluar nga festimi në seli, politikanët si përgjigje shkelën masat e përcaktuara për qytetarët. Një nga gazetat e përditshme më të lexuara të Kroacisë, "Veçernji list" raporton se si selia e partisë "Most" festuan rezultatet e zgjedhjeve në tarracën e një restoranti në Zagreb, në hyrje të së cilës ishin siguruar maska mbrojtëse dhe dezinfektues. Sidoqoftë, ata deklarojnë se nuk i përmbahen distancës në seli, se rrallë dikush vë maskë mbrojtëse dhe askush nuk vesh doreza, megjithëse shtrëngojnë duart kur hyjnë në seli dhe injorojnë dezinfektuesin. Ata theksojnë se si atmosfera ishte shumë e ngazëllyer dhe festive, por edhe me rastin e dhënies së deklaratës së Nikolla Grmojës, pjesëtarët e Mostit hynë në hapësirën e gazetarëve duke festuar, kënduar dhe kërcyer.

Hiç më pak ngazëlluese nuk ishte as në selinë e koalicionit të Partisë me Emrin dhe Mbiemrin, Pametno dhe Fokus, si në asnjë seli tjetër. Sidoqoftë, gazeta tjetër e përditshme më lexuar në Kroaci, "Jutarnji list", raporton se si atmosfera në tarracën e Muzeut Arkeologjik ku festonte fitimtarja HDZ ishte mjaft e relaksuar, po ashtu theksojnë se për këtë pritje HDZ përcaktoi në mënyrë rigoroze numrin e përfaqësuesve të mediave. Ata shprehen si një anëtar i HDZ-së kishte deklaruar: "Kërkuan nga ne të gjithë që të jemi përgjegjës, të mbajmë distancën fizike dhe të veprojmë në përputhje me masat e jashtëzakonshme. Megjithatë është "një e re normale". Veçernji List shkruan se si gazetarët e pyetën Gordan Jandrokoviç të HDZ-së pse atmosfera e tyre është aq e qetë, për të cilën ai u përgjigj se Anëtarët e HDZ-së ziejnë nga brenda, por bëhet fjalë për dërgimin e një mesazhi të mirë në lidhje me respektimin e masave epidemiologjike.

Sidoqoftë, duket se në fund nuk patën sukses. Veçernji list raporton se si Kryeministri Plenkoviq (HDZ) pas orës 21, kur e kuptoi që do të ishte një mbrëmje festive për HDZ-në, shkoi te rojet e sigurimit në hyrje dhe u tha atyre që t'i lëshonin edhe ata që nuk kishin akreditim. Tregojnë se si u kishte thënë, “Je*biga (në* t ‘ëmës), djem, bëhuni më të relaksuar. Tani që fituam, mundet edhe më lehtë ”. Më vonë, i ngjeshur në tollovi së bashku me politikanët e tjerë dhe të mbledhurit, ngriti duart dhe këndoi, ndërsa gëzimin e barti edhe Vilija Beroš, Ministri i Shëndetësisë, i cili madje kërceu mes tyre.

"Gjërat u ikën nga dora"

Pas natës së zgjedhjeve, në selitë në të cilat ata u përqafuan, shtrënguan duart, u puthen, folën me zë të lartë dhe kënduan pa asnjë distancë, epidemiologët besojnë se të gjithë ata që morën pjesë në të duhet të mbajnë maska për 14 ditët e ardhshme sepse mundësia e infeksionit ishte rritur ndjeshëm në atë kohë. Përkatësisht, sikur t'i mbanin ato natën e zgjedhjeve, do ta zvogëlonin rrezikun e infeksionit deri në 70%. Kujtojmë, në ditën e zgjedhjeve, votuesit shkuan në votime me maska dhe madje u këshilluan që të merrnin me vete stilolapsat e tyre.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Kroat Krunoslav Capak tha se kishte devijime nga masat e rekomanduara epidemiologjike natën e zgjedhjeve dhe se "gjërat dolën jashtë kontrollit". "Korona nuk e njeh vitin, e as kohën. Doli që korona nuk e di se sa është ora, është jashtëzakonisht e rëndësishme që t’i përmbahemi masave ”, tha ai. Në përfundimin se HDZ bëri lëshime natën e zgjedhjeve, Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm Davor Bozhinoviç u përgjigj: "Më pak se 15 minuta", por prapë shtoi se kishte lëshim dhe se jo gjithçka ishte sipas rregullave epidemiologjike..

Për më tepër, Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh pranon se në një moment ata ishin shumë afër njëri-tjetrit, por ai shpreson që ata nuk do të bëhen çerdhe për virusin korona. Megjithëse ai konfirmon se po konsiderohet situata rreth tubimeve familjare siç janë ditëlindjet, dasmat dhe pagëzimet për shkak të rrezikut të shtuar të përhapjes së virusit korona gjatë festimeve të tilla, ai thekson: "Nuk mendoj se do respektohen masat nëse nuk përshkallëzohet situata epidemiologjike. Ne do të sigurohemi që të mos ndodhin vatra të reja, do të vendosim masa selektive dhe jo një lockdown të përgjithshëm si herën e fundit".

... dhe tani përsëri shtrëngimi i masave!

Sidoqoftë, situata epidemiologjike u përshkallëzua më 10 korrik, kur u regjistruan 116 raste të reja të infeksionit, që ishte numri më i lartë ditor i infeksioneve të reja që nga fillimi i epidemisë në Kroaci, kështu që u shtrënguan masat. Numri më i madh i të infektuarve, 35, ishte në Qytetin e Zagrebit, 20 prej tyre ishin nga Osijek-Baranja, pastaj 17 nga Split i Dalmacisë, 14 nga Zara, 8 nga Istria, 6 nga Sisak i Moslavisë, 4 nga Dubrovnik nga Qarku Neretva dhe pjesa tjetër ishin nga një nga secili qark. 13 persona të sëmurë rishtas nga Qyteti i Zagrebit nuk e dinin se ku u infektuan, por asnjë media nuk hetoi mundësinë e një lidhjeje me ngjarjet e natës së zgjedhjeve.

Në të njëjtën ditë u sollën udhëzime dhe rekomandime për mbledhjet e 100 ose më shumë pjesëmarrësve të cilat kërkojnë që distanca fizike midis të gjithë pjesëmarrësve të jetë së paku 1.5 metra dhe që çdo kontakt i ngushtë fizik si shtrëngimi i duarve, përqafime, puthje ose urime është i ndaluar. Rekordi në numrin ditor të personave të infektuar rishtas u prish ditën tjetër kur u regjistruan 140 raste të reja, kështu që shpejt u miratuan udhëzime përmbajtjen e detyruar të maskave për fytyrë dhe maskave mjekësore. Përveç punonjësve shëndetësorë dhe punonjësve dhe përdoruesve të transportit publik, në përputhje me vendimet e Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, maskat janë bërë të detyrueshme për punonjësit dhe klientët në dyqane, punonjësit në hotelieri dhe shërbime, si dhe punonjësit dhe klientët e kompanive, enteve dhe institucioneve.

Në këtë mënyrë, pothuajse të gjithë qytetarët marrin mundësinë për ta dëshmuar përgjegjësinë e tyre. Megjithatë, siç tha ai kohët e fundit Profesori i Shkencave Politike Andjelko Milardoviç - "standardet e dyfishta pa themel etik janë vdekje për nocionin e përgjegjësisë", kështu që tani qytetarëve u mbetet të mendojnë kush dhe sa ka #mbeturipërgjegjshëm në këtë tregim.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.

Pandemia është një mësim në lidhje me kujdesin për...
Serbia 2020 - regjim në kohë demokracie
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E premte, 18 Shtator 2020

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq