fbpx

Të bashkuar për zgjidhjen e problemeve mjedisore

Branko Prlja

Branko Prlja 200x250Rritjen e çmimeve të të gjitha burimeve të energjisë, nuk çon në një përfundim të vetëm - burimet e rinovueshme të energjisë, së bashku me investimin në vetëqëndrueshmërinë dhe ekonominë e dhurimit tani janë më të rëndësishme se sa ndonjëherë më herët.

Kur bëhet fjalë për riciklimin, ripërdorimi dhe blerjet e reduktuara shpesh anashkalohen. Duket se shteti nuk po bën asgjë në këtë fushë dhe sa i përket kësaj i takon qytetarëve që të organizohen përmes aktivizmit në rrjetet sociale. Grupet si „Jep, mos hidh“ (Daj, ne frlaj) mbrojnë antikonsumerizmin, dhënien e dhuratave dhe ripërdorimin e artikujve, si dhe një ndërgjegjësim të përgjithshëm mjedisor. Pas pesë vitesh ekzistencë, grupi është degëzuar në disa klone në botën digjitale (me një anëtarësi totale prej 150.000 anëtarësh) dhe me aktivitetin e përditshëm në "botën reale" është rritur në një lëvizje të vërtetë ekologjike. Dhurimi dhe ripërdorimi janë pjesë e një botëkuptimi më të gjerë që përfshin burimet e rinovueshme të energjisë dhe ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore sot.

Problemet me mbetjet dhe burimet e jo të rinovushme të energjisë

Duket se në një shoqëri ku ende po përballemi me mbeturinat nëpër rrugë, deponitë e paligjshme, klasifikimin joefikas, mosekzistencën e riciklimit, dhe njëkohësisht importimin e mbetjeve, jemi “vite dritë” larg një shteti dhe vndi ekologjik.

Duket se shteti nuk po bën sa duhet në sensibilizimin dhe zgjidhjen e problemeve dhe se grupet e rrjeteve sociale si „Mos u bë plehër“ (Ne bidi gjubre) dhe „Nisma për ndalimin e qeseve plastike“ ose „Në biçikletë“ (Na toçak) po bëjnë përpjekje të madhe në këtë fushë në rritjen e ndërgjegjësimit për problemet, gjetjen e zgjidhjeve ose organizimin e aksioneve.

Janë bërë disa hapa nga ana e shtetit, por disa prej tyre janë të kota. Shembull i dukshëm janë paketat stimuluese dhe subvencionet për zëvendësimin e ngrohjes me dru me pelet, si një variant më miqësor ndaj mjedisit, i cili këtë vit rezultoi si një projekt katastrofik. Çmimi i peletit u rrit për 50% në një kohë shumë të shkurtër (dhe do të vazhdojë të rritet) dhe sipas vlerësimeve të anëtarëve të grupit „PELETI – grup për diskutim“ sot është më "lirë" të ngrohesh me dru sesa me pelet.

E gjithë kjo, së bashku me parashikimet e këqija të inflacionit, rritjen e çmimeve të të gjitha burimeve të energjisë, nuk çon në një përfundim të vetëm - burimet e rinovueshme të energjisë, së bashku me investimin në vetëqëndrueshmërinë dhe ekonominë e dhurimit tani janë më të rëndësishme se sa ndonjëherë më herët.

Burimet e rinovueshme të energjisë, ripërdorimi dhe vetëqëndrueshmëria

Shteti duhet të modernizohet, të braktisë burimet e vjetra të energjisë, të cilat padyshim do të shtrenjtohen dhe të fokusohet në investimet në energjinë e rinovueshme dhe jo vetëm në to. Është e nevojshme të inkurajohet modestia, ndarja me të tjerët, uniteti dhe besimi në shoqëri, sepse shoqëritë si e jona janë të brishta dhe qëndrojnë në këmbë qelqi.

Por duket se në këtë drejtim po ndërmerren hapa të gabuar. Një shembull i mirë i kësaj është kufizimi i instalimit të paneleve diellore fotovoltaike për familje, si dhe pamundësia e shitjes së energjisë elektrike shtetit - hapa katastrofikë dhe dritëshkurtër pa vizion për të ardhmen e vendit. Çdo vend ka dobi nga qytetarët me të ardhura të qëndrueshme dhe që kanë një jetë dinjitoze. Qytetarët e tillë duan të ndihmojnë shtetin dhe të jenë anëtarë produktivë të shoqërisë, përndryshe ata janë të detyruar të gjejnë mënyra për ta dëmtuar atë për përfitimin e tyre. Në veçanti, për shembull me rastin e peletit, çfarë u mbetet njerëzve veçse të kthehen të ngrohen me dru dhe të inkurajojnë prerjet ilegale të drunjve?

Në mungesë të mbështetjes nga burime zyrtare, është e rëndësishme që qytetarët vetë të organizohen. Prandaj aktivizmi qytetar është tejet i rëndësishëm, veçanërisht ai joformal, pa ndërlidhje me parti dhe organizata. Duket se Facebook (pavarësisht se sa distopike duken hapat e tij të fundit me Metavers apo algortimet e tij që nxisin paranojë dhe përhapin informacion të rremë), megjithatë ekzistojnë faqe të dobishme, si një vegël për lidhjen e njerëzve me interesa të ngjashme dhe përhapjen e ideve dhe lëvizjeve të dobishme.

Prej 5 vitesh në Facebook operon grupi „Jep, mos hidh“, grup i cili lidh njerëzit që duan të japin diçka që nuk e përdorin më me të tjerët që kanë nevojë. Grupi ka 50 mijë anëtarë dhe përmes tij janë dhuruar artikuj të panumërt, dhe çdo ditë dhurohen kuzhina të tëra, garnitura, pajisje shtëpiake, rroba etj. Nuk bëhet fjalë për një "ekonomi varfërie" në të cilën kërkohen sende/gjësende të përdorura, por bëhet fjalë për një parim të thjeshtë ripërdorimi që garanton se sendet/gj[sendet, përpara se të bëhen të papërdorshme, nuk do të gjenden në një vendgrumbullim/deponi, ku do të ndotin tokën ose do ta djegin dhe të ndotë ajrin.

Shumë pak flitet edhe për konsumizmin si një burim i së keqes mjedisore. Jemi të stërmbushur me rroba dhe produkte plastike në ambalazhe të panevojshme plastike. Është e njohur thënia „Reduce, reuse, recycle“, (Redukto, ripërdor, riciklo), por nuk dihet mirë pse fjalët janë dhënë pikërisht me atë renditje. Ato tregojnë qartë se fillimisht vjen përdorimi dhe blerja e reduktuar, më pas ripërdorimi dhe në fund riciklimi.

Zdruzeno do resenija za ekoloskite problemiBurimi: radiomof.mk

Përdorimi i reduktuar do të thotë të jetosh në një mënyrë më të thjeshtë, të pakësosh oreksin, të mos ndjekësh modat dhe trendet, të gatuash në shtëpi, të mos përdorësh plastikë (kur është e mundur) dhe të ngjashme. Ripërdorimi do të thotë të mos hedhësh diçka kur është pak e vjetëruar ose pak e prishur, të riparosh, të rindërtosh, të bësh turshi, të ripërdorësh kavanozat, shishet, të inkurajosh bizneset që ndjekin të njëjtat parime etj.

“Jep, mos hidh” ka filluar pikërisht kështu, me dëshirën për të ruajtur natyrën, por edhe për të ndërtuar besimin dhe ndarjen e të mirave mes njerëzve.

Karta e identitetit e grupit „Jep, mos hidh “

Grupi është hapur në vitin 2016, në ditën e „Black Friday". Kjo festë inkurajon konsumizmin, blerjen e gjërave të panevojshme, mbingarkimin e qyteteve, natyrës dhe vendgrumbullimeve (deponive), një kërcënim për planetin dhe për ne, banorët e tij. Grupi është konceptuar si një kundërvënie, një kundërpeshë e kësaj feste dhe gjithçkaje që ajo përfaqëson. Por si festa dhe kudondodhja e saj në mendjet e njerëzve gjatë gjithë vitit, grupi nuk ndalet me kaq. Ajo është aktive dhe e fortë çdo ditë dhe nuk ndalet!

"Jep, mos hidh" nuk është një grup bamirësie, megjithëse anëtarët ndonjëherë mendojnë se është i tillë. Megjithatë, kushdo që dëshiron të bëjë një dhuratë mund ta bëjë këtë për anëtarët që ata mendojnë se janë të pambështetur nga shoqëria, si dhe për ata që thjesht (për çfarëdo arsye) kanë nevojë për të. Themeluesit shpesh theksojnë se anëtarët "nuk kanë pse t'i justifikohen askujt (se janë raste sociale, nuk blejnë asgjë etj.) Grupi nuk është humanitar, por lufton për parimet e ndarjes me të tjerët, besimit, më pak blerje dhe më shumë ripërdorim. Gjithkush ka të drejtë të kërkojë dhe se për çfarë do ta përdor dhuratën është puna e tij. Nëse dhuruesi dëshiron të ndihmojë dikë që nuk ka mundësi dhe mjete jetese, kjo është e drejta e tij.”

Qëllimi i "Jep, mos hidh" që në fillim ishte të shndërrohej në një lëvizje, themeluesit gjithmonë theksonin se anëtarët mund të bëjnë grupin e tyre sipas parimeve të tij. Është veçanërisht e rëndësishme të përdorni më pak mjete transporti me pagesë, gjë që nuk është sipas parimeve të grupit - dhurata duhet të jetë pa asnjë shkëmbim fondesh. Që atëherë janë formuar disa grupe lokale nëpër disa qytete (Veles, Manastir, Tetovë, Shtip etj.) dhe disave iu dha logoja dhe teksti themelues nga grupi kryesor, ndërsa të tjerët të njëjtën gjë e bënë vetë në mënyrë të pavarur. Këto grupe sot janë rreth 30, në mesin e të cilëve janë disa me numër të madh anëtarësh, dhe së bashku me grupin kryesor (që ka 50.000) kanë rreth 150.000 anëtarë, që është dyfishi i qytetit të dytë më të madh në Maqedoni! Sigurisht, masiviteti ndonjëherë ka anët e veta negative, por është e nevojshme nëse duam të arrijmë një ndikim domethënës dhe praktik në shoqëri.

Me rastin e 5-vjetorit autorët kanë përgatitur një libër me titull “Jep, mos hidh” nga një grup Facebook-u, drejt një eko-revolucioni, i cili në frymën e grupit shpërndahet për shkarkim falas në faqen Arno.mk.

Vetëqëndrueshmëri dhe jetesë të ndërgjegjshme në vend të egoizmit konsumator!

"Jep, mos hidh" është pjesë e një filozofie të të jetuarit të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm, duke menduar për pasojat e veprimtarisë së tyre në botë, si kundërvënie ndaj konsumizmit, blerjeve të pakuptimta dhe të furishme dhe ndjekjes së tendencave, mbushjes së shtëpive me artikuj, kurse më vonë edhe deponive me gjësende dhe artikuj të ndryshëm.

Nëse mediat sociale nuk kanë mësuar diçka, ajo është se pavarësisht nga të gjitha aspektet e tyre negative, ato mund të përdoren si një formë mjaft efektive e lidhjes së njerëzve, shprehjes së pikëpamjeve dhe ideve, aktivizmit qytetar dhe ndërmarrjes së veprimeve konkrete. Duket se në kakofoninë e sotme të problemeve, kjo formë organizimi është më se e nevojshme.

Me ndryshimet aktuale në botë dhe krizat e paralajmëruara, është e nevojshme, nëse jo edhe e domosdoshme, të mësohemi me ekonominë e dhurimit, vetëqëndrueshmërisë, vetëprodhimit të ushqimit, përdorimit të energjisë së rinovueshme dhe të harrojmë çmenduritë e pakuptimta kapitaliste. Duke iu bashkuar grupeve “Jep, mos hidh” dhe të ngjashme, çdo qytetar mund të bëhet pjesë e zgjidhjes problemeve aktuale.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Çfarë pas zgjedhjeve në Bullgari - Zgjidhje apo th...
Mundësia e humbur e mediave për të hedhur dritë mb...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E premte, 21 Janar 2022

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq