fbpx

Vendi i parë që testoi të gjithë kombin

Michaela Ružičková

Michaela Ruzickova 200x250Nuk duhet të konsiderohet se testimi masiv ishte i pasuksesshëm, por duhet thënë se rezultatet e tij çuan vetëm në një ndërprerje të përkohshmetë përhapjes së virusit. Nga ana tjetër, përhapja e dezinformimeve kishte pasoja më të mëdha.

Në fund të tetorit qemë dëshmitarë të një ngjarjeje deri më tani të pazakontë në Sllovaki: testim masiv në nivel të të gjithë shtetit në të cilin mund të merrte pjesë vullnetarisht çdo qytetar mbi moshën 10-vjeçe. Qëllimi i këtij testi ishte të zbulohen "epidemitë" e mundshme të fshehura dhe për ta ngadalësuar përhapjen e virusit. Qytetarëve gjithashtu ju mundësua të testohen falas dhe t'i mbrojnë familjet e tyre duke e futur veten në karantinë nëse është e nevojshme. Masat për ta ngadalësuar përhapjen e virusit nuk u dukën të mjaftueshme, pasi statistikat treguan se numri i rasteve ishte rritur ndjeshëm që nga shtatori.

Testimit në nivel mbarëkombëtar, i quajtur " Përgjegjësia e përbashkët", i parapriu teste pilot për COVID 19 në rajonet Orava dhe Bardejov, e udhëhequr nga Ministria e Mbrojtjes e Sllovakisë e planifikuar dhe e zbatuar nga 23 (e premte) deri më 25 (e diel) tetor. Testi pilot u krye në katër zonat më të prekura: Tvrdoshin, Namestovo, Dolnji Kubin dhe Bardeyov dhe morën pjesë rreth 91% e të gjithë atyre që mund të mbuloheshin (më saktësisht, potencialisht mund të mbuloheshin deri në 155 mijë qytetarë dhe në të vërtetë u mbuluan 139,969). Bazuar në rezultatet e fituara, zona e Tvrdoshin u vlerësua si më kritike (4.85% e të gjitha testeve ishin pozitive). Gjithsej 1,569 raste pozitive u zbuluan në të katër zonat dhe infektiviteti ishte me një vlerë totale prej 3,25% nga të gjithë testuarit. Ky test pilot u vlerësua si i suksesshëm, kryesisht për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve por edhe për shkak të numrit të rasteve pozitive të zbuluara.

Raundi i parë i testimit

Pas testimit pilot, Shtabi i Përgjithshëm i Krizave vendosi të zhvillojë raundin e parë të testimit në nivel shtetëror, i cili u organizua nga 31 tetor deri më 1 nëntor 2020. Ky raund i parë ishte i kufizuar në vetëm dy ditë për shkak të kufizimeve për arsye logjistike, të personelit dhe atyre materiale. Punktet ishin të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 22 të mbrëmjes, dhe mostrat e fundit mund të merreshin në orën 21:30. Në të morën pjesë gjithsej 3,625,332 qytetarë dhe u zbuluan 1,06% raste pozitive (38,359). Shkalla më e lartë e infeksionit ishte në zonën Çadca me një total prej 3.22% rastesh pozitive.

Forcat e armatosura luajtën një rol të rëndësishëm në testimin, por suksesi u bë i mundur edhe nga qasja aktive dhe e përgjegjshme e autoriteteve lokale. Komunat dhe qytetet organizuan vendet për testim, siguruan personel, udhëzime, si dhe vetë testimin. Ministria e Mbrojtjes e Sllovakisë përgatiti një dokument për autoritetet lokale me informacion të detajuar në lidhje me ngjarjen. Ministria gjithashtu zhvilloi një fushatë informative për qytetarët që morën fletëpalosje me udhëzime për secilën shtëpi.

Koha e pritjes për testim u shkurtua në përputhje me udhëzimet e autoriteteve lokale. U përdorën mjete specifike, të tilla si regjistrimi i drejtpërdrejtë i vendeve për testim, aplikacionet mobile për përcjelljen e numrit të njerëzve që presin në radhë, lista me emra me kohë specifike për testim, lista me adresa, etj. Komunat iu përgjigjën në mënyrë fleksibile kërkesave të orarit të testimit dhe u përpoqën të informojnë qytetarët përmes të gjitha kanaleve në dispozicion.

Lekcii od zemjata sto ja testirase cela nacijaBurimi: vsquare.org

Testimi u ndoq jo vetëm nga peroneli administrativ, por edhe nga personeli mjekësor dhe studentët e mjekësisë ose nga një fushë e ngjashme studimi, të cilët kishin për detyrë mbledhjen dhe vlerësimin e mostrave. Personeli mjekësor dhe kuadri administrativ kishin të drejtë për në shpërblim financiar. Nga vendet për testim nuk u raportua ndonjë problem, përveç disa rasteve të vogla të prishjes së rendit publik (për shembull, përpjekja për të përsëritur testin, etj.) Të cilat u zgjidhën në mënyrë të sigurt dhe nuk çuan në pengim serioz të testimit. Në disa nga vendet për testim, të punësuarit raportuan certifikata të pamjaftueshme ose materiale dhe pajisje të tjera, por përveç kësaj, testimi u vlerësua si i suksesshëm. Kryeministri Igor Matoviç deklaroi në një konferencë shtypi se testimi ishte një dëshmi e vërtetë e qasjes së përgjegjshme të Sllovakëve. Sidoqoftë, ai më vonë u kritikua për të thënë në faqen e tij në "Facebook se ai ishte në gjendje të "injektonte çipe në tre milionë qytetarë", të cilën ai e mendoi si shaka.

Raundi i dytë i testimit

Raundi i dytë i testimit mbarëkombëtar u organizua më 7 dhe 8 Tetor 2020 dhe mbuloi 45 rajone. Bazuar në vendimin e Shtabit Qendror të Krizave, këto ishin zona të rasteve pozitive në raundin e parë me përqindje e cila ishte më e madhe se 0.7. Në raundin e dytë, 2,044,855 mostra u vlerësuan dhe prej tyre pozitive për COVID-19 ishin 13,509, që është 0.66%.

Sa i përket procedurës së testimit, ajo përbëhej nga katër hapa kryesorë:

  1. Hapi i parë ishte regjistrimi në vendin e testimit për të cilën nevojitej karta e identitetit. Qytetarët duhej të prisnin që të plotësohej formulari i regjistrimit dhe t'u jepej një numër për pritjeje.
  2. Hapi i dytë ishte vetë testi - merrej një mostër nazofaringeale pas ekspozimit të hundës dhe gojës.
  3. Vlerësimi i testit ku qytetarët prisnin rezultatet në salla të veçanta pritjeje.
  4. Paraqitja e rezultatit në vërtetimin i cili u jepej qytetarëve në një zarf të mbyllur.

Vërtetimet mund t'i lëshoheshin vetëm personit që gjendej në vendin zyrtar për testim dhe jo një spital ose në institucion tjetër. Njerëzit me test negativ mund të lëviznin lirshëm dhe pa kufizime, por u duhej të sillnin vërtetimin e tyre me vete për të provuar se nuk kishin Covid-19, nëse ishte e nevojshme.

Efekti i testimit dhe polemikat që pasuan

Organet shtetërore e vlerësuan raundin e parë dhe të dytë të testimit si të suksesshëm. Numri i të infektuarve u ul me më shumë se gjysmë në periudhën nga raundi i parë në raundin e dytë. Sipas Kryeministrit Igor Matoviq, testimi në të gjithë vendin ka rezultuar i suksesshëm. Pas raundit të dytë, rastet pozitive (dhe atë me përqindje 0.7) kishin vetëm 15 zona nga gjithsej 45. Kryeministri gjithashtu vuri në dukje uljen e rasteve pozitive në katër rajonet të testit pilot që ishin prekur në mënyrë kritike nga virusi - në Namestovo, përqindja e rasteve pozitive u ul nga 4.77 në vetëm 0.55 përqind.

Është e rëndësishme të theksohet se "Përgjegjësia e Përbashkët" jo vetëm që ishte ngjarja e parë e këtij lloji në historinë e Sllovakisë por paraqiste edhe operacionin më të madh logjistik. Kjo çoi në një valë pakënaqësie, dhe pjesërisht për shkak të kontekstit ligjor - ishte diçka e paparë deri tani dhe nuk ishte e rregulluar ligjërisht nga sistemi ligjor Sllovak. Pati një përplasje mendimesh midis Kryeministrit Matoviq dhe Presidentes së Sllovakisë, Zuzana Çaputova, e cila mbrojti parimin e pjesëmarrjes vullnetare dhe vuri në dukje kapacitetin e pamjaftueshëm të testimit në nivel kombëtar.

Prokurimi i testeve, i cili u bë në mënyrë të shpejtë dhe jotransparente me një çmim të lartë (53.2 milionë euro pa TVSH) u kritikua gjithashtu. Në fillim, qëllimi ishte të zgjidhej një kompani që shet teste me një çmim të mirë, por në fund nuk vendosi çmimi por kapaciteti për të dhënë sasinë e kërkuar të testeve. Problemi i vërtetë ishte komunikimi i dobët me publikun sesa vetë prokurimi. Sipas raportit të Transparency International, dyshimet për klientelizëm u hodhën poshtë. U ngrit edhe një çështje tjetër në lidhje me rimbursimin e shpenzimeve komunale, dmth, shpenzimet e tyre duhej tu rimbursohen deri në fund të vitit.

Fushata me dezinformime

Sasia e dezinformimeve në lidhje me virusin korona luajti një pjesë të madhe në testimin kombëtar në Sllovaki. Dezinformimet janë përhapur vazhdimisht nga anëtarët dhe mbështetësit e ekstremit të djathtë Kotlebovi (Partia Popullore "Sllovakia jonë") por edhe nga mediat pro-ruse, ueb-faqe me teori konspiracioni, parti opozitare, etj. Qëllimi i kësaj fushate, e cila filloi menjëherë pas shpërthimit të pandemisë, ishte polarizimi i shoqërisë dhe destabilizimi i sistemit politik. Këto qëllime u arritën pjesërisht dhe ishin një pasyrë e marrëdhënieve të përkeqësuara midis partive të koalicionit, besimit të zvogëluar të publikut ndaj koalicionit dhe tendenca të besohet në teori konspirative (për shembull: anti-vaksinat, instalimi i mikroçipeve, etj.).

Narrativat kryesore për manipulimin e opinionit publik ishin idetë e kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe antikushtetutshmëria e testimit dhe masave për të parandaluar përhapjen e virusit korona. Disa media e krahasuan testimin me kampet e përqendrimit dhe kryeministrin me diktator. Ueb faqet me teroritë e konspiracionit shkruan edhe për instalimin e mikroçipeve të popullatës përmes nazofaringut, mbledhjen e mostrave biologjike me qëllim të kontrollojnë popullatën, ose për atë se qeveria po i përcjell njerëzit përmes telefonave celularë. Përkundër përgënjeshtrimit të këtyre pretendimeve, Sllovakia u përball me një valë shumë të fortë të dezinformimeve që burojnë nga burime të ndryshme dhe nga ata që e përhapnin atë përdornin teknika të ndryshme manipulimi.

Kritika ndaj testit kombëtar ishte kryesisht për shkak të frikës nga dështimi i operacionit. Nuk duhet të konsiderohet se testimi masiv ishte i pasuksesshëm, por duhet thënë se rezultatet e tij çuan vetëm në një ndërprerje të përkohshme të përhapjes së virusit. Nga ana tjetër, përhapja e dezinformimeve kishte pasoja më të mëdha.

Tani jemi dëshmitarë të një rezistence të madhe ndaj masave pandemike (të tilla si mbajtja e maskave mbrojtëse dhe distancimi shoqëror, ose orë policore në kohë të Krishtlindjeve). Gjatë ndalimit të protestave si pjesë e masave kundër COVID-19, u organizuan disa protesta kundër Qeverisë, gjatë së cilave protestuesit nuk mbanin maska mbrojtëse. Autoritetet janë pjesërisht fajtorë për këtë, përkatësisht strategjia e tyre e dobët e komunikimit dhe mesazhet kaotike ndaj publikut. Nëse përdoret në shtete të tjera, testimi në nivel kombëtar duhet të balancohet me masa të tjera pandemike dhe kryesisht të bazohet në mënyra më të mira dhe më të qëndrueshme të komunikimit.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni tekstin
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

A ka fund historia maqedonase në rrugën drejt BE-s...
Vdekja që ndezi protesta nga një brez që humbi shp...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E mërkurë, 20 Tetor 2021

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq