fbpx

Nuk e mësuam leksionin nga përmbytja në Stajkovci

Askush nuk barti përgjegjësi për përmbytjet në rajonin e Shkupit pesë vjet më pare, kur humbën jetën 23 persona, ndërkaq pesë institucione dështuan, thotë profesor Aleksandar Trendafillov nga Fakulteti i Shkencave të Pylltarisë. Ai apelon problematika të ngrihet në nivel shtetëror. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, në video podkastin e Res publika, paralajmërojnë se deri në fund të vitit do të aktivizohet numri unik evropian për thirrje urgjente, me çka do të kompletohet sistemi për alarmim.

Më shumë
  282 Klikime

Bashkimi Evropian para kovid pasaportave të harmonizuara për udhëtim

Ndërsa anëtarët e BE-së, përshtaten për t'i bashkëngjiten sistemit të përbashkët të COVID pasaportave, vendet e tjera do të duhet të harmonizohen me parimet e Bashkimit Evropian dhe OBSH-së. Zyrtarët në rajon thonë se nuk do të jetë e lehtë të formohet sistem i vetëm i pasaportave kovid. Dhjetëra mijëra qytetarë nga rajoni që u vaksinuan në Serbi, mund të marrin certifikatën e gjelbër, provën e vaksinimit, përmes shërbimit për të huajt në faqen e internetit të administratës elektronike ose përmes postës elektronike. Bashkëbiseduesit në video podcastin e së Res publica, rekomandojnë qytetarët ende të kontrollojnë kufizimet në vendet, para se të udhëtojnë.

Më shumë
  173 Klikime

Qeveria me këmbëngulje do të shesë tokë, VMRO-DPMNE me këmbëngulje do të bllokojë ligjin

Qeveria nuk do të tërheqë Ligjin për shitjen e tokës bujqësore shtetërore, i cili mundëson blerjen e parcelave që janë dhënë me qira pas 10 vjetësh për pak para. Ministri, Arianit Hoxha në podkastin e Res publica thotë se disa nga vërejtjet e ekspertëve do të inkorporohen në Ligj, duke shtuar se vëmendje do t'i kushtohet interesit publik dhe se toka bujqësore nuk do të shndërrohet lehtë në tokë ndërtimore . VMRO DPMNE-ja, opozitare do të bllokojë ligjin në Kuvend dhe shanset për të rënë dakord me Qeverinë për të mbështetur idenë e shitjes së tokës bujqësore, janë minimale.

Më shumë
  138 Klikime

Gazetarët kërkojnë puna e tyre të vlerësohet në mënyrë përkatëse

Në ditët kur gjykata rrëzon paditë e gazetarëve që shpëtuan gjallë nga Kuvedi në 27 prill 2017, gazetarët kërkojnë ndryshime sistemike që do të mbrojnë sigurinë e tyre, kushte më të mira të punës dhe vlerësimin përkatës të orëve të punës. Pandemia e goditi rëndë këtë profesion. Kasta humbi pesë kolegë ndërsa dhjetëra humbën punën e tyre. Ndihma nga autoritetet ishte e pjesshme dhe e pamjaftueshme. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, Dragan Sekulovski, Drejtori Ekzekutiv i SHGM-së, gazetarja Natasha Stojanovska dhe Kryetari i SPGPM Pavle Belovski, flasin në podkastin e Res Publika.

Më shumë
  243 Klikime

Ballkani larg imunitetit kolektiv kundër KOVID 19

Një grup qytetarësh të BeH ngritën padi penale kundër autoriteteve. Ata kërkojnë përgjegjësi për vonimin e vaksinave dhe numrin e lartë të vdekjeve nga virusi. Përkundër vaksinimit masiv, me 15% të imunizuar, Serbia është larg imunitetit kolektiv. Për të ngadalësuar përhapjen e virusit korona, 70 deri në 80 përqind e popullsisë duhet të vaksinohen. Supozimet janë që çdo person i tretë në Maqedoninë e Veriut kanë pasur kontakt me virusin korona. Në video podkastin të #ResPublicaMK flasim për perspektivat dhe dinamikën e procesit të vaksinimit në rajon.

Më shumë
  229 Klikime

Ballkani dërgon tone euroskeptike gjithnjë e më fuqishme

Bashkimi Evropian nuk përmbushi pritshmëritë e premtuara të Ballkanit dhe prandaj njerëzit e këtyre vendeve janë të hidhëruar dhe të zhgënjyer. Bashkëbisedueset nga rajoni që ndjekin proceset evropiane, në podkast-in e #ResPublicaMK, thonë se BE nuk do të kthejë lehtë besueshmërinë e humbur. Por, pavarësisht euroskepticizmit, të rinjtë largohen në BE, për të ikur nga sistemet e brendshme klienteliste. Për perspektivat evropiane, bisedojmë me Radosveta Vasileva nga Bullgaria, Aleksandra Vuduri nga Greqia, Katarina Tadiq nga Serbia dhe Malinka Ristevska-Jordanova nga Maqedonia e Veriut.

Më shumë
  284 Klikime

Bashkësia hebraike më tepër se 70 vjet pret ndjesë dhe pranim nga Bullgaria

Goran Sadikario nga Fondi i holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni, thotë se çdo medalje ka dy anë, për Bullgarinë njëra është shpëtimi i Hebrenjve, ndërsa e dyta është depërtimi. “Atëherë kur vetë ata do të jenë të gatshëm dhe të vetëdijshëm për krimet që i kanë bërë paraardhësit e tyre, mendoj se do të vjen koha dhe do të piqet moment që ajo të pranohet”, shton ai. Ernest Herzog nga Kongresi Botëror hebraik thotë se historia nuk mund të prezantohet në mënyrë selektive dhe në një moment të caktuar, të zgjedhet se cilat të vërteta do të prezantohen, ndërsa të cilat do të fshihen nën qilim, e në atë koment ndodh revizioni negativ i historisë, i cili assesi nuk mund të arsyetohet.

Më shumë
  343 Klikime

Knaus dhe Biber: sofja është nën presion që të heq dorë nga vetoja për Shkupin

“Gjithnjë e më tepër qeveri evropiane paraqiten në Sofje dhe thonë se vetoja është jo-racionale. Patjetër duhet të lëshoni pe, ta shlyeni. Nëse kjo nuk ndodh askush nuk do ta akuzojë Shkupin dhe kjo është me rëndësi”, thotë Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për stabilitet. Sipas profesorit Florijan Biber nuk është pozitë evropiane që të bllokohet Maqedonia e Veriut për fillimin e negociatave, duke shtuar se me rëndësi është që të ndërtohen aleanca për të vazhduar presioni mbi Bullgarinë.

Më shumë
  269 Klikime

Përkrahja nga më të afërmit është kyç për shëndetin mendor të të rinjve

Pandemia solli ndryshime në përditshmërinë e njerëzve të rinj. Duke ju përmbajtur masave për parandalim, distancën fizike e nënkuptojnë si distancë sociale e cila në mënyrë shtesë e lëndon këtë, për ata, pjesë të vrullshme jetësore. Psikologët këshillojnë që të ndiqen ndryshimet në sjelljen e të rinjve dhe tu jepet përkrahje për ta ruajtur shëndetin mendor. Psikologët shkollor i inkurajojnë nxënësit që tu drejtohen atyre në rastet kur ju duhet ndihmë. #ResPublikaMK potkast me psikologen shkollore, Jasmina Deçkov nga Sh.F. “Partenie Zografski” në Shkup dhe psikologu Ivo Kunovski nga Klinika për psikiatri.

Më shumë
  366 Klikime

Kujdes me kë komunikoni onllajn

Pandemia solli rregulla të reja të jetës. Interneti është gjithnjë e më i pranishëm në jetën tuaj. Por për ata që janë më pak të shkathët për komunikim onllajn ajo sjell rrezik që ata të jenë cak i predatorëve. Inxhinierët IT udhëzojnë në vetëdije më të madhe se me kënd komunikojmë në largësi. Psikiatrët thonë se pandemia është një gjendje e vazhduar stresogjene, e cila nga ne kërkon kujdes në të gjitha nivelet, por ajo do të sjell në tjetërsim! #ResPublicaMK potkast me neuro-psikiatrin Metodija Çepreganov dhe inxhinierin IT nga FINKI, Vlladisllav Bidikov. 

Më shumë
  400 Klikime

Korrupsioni nuk mposhtet vetëm me ndëshkim, por edhe me parandalim

Vitin e kaluar, Prokuroria Publike ka pranuar 44 raporte revizore në të cilat ka dyshim për punë jo-ligjore, thotë Maksim Acevski, njeriu i parë i Entit shtetëror për revizion (ESHR). Por, Kuvendi i cili është themelues i ESHR, nuk i shqyrton raportet e revizionit, e me këtë nuk kërkon as përgjegjësi të institucioneve shtetërore. Sipas përfaqësuese së Maqedonisë në GREKO, Ana Pavlovska Daneva vendi përmirësohet në luftën kundër korrupsionit, por problemi mbetet Komisioni i anti-korrupsionit.

 

Më shumë
  379 Klikime

Me pandeminë, u shpeshtuan thirrjet e viktimave të dhunës në familje

Gjatë orës policore, shërbimet për punë sociale kanë evidentuar numër të shtuar të paraqitjeve të viktimave të dhunës në familje për përkrahje psiko-sociale, posaçërisht në orët e mbrëmjes. Kur sistemi sektori joqeveritar ballafaqohet me këtë problem në vlug të madh është KOVID 19, në #ResPublika biseduam me Natasha Stojanoviq, drejtore e Qendrës për punë sociale të Qytetit të Shkupit dhe Elena Dimushevska, drejtore ekzekutive e Rrjetit nacional kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje.

Më shumë
  447 Klikime

Sa e kushtojnë Ballkanin masat e zbutura shumë herët për KOVID 19?

Rritet numri i të infektuarve nga KOVID 19 në të gjitha venet e Ballkanit. Një pjesë e opinionit i akuzon autoritetet në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut se shumë herët i relaksuan masat parandaluese duke koketuar me trupin votues në vigjilje të zgjedhjeve në të dyja vendet. Në mes të epidemisë, Bosnjë e Hercegovinën e tronditi skandali për blerjen e respiratorëve jo-adekuat. Cili është çmimi që e paguan Ballkani për vendimet e këtilla, diskutojnë përfaqësues të sektorit civil në Maqedoninë Veriore, Serbi, BeH dhe Shqipëri në potkastin rajonal të ResPublika, si pjesë e iniciativës #StorieNgaRajoni.

Më shumë
  453 Klikime

Bashkësitë fetare janë persona juridik dhe patjetër duhet ti respektojnë ligjet

Dita kur në seancë të jashtëzakonshme të rijasetit të Bashkësisë Islame, shumica e muftinjve e shkarkoi kryetarin e BFI reisin Sulejman Rexhepi bisedojmë në temën nëse koketimi me besimtarët e vuri nën pikëpyetje tërë kompletin e protokolleve për ballafaqim me pandeminë. Për butësinë e institucioneve ndaj bashkësive fetare dhe kërkimin e përgjegjësisë debatojnë profesoresha Mirjana Najčevska dhe deputeti i LSDM Muhamed Zeqiri.

Më shumë
  322 Klikime

Me transparencë kundër lojërave të pandershme në kohën e Kovid 19

Rekomandim kryesor i Bankës Botërore dhe institucionet e tjera ndërkombëtare financiare për bankat është që ta shtojnë transparencën në kohën e krizës për tu zvogëluar rreziqet nga korrupsioni. Në potkastin e ResPublika, German Fillkov nga Qendra për komunikime qytetare i bën vërejtje Qeverisë se dështoi në llogaridhënien gjatë furnizimeve publike. Ministri pa resor i obliguar me komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski thotë se Qeveria prapëseprapë ka arritur që të jetë maksimalisht e hapur edhe përkundër resurseve të zvogëluara dhe në një situatë kur gjërat ndryshojnë nga çasti në çast. Ai pranon se ka lëshime, por paralajmëron se vendimet qeveritare do të vëzhgohen më mirë me vendosjen e mjeteve të reja të komunikimit në ueb faqen e qeverisë.

Më shumë
  328 Klikime

Jehonë e zëshme për vetë-izolim dhe solidaritet në rajonin

Si ballafaqohet rajoni me virusin korona? Në Slloveni ka drojë për derdhje të situatës nga Italia, Kroatët shpejtë u përshtatënb me onllajn program për nxënësit, ndërsa në Serbi zëshëm reagohet se gjendja e jashtëzakonshme vjen me vonesë, veçanrisht sepse kompetentët fillimisht e nënvlerësuan dhe e përqeshnin virusin. Pasqyra rajonale për pandeminë në këtë potkast të ResPublika na e transmetojnë kolegët gazetarë Jan Novak nga Radio Televizioni Sllovenisë, Ruzha Ishtuk nga radiotelevizioni kroat – HTV 1 dhe Jelena Petroviq nga N1 Serbia.

Më shumë
  272 Klikime

Fëmijët kopjojnë sistem të mos-ndëshkushmërisë

Pas "Dhomës publike" vazhdon vargu i dukurive devijuese te fëmijët tanë, tani me "Ndeshjet gladiatore të të miturve". Kur sistemi i kontrollit social dhe i sanksionit është lënë pas dore në institucionet dhe familjet, sjellja e dhunshme e fëmijëve është e pritshme, konsideron sociologia Nadica Tanevska Janeva. Në potkastin për ResPublika, psikologu Goran Shotarovski vë në pah se zgjidhja duhet të kërkohet në sjelljen prindërore të bazuar mbi besimin, por edhe në ndërtimin e vetëdijes për sjelljen agresive dhe të dhunshme në të cilat fëmijët janë viktima më të mëdha.

Më shumë
  283 Klikime

Të kalojnë zgjedhjet, e mandej të flasim për shlyerje të “Qeverisë së Përzhinës”

Pas zgjedhjeve në prill, partite merren vesh për braktisje të ad hok zgjidhjes nga viti 2016 për të a.q. “qeveri teknike”, propozojnë Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike dhe Aleksandar Spasenovski, profesor dhe deputet i mëparshëm nga VMRO-DPMNE. Për Mançevskin është normale që në periudhën parazgjedhore të ketë ambient të intensifikuar politik, por ai është i ndryshëm nga kriza politike para 4 – 5 vitesh sepse tani institucuionet funksionojnë. Për profesorin Spasenovski, ndërkaq, kyçe është që qeveria teknike nuk e relaksoi polarizimin dhe nuk kontribuoi për kthimin e besimit në institucionet, gjë e cila ishte edhe një nga shkaqet për të cilat u miratua qeveria teknike. Përcillni ResPublika potkastin.

Më shumë
  230 Klikime

Torbat e pëlhurës kthehe në "derë të madhe"

Qeset plastike nuk do të jenë falas dhe do të shiten për më së paku 10 denarë. Kjo parashihet me ndryshimet e disa ligjeve për menaxhim me mbetjet në të cilat saktësohet deri në fund prodhimtaria dhe distribuomi i qeseve për blerje, që duhet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm. Në Maqedoni në vit përdoren mbi 150 milion qese, e ato janë afro 2.000 tonë plastikë e cila grumbullohet vështirë dhe mbetet mbi tokë si mikroplastikë. Profesorët vënë në pah se duhet të kihet kujdes se çka na shitet si qese bio-shpërbërëse, sepse te ne si të tilla deklarohen edhe ato që nuk janë të tilla.

Më shumë
  234 Klikime

“Po” për gazifikimin nenergjetike” me ë industri, por “Jo” për amvisëritë

Gazifikimi i amvisërive nuk është opsion që paguhet sepse deri në vitin 2050 gazi do të duhet të menjanohet nga përdorimi sepse është lëndë djegëse fosile, konsideron profesori kroat Neven Duiq. Sipas tij, është e arsyeshme të investohet për përdorim në industrinë, sepse në këtë moment nuk ka alternativë më të mirë. Aleksandar Dedinec nga ASHAM, ndërkaq, thotë se thëngjilli nuk është opsion afatgjatë për KXE Manastir. Në ootkastin në Res Publika ai e komenton “Strategjinë energjetike” me të cilën nxitet investimi në burime të përtëritshme të energjisë, por, edhe zvogëlim të kërkesës përmes efikasitetit energjetik.

Më shumë
  205 Klikime

prikazni od regionot

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

 

 

 

Na ndiq