fbpx

Sezon i ri – probleme të vjetra për ski qendrat maqedonase

Video podcast

05.01.22

Прегледи

Që nga pavarësia e Maqedonisë, pothuajse çdo qeveri paralajmëron investime në resorte të reja për skijim. E përbashkët për të gjitha është se planet bombastike paraqiten pa asnjë analizë të ndikimit mbi mjedisin jetësor apo për kushtet hidrometeorologjike në lokacionet e përzgjedhura. Studimet e fizibilitetit përsëriten për çdo mal, realizim - nuk ka. Në të njëjtën kohë, ski qendrat ekzistuese mbeten me problemet e vjetra dhe pa asnjë investim.