fbpx

Res publica prezanton: Histori nga rajoni #6

"Valë të reja, politika të vjetra"

Vendet e Ballkanit muajt e fundit kanë pësuar një goditje të re nga KOVID-19. Qeveritë nxituan të miratojnë një sërë masash që synojnë përballjen me rritjen e infeksioneve në fund të verës. Disa vende kanë rivendosur shtetrrethimin (orën policore), të tjerët kanë miratuar certifikatën e detyrueshme të vaksinimit, secili vend duke u përballur me sfidat e veta të brendshme në përpjekjet e tyre për të përballuar pandeminë. Normat e vaksinimit nuk janë ende në një nivel të kënaqshëm në shumicën e vendeve të rajonit dhe duke pasur parasysh që pasojnë muaj të ftohtë, njerëzit do të jenë më të prirur të mblidhen në hapësira të mbyllura. Viti shkollor ka filluar gjithashtu në shumicën e vendeve, në disa me një prani fizike, e cila sjell sfida në vetvete. E gjithë kjo është një arsye për shqetësim pasi qeveritë kanë qenë kryesisht të paafta për t'iu përgjigjur në mënyrë të shpejtë, të koordinuar dhe transparente sfidave të imponuara nga pandemia.

"Tregime nga Rajoni #6" ne mbulojmë mënyrën se si qeveritë në të gjithë Ballkanin vazhdojnë të përballen me pandeminë në këto kohë të pabesë. Shpresojmë, se do të mund të mësojmë nga përvojat e njëri-tjetrit, pozitive dhe negative. Kjo është mënyra e vetme që të mund të fillojmë të gjejmë rrugën tonë për të shpëtuar nga vala e fuqishme e pandemisë.

Me tekstin e pare fillojmë të premtën më (1 tetor).

Edicioni i gjashtë i projektit “Histori nga rajoni” zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), në bashkëpunim me partnerët tanë nga Kroacia (Lupiga), Kosova (Sbunker), Serbia (Autonomija), Bosnja dhe Hercegovina (Analiziraj.ba), Mali i Zi (PCNEN), Shqipëri (Exit), Sllovenia (DKIS) dhe Greqia (Macropolis).

Iniciativën „Histori nga rajoni“ e realizon Instituti për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit „Bashko pikat: politika të përmirësuara përmes pjesëmarrjes qytetare“, zbatuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

Partnerët tanë

PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI

Panik për mungesë vaksinash, por kur mbërritën kishte plot „për t'u hedhur“

Mladen Obrenoviç

Mladen Obrenovic 400x500Marrë parasyh mosbesimin e konsiderueshëm dhe ndikimin e fortë të kundërshtarëve të vaksinimit, por edhe me faktin se Bosnja dhe Hercegovina është mjaft vonë me imunizimin masiv në raport me fqinjësinë, dhe në raport me botën, përqindja e qytetarëve të vaksinuar është jashtëzakonisht e ulët. Të dhënat e fundit tregojnë se as 12 përqind e popullsisë së rritur, pra çdo banor i tetë, nuk është plotësisht i vaksinuar, dhe Bosnja dhe Hercegovina është e para në Evropë për sa i përket numrit të vdekjeve për milion banorë.

Kur nuk kishte vaksina në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe numri i të sëmurëve dhe të vdekurve ishte në nivelin më të lartë, qytetarët e pakënaqur me të drejtë thirrën autoritetet sepse nuk ishin në gjendje të binin dakord dhe të siguronin mbrojtje në luftën kundër KOVID-19. Pastaj vaksinat, fillimisht si donacione dhe më vonë përmes mekanizmit COVAX dhe EU4HEALTH dhe prokurimit të drejtpërdrejtë, filluan të mbërrijnë. Vaksinimi u mundësua fillimisht për pjesën më të moshuar dhe më të rrezikuar të popullsisë, dhe me uljen e kufirit të moshës, interesi filloi të zhdukej ngadalë, pavarësisht nga fakti që të gjithëve u lejohej të vaksinoheshin - pa ftesë ose njoftim. Sot, ka shumë vaksina, faktikisht për t'u hedhur, sepse në një muaj e gjysmë tjetër, nëse nuk përdoren, sasi të mëdha vaksinash do të duhet të shkatërrohen.

Ndërsa situata epidemiologjike po përkeqësohet nga dita në ditë, dhe numri i pacientëve (që tejkalojnë shumat katër-shifrore në baza ditore) dhe të vdekurve (ata kanë qenë prej kohësh dyshifrorë) po rriten çdo ditë, fotografi të pazakonta po vijnë nga pikat e vaksinimit. Nëse njoftohet ardhja e vaksinave Pfizer, nga të cilat ka mjaft të pak të ofruara, do të krijohen turma të mëdha dhe radhë të gjata. Nuk ka pothuajse asnjë interes për vaksinat e tjera, të tilla si AstraZeneca dhe Sinopharm. E para në veçanti po shmanget, e cila u kontribua nga fushata negative dhe një grusht dezinformatash në kohën e fillimit të përdorimit të kësaj vaksine diku tjetër në botë, kështu që njerëzit refuzojnë AstraZeneca nga frika e efekteve anësore dhe komplikimeve të mundshme. Të gjitha përpjekjet e personave përgjegjës për t'i bindur ata dolën të pasuksesshme.

Marrë parasyh mosbesimin e konsiderueshëm dhe ndikimin e fortë të kundërshtarëve të vaksinimit, por edhe me faktin se Bosnja dhe Hercegovina është mjaft vonë me imunizimin masiv në raport me fqinjësinë, dhe në raport me botën, përqindja e qytetarëve të vaksinuar është jashtëzakonisht e ulët. Të dhënat e fundit tregojnë se as 12 përqind e popullsisë së rritur, pra çdo banor i tetë, nuk është plotësisht i vaksinuar, dhe Bosnja dhe Hercegovina është e para në Evropë për sa i përket numrit të vdekjeve për milion banorë.

Duke shpjeguar pse njerëzit shmangin vaksinimin, sociologu Slavo Kukiç thekson se ka faktorë globalë si: një komunitet i fortë kundër vaksinimit, dyshimi se gjithçka është produkt i interesave të kapitalistëve të mëdhenj dhe dëshirës për fitim më të madh, por edhe faktorë lokalë në Bosnjë dhe Hercegovinë: mosbesimi në një sistem mbizotërues të vlerave botërore, mosbesim ndaj njerëzve, partive politike, institucioneve.

"Ky mosbesim është produkt i asaj që ka përjetuar personi i zakonshëm në Bosnjë dhe Hercegovinë në 30 vitet e fundit, kohë në të cilën ai është manipuluar vazhdimisht, kështu që ka njëfarë ndërgjegjësimi se si ai i nënshtrohet manipulimeve të vazhdueshme, interesave kombëtare apo kapitaliste, komploteve botërore. Ky mosbesim gjithashtu kalon në një refuzim për të qenë një instrument i një eksperimenti botëror", vlerëson Kukiç.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të Worldometers, deri më 20 shtator, Bosnja dhe Hercegovina kishte 10,203 vdekje si rezultat i COVID-19, që përktheht në 3,134 vdekje për milion banorë, ajo renditet e dyta në botë, e para në Evropë (përpara është vetëm Peru, e ndjekur nga Hungaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi).

Ekonomia më e rëndësishme se shëndeti i njerëzve

Ndërsa statistika e pamëshirshme e koronavirusit e vendos Bosnjë dhe Hercegovinën në krye të tabelës shumë famëkeqe botërore, statistikat e tjera janë qartë më të rëndësishme për autoritetet - ato ekonomike. Autoritetet kryesisht mburren me rritjen e prodhimit dhe sdhe vetë PPB-së, madje flasin për rezultatet më të mira ekonomike në histori, kurse kritikët i paralajmërojnë ata që të mos i krahasojnë të dhënat e këtij viti me ato të vitit të kaluar, kur gjithçka u ndal për shkak të krizës me koronavirusin. Megjithatë, rritja e pothuajse të gjitha çmimeve, veçanërisht ushqimit, harrohet, e cila nuk shoqërohet me një rritje të të ardhurave të popullsisë aktive që punon dhe pensionistëve.

Panika bez vakcini sega ima i za frlanjeBurimi: balkans.aljazeera.net

Duke vënë në dukje se gjithçka përveç rrogave dhe pensioneve po rritet, Radio Evropa e Lirë kohët e fundit publikoi të dhëna sipas të cilave paga mesatare në entitetin Republika Srpska është 521 euro (pensioni mesatar është 207 euro), kurse për shportën e konsumatorit janë të nevojshme 984 euro. Ndërsa në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës punonjësit marrin mesatarisht 510 euro (pensioni mesatar prej 218 euro), kurse për shportën e konsumatorit atyre u nevojiten 1,057 euro në muaj për të shpenzuar.

Duke komentuar rritjen e çmimeve të ushqimit në shembullin e çmimeve më të larta të vajit, Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç, një politikan i njohur më parë për deklarata të ngathëta, shpjegoi se një çmim 37 përqind më i lartë do të thotë që qytetarët do të blejnë 37 përqind më pak. Ai tërhoqi një paralele me patatet më të lira për 40 përqind, por edhe me çmimin e lirë të karburanteve.

“Nëse blini vaj, do ta blini 37 për qind më pak. Do të blini më pak litra. Në vend të 100, do të blini 63. Nëse blini karburant, atëherë do të merrni 10 për qind më shumë”, llogariti Novaliç.

Edhe më herët, Novaliç, kur qytetarët nuk kishin kohë të dëgjonin batuta, tërhoqi vëmendjen e publikut, veçanërisht në kontekstin e krizës së koronavirusit. Së pari, ndërsa vaksinat vinin vetëm nga donacionet, dhe qytetarët nxitonin në Serbi për vaksinime (edhe sot po shkojnë për një vaksinë Pfizer sot), ai tha: "nëse do të donim të luanim rolin e shtetit, vaksinat do t'i kishim në dhjetor". Edhe pse ai kërkoi ndihmë në pranverën e hershme sepse nuk kishte ide se si ta bënte furnizimin e vaksinave, ai më vonë u justifikua duke thënë se ata "nuk vrapuan të parët" për vaksina në Bosnjë dhe Hercegovinë sepse ai nuk donte që qytetarët të ishin "dele për kurban". Kur ai u paralajmërua se duhet të nisë një fushatë të gjerë për të ftuar qytetarët që të vaksinohen, ai u përgjigj: "Së pari ne duhet të kemi vaksina në mënyrë që të drejtojmë një fushatë vaksinimi."

Politikanët si një shembull i keq

Fushata në vetvete kaloi pa u vënë re, megjithëse përfshiu qytetarë të famshëm, muzikantë, atletë, por edhe autoritete fetare, sepse fjala e tyre akoma dëgjohet, madje edhe trajnerë futbolli nga lagja, siç është Miroslav Çiro Blazheviç, i lindur në Travnik dhe dikur bëri një rilindje të vërtetë të vogël të futbollit kombëtar boshnjak duke fituar simpatinë e shumë njerëzve.

As masat e përshkruara epidemiologjike nuk ndihmojnë, sepse pothuajse askush nuk u kushton më vëmendje atyre. Sidomos jo politikanët, të cilët tregojnë me një shembull të keq se gjithçka është e mundur dhe e lejuar për ta. Çdo dy javë, miratoehn masat nga shtabet e entiteteve dhe më pas kalohen në nivele më të ulëta të qeverisjes. Për shkak të përkeqësimit të situatës, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës urdhëroi kantonet të vendosin masa më kufizuese bazuar në vlerësimin e situatës epidemiologjike në kanton, respektivisht në komunë, si dhe mbikëqyrje të shtuar mbi zbatimin e masave epidemiologjike. Qytetarëve u kërkohet të vaksinohen, gjë që, me respektimin e masave parandaluese, do të zvogëlonte numrin e të sëmurëve dhe të vdekurve. Shtabi i Situatave Emergjente të Republika Srpska gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve, nëse nuk janë vaksinuar, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.

Përveç ndihmës për qytetarët që të përballojnë më lehtë murtajën e shëndetit publik, dhe deri më tani për shumë herë vaksinat, mbajtja e maskave dhe distanca fizike janë treguar të jenë një parandalim efektiv, siç kanë treguar shumë studime shkencore. Por autoritetet e entiteteve në Bosnjë dhe Hercegovinë janë përballur me një problem dhe sfidë të re. Vaksinat në stoqe mund të shkojnë huq për shkak të datës së skadimit, sepse nuk ka njeri që t'i marrë ato, dhe nga ana tjetër nuk kanë ide se si ta bëjmë atë pa shumë dëm sepse është një kërkesë dhe një proces i shtrenjtë.

Media boshnjake kohët e fundit raportoi se 340.183 doza vaksinash në Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës, nga të cilat deri 319.930 vaksina AstraZeneca, së shpejti do të bëhen të papërdorshme, duke kujtuar se 55,000 doza kanë pasur fatin e njëjtë tashmë në Republikën Srpska. (Numri i lartpërmendur i vaksinave që kërcënojnë të bëhen të papërdorshme i referohet tetorit, dhe 100,000 doza të tjera mund të shtohen deri në fund të vitit. Zyrtarët nga Instituti i Shëndetit Publik megjithatë besojnë se jo të gjitha sasitë do të shkatërrohen, pasi shumë qytetarë janë duke pritur për një dozë të dytë).

Imunologët kanë paralajmëruar se pak është bërë për të edukuar publikun në lidhje me rëndësinë e vaksinimit, duke kujtuar se nuk ka asnjë ilaç ose vaksinë të vetme që nuk mund të shkaktojë efekte anësore, por ato janë të papërfillshme - në nivelin e gabimit statistikor. Thirrjet e tjera të ekspertëve dhe shkencëtarëve se të gjitha vaksinat janë të testuara dhe të sigurta janë të kota, kështu që nuk ka arsye për të zgjedhur. Detyrimi për të vaksinuar nuk është dhe ndoshta nuk do të miratohet, ashtu siç thonë të gjitha njoftimet, dhe nuk do të ketë masa të rrepta të tilla si një mbyllje e plotë (lockdown), kështu që gjithçka mbetet në lutjet dhe rekomandimet që jo të gjithë i respektojnë.

Kur autoritetet e Kantonit të Sarajevës paralajmëruan kohët e fundit ata që nuk ishin të vaksinuar se mund të përballen me kufizime të mundshme, të tilla si ndalimi i hyrjes në institucionet që zotërojnë, rreth 50 qytetarë dolën për të protestuar, duke kërkuar dorëheqjen e atyre përgjegjësve dhe duke kërcënuar me kallëzim penal. Sipas Merima Spahiç, një nga pjesëmarrëset në protestë, ata kundërshtuan "kufizimin e lirive të njeriut dhe futjen e njerëzve "mes katër mureve" të cilët nuk duan të marrin diçka në trupin e tyre në mënyrë që askush të mos jetë përgjegjës nëse i ndodh diçka atij". Atëherë, autoritetet kantonale nuk miratuan asnjë masë.

Ndërkohë, nuk merren seriozisht gjithashtu as mesazhet për qytetarët se është e nevojshme të merret shembull Zelanda e Re e largët ose Danimarka më e afërt, sepse përndryshe virusi korona do të vazhdojë të menaxhojë jetën e qytetarëve. Nuk merret parasysh as fakti se normalizimi i situatës varet edhe nga faktorë të tjerë. Çlodhja e verës së shpejti do të zëvendësohet nga depresioni i vjeshtës. Sjellja e papërgjegjshme vetëm sa do ta përkeqësojë atë.

 

Teksti është pjesë e iniciative “Histori nga rajoni” që zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit nga Maqedonia, në bashkëpunim me partnerët nga Mali i Zi (PCNEN), Kroacia (Lupiga), Kosova (Sbunker), Serbia (Autonomija), Slloveni (DKIS), Bosnja dhe Hercegovina (Analiziraj.ba) dhe Greqia (Macropolis), në kuadër të projektit "Bashko pikat: politika të përmirësuara përmes pjesëmarrjes qytetare " me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Skriningu në shkollat të bëhet të paktën një herë ...
“Luftëtarët e lirisë “ që kërcënojnë demokracinë n...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E shtunë, 04 Dhjetor 2021