fbpx

Dhe tani, me BE-në apo me Rusinë?

Murat Aliu

Politika

25.04.24

Прегледи

Siç bëjnë zakonisht partitë populiste, në mungesë të një oferte politike dhe një vizioni të qartë për të ardhmen, ato shpikin dhe imponojnë dilema fiktive që gjenerojnë frikë dhe pasiguri tek qytetarët.

Shprehja “Europa”si sinonim i integrimit në Bashkimin Europian është mbase njëra ndër ato shprehje e cila përdoret më së shumti në diskursin politik e publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe së këndejmi është pjesë e pandarë e leksikut tonë të përditëshëm.

Megjithëkëtë, kam përshtypjen që edhe përkundër faktit që kjo shprehje është bërë pjesë e pandashme e leksikut tonë, ne nuk kemi bërë përpjekje të mjaftueshme t’i përgjigjemi pyetjes së ç’është Europa dhe nuk kemi arritur të kuptojmë semantikën e kësaj shprehjeje. Narrativa e Evropës dhe e integrimit në BE ka shërbyer gjatë gjithë këtyre viteve si një trillim dhe mashtrim politik për të arritur qëllime të ngushta partiake dhe grupore. Me ndoshta disa përjashtime të vogla, asnjë parti politike nuk e ka marrë seriozisht procesin e integrimit të vendit në BE.

Atëherë ç’është Europa? Europa para së gjithash është një gjeografi, hapësirë gjeografike me kufijë pak a shumë të përcaktuar Por përtej së qenurit hapësirë gjeografike, është një tërrësi vlerash, botëkuptimesh, mënyrë e të menduarit dhe të jetuarit. Është një term që asocion dhe thërrët në vlera të caktuara qytetërimore sikundër janë: drejtësia, shteti ligjorë, mirëqenia ekonomike, demokracia, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të ngjashme.

Në këtë këndvështrim vetë-identifikimi me Europën duhet bërë përkarshi këtyre vlerave që përfaqëson dhe simbolizion ky nocion. Një njeri ose shoqëri i lejohet të identifikoj veten si “europian” për aq sa arrin t’i përbrendësoj vlerat dhe botëkuptimit mbi të cilat është ndërtuar Europa. Europianitetin e një shteti a shoqërie e përcakton niveli i demokracisë, respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit, vetëdija qytetare, niveli arsimor e të ngjashme.

Europa si mit

Pål Kolstø argumenton që në Ballkan ekziston një lloj i miteve specifike të cilat ai i emërton si mite anti murale të cilët popujt ballkanik i shpikin me qëllim për tu identifikuar me qytetërimin evropian ose përsmes së cilave mundohet të pozicionojnë veten brenda pellgut kulturor dhe qytetërimor europian. Përmes këtij llojë të miteve historigorafitë ballkanike popujt e tyre i përfytyrojnë si gardianët ose mbtojtësit e fundit të Evropës nga forcat lindore “barbare”. Në shekullin e XIX atëherë kur linden nacionalizmat ballkanik elitat politike dhe kulturore këto mite i shpikën për të theksuar sakrificën e popujve të tyre në mbrojtjen e qytetërimit Europian nga sulmet dhe ndërhyrjet barbare forcave lindore.

Në shekullin e 19-të, kur lindën nacionalizmat ballkanikë, elitat politike dhe kulturore shpikën këto mite për të theksuar sakrificën e popullit të tyre në mbrojtje të qytetërimit evropian nga sulmet dhe ndërhyrjet barbare të fuqive lindore. Duke e imagjinuar veten si të tillë, popujt ballkanikë synuan të arratiseshin nga "Lindja" dhe të krijonin një imazh të të qenit evropian.

Me Europën, jo me Rusinë!

Europa si sinonim i BE-së është subjekti apo tema qendrore e këtyre zgjedhjeve.

Me Europën, jo me Rusinë“, është pak a shumë motoja më e përfolur në këtë periudhë parazgjedhore. Europa si sinonim i BE-së përbën subjektin ose temën qendrore në këto zgjedhje. Sot, dilema e cila është parashtruar dhe imponuar para qytetarëve është a do të vazhdojë RMV-ja rrugëtimin drejtë antarësimit në BE apo do të marrim një drejtim të ri, të paqartë ose në rastin më ekstrem drejtë Rusisë dhe “Lindjes”!

Së paku në nivel të percepcionit duket që skena politike është ndarë në dy kampe: në njërin kamp forcat “pro-europiane” LSDM me koalicionin e vet, koalicioni “Fronti Europian” i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për İntegrim dhe “opozita shqiptare” dhe nga ana tjetër VMRO DPMNE, Levica dhe parti të tjera.

Themi në “nivel percepcioni” për faktin se kjo ndarjeje nuk duhet nënkuptuar si absolute. Përveç partisë politike Levica dhe disa të tjerave margjinale, asnjë parti tjetër zyrtarisht dhe publikisht nuk është prononcuar kundër integrimit të RMV-së në BE. Ajo që një pjesë e partive politike, kryesisht maqedonase-VMRO DPMNE dhe të tjera perceptohet si “anti-europiane” ka të bëj me qëndrim e tyre të ngurtë përkarshi ndryshimeve kushtetuese, të cilat siç dihet paraqesin parakursh për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.

Ndikimi rus në RMV: realitet apo fiksion

Një kohë të gjatë në Ballkan, por jo vetëm, njëra ndër temat qëndrore në diskursin politik e publik është ndikimi rus. Ky diskurs u sforcua akoma më shumë pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë! Në Ballkan, pas Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, Maqedonia u piketua si njëra ndër shtetet ku Rusia mundë të risë ndikimin e vet dhe kështu të shkaktoj destabilitet në vend dhe rajon. Në këtë kontekst ndikimi rus përbën njërën ndër temat kryesore në RMV pas agresionit rus në Ukrainë.

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski në takim e tij që pati me sekretarin general Jens Stoltenberg, në 21 nëntor 2023 deklaroj që Maqedonia është e fokusuar në luftën kundër ndikimit rus, kështu duke bërë të ditur ekzistencën e këtij ndikimi. Ndërkaq nga ana tjetër Stoltenberg deklaroj që NATO është e bashkuar dhe vendosur të luftoj ndikimin rus në Ballkan, përfshirë edhe RMV-në dhe të mbroj vendet antare të saj.

Në një studim i relizuar nga OJQ-ja “MOST” theksohet se pas agresionit rus në Ukrainë vërehet një intensitet të përhapjes së propagandës rusë në RMV, qëllimi i së cilës është të sjellë përçarje në shoqëri dhe të ndalojë procesin e integrimit në BE.” Rrjeti social “Facebook” është një nga qendrat ku janë zbuluar rrjete të zhvilluara dhe të koordinuara që amplifikojnë propagandën ruse, dezinformimin dhe manipulimin e informacionit.

Burimi: freepik.com

“Studimi zbuloi transmetimin masiv dhe praninë e përfaqësuesve të Kremlinit në hapësirën online në Maqedoninë e Veriut, përdorimin e mediave të kontrolluara nga shteti rus si burime në artikuj, mesazhe pro-ruse nga politikanë nga rajoni dhe më gjerë, të cilët janë rusë. aleatët, si dhe më shumë raste të shpërndarjes së koordinuar masive të përmbajtjes në Facebook përmes një infrastrukture të mirë-krijuar dhe të koordinuar pro-ruse”, tha Rossana Aleksoska, autore e studimit.

Sipas këtij studimi ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut është në përputhje me konceptin e "fuqisë së fortë" përmes promovimit të vëllazërisë sllavo-ortodokse dhe përdorimit të kishës. Propaganda ruse po përpiqet të krijojë mendimin dhe idenë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë asgjë të përbashkët me botën perëndimore, dhe në këtë mënyrë të gjenerojë dhe forcojë rezistencën ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Pas agresionit rus në Ukrainë shaplli persona “non grata” një numër të konsiderueshëm të diplomatëve rus në vend. Kjo pasi Rusia fill pas agresionit në Ukrainë RMV-në shpalli si vend armik.

Edhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, foli për këtë çështje, duke thënë se "Unë nuk jam në dijeni të ndonjë ndikimi specifik rus në Maqedoni, por jam e sigurt se ky ndikim ekziston këtu“. Në një intervistë të fundit për Radion Evropa e Lirë, presidenti aktual Stevo Pendarovski deklaroi se ndikimi rus ekziston, por "jo në nivelin që ishte në vitin 2018 dhe 2019".

Siç mund ta shihni, shumë analistë, studiues dhe politikanë besojnë se ka ndikim rus në Maqedoni. Nga ana tjetër, ky ndikim vështirë se mund të vërtetohet dhe dokumentohet me prova më konkrete.

Në kontekstin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është shumë evidente që kjo dilemë është e sforcuar dhe prapa këtij diskursi mbi ndikimin rus në RMV qëndron një racionalitet politik. Thënë ndryshe shprehjet të tilla “Me Europën, jo me Rusinë”, “Me Perëndimin e jo me Lindjen” u menduan kryesisht nga partitë në pushtet LSDM dhe BDI për t’iu shmangur llogaridhënies para qytetarëve për qeverisjen e tyre katër vjeçare, e cila ishte një qeverisje përplot afera dhe skandale korruptive.

Kjo narrativë pasqyron gjithashtu mungesën e platformës dhe ofertës politike të partive politike. Dhe, siç bëjnë zakonisht partitë populiste, në mungesë të një oferte politike dhe një vizioni të qartë për të ardhmen, shpikin dhe imponojnë dilema fiktive që gjenerojnë frikë te qytetarët.

Në këtë kontekst, siç shihet në këtë fushatë, mbjellja e frikës tek qytetarët do të jetë strategjia kryesore e partive politike. Nga njëra anë, LSDM dhe BDI pretendojnë se nëse nuk i fitojnë zgjedhjet, vendi do të shkojë në një rrugë të paqartë, duke aluduar në qëndrimin e ngurtë të VMRO DPMNE-së dhe partive të tjera politike, kryesisht nga kampi politik maqedonas, kundër amandamenteve kushtetuese.

Sipas tyre, ruajtja e status quo-së, pra mos votimi i amendamenteve kushtetuese, që në fakt nënkupton mos hapjen e negociatave me BE-në, do t'i hapte rrugën ndikimit rus. Ndërkaq, VMRO DPMNE dhe partitë tjera, të cilat i shohin me skepticizëm ndryshimet kushtetuese, pretendojnë se në rast të ndryshimeve kushtetuese nën diktimin bullgar, maqedonasit do ta humbin identitetin e tyre kombëtar.

Pra problemi nuk qëndron në atë se ne si shtet dhe shoqëri nuk duhet të diskutojmë dhe jemi të kujdesshëm ndaj ndikimve të çfardollojshme që do të pengojnë rrugën tonë drejtë integrimit në BE, por problemi qëndron në atë se kjo çështje së pari ekzagjerohet dhe së dyti qëllimshëm shndërrohet në subjejkt për të manipluar qytetarët dhe për t’iu shmanguar problemeve reale.

Nga këtu vijm tek përgjigjija e pyetjes së dytë të lartëpërmendur. Pra kush janë ata që na e  ofrojnë Europën? Cila është e kaluara, profili dhe kapacitetet e partive politike dhe aktorëve politik të cilët rreshturazi flasin për Europën? Në gjithë këtë rrëfim politik ka një kontradiktë apo paradoks.

Si është e mundur që këta njerëz të cilët çdo ditë flasin për Europën dhe standarde europiane në të njejtën kohë në veprime të jenë aq shumë anti-europian. Si është e mundur që njerëzit të cilën përhapën “epidemin e korrupsionit” siç do të shprehej ambasadorja e SHBA-ve në Maqedonin e Veriut sot të paraqiten si mbrojtësit më të mëdhej të vlerave europiane?

Si është e mundur të flasin për shtetin ligjor ata njerëz të cilët për qëllime politike e partiake ndërhyrjen në kodin penal amnestuan krimin mbase më të madhë të bërë në histori të vendit tonë e që është ai i periudhës së qeverisjes së Gruevskit?

E gjithë kjo rrëfim për Evropën, vlerat evropiane dhe evropianizimin është një përpjekje e politikanëve tipikë të korruptuar ballkanikë, pa asnjë sens vlerash evropiane, për t'u paraqitur si roje të "të ardhmes sonë evropiane". Ky keqpërdorim i termit "Evropë" nga njerëz që urrejnë në mënyrë të pandërgjegjshme gjithçka evropiane, është një përpjekje për të fshehur fytyrën e tyre të vërtetë, e cila mishëron korrupsionin, papërgjegjshmërinë dhe mentalitetin provincial.

 
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Murat Aliu

Murat Aliu u lind në vitin 1990 në Prilep. Studimet universitare i kreu në Universitetin Shtetëror në Tetovë në Fakultetin Juridik. Ai vazhdoi studimet pasuniversitare në Universitetin e Stambollit në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në të njëjtin vit, ai filloi studimet e doktoraturës në Universitetin e Stambollit në Departamentin e Studimeve Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Aktualisht punon në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup si asistent profesor në Departamentin e Studimeve Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Fushat shkencore në të cilat ai hulumton janë: Nacionalizmi, identiteti, ideologjitë politike, teoritë politike moderne, teoritë postmoderne.