NHMI: Rreziku i padukshëm në epokën e kërcënimeve hibride

Fuqia nuk projektohet më vetëm nëpërmjet ushtrive dhe traktateve, por edhe nëpërmjet narrativave. Ne përballemi gjithnjë e më shumë me aktorë që nuk kalojnë kufijtë me tanke, por me cicërima, video dhe identitete të rreme. Ndërhyrja e huaj dhe manipulimi i informacionit (NHMI) është një nga kërcënimet më të fuqishme hibride me të cilat përballen shoqëritë demokratike sot.

NHMI-ja nuk mbështetet vetëm në gënjeshtra, por përdor paqartësinë, përsëritjen dhe emocionet si armë, duke e bërë hapësirën e informacionit të paqëndrueshme dhe të cenueshme. Më keq akoma, ajo vepron nën pragun e luftës, duke e bërë të vështirë zbulimin, pengimin ose ndëshkimin e saj. Në fakt, një nga sfidat themelore të NHMI-së është se ajo shpesh duket si përmbajtje e përditshme: tituj lajmesh, meme, blogje ose “qytetarë të shqetësuar” që postojnë në mediat sociale.

Forca e tyre nuk qëndron në bindjen e njerëzve për një gënjeshtër të caktuar, por në mbjelljen e dyshimit për gjithçka.

Përkufizimi i NHMI-së

“Ndërhyrja e huaj dhe manipulimi i informacionit (ang. Foreign information manipulation and interference – FIMI) është një model sjelljeje kryesisht ligjor që kërcënon ose ka potencialin të ndikojë negativisht në vlera, procedura dhe procese politike.”

Një aktivitet i tillë është i natyrës manipuluese, i kryer me qëllim dhe në mënyrë të koordinuar. Aktorët e një aktiviteti të tillë mund të jenë subjekte shtetërore ose jo-shtetërore, duke përfshirë bashkëpunëtorët e tyre brenda dhe jashtë territorit të tyre.” – Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme

Pse është aq i vështirë identifikimi i NHMI-së?

NHMI-ja përfshin aktivitete të qëllimshme, të koordinuara dhe mashtruese nga shtete të huaja ose aktorë të lidhur me shtetin që synojnë manipulimin e opinionit publik, dobësimin e institucioneve ose formësimin e rezultateve të politikave.

Ky manipulim mund të përfshijë:

  • Mediat e rreme duke u paraqitur si gazetari vendase.
  • Rrjete bot-esh që promovojnë hashtagje polarizuese.
  • Përmbajtje autentike, por e paraqitur në një kontekst manipulues.
  • Dokumente të rrjedhura, të redaktuara në mënyrë selektive për të dëmtuar reputacionin e një institucioni.
Komunikimi dhe lidhja joautentike e profileve në mediat sociale është një nga karakteristikat e NHMI-së.

NHMI-ja mjegullon kufijtë midis së vërtetës dhe trillimeve, të huaja dhe vendase, organike dhe të orkestruara. Shpesh, nuk është vetë përmbajtja, por sjellja e koordinuar që qëndron pas saj, që zbulon manipulimin.

Një qytetar që shfleton mediat sociale mund të shohë një postim viral, pa e ditur se është botuar nga një fermë trollësh në Shën Petersburg, është amplifikuar nga rrjete bot-esh dhe është shkarkuar nga përfaqësues të fshehtë të maskuar si ndikues ose platforma mediatike. Në kohën kur hyn në diskursin kryesor, ai tashmë e ka përmbushur qëllimin e tij: të minojë demokracinë.

Dezinformimi kundrejt NHMI-së: një dallim kritik

Edhe pse shpesh përdoren në mënyrë të ndërsjellë, dezinformimi dhe NHMI-ja ndryshojnë në vëllim dhe qëllim.

Dezinformatat

NHMI

Përmbajtje e rreme ose mashtruese e ndarë me qëllim mashtrimin.

Manipulim i koordinuar i mjedisit informativ, pavarësisht nga e vërteta e përmbajtjes.

Fokusohet në atë çfarë është thënë.

Fokusohet në atë se kush, pse dhe si thuhet.

Мund të jenë të brendshme apo nga jashtë vendit.

Gjithmonë të huaja për nga origjina dhe koordinimi.

Shembull: Në fazat e hershme të pandemisë COVID-19, aktorë të lidhur me Rusinë promovuan narrativa kundër vaksinimit në Evropë. Qëllimi nuk ishte të bindnin, por të ngatërronin, përçanin dhe diskreditonin autoritetet e shëndetit publik. Kjo është një NHMI klasike: përmbajtja mund të ndryshojë, por qëllimi dhe koordinimi zbulojnë manipulim.

NHMI-ja si pjesë e peizazhit të kërcënimeve hibride

FIMI nuk funksionon i izoluar. Ajo integrohet gjithnjë e më shumë në strategjitë hibride shumë vektoriale, së bashku me sulmet kibernetike, detyrimin ekonomik dhe presionin diplomatik.

Merrni për shembull krizën kufitare lituaneze të vitit 2021, ku autoritetet bjelloruse lehtësuan lëvizjen e migrantëve drejt kufirit të jashtëm të BE-së. Kjo ishte shoqëruar me narrativa të NHMI-së që akuzonin BE-në për hipokrizi dhe abuzime me të drejtat e njeriut, të përhapura përmes kanaleve në Telegram në gjuhën ruse dhe ndërmjetësve lokalë. Qëllimi ishte të shkatërrohej uniteti i BE-së dhe të shpërqendrohej vëmendja nga represioni i brendshëm në Bjellorusi.

shto e fimi 7
NHMI-ja përdor krizat ekzistuese për të rritur ndikimin e saj. | Foto: freepik.com

NHMI-ja është shpesh shtresa narrative e një operacioni më të gjerë hibrid, duke formësuar opinionin publik mbi:

  • Arsyetimin e agresionit (për shembull., në Ukrainë).
  • Përgjegjësinë e paqartë (për shembull., pas sulmeve kibernetike).
  • Delegjitimimin e qeverive para zgjedhjeve.

Ky bashkëveprim e bën NHMI-në veçanërisht të rrezikshme: ajo nuk kërkon të fitojë një luftë, por t’i bëjë shoqëritë demokratike të paafta për të mbrojtur veten.

Qëllimi kryesor i NHMI-së është besimi: në institucione, zgjedhje, shkencë dhe në njëri-tjetrin. Pasi të minohet besimi publik, proceset demokratike mund të ngecin, të fragmentohen ose të bëhen të cenueshme ndaj eksploatimit të mëtejshëm.

Pse është e nevojshme që të përgatitemi?

Ndërgjegjësimi publik është mburoja më e fortë kundër NHMI-së. Por ndërgjegjësimi duhet të shkojë përtej sloganeve.

Si qytetarë, ne duhet të dimë si:

  • Të identifikojmë manipulimin emocional dhe përmbajtjen që synon manipulimin e identitetit të grupeve.
  • Të pyetemi jo vetëm “A është e vërtetë kjo?”, por “Pse po e shoh këtë tani?”
  • Të mbështetemi në burime të ndryshme dhe të besueshme, duke përfshirë median lokale të pavarur.

Vendet që investojnë në media dhe në shkrim-leximin dixhital, si Finlanda dhe Estonia, tregojnë vazhdimisht rezistencë më të madhe ndaj përpjekjeve të NHMI-ve. Ato nuk janë imune, por janë më të përgatitura.

Postimet e fundit

Edhe kur ta thonë të vërtetën (jo të plotë), mund të të manipulojnë

Si të kontrolloni nëse fotografitë apo videot janë autentike?

Pse më dalin video me doktorë të rremë në rrjetet sociale?

Zbatimi i kornizës DISARM përmes një shembulli të NHMI-së

Si t’i zbulojmë llojet e reja të dezinformimit?

Cila është prapavija e sfidave në TikTok?