Anatomia e luftës së informacionit: DISARM
Aktorët e huaj po e përdorin gjithnjë e më shumë NHMI-në për të krijuar përçarje, frikë ose mosbesim në institucione. Në vend të sulmeve të hapura, ata po infiltrohen në sistemet tona të informacionit: përmes rrjeteve sociale, portaleve, komenteve dhe videove.
Për t’iu kundërvënë kësaj forme të re ndikimi, hapi i parë është të kuptohet anatomia e saj. Këtu hyn në lojë korniza DISARM – një nga sistemet më inovative të analizës së dezinformimit në botë.
Çfarë është DISARM dhe pse është krijuar?
DISARM nënkupton Disinformation Analysis and Risk Management (Analiza e dezinformatave dhe menaxhimi i riskut).
Është një metodologji me burim të hapur (open-source) që ofron një mënyrë të standardizuar për të ndjekur, përshkruar dhe kuptuar fushatat e manipulimit të informacionit.
Korniza është krijuar nga DISARM Foundation, në bashkëpunim me ekspertë të sigurisë kibernetike dhe operacioneve të informacionit, e frymëzuar nga korniza e famshme MITRE ATT&CK, e cila përdoret nga shërbimet e sigurisë në të gjithë botën për të ndjekur sulmet e hakerëve.
Hamendësoni MITRE ATT&CK si një hartë të taktikave që përdorin hakerët për të depërtuar në kompjuterë. DISARM është e njëjta gjë, përveçse hartëson mënyrën se si “hakohet” publiku përmes informacionit.
Qëllimi kryesor i DISARM është të krijojë një gjuhë dhe strukturë të përbashkët që do t’u lejojë qeverive, medias, verifikuesve të fakteve dhe studiuesve të krahasojnë dhe analizojnë të njëjtat fenomene. Në këtë mënyrë, të gjithë flasin me të njëjtat terma, gjë që lejon një përgjigje të koordinuar dhe më të shpejtë ndaj dezinformimit.
Si funksionon DISARM?
DISARM i ndan aktivitetet e manipuluesve të informacionit në tre nivele:
1. Taktikat (Tactics)
Qëllimet që aktori dëshiron të arrijë (për shembull, të krijojë frikë ose mosbesim).
2. Teknikat (Techniques)
Metodat që ai përdor për ta bërë këtë (profile të rreme, video të modifikuara, postime të koordinuara).
3. Procedurat (Procedures)
Hapa, mjete dhe platforma specifike përmes të cilave ai zbaton teknikat.
DISARM funksionon si një tabelë e të gjitha “armëve” të mundshme në luftën e informacionit. Ai u lejon analistëve dhe gazetarëve të klasifikojnë saktësisht atë që po shohin dhe të përcaktojnë nëse është një postim i rastësishëm apo pjesë e një operacioni të organizuar.
DISARM Navigator – laborator dixhital për analizimin e manipulimeve
DISARM do të ishte i vështirë për t’u përdorur pa mjetin/veglën e duhur. Kjo është arsyeja pse është krijuar DISARM Navigator, një platformë falas në internet që lejon analizën vizuale dhe gjurmimin e teknikave në fushatat e dezinformimit.
Navigator funksipnpn si një laborator interaktiv:
- Çdo përdorues mund të krijojë projektin ose “matricën” e vet.
- Në atë matricë, ai shton se cilat teknika përdoren në një rast specifik (për shembull: Amplification – Coordinated Messaging).
- Sistemi vizualizon automatikisht marrëdhënien midis teknikave dhe tregon se si ato ndërtohen mbi njëra-tjetrën..
Kjo është thelbësore, sepse dezinformata rrallë funksionon e izoluar. Ajo është e organizuar nëpër kanale të shumëfishta, duke përdorur një kombinim të tekstit, videos dhe mediave sociale. Navigator ndihmon në zbulimin e modelit, domethënë, se si ndërtohet një fushatë e tërë nga një gënjeshtër e vogël.
Shembull i përdorimit:
- Hulumtuesi vëren një lajm që pretendon se “vaksinat shkaktojnë infertilitet”.
- Në Navigator kjo klasifikohet si Narrative – Harmful Health Claims.
- Pastaj ai shton se i njëjti mesazh po përhapet në dhjetëra profile të reja (Amplification – Coordinated Messaging).
- Navigator tregon se këto profile janë të lidhura dhe se teknikat përsëriten nëpër raste të ndryshme.
Me disa klikime, hulumtuesi e sheh “rrjetin e ndikimit” ndërsa shumë histori të vogla lajmesh të rreme bashkohen në një sulm të koordinuar.
Ky vizualizim është i një rëndësie të paçmuar për analistët qeveritarë, gazetarët, akademikët dhe OJQ-të, pasi u lejon atyre të reagojnë jo ndaj një rasti të vetëm, por ndaj strategjive të tëra të manipulimit.
Korniza blu dhe e kuqe e DISARM
DISARM përbëhet nga dy komponentë kryesorë, korniza e kuqe (Red) dhe Blu (Blue). Ato funksionojnë si dy anët e së njëjtës monedhë: njëra shpjegon sulmet, tjetra ndërton mbrojtje.
Korniza e kuqe – anatomia e sulmit
Korniza e kuqe përshkruan sjelljen e manipuluesve.
Ajo u krijua për t’u dhënë hulumtuesve një strukturë të qartë për ndjekjen e fushatave të dezinformimit dhe për t’i ndihmuar ata të identifikojnë se kush, si dhe pse po përhap përmbajtje manipuluese.
Për shembull:
- Persona Creation – krijimi i profileve të rreme për të përhapur narrativa.
- Amplification – shpërndarje e koordinuar nëpër faqe ose grupe të shumta.
- Narrative Development – konstruksioni i një historie që luan me emocionet, frikën ose nacionalizmin.
Me kalimin e kohës, ndërsa më shumë aktorë përdorin Kornizën e kuqe, ata krijojnë një bazë njohurish që tregon se cilat teknika janë më të zakonshme, cilat vende i përdorin ato dhe si po evoluojnë ato.
Korniza blu – strategjia e mbrojtjes
Kornia blu është shtuar më vonë për të ndihmuar qeveritë, median dhe shoqërinë civile të zhvillojnë përgjigje dhe masa mbrojtëse, të tilla si edukimi, parandalimi dhe reagimi i shpejtë.
Ndërsa Korniza e kuqe analizon kërcënimin, Korniza blu tregon se si të reagohet dhe të zvogëlohet ndikimi i tij.
Shembuj të teknikave „blu“:
- Public Awareness Campaigns – fushata publike informimi që shpjegojnë se si funksionon dezinformimi.
- Fact-Checking Collaboration – bashkimi i organizatave të verifikimit të fakteve për një reagim më të shpejtë.
- Media Literacy Education – trajnim për gazetarë dhe qytetarë për të menduarit kritik.
- Rapid Response Teams – ekipe të specializuara që i përgjigjen manipulimeve në shkallë të gjerë online.
Qëllimi është të ndërtohet një sistem parandalimi, jo vetëm reagimi. Për shembull, nëse Korniza e kuqe zbulon se një teknikë ka për qëllim të nxisë frikën në lidhje me temat shëndetësore, Korniza blu sugjeron masa komunikimi dhe ndihmon në shpjegimin e së vërtetës në një mënyrë të qartë, përpara se gënjeshtra të përhapet më tej.
Me fjalë të tjera:
- Korniza e kuqe shpjegon „sëmundjen“.
- Korniza blu ofron „terapinë“.
Së bashku, ato krijojnë një sistem të plotë të rezistencës.
