Kush qëndron pas opendata.mk?

Qendra për Komunikime Qytetare u formua në prill të vitit 2005 si shoqatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe jopartiake e qytetarëve. Në dhjetë vitet e funksionimit, QKQ-ja, ka përqendruar punën e saj në dy grupe të aktiviteteve të ndërlidhura: (1) monitorimin e institucioneve shtetërore dhe, bazuar në këtë, rekomandimin e masave dhe politikave për përmirësimin e punës, qeverisjen e mirë, zhvillimin ekonomik dhe zvogëlimin e hapësirës për korrupsion dhe (2) avancimin e aftësisë së gazetarëve dhe rolin e veçantë të medieve dhe organizatave joqeveritare në luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies së institucioneve shtetërore.

Pse nevojiten të dhëna të hapura?

Të dhënat e hapura janë një parakusht themelor për të ashtuquajturin ndërveprim.

Ndërveprimi nënkupton aftësinë e sistemeve dhe organizatave të ndryshme të punojnë së bashku. Në këtë rast, kjo është aftësia për të arritur ndër-veprueshmërinë – ose kryqëzim të bazave të ndryshme të të dhënave.

Ndërveprimi është i rëndësishëm sepse lejon që komponentë të ndryshëm të punojnë së bashku. Kjo aftësi për të integruar dhe bashkuar komponentët së bashku është thelbësore për ndërtimin e sistemeve të mëdha dhe komplekse.

Thelbi i “bashkimit” të të dhënave (ose kodeve) është se një e dhënë “e hapur” përmban material që mund të lidhet lirisht me një pjesë tjetër të të dhënave.

Ky ndërveprim është thelbësor për arritjen e përfitimit kryesor praktik të “hapjes”: aftësia e përmirësuar në mënyrë dramatike për të kombinuar baza të ndryshme të të dhënave së bashku, për të zhvilluar më shumë produkte dhe shërbime më të mira (këto përfitime shpjegohen më hollësisht në seksionin “Pse” të dhëna të hapura).

Qëllimi kryesor i aktivitetit

Qëllimi kryesor është hapja e të dhënave që janë të nevojshme për punën dhe funksionimin e njerëzve. Fokusi është në tre grupe të synuara: gazetarë, OJQ dhe qytetarë.

German Filkov – Qendra për Iniciativa Qytetare

Linqe / Lidhje