Për ResPublica
ResPublica është një blog akademik i Institutit për Studime të Komunikimit (ISK) dhe është një iniciativë për qytetarinë dixhitale që forcon rolin e komunitetit akademik dhe profesional në mbrojtjen e interesit publik.
Duke prodhuar përmbajtje për blogje, vlogje, video podkaste dhe produkte të tjera, ResPublica krijon një rrjet profesional të profesorëve, analistëve, studiuesve, gazetarëve, aktivistëve civilë, ekspertë në profesione të ndryshme, nëpunës publik dhe studentë që analizojnë çështje me interes publik. ResPublica vlerëson dhe paraqet informacionin në mënyrë faktike, objektive dhe neutrale dhe është një burim i pavarur i pikëpamjeve nga komuniteti akademik dhe profesional. Bashkëpunëtorët e saj janë profesionistë që janë ekspertë në fushat e tyre dhe ndikojnë në krijimin e politikave për të cilat diskutojnë. Në këtë mënyrë, ai i lejon publikut të formojë opinione dhe të marrë vendime duke qenë i informuar.
ResPublica është një burim falas dhe të gjithë qytetarët janë të lirë ta lexojnë, komentojnë, ndajnë ose ribotojnë atë në përputhje me rregullat tona. Blog-u plotëson hendekun midis mediave dhe nevojës së tyre për një burim informacioni të vazhdueshëm dhe të besueshëm, në mënyrë që të prodhojë një analizë të thelluar të çështjeve të cilat edhe mund të mis vihen re nga publiku i gjerë. Kjo është arsyeja pse media lejohet të nxjerrë përmbajtje nga blogu dhe të ketë akses në temat e përpunuara profesionalisht. Në të njëjtën kohë, ResPublica u siguron politikëbërësve qasje në kohë dhe të lehtë në hulumtimet përkatëse dhe pikëpamjet e aktorëve kryesorë në shoqëri.
Më në fund, blogu akademik ResPublica kontribuon në punën kërkimore-shkencore të ISK-së, duke publikuar analiza mbi tema aktuale dhe çështje që lidhen me debatin publiк dhe ndërtimin e politikave në vend, duke promovuar ide dhe zgjidhje në lidhje me nevojat e sektorit publik dhe industrisë dhe ndërton një bazë të plotë kërkimore që mund të përdoret për procesin arsimor.
ResPublica është financuar nga Ambasada Britanike në Republikën e Maqedonisë si pjesë e projektit “Përdorimi i gazetarisë së bazuar në fakte për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të luftuar dezinformimin në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut”.