fbpx
 

Ardhmëria e paimagjinueshme e demokracisë në Evropën juglindore

МК  SR  ENG

Sabin Selimi

Sot, kandidatë për funksione politike janë njerëzit. Nesër, atë do ta bëjnë makina inteligjente. Dhe, ata ndoshta edhe do të fitojnë, si pasojë e rritjes së pakënaqësisë së qytetarëve nga politikanët njerëzorë.

Është viti 2050. Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare evropiane, një kandidate politike, e quajtur „Eva“, nga një vend i Evropës juglindore i cili tani është pjesë e Bashkimit Evropian, kandidohej për një vend në Strazburg. Ajo e udhëhiqte kampanjën duke përdorur sloganin si vijon „Qëndroj pas të drejtave tuaja, unë ju njoh më mirë“dhe fitoi rreth dy mijë vota. Të jem i saktë, „Eva“nuk është femër, por është një sistem i inteligjencës artificiale (AI).

Ajo që ndodhi në skenarin e imagjinuar i cili është i përshkruar më lartë është pasqyrim i asaj se si ndryshon politika në erën digjitale. Sot, kandidatë për funksione politike janë njerëzit. Nesër, atë do ta bëjnë makina inteligjente. Dhe, ata ndoshta edhe do të fitojnë, si pasojë e rritjes së pakënaqësisë së qytetarëve nga politikanët njerëzorë.

Gjendja e demokracisë sot, në pragun e Evropës, është mjaftë konfuze. Pas shkatërrimit të Jugosllavisë, përhapja e vlerave liberale dhe ngritja në piedestal e internetit duhej ti jepnin fuqi individit dhe ta përforcojnë demokracinë liberale si forcë dominuese politike në periudhën pas Luftës së ftohtë. Megjithatë, jemi dëshmitarë të kthesës në ngjarjet. Hymë në kohëra post-normale, pasi çdo gjë që ne konsideronim si„normale“ tani më u zhduk. Era e re, post-normale për Evropën juglindore është e përcjellë me pasiguri dhe ndërlikim, ndërkaq është alarmues edhe erozioni i ngadalshëm i normave demokratike dhe ngritja e autoritarizmit populist.

Element thelbësor i krizës në demokracinë e rajonit është mungesa e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore. Në rajon, sot, gjithnjë e më shumë shohim liderë të cilët apelojnë ndaj ndjenjave nacionaliste dhe populizmit, liderë të cilët përkrahin praktika autoritative dhe i kontestojnë mediet e lira, e njëkohësisht janë të pasuksesshëm në luftën ndaj korrupsionit endemik dhe papunësisë së lartë. Deklarata e famshme e Uinston Çerçil-it, e dhënë gjatë kohës kur ka qenë kryeministër i Mbretërisë së bashkuar, dy vite pas përfundimit të Luftës së dytë botërore, ka qenë se „Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes“. Deklarata e Çerçil-it vlen ende edhe sot, por a do të vazhdojë të vlejë edhe në të ardhmen? A ekzistojnë forma të tjera të demokracisë për të cilat ende nuk kemi menduar?

Duke pasur parasysh faktin që nga AI pritet të bëjë ndryshime drastike në shoqëritë në nivel global gjatë disa dekadave të ardhshme dhe do të shkojë më larg se çdo gjë që është mundur të paramendohet gjatë revolucioneve të kaluara teknologjike, skenari i mundshëm vijues do të ishte AI të qeverisë së bashku me njerëzit. Ta marrim për shembull Evropën juglindore. Si do të dukej ardhmëria e tillë? Kjo pyetje rrallë herë shqyrtohet, nëse dhe shqyrtohet ndonjëherë.

Revolucioni i ri teknologjik jo vetëm që do ti zëvendësojë njerëzit në detyra rutinore të cilat makinat do të munden ti kryejnë lehtë, por edhe do ta lehtësojë automatizimin e detyrave të ndërlikuara. Makinat e reja, inteligjente do ti zëvendësojnë njerëzit në çdo aspekt të jetës, nga vozitja e veturave deri në diagnostifikimin e sëmundjeve dhe një  sërë  gjërash tjera. Duke i pasur parasysh zbulimet e fundit në lëmin e mësimit të thellë, duhet të shqyrtohet se çka do të thotë ajo për përfaqësuesin tuaj të zgjedhur apo për politikanët e rajonit në përgjithësi?

Paramendoni, për një moment, çfarë dituri, shkathtësi dhe tipare duhet të ketë përfaqësuesi i zgjedhur nga ju në shtëpinë ligjdhënëse, që të jetë i përsosur? Përfaqësuesi duhet ti kuptojë problemet që i brengosin njerëzit të cilët i përfaqëson, si për shembull sfidat me të cilat ballafaqohen dhe të dijë cilat politika do të kishin dashur ata që të ndryshohen? Të shpikë politika të cilat do të jenë të logjikshme dhe të nevojshme për votuesit dhe ta çojë komunitetin përpara si tërësi kolektive, përfaqësuesi i përsosur i zgjedhur në mënyrë demokratike duhet ta njohë në detaje të kaluarën e komunitetit, gjendjen e tij aktuale dhe sfidat të cilat vijojnë. Përveç asaj, përfaqësuesi i përsosur njerëzor duhet të jetë negociator i kualifikuar, të mundet të arrijë konsensus dhe të jetë i aftë shkëlqyeshëm të menaxhojë me kriza. A mund këso tiparesh ti atribuohen AI?

Burim: nbcnews.com

Kur bëhet fjalë për automatizimin e diturisë, makinat e reja janë transmetues të fuqishëm të diturisë dhe mund të tregohen si bashkëpunëtorë të rëndësishëm të përfaqësuesve qeveritarë. Megjithatë, kur bëhet fjalë për shkathtësitë, është pak më e vështirë të bëhet një analizë e  këtillë, pasi, aktualisht, AI mund të ndihmojë në krijimin e politikave dhe tu përgjigjet rreziqeve, por e ka të largët aftësinë për negocim të shkathët apo përgatitje të politikave të cilat do tu përgjigjen prioriteteve të opinionit. Gjatë disa dekadave të vijuese, njerëzit do të jenë ende të nevojshëm që të sigurohet inteligjencë emocionale dhe kreativitet në skenën politike, por me përparimin e AI, makinat e reja mund të bëhen të afta të kryejnë detyra të ndërlikuara. Përveç asaj, tiparet do të jenë aspekti më i vështirë për tu replikuar, pasi makinat mund të veprojnë vetëm si krijesa racionale. Prezenca e krijesave njerëzore në qeveri me siguri do të jetë e nevojshme në një të ardhme të parashikueshme.

Duke pasur parasysh se Komisioni i BE-së publikoi strategjinë për promovimin e përdorimit dhe zhvillimit të AI, kjo çështje në Evropën juglindore asnjëherë nuk ka qenë e shqyrtuar. Besoj se duhet ti vlerësojmë pasojat nga kryqëzimi gjithnjë e më prezent i AI me politikën. Duhet të debatojmë për atë se në çfarë bote dëshirojmë të jetojmë, para se të jetë tepër vonë. Përfundoj me skenarë të mundshëm për ardhmërinë e demokracisë në rajon. Cili skenar do të realizohet varet nga ti, lexues i dashur. Çfarë ndikimi dëshiron që të kenë makinat inteligjente ndaj ardhmërisë së demokracisë dhe rolit të politikanëve në rajon?

Njëri nga skenarët e mundshëm për ardhmërinë e demokracisë në Evropën juglindore është të flaket politika e udhëhequr nga AI dhe të qëndrohet në status kuo. Qeveritarët mund të përfshijnë teknologji vetëm me dedikim të caktuar me IA që ta kthejnë besimin e qytetarëve në ta, përmes përmirësimit të efektivitetit dhe efikasitetit të shërbimit publik, deri sa pozita përfaqësues i zgjedhur apo politikan do të mbetet profesion vetëm njerëzor. Skenar tjetër i mundshëm është njerëzit të vendosin tërësisht ta automatizojnë qeverinë dhe t’ia japin fuqinë makinave inteligjente me atë që do ti emërojnë në pozita kyç.

Por, çka nëse, për afërsisht gjysmë shekulli, njerëzit vendosin të qeverisin së bashku me makinat inteligjente, që do të thotë se politikanët e automatizuar si „Eva“dhe politikanët njerëzorë do të garojnë njërit kundër tjerëve për vendet e njëjta në kuvend. Ndoshta kjo tingëllon joreale, por ky është një skenar i mundshëm të cilin duhet ta kemi në mendje deri sa diskutojmë për ardhmërinë e paimagjinueshme të demokracisë në rajon. Duhet të mendohet se a do ta kthejë forma e tillë e demokracisë besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore apo do të sjellë arsye të reja për mosbesim.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Nezamišljiva budućnost demokracije u Jugoistočnoj ...
The Unthought Future of Democracy in Southeast Eur...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Недела, 22 Септември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не