Interesat janë çelësi për të arritur ndërhyrjen e huaj dhe manipulimin e informacionit!!
Ndërhyrja e huaj dhe manipulimi me informacionet – NHMI – përfaqëson një nga kërcënimet më të sofistikuara ndaj proceseve demokratike, sigurisë kombëtare dhe kohezionit shoqëror. Këto nuk janë vetëm informacione të rreme. NHMI është shfrytëzim strategjik, i organizuar dhe i qëllimshëm i informacioneve nga aktorë të huaj për të ndikuar në vendimet e qytetarëve, institucioneve dhe qeverive.
Pse dikush do të manipulonte informacionin në një vend? Të krijojë ndikim – politik, ekonomik ose gjeostrategjik.
Për t’u kuptuar më mirë qëllimet që qëndrojnë pas fushatave të tilla, BE-ja zhvilloi modelin 5D.
Imagjinoni zgjedhjet në një vend. Qytetarët marrin vendime mbi bazën e informacioneve – zakonisht pikërisht në atë moment aktivizohen rrjete të huaja që synojnë të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve. Si e bëjnë këtë? Modeli 5D e ilustron më së miri këtë.
