Si të arkivoni përmbajtje online që mund të zhduken?
Imagjinoni këtë: po hetoni një postim në rrjetet sociale, dhe autori papritmas e fshin atë para se të mund të ruanit ndonjë gjë!
Në botën digjitale, përmbajtjet mund të zhduken brenda vetëm disa sekondash – veçanërisht kur bëhet fjalë për postime që përhapin dezinformata. Pikërisht për këtë arsye, arkivimi i përmbajtjeve online është një mjet kyç për këdo që dëshiron të hulumtojë, të verifikojë fakte ose të ruajë prova përpara se ato të fshihen. Në këtë video do të mësoni si të arkivoni në mënyrë të thjeshtë dhe efikase postime dhe faqe interneti, si dhe pse kjo teknikë është e rëndësishme në luftën kundër manipulimeve dhe informacionit të rremë.
Hapi 1: Kopjoni URL-në e postimit që po hetoni.
Është thelbësore që të zgjidhni URL-në e postimit specifik. Në platforma si Facebook, këtë e bëni duke klikuar mbi datën ose kohën e postimit.
Hapi 2: Ngjitni linkun në një faqe të specializuar për arkivim, si archive.today.
Kjo faqe krijon një link të përhershëm që do të mbetet i qasshëm, edhe nëse autori origjinal fshin mesazhin ose faqen.
Hapi 3: Përdorni shtojca (plugins) të shfletuesit. Nëse ai proces zgjat shumë, mund të instaloni edhe shtojca të shfletuesit, si ajo që ofron Wayback Machine.
Duke përdorur shtojcën, mund të arkivoni faqen menjëherë pa pasur nevojë të shkoni në një faqe tjetër.
Nga ana tjetër, mund të përdorni të njëjtat faqe për të kërkuar URL-të që janë fshirë më parë, për sa kohë që faqja është arkivuar të paktën një herë më parë.
Kjo teknikë është me të vërtetë e rëndësishme. Llogaritë që përhapin informacion të rremë, zakonisht nuk postojnë një korrigjim, por thjesht heqin përmbajtjen e tyre. Me këto mjete mund të vërtetojmë se ata kanë postuar dezinformacion.
