Si të kontrolloni nëse fotografitë apo videot janë autentike?

Fotografitë dhe videot që shohim online shpesh duken bindëse dhe autentike, por pas tyre mund të fshihet manipulim, kontekst i gabuar ose përhapje e qëllimshme e dezinformatave. Në një kohë kur përmbajtjet vizuale mund të modifikohen dhe ripërdoren lehtësisht, verifikimi i vërtetësisë së tyre bëhet një aftësi thelbësore për çdo përdorues të internetit. Në këtë video do të mësoni hapa praktikë dhe mjete që do t’ju ndihmojnë të kontrolloni nëse një fotografi apo video është vërtet autentike dhe si të dalloni kur një përmbajtje është nxjerrë jashtë kontekstit ose përdorur për manipulim.

Hapi 1: Kërkimi i imazhit në mënyrë të kundërt. Për një video, bëni një screenshot — Google Lens e bën të lehtë të shihni nëse fotografia ekziston tashmë online.

Hapi 2: Përdorni Mjete të Avancuara. Nëse Google dështon, përdor mjete të jashtme. RevEye kërkon në shumë motorë kërkimi, si Yandex.

Për videot, provoni INVID dhe “WeVerify” për të zbuluar lajmet e rreme.

Thjesht ngarkoni videon; mjeti nxjerr dhjetëra screenshot-e kyçe për t’i kërkuar.

Kontrolli ynë tregoi se ky material i saktë është nga Stockholm Pride në 2023—një vit para se Suedia t ‘i bashkohej NATO-s. Pretendimi është i rremë.

Hapi 3: Pyet AI-në për Kontekst. Mund t’i pyesni modelet e mëdha gjuhësore, si ChatGPT ose Gemini, për kontekst shtesë.

Thjesht ngarkoni screenshot-in tuaj dhe pyetni. Por kini kujdes: AI jep sugjerime, jo garanci dhe ndonjëherë bën gabime. 

Nëse këto teknika nuk tregojnë asnjë burim digjital ose keqbërje, ju gjithsesi duhet të mbeteni vigjilent. Mbani mend: imazhet shpesh manipulohen ose u hiqet konteksti, për të acaruar ose për të ndikuar opinionin publik në vende të caktuara. Kjo është një taktikë e njohur në arsenalin e NHMI ‑së (Ndërhyrja dhe Manipulimi i Huaj i Informacionit), dhe është diçka që do ta shihni shumë më shpesh.

Поврзани ресурси

Edhe kur ta thonë të vërtetën (jo të plotë), mund të të manipulojnë

Zbatimi i kornizës DISARM përmes një shembulli të NHMI-së

Pse më dalin video me doktorë të rremë në rrjetet sociale?

Si t’i zbulojmë llojet e reja të dezinformimit?

Si të arkivoni përmbajtje online që mund të zhduken?

Cila është prapavija e sfidave në TikTok?