Si të dallojmë ndërhyrjen e huaj dhe manipulimin e informacionit?
Ndërhyrja e huaj dhe manipulimi me informacionet – NHMI – po bëhet një nga armët më të fuqishme të kohës moderne. Pa pushkë. Pa plumba. Por me diçka shumë më të sofistikuar: informacionet.
Sot do t’ju tregoj se si një histori mund të shkaktojë panik, të krijojë kaos dhe t’u shërbejë interesave të aktorëve të huaj.
Është e njohur se uji nga burimi Rashçë konsiderohet një nga më cilësorët në Evropë, dhe shumica e banorëve të Shkupit e shuajnë etjen çdo ditë me të.
Megjithatë, një natë u shfaq një postim në Facebook:
“Mos pini ujë rubineti! Dhjetë fëmijë përfunduan në spital nga helmimi!”
Brenda vetëm disa orësh, postimi u përhap si zjarri.
Megjithatë, asnjë rast nuk është raportuar në spital. Inspektorati i ujit, pas kontrollit të kryer, nuk gjeti asgjë të dyshimtë. Atëherë, si ndodhi kaosi?
Për të kuptuar më lehtë përgjigjen e kësaj pyetjeje, studiuesit përdorin modelin ABCDE.
