fbpx

Res publica njofton: Tregime nga rajoni #2

Në edicionin e parë të "Tregime nga rajoni" ne adresuam sfidat e ndryshme me të cilat u përballen vendet në rajon gjatë muajve të parë të pandemisë. Lexuam shtatë "tregime" përmes të cilave mësuam se si vendet fqinje dhe sistemet e tyre shëndetësore u prekën nga vala fillestare e KOVID-19.

Ajo që është më e rëndësishme, konstatuam se një pjesë e vendeve të rajonit janë në "të njëjtin kazan". Politikanët dhe partitë politike i vendosën (vendosnin)  interesat e tyre politike mbi ato të qytetarëve. Në disa vende, numri i rasteve të reja pozitive me KOVID-19 jo vetëm që nuk u ul, por përjetoi "kulmin" në muajt e verës, kur pritej që virusi të qetësohej. Ndërkohë, qytetarët e këtyre vendeve në pjesën më të madhe nuk ishin të disiplinuar në respektimin e masave të rekomanduara për mbrojtje dhe parandalim.

Pas muajve të parë, ishim dëshmitarë të tubimeve të mëdha publike (koncerte, gara sportive, festime, etj.) pa asnjë respektim të masave mbrojtëse. Sidoqoftë, këto tubime nuk ishin vetëm të pakontrolluara, por në disa raste edhe të mbështetura nga qeveria.

Ndërkohë, ekonomia nuk i bëri dot ballë virusit. Si? Këtë e kuptuam përmes "tregimeve" të bashkëpunëtorëve tanë nga Kroacia (Prlija), Kosova (Sbunker), Serbia (Ne davimo Beograd), Bosnjë dhe Hercegovina (Analiziraj.ba), Mali i Zi (PCNEN) dhe Bullgaria (Sega.bg) Ata tregojnë se ku është gabuar gjatë muajve të fundit, por gjithashtu tregojnë se çfarë duhet bërë në të ardhmen.

Në vigjilje të valës së dytë të pritshme, kërkojmë përgjigje në pyetjen vijuese: si të shmangim përsëri mbylljen e plotë të ekonomisë, ndërsa gjatë kësaj të sigurohet mbrojtje maksimale për qytetarët?

Këtë do ta zbulojmë në edicionin e dytë të "Tregime nga rajoni

Nisma "Tregime nga rajoni" zbatohet nga Instituti për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit "Lidhni Pikat: Politika të Përmirësuara Përmes Pjesëmarrjes Qytetare" të implementuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ICS), me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup.

Partnerët tanë

PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI
PCNEN LOGO PARTNERI

Politikanët në Kosovë mbajnë inat, qytetarët e pësojnë

Lirim Gashi

Lirim Gashi 200x250Qytetarët dhe ekonomia në Kosovë – viktima të luftës ndërmjet politikanëve.

Gjithë pota po vuaj momentalisht nga pasojat e pandemisë. Izolimi e bën të veten mbi shëndetin mendor, ndërsa mbyllja e jetës publike e godet ekonomitë e çdo vendi. Tregtia globale dhe investimet si dhe të ardhurat e shtetit shënojnë rënie, ndërsa borxhit publik nuk i shihet fundi. Disa studiues e konsiderojnë pandeminë si incidenti i tretë më i madh i shekullit të 21-të me ndikim global, pas 11 Shtatorit dhe krizës financiare botërore të vitit 2008.

Në aspektin më të ngushtë ekonomik, një krizë e gjatë nënkupton më shumë falimentime biznesesh, dhe dëme të mëdha në industri si qendrat tregtare, zinxhirët e furnizimit me pakicë, dhe udhëtimet turistike.

Një dilemë e madhe për të gjitha shtetet është si pengohet virusi dhe njëkohësisht të nxitet rimëkëmbja ekonomike?

Mbyllja e menjëhershme

Rasti i parë me COVID-19 paraqitet në Kosovë me 13 mars 2020, rastet vazhdimisht janë shtuar deri më tani. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë aktualisht është 15,172 raste nga 57,239 persona të dyshimtë në virusin dhe 615 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 12674, raste, kurse numri i rasteve aktive është 8430. Masat parandaluese për përhapjen e virusit ne Kosove filluan të marrin konfirmimin e rasteve te para. Me 11 mars u vendos: të mbyllen institucionet arsimore, të suspendohet trafiku ajror dhe tokësor nga vendet e huaja me rrezik, të bëhet kontrolli i obliguar i udhëtareve nga vendet e prekura nga epidemia dhe të bëhet vetizolimi i obliguar për personat që vijnë nga shtetet e prekura me virus.

Ndërsa me 15 prill hynë në fuqi masa rigoroze të kufizimit të lirisë së lëvizjes, duke filluar me 90 minuta në ditë të lejuara dhe gradualisht duke u shtuar sipas vlerësimit të situatës së pandemisë. Duke vlerësuar se pandemia po menaxhohej mirë, më 4 maj me një vendim të Ministrisë të Shëndetësisë filloi hapja graduale ekonomike. Fillimisht u lejuan të punojnë ndërtimtaria, tregtia me pakicë, gastronomia pastaj ne fazat tjera u lejua të punojnë edhe qendrat tregtare, palestrat, transporti publik dhe hekurudhor etj.

Me miratimin e masave kufizuese në mars 2020, në Kosovë kishte rënie të aktivitetit ekonomik ku efektet janë në rritje të papunësisë, rritje të numrit të qytetarëve me kushte të rënduara të jetesës, ulje të kërkesës agregate dhe prodhimit, rënie të të hyrave dhe investimeve kapitale, dhe më shumë. Tek të hyrat buxhetore, rënie të theksuar gjatë pandemisë kishin të hyrat nga TVSH dhe taksat doganore.

Ndërsa tek shpenzimet buxhetore, rënie të theksuar kishin shpenzimet kapitale, ku në nivelin qendror rënia ishte për 51.3% ndërsa tek niveli lokal për 30%. Prodhimi Bruto Vendor i cili në vitin 2019 në Kosovë, ka qenë mbi 7.1 miliardë euro, në buxhetin e vitit 2020 ishte planifikuar të ketë rritje dhe atë në 7.4 miliardë euro. Në vitin 2020 PBV-ja pritet të jetë rreth 6.8 miliardë euro.

Bizneset e vogla në goditje

Bizneset e vogla janë ato që më së shumti po e ndjejnë krizën ekonomike të pandemisë, disa prej të cilave kriza u ka kushtuar me mbyllje. Nga 13 marsi deri në 28 korrik në Kosovë janë shuar 255 biznese, prej tyre 235 janë biznese individuale. Agjensioni Kosovar i Biznesit e vlerëson se këtë vit do të jetë rekord në këtë aspekt. Prandaj nëse shkon ky trend deri në fund të vitit ne mund të kemi të mbyllura më shumë se pesë mijë kompani dhe kjo është tepër shqetësuese. Shumica e bizneseve janë duke operuar nën pikën e rentabilitetit. Me rifillimin e pagesave të kësteve, kamatave dhe tatimeve pas pezullimit tremujor (mars – qershor) është rënduar edhe më shumë likuiditeti edhe i kompanive më të mëdha në vend – e mos të flasim për bizneset e vogla.

Sa i përket ndikimit të COVID-19, në tregun e punës në Kosovë. Kosova në vitin 2019, shkalla e papunësisë ishte 25.7 %, apo në numra absolut 125,305 persona të papunësuar. Ndërsa shkalla e punësimit ishte rreth 30.1 %, apo në numra absolut, numri i të punësuarve ishte 368.180 persona. Nëse i analizojmë këto shifra ne si shtet edhe ashtu nuk qëndrojmë mirë në treg të punës sa i përket shkallës së punësimit dhe papunësisë, si dhe kemi një treg të punës jo qëndrueshëm në Kosovë. Kovid-19 mund t’i përkeqësojë numrat ende më shumë. Përqindja më e madhe e të punësuarve në kuadër të kontingjentit të të punësuarve në Kosovë janë me kontrata të përkohshme, ndërsa numri i të punësuarve pa kontratë është rreth 20 %, gjë që kjo kategori do të preket më së shumti nga pandemia.

Sektori privat i shkatërruar nga pandemia

Si rezultat i gjithë kësaj, në Kosovë priten së paku edhe 246.000 persona të papunë nga sektori privat në gjysmë vjetorin e dytë. Rritja e papunësisë e rriti edhe numrin e familjeve që kërkojnë shfrytëzim të ndihmës sociale.

Politicarite vo Kosovo se inaetat graganite trpatBurimi: euractiv.com

Numri i shfrytëzuesve të Skemës së ndihmës sociale në janar të vitit 2020, ka qenë 24.229 familje, me 98.214 anëtarë të familjes, ndërsa në muajin e fundit në korrik kanë qenë 24,737 familje. Krahasuar me muajin shkurt, numri i familjeve, shfrytëzues të skemës sociale është rritur për 559 familje në skemën e ndihmës sociale”, Shuma e mjeteve që këto familje marrin nga Qeveria e Kosovës, është prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.

Ndihmë ekonomike urgjente

Për t’ju dalë në ndihmë bizneseve dhe punëtorëve që mbetën të papunë, si dhe kategorive tjera që u ndikuan ekonomikisht prej COVID-19, Qeveria e Kosovës miratoi Pakon Emergjente Fiskale me vlerë prej 179 milionë eurove. Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Financave dhe Transfereve, në pakon e 10-të emergjente tek pjesa e bizneseve ka përfshirë tri kategori të punëtorëve që janë prekur apo dëmtuar nga mbyllja e bizneseve apo nga mungesa e të hyrave për ato biznese.

Kategoritë e punëtorëve për ndihmë sipas pakos qeveritare janë:

  • Punëtorët e rregullt, të cilët do të mbështeten me 170 euro për dy muaj
  • Punëtorët e rregullt, të cilët janë larguar nga puna gjatë pandemisë, do të mbështetën me 130 euro për tre muaj;
  • Punëtorët që janë paguar me para të gatshme dhe të cilët biznesi privat do t’i deklarojë si punëtor të ri do të mbështeten me 130 euro për dy muaj pas regjistrimit.
Mundësi e humbur për një të ardhme më të mirë

Në javën e parë të korrikut, Qeveria e Kosovës e dorëzoi në Kuvend projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Ky projektligj nëse miratohet do tua mundësonte qytetarëve të vendit t’i tërheqin 10% të mjeteve të tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale, duke rritur kërkesën agregate në ekonomi. Ligji parashikonte edhe kreditimin e ekonomisë me kushte të favorshme për bizneset dhe fermerët – përmes mbulimit të rrezikut dhe subvencionimit të normave të interesit nga Qeveria e Kosovës. Nëpërmjet ndryshimit të Ligjit për TVSh-në do të reduktohet norma e TVSh-së nga 18% në 8% për hoteleri dhe gastronomi. Rrjedhimisht, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19 krijon mundësinë ligjore për Qeverinë e Kosovës që të zbatojë masa të rëndësishme të cilat do ta shtyjnë përpara procesin e rimëkëmbjes së ekonomisë së vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Po në mungesë te kuorumit, ky ligj dështoje të miratohet.

Në gjysmën e dytë të muajit, Kuvendi i Kosovës, kishte mundësi të dytë për ta miratuar këtë ligj. Por edhe atëherë u tregua se qeveria aktuale është në krizë dhe se inatet politike qëndrojnë mbi interesat e qytetarëve. Rivaliteti politik brenda koalicionit qeverisës, e bën shumicën qeveritare thuajse të paaftë për vendimmarrje.

Bashkëpunim për rimëkëmbje ekonomike

Ne anën tjetër, opozitës i mungon vullneti politik dhe pret momentin e volitshëm për ta rrëzuar pushtetin. Ne ketë klimë politike, qytetari dhe ekonomia e vendit janë viktima të luftës politike. Rimëkëmbja Ekonomike është proces i gjatë dhe kërkon bashkëpunim të të gjithë aktorëve për të harmonizuar një numër të madh të vendimeve dhe veprimeve, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare me efekt financiar, rritjen e borxhit publik, krijim të mundësive të reja për eksportin e produkteve kosovare, avancimin e bashkëpunimit rajonal, investimet në infrastrukturë, etj. Duke mos qenë në gjendje për të paraparë përfundimin e pandemisë, por edhe në pamundësi për tu kthyer në kushtet e njëjta socio-ekonomike te para pandemisë, situatën e re duhet parë si mundësi për të testuar politika te reja ekonomike dhe sociale.

Nevojiten edhe reforma në arsimin joformal dhe formal. Kaosi që është krijuar në tregun e punës kërkon politika të reja publike, e sidomos politika të reja sociale.

Mbështetja financiare për bizneset që punësojnë forca të reja punëtore, ulja e tatimeve për bizneset e vogla etj gjithsesi do të çojnë në mirëqenien e tyre më të mirë ekonomike dhe sociale. Por do t’u ndihmojë edhe qytetarëve që janë në kërkim të një të nesërme më të mirë si rezultat i shkretimit ekonomik të shkaktuar nga pandemia.

 

Iniciativa "Tregime nga rajoni #2" zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit – IKS (Maqedonia), në bashkëpunim me Analizo.ba (BeH), Sbunker (Kosovë) nisma qytetare Ne davimo Beograd“ (Serbi), ABCnews.al (Shqipëri), Prlija (Kroacia), SEGA (Bullgaria) dhe PCNEN (Mali i Zi).

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.

Kohëra të vështira për Shqipërinë
Të padukshëm në luftën kundër armikut të padukshëm
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E enjte, 03 Dhjetor 2020