fbpx
 

Participimi buxhetor: pjesëmarrja qytetare në krijimin e buxheteve

МК   ALB

m-r Ivan V `çkov

Ivan Vckov 200x250Qytetarët mund të kërkojnë nga komuna që të marrin pjesë në diskutimin e Këshillit përmes formave dhe iniciativave të ndryshme, kur do të diskutohet për propozim-planin për zhvillim para miratimit të tij. Në atë mënyrë, në periudhën nga tetori deri në dhjetor, qytetarët kanë gjasë që ta shprehin qëndrimin e tyre në komunën e tyre për programet për zhvillim që janë propozuar për miratim.

“Pjesëmarrja qytetare është me rëndësi thelbësore për ti mbajtur institucionet në punë të vazhdueshme dhe ta nxisë rritjen ekonomike”, thotë Daron Acemoglu, bashkë-autor i librit “Përse kombet nuk kanë sukses”. Kjo deklaratë është e iniciuar nga ideja se institucionet publike të cilat sigurojnë pjesëmarrje qytetare në krijimin  programeve buxhetore dhe në politikat publike në një shtet janë inkluzive dhe janë kyç për rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Me nxitje të pjesëmarrjes qytetare krijohet bazë për pushtet përgjegjës, llogaridhënës dhe transparent lokal. Krijimi i institucioneve inkluzive të vetëqeverisjes lokale mund të nxisë edhe krijim të  institucioneve inkluzive të pushtetit qendror. Inkluziviteti i institucioneve publike bazohet në atë se sa ato i nxisin qytetarët dhe palët e prekura (sektorin joqeveritar, biznes sektorin, shoqatat e qytetarëve, komunitetet vendore dhe urbane e kështu me radhë) që të përfshihen në debatin i cili do tu mundësojë që ti shprehin nevojat, problemet dhe idetë e tyre për përmirësimin e ambientit në të cilin jetojnë, dhe me atë edhe të ngritet rritja dhe zhvillimi socio-ekonomik.

Çfarë është pjesëmarrja qytetare

Britanika e përshkruan pjesëmarrjen qytetare si një set të gjerë të praktikave dhe të qëndrimeve të përfshirjes së qytetarëve në jetën shoqërore dhe politike me qëllim të rritjes dhe të nxitjes së demokratizimit të shoqërisë. Sipas Asociacionit amerikan të psikologëve, pjesëmarrja qytetare përfshin aksione individuale dhe kolektive të cilat janë të dizajnuara që ti identifikojnë dhe zgjidhin çështjet e interesit publik. Qëllimi i angazhimit qytetar është të nxisë ballafaqim të pushtetit komunal dhe qendror me brengat e publikut dhe të promovohet cilësia e bashkësisë. Pjesëmarrja qytetare bazohet në atë se kur qytetarët marrin pjesë aktiviteteve të rëndësishme, shumë probleme mund të zgjidhet ose të identifikohen herët.

Ligji për vetëqeverisje lokale (neni 25) parashikon proces inkluziv të miratimit të vendimeve. Në të vërtetë, neni përcakton se pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve është përfshirje individuale ose kolektive në miratimin e vendimeve për çështje  me rëndësi lokale në komunën. Ligji i parashikon format vijuese të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë: iniciativë qytetare, tubim i qytetarëve, referendum, parashtresa dhe propozime, tribuna publike, anketa dhe propozime. Ajo do të thotë se qytetarët në mënyrë ligjore u është siguruar e drejta që të marrin pjesë në krijimin e politikave publike dhe buxhetin e komunave.

Pa marrë parasysh se ligji në mënyrë të qartë  e definon pjesëmarrjen e qytetarëve, ai nuk thekson dhe nuk ju imponon komunave të krijojnë, organizojnë dhe të nxisin pjesëmarrje të palëve lokale të prekura në procesin e vendim-marrjes. Vetëdija e ulët, informimi i pakët dhe mos-interesimi i qytetarëve mundëson që procesi i krijimit të politikave publike dhe të buxhetit të krijohen vetëm nga administrata komunale, në vend që kjo të krijohet me përfshirjen e publikut më të gjerë.

Budzetsko participiranje gragjansko ucestvo vo sozdavanje na budzetiteFoto: parlamenti qytetar në Prilep. Burim: prilep.gov.mk

Çfarë është participimi buxhetor

Një nga karakteristikat e participimi buxhetor. Participimi buxhetor mundëson krijim të politikave efektive, efikase dhe të dobishme shoqërore me ç’rast qytetarët do të kenë gjasë dhe mundësi ti shprehin nevojat, dëshirat dhe problemet në komunën ose në institucionet nga pushteti qendror. Me atë sigurohet ndikesë më e madhe dhe e rëndësishme të qytetarëve mbi jetën e komunitetit të vet, ndërtohen ura të besimit dhe të bashkëpunimit midis pushtetit lokal dhe qytetarët dhe rritet transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve lokale. Nevoja për participim buxhetor është për tu zvogëluar kërcënimi nga shpenzimi jo-transparent, jo-inkluziv dhe jo-përgjegjës të parave publike.

Shembull për praktikën e këtillë është projekti Shkupi 2014, për të cilin opinioni nuk u konsultua dhe ende nuk është i informuar për shpenzimin e vërtetë për projektin. Edhe pse supozohet se i tërë procesi kushton më tepër se 634 milion euro. Krijimi jo-transparent dhe jo-inkluziv i programeve buxhetore mund të sjellë zbatimin e politikave jo-efektive dhe jo-efikase publike ë do të kenë ndikesë negative mbi shpenzimin e parave publike.

Participimi buxhetor i angazhon banorët dhe grupet komunitetit që të bisedojnë për prioritetet në shpenzimet e parave publike, të japin  propozime për shpenzimin e tyre dhe të votojnë për ato, por edhe ti japin popullatës lokale rol në përcjelljen dhe në mbikëqyrjen e procesit. Qëllimi parësor i pjesëmarrjes buxhetore, dhe ajo që e bën të rëndësishme, është synimi që t përfshijë të gjithë ata që janë përjashtuar ose të lënë anësh nga pjesëmarrja qytetare, siç janë kategoritë e rrezikuara të qytetarëve (gratë, të rinjtë, të varfrit, pakicat e kështu me radhë).

Një nga shembujt për participimin buxhetor është formimi i Parlamentit qytetar në Prilep, përmes të cilit qytetarët marrin pjesë në idetë dhe zbatimin e politikave publike të komunës. Përmes kësaj paraqitje publike, qytetarët në bashkëpunim me Komunën e Prilepit vendosën se duhet të hapet Qendër ditore për paralizë celebrale.

Sipas  Institutit për studime zhvillimore, participimi buxhetor i mundëson anët vijuese pozitive të komunitetit:

  • Lehtësohet pjesëmarrja e banorëve në procesin e vendim-marrjes në nivel lokal me qëllim të përmirësimit të përgjegjësisë lokale, cilësisë së shërbimeve lokale dhe cilësisë së jetës;
  • E shton kohezionin e komunitetit dhe mundëson që të tubohen njerëz të ndryshëm;
  • E rrit zhvillimin e kapitalit shoqëror;
  • E përmirëson raportin midis banorëve dhe pushteteve lokale;
  • E rrit vetëdijen dhe informimin e popullatës për atë se si punon komuna dhe si e përgatit buxhetin;
  • E përmirëson të kuptuarin e qytetarëve për atë se si shpenzohen paratë publike;
  • Zhvillon mekanizma efektiv për përkrahje dhe për planifikim e projekteve;
  • Vendos procese publike dhe linja të përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies së pushteteve lokale.
Si të merret pjesë

Qytetarët mund të kërkojnë nga komuna të marrin pjesë në diskutimin e Këshillit përmes formave dhe iniciativave të ndryshme, kur do të diskutohet për propozim-ligjin për zhvillim para miratimit të tij. Në atë mënyrë, në periudhën nga tetori deri në dhjetor, qytetarët kanë gjasë ta shfaqin qëndrimin e tyre në komunën e tyre për programet për zhvillim të cilat janë  të propozuara për miratim. Ata mund të japin propozime për përmirësime, kritika, ide dhe prioritete të komunitetit. Ambienti i  këtillë inkluziv do të mundësojë krijim të politikave të cilat do të jenë të dobishme edhe për komunën edhe për qytetarët e saj. Në mënyrë plotësuese, komuniteti mund të komentojë a janë drejtimet nga letra qarkore buxhetore përcillen dhe implementohet, gjë e cila është me rëndësi të posaçme për transparencën dhe llogaridhënien e pushteteve lokale.

Qëllimi i pesë anëtareve të rrjetit FISCAST, si dhe të organizatës joqeveritare Finance Think është ta nxisin pjesëmarrjen e tillë qytetare në krijimin e buxheteve të komunave Kavadar, Negotinë, Rosoman, Saraj, Gjorçe Petrov, Kriva Pallankë, Kumanovë, Staro Nagoriçane, Prilep, Krivogashtan dhe Krushevë përmes projektit “Paratë e mia, përgjegjësia ime”: Buxhetimi participativ në komunat në Maqedoni”, të përkrahur nga Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare. FISCAST krijoi edhe doracak për pjesëmarrje në procesin buxhetor në komunat, i cili duhet tu ndihmojë pushteteve lokale dhe të gjitha palëve të interesuara (bashkësi vendore, sektor joqeveritar, sektori i biznesit, shoqata e të tjera) për realizimin e participimit buxhetor në komunat e tyre, si dhe për ngritje të vetëdijes dhe të informimit të popullatës lokale për procesin buxhetor dhe për shpenzimin e parave publike.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Помеѓу мисијата и бизнисот: Кој е предуслов за мед...
Буџетско партиципирање: граѓанско учество во созда...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Сабота, 16 Февруари 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не