fbpx
 

Të rritet si LGBTI

МК   ALB

Lina Qostarova Unkovska

Lina Kjostarova Unkovska 200x250Të lënë në mos-dituri, fëmijët dhe të rinjtë sot, në Maqedoni, e jetojnë jetën e vet ashtu siç dinë dhe munden, duke grumbulluar gjysmë të vërteta nga mediet elektronike dhe të tjera, nga pop-kultura, nga mesazhet moraliste të mësuesit të paditur, përplot me stereotipe dhe paragjykime. Të gjitha këto burime janë gjenerues të dhunës, sepse nuk japin përgjigje për llojllojshmërinë e seksualitetit të njeriut dhe të përvojave, e as që mbajnë llogari për dallimet në vetë-shprehjen gjinore.

Të kultivohet, të rritet dhe të bëhesh i madh si gej, trans ose çfarë do qoftë fëmijë tjetër trans-gjinore nuk  e lehtë dhe e thjeshtë, kudo qoftë, por më së paku në bashkësinë tradicionale dhe religjioze, siç është Maqedonia. Si rrjedhojë, për familjen tradicionale, tipike maqedonase temat për gjininë dhe seksualitetit janë të groposura thellë, tabu tema.

Në shkollat, anëtarët e atyre familjeve janë arsimtarë të dikujt ose autorë të librave mësimore, për të cilët çështjet gjinore gjithmonë kanë qenë jashtë nga agjenda e tyre, në edukimin e shumë gjeneratave të fëmijëve. Ata edhe realisht shumë pak dinë ose nuk dëshirojnë të dinë për seksualitetit fëmijëror dhe prandaj shpikin dhe improvizojnë kur shkruajnë për atë. Por edhe nuk e kanë të qartë kur i hapin këto çështje, e të mos i lëshojnë fëmijët nga kontrolli, për të cilën gjë  më shpesh konsiderojnë se është më e mirë kur të rinjtë për “atë” dinë sa më pak.

Të lënë në mos-dije, fëmijët dhe të rinjtë sot, në Maqedoni, e jetojnë jetën e vet ashtu siç dinë dhe si munden, duke grumbulluar gjysmë-të vërteta nga mediet elektronike dhe të tjera, nga pop-kultura, nga mesazhe moraliste të mësuesve gjysmë të mësuar, përplot të mbushur me stereotipe dhe paragjykime. Të gjitha këto burime janë gjeneratorë të dhunës, sepse nuk japin përgjigje për llojllojshmërinë e seksualitetit dhe përvojave njerëzore, e as që mbajnë llogari për dallimet e vetë-shprehjes gjinore, për të drejtat dhe liritë si nevoja zhvillimore, për ndryshimet e trupit dhe pasqyrës për veten, si tregues të fuqishëm dhe evident të zhvillimit, por edhe të vetëbesimit, por edhe të vetëbesimit dhe të shkathtësisë që të kihet sukses me sfidat jetësore.

Në vend të asaj, hapet hapësirë për manipulime me fotografi të rreme që e shtrembërojnë vetë-perceptimin fëmijëror, duke krijuar kaos në kokat e të rinjve.

Çdo gjë që mësojnë fëmijët në shkollat, njëri nga tjetri, ose nga burime të pa kontrolluara, nuk ka se si ta kalojë testin e realitetit, sepse ai është i shtrembëruar. Të rreme janë të dhënat, por i falsifikuar është edhe realiteti, dhe ajo që të rinjtë e kalojnë për nga ana e përvojës, dhe që është autentike në mënyrë të vetme dhe e besueshme, nuk ka vlerë, sepse nuk ka ku dhe në çka të mbështetet, që ata të mund t’i kuptojnë proceset e përjetimit gjinor, përshtatjen dhe vetë-pranimin, pa droje dhe rreziqe tejet të mëdha.

Kur çështjet për identitetet seksuale dhe gjinore mbeten pezul, ose janë të interpretuara në mënyrë të shtrembëruar dhe të vendosur në kornizat e ngushta hetero-normative dhe moraliste, atëherë vijmë deri te problematizimi i rrjedhave kryesore të zhvillimit fëmijëror, vetë-identifikimin e tyre, përkatësinë dhe vetë-rregullimin. Dhe ato janë çështjet kyçe: kush jam, ku takoj dhe si ta kuptoj vetë-veten dhe të tjerët?

Ku dhe si në tërë këtë të gjenden LGBTI të rinjtë, si të rinj jo tipik gjinor dhe seksual atipik? Ku ti gjejnë përgjigjet për vete dhe si të ballafaqohen me dallimin e tyre, me ekskluzivitetin, me mohimin permanent, me izolimin dhe kërcënimet, shpesh edhe ndaj jetës së tyre?

Da se raste kako LGBTIBurim: boell.de

Të rinjtë trans-gjinor dhe LGBTI nën rrezikun e madh nga dhuna

Tanimë disa vjet në Maqedoni i përcjellim gjendjet me shëndetin e të rinjve tanë LGBTI. Studimi për sjellje të ndërlidhura me shëndetin te fëmijët në moshën shkollore (HBSC) në Maqedoni tregoi se 1-2 përqind të djemve dhe 4-5 përqind të vajzave në moshën 15-vjeçare shprehen se i tërheqin djemtë/vajzat nga i njëjti ose nga të dyja gjinitë.

Krahasuar me moshatarët e tyre heteroseksual, të rinjtë homo dhe bi-seksual gjithnjë e më shpesh janë të ekspozuar në dhunë dhe rrezik më të lartë për shëndetin e tyre emocional dhe social. Gjetjet tregojnë se të rinjtë homo dhe bi-seksual në moshën 15 vjeçare, janë dy herë e gjysmë viktima më të shpeshta të maltretimit në shkollat, me ekspozim dyfish më të madh në dhunën fizike në familje, në krahasim me të rinjtë hetero-seksual. Ata janë edhe katër herë viktima më të shpeshta të sulmit gjinor, më tepër se një herë, nga moshatarët e tyre hetero-seksual.

Në pikëpamje të shëndetit mental dhe emocional LGBTI të rinjtë 15 vjeçar në Maqedoni, dyfish dhe më tepër , nga moshatarët e tyre heteroseksual ndjejnë: kokë-dhimbje, dhimbje në shpinën, humbje të  disponimit, nervozë dhe pagjumësi, më shpesh se një herë në javë. Ata në një numër të madh (74 përqind) pësojnë nga dy ose më tepër simptome psikosomatike, më shpesh se një herë në javë, dhe pothuajse çdo i dyti prej tyre jeton me ndjesinë e trishtimit dhe mungesës së shpresës, e cila te një e treta e tyre përfundon me mendime serioze për vetëvrasje. Për dallim nga moshatarët e tyre heteroseksual, LGBT të rinjtë në Maqedoni më rrallë shoqërohen dhe kanë përkrahje më të vogël nga prindërit dhe moshatarët.

Edhe për të rinjtë trans-gjinor ka gjithnjë e më tepër njohuri se edhe më i madh është rreziku nga dhuna dhe maltretimi, jo vetëm në shkollat, por edhe në familjen.

Stigma dhe turpi nuk janë të lehta për tejkalim

Në një shkollë t[ mesme në Shkup, një djalë 15 vjeçar trans-gjinor që merr kurajën që ti rrëfehet drejtorit dhe të kërkojë të shënohet në shkollat shkollore me emër mashkulli, që fëmijët e klasës të fillojnë ta emërtojnë ashtu, ballafaqohet me qëndrimin e pa pajtueshëm të prindërve. Shpjegimi i tyre është se fëmija shumë kohë kalon në internet, se ka rënë në një grup që e orienton në drejtim të gabuar, mes të tjerave se eksperimenton me rolin gjinor, gjë e cila sipas tyre në atë moshë mbizotëron, që më në fund me atë që “incidenti” të harrohet. 

Gjithmonë jam pyetur se si të intervenohet në prindërimin, duke parë se si vendimet e tij për “të mirën” e fëmijës drejtpërdrejtë i pengon nevojat dhe të drejtat fëmijërore zhvillimore? Dhe përkundër të gjitha vërejtjeve për shkeljet që ju bëhen këtyre fëmijëve , nëse nuk përkrahen në kohë, si për shembull, për izolim të skajshëm, për rreziqet të mos e kryejnë arsimimin, për miqësitë e shkurtuara rinore dhe përvojat sociale, të cilat kurrë nuk do mund më të zëvendësohen, këta prindër mbeten në qëndrimin e vet, përderisa të mos bëhet vonë.  Por stisma dhe turpi para të tjerëve, frika nga humbja dhe ndarja me fëmijën e tyre “të vërtetë”, vetë-akuzimet me atë “ku kemi gabuar” të pranishme te prindërit e LGBTI fëmijëve, nuk janë të lehta për tejkalim.

Por,  a mund ta kërkojmë përgjegjësinë vetëm dhe në përgjithësi te prindërit për gjendjet me LGBT fëmijët e tyre në bashkësinë siç është e jona? Pikëpamjet e tyre pa përjashtim gjithmonë kanë qenë të kthyera nga publiku i ekspertëve dhe nga sistemet e përkrahjes dhe mbrojtjes, nga ë cilat nuk kanë përfituar asgjë.

A bëhet fjalë për fëmijë të sëmurë apo të shëndoshë?

Edhe në atë qëndron edhe pengesa më e madhe e ndryshimit të qëndrimeve të tyre. Çështja statusore e LGBT të rinjve në Maqedoni faktikisht nuk është zgjidhur. A janë ato të sëmurë ose të shëndoshë, a janë normal apo jo normal? A kanë të drejta të njëjta me të gjitha fëmijët e tjerë? Këto janë pyetje moti të përgjigjura në qarqet shkencore dhe në praktikën e përditshme të shumë vendeve në botë dhe nga ajo perspektivë madje tingëllon si e pa lezetshme të parashtrohet.

Por te ne nuk është ashtu. Opinioni ynë i ekspertëve ende është pa qëndrim zyrtar. Madje edhe më keq – as që është e vetëdijshme për reperkusionet të qëndrimeve të saja arbitrare, personale dhe jo profesionale. Madje edhe te ata që nuk i ndajnë pikëpamjet e njëjta konservative, nuk ndjehet nevoja për pastrimin e llojllojshmërisë së shpjegimeve  dhe për marrje të përgjegjësisë të cilën të gjithë e ndajmë bashkë, si profesion, për gjendjen e tillë.

Para një kohe të caktuar një kolege e jona revolucionare, psikologe, doli publikisht me qëndrimin për ekspozimin e a.q “kriminel” të fëmijëve trans-gjinor në hormon-bllokues, duke e krahasuar atë me trajtimin e të rinjve anoreksik: “Paramendoni, komentoi, kur trajtimi  fëmijës anoreksik do të mbështetej në vullnetin e tij të mos marrë ushqim, ku do të na çonte ajo, deri në uri deri në vdekje, në vend që të shpëtohet”. Tërësisht arbitrar dhe i dëmshëm, komenti vjen nga përfaqësues i profesionit, e cila duhet të jetë autoritet dhe ajo “de fakto” të fitojë numër të madh të ndjekësve “të brengosur”.

Qëndrimi i tillë nuk është i dëmshëm vetëm për shkak të dezinformatave të dhëna, por edhe për mosbesimit të shfaqur “profesional” ndaj përjetimit fëmijëror autentik gjinor, dhe me atë edhe ndaj të drejtës për pjesëmarrje në vendimet të cilat e prekin thellë. Në vend që mendimi dh ndjenjat e tij të merren si mjet më vlefshëm për vlerësim, me çka edhe vetë-përcaktimi i tij do të fitonte hapësirë për këmbim dhe artikulim të mendimit të tij dhe për pjesëmarrje të barabartë në zgjedhjen, e cila më tej edhe mund të ndiqet, kontrollohet dhe analizohet, si çdo qëndrim dhe gjendje tjetër, fëmija në start eliminohet  si informator për gjendjen e vet. Tejet është me rëndësi të theksohet se fëmija ka të drejtë legjitime të dëgjohet dhe të informohet për të gjitha aspektet e gjendjes së vet, që të mund të marrë pjesë në mënyrë të barabartë dhe aktive, pa detyrim ose frikësim, për të gjitha çështjet e jetës së vet. Qëndrim që është tërësisht i panjohur për mjedisin tonë tradicional, të brengosur dhe moralist...

Duke e krahasuar gjendjen anoreksike, më tej, ekspertja jonë, gjendjen trans-gjinore e njëson me sëmundje e cila duhet të shërohet. Qëndrimi konservator-populist i mjedisit tradicional, i cili duhet të edukohet dhe të modernizohet, në vend që ti bëhet lajka dhe ti shkohet për shtati, me ç’rast e tërë struktura (keq)përdoret.

Të krijojmë mjedise inkluzive dhe të ndjeshme gjinore

Mendimi shkencor dhe profesional në Maqedoni duhet patjetër të bëjë një hap përpara nga këto qëndrime që hutojnë, që mandej të bëhet me ndikesë edhe në ndryshimin e qëndrimeve dhe bindjeve diskriminuese, me të cilat me dekada i edukojmë fëmijët. Punëtorët mjekësorë, psikologët, pedagogët dhe të gjithë ekspertët e tjerë, patjetër duhet të jenë në rrjedha me arritjet bashkëkohore shkencore dhe qëndrimin e vet ta  shprehin publikisht, përmes trupat e veta, asociacionet dhe odat, për shkak se ajo është detyrë dhe përgjegjësi e tyre.

Deri atëherë, përderisa nuk e rregullojmë, nuk kemi të drejtë morale ti thërrasim në përgjegjësi prindërit, të cilët në kërkim të të vërtetës, pasi të ndërrojnë një varg doktorësh dhe ekspertësh, fëmijët e vet do të vazhdojnë ti çojnë nëpër gra që shkruajnë hajmali, hoxhallarë dhe shërues me të vetmin qëllim që ti “shërojnë”. 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Буџетско партиципирање: граѓанско учество во созда...
Да се расте како ЛГБТИ
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 06 Декември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не