fbpx
 

Reformat e mundimshme në Shqipëri

МК  SRB   ENG

Alfonc Rakaj

Alfonc Rakaj 200x250Zbatimi i reformave kryesore në Shqipëri, arritën pikën kritike, në të njëjtën kohë kur vendi disi po ballafaqohej me fundin e masave për pandeminë.

Shumë punë të rëndësishme varen nga reformat, sepse ato përmbajnë vendimet gjyqësore kryesore, me të cilat do të përcaktohet vlefshmëria ligjore e zgjedhjeve të vitit të kaluar, ndërsa do të vendoset edhe për reformën zgjedhore me të cilën do të përcaktohen rregulla për proceset e ardhshme zgjedhore në vend. Derisa po shënon rënie besimi i publikut në partitë politike, presioni ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm, ndërsa ngadalësimi ekonomik është gjithnjë e më serioz, politikanët në vend për momentin vazhdojnë me  shprehitë e tyre të vjetra të konfrontimit dhe zbatimin e politikave të rrezikshme me të cilat ndalojnë vetëm kur do të vinë deri në vetë cepin e humnerës së konfliktit. Në përputhje me këto kohë të pazakonshme, vera e këtij viti, që zakonisht është periudhë për zvogëlimin e aktivitetit politik, duket sedo të jetë e pasur me ngjarje politike.

Masa pandemike

Rastet e para të KOVID – 19 ishin konfirmuar më 8 mars, kur dy anëtarë të familjes së njëjtë ishin pozitiv në testet e bëra disa ditë pas kthimit nga Firence, Itali. Deri më 5 qershor, në Shqipëri u regjistruan 1197 raste dhe 33 raste të vdekjes.  Gjithsej janë kryer 15 647 teste, ndërsa nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 898 nuk janë më të sëmurë.

Të vetëdijshëm për rrezikun e vazhdueshëm dhe dobësitë institucionale, qeveria ndërmori hapa të shpejtë për reduktimin e aktiviteteve publike, ndër të cilat u mbyllën shkollat, ndalim për tubime dhe fluturime në dhe jashtë vendit, me qëllim parandalimi i përhapjes së virusit. Shqipëria ishte vendi i dytë në Evropë, pas Italisë, që i mbylli shkollat, masë e cila u ndërmor vetëm një ditë pasi u konfirmuan rastet e para.  Vendi ishte në vend – numëro.  Një pjesë e masave të tjera ishin vazhdimi i masave të jashtëzakonshme, të cilat fillimisht i vazhduan edhe për disa javë të tjera, ndërsa më vonë u vazhduan deri më 23 qershor.  Vijoi respektimi i përgjithshëm i masave nga publiku.  Disa javë madje edhe politika në vend miratoi qasje të qetë, që paraqet pamje të rrallë në 29 vjet pluralizëm politik në Shqipëri. 

Edhe përpos kësaj, kjo bashkëjetesë e qetë ishte afatshkurtër.  Politika përsëri u bë aktive, kur filloi lehtësimi i masave kundër korona virusit, ndërsa me këtë erdhën edhe antagonizmi dhe akuzat në diskursin ndërmjet liderëve partiak, me çka shqiptarët tani më janë mësuar.  Përsëri u rritën tensionet kur qeveria vazhdoi me planet e saj për rrënimin e teatrit, fillimisht me shënimin e sipërfaqes në të cilin ishte objekti si pronë e Bashkisë së Tiranës më 8 maj, pas çka vijoi Vendimi i Këshillit të Bashkisë ta rrënojë një javë më vonë. Për të shmangur kontrollin kritik nga ana e atyre të cilit janë kundër rrënimit, votimi u krye online dhe në mënyrë sekrete. Publiku kuptoi për rezultatin e votimit pasi, disi u zbardh dokumenti i nënshkruar.

Tensionet arritën majën në orët e hershme të mëngjesit më 17 maj, kur një buldozer e rrafshoi me tokën godinën e teatrit, të rrethuar me polici në një atmosferë të tensionuar, e cila zgjati gjatë gjithë ditës. Dhjetëra demonstrues të qetë u arrestuan, që shkaktoi reagime të ashpra nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe nga publiku, për përdorimin e forcës në mënyrë të pa nevojshme. Vijuan dëshpërime të reja, ndërsa reagimet vinin nga anë të ndryshme, ndër të cilat ishin edhe aktivistë lokal, ambasada me seli në Tiranë nga vendet e BE-së dhe SHBA-ja, organizata për të drejtat e njeriut dhe media. Gjatë këtij procesi, qeveria injoroi hetimin të cilin e zbaton Prokuroria Speciale Publike, rastin gjyqësor që e udhëheq Gjykata Administrative të paraqitur nga presidenti, thirrjet e aleatëve ndërkombëtarë për dialog, aktivistët dhe peticionin e nënshkruar kundër rrënimit. Në mënyrë simbolike, arrestimi i një pjesëmarrësi të ri në demonstratat, i cili mbante në dorë romanin “Krimi dhe dënimi" të Dostojevskit, nga katër policë, u bë pasqyrim i procesit që pasoi.

 

Macnite reformi vo AlbanijaBurimi: apnews.com

Si u përputhën gjërat, koha nuk mund të ishte më e keqe, për fillimin e krizës së re për të ardhmen e vendit. Gjatë disa javëve dhe muajve të ardhshëm, konsensusi politik do të jetë me rëndësi esenciale për plotësimin e kushteve të BE-së, për arritjen e progresit në frontin e integrimit dhe zbatimin e reformave kryesore. Si rezultat, vëmendja e publikut u devijua kah rrënimi i teatrit, përsëri u paraqit mosbesimi ndërmjet fraksioneve politike, dhe përçarja politike u kthye në tërësi ndërsa partitë shpejtonin të arrinin konsensus për reforma të rëndësishme për të cilat me muaj dhe vite shfaqnin angazhime të pjesshme.  Indikative është edhe ajo se rrënimi ndodhi një ditë para se të fillonte lehtësimi i masave për mbylljen e plotë dhe dy javë para afatit përfundimtar për finalizimin e reformës zgjedhore në mënyrë për t’iu përgjigjur rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së dhe të plotësohet kushti kryesor i BE-së për fillimin e negociatave, siç u pajtuan vetë partitë më herët gjatë këtij viti.

Qorr sokak i reformës?

Më 25 mars, Këshilli Evropian i aprovoi konkluzionet e Komisionit Evropian dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u dha dritë jeshile për fillimin e negociatave. Për dallim nga Shkupi, Tirana kishte për detyrë të plotësojë 15 kushte para se të mund të mbajë takimin e parë ndër qeveritar me Brukselin.  Kushtet më të rëndësishme ishin vendimet në lidhje me zbatimin e drejtësisë dhe reformën zgjedhore. Këto dy reforma, kishin ndikim të drejtpërdrejtë mbi interesat politike afatshkurtra dhe afatgjata të elitës qeveritare në vend, që kryesisht nuk ka pësuar ndryshim për më tepër se dy dekada.

Kushtet përfshijnë çështje politike me gjemba, siç janë "sigurimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatës zgjedhore" në pajtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR, finalizim i "vendosjes së strukturave të specializuara për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar" dhe të sigurojë "funksionimin e Gjykatës kushtetuese dhe të Gjykatës supreme". Këto reforma konkrete, lehtësisht të zbatueshme, nëse për këtë ka vullnet politik, kanë pasoja të drejtpërdrejta mbi fuqinë dhe ndikimin e partisë politike.

Sido qoftë, loja sipas rregullave nuk është virtyt sipas së cilës njihen partitë politike shqiptare. Zgjedhjet janë dëshmi e frikshme për këtë, sepse partitë kohë tepër të gjatë i evitojnë thirrjet për proces të besueshëm, të lirë dhe të drejtë, gjatë kësaj duke bërë gjithçka që është në fuqinë e tyre të mbajnë procesin të politizuar, ndërsa institucionet administrative të jenë të dobëta. Në disa çaste kjo ka shkuar në favor të fraksionit politik të caktuar, ndërsa në kohë të tjera, rivalët e tyre kanë pasur dobi.

Përpjekjet për manipulime me reformën zgjedhore, kohë të gjatë qarkullojnë në nivel lokal. Por, një mesazh fantazmë në Tuiter nga ambasadori amerikan në Shqipëri, me të cilin tërheq vërejtjen për spekulimet për marrëveshjen joformale "të zhduken reformat në gjyqësorin në Shqipëri", përsëri i zgjoi shqetësimet se partitë e shfrytëzojnë rastin derisa vëmendja e publikut është e drejtuar kah rrënimi i teatrit, të sigurojnë imunitet nga ndjekja penale, nga institucionet e reja të formuara për reformë në gjyqësor.  Në shtet në të cilin mosbesimi në partitë politike dhe liderët e tyre është gjerësisht i shpërndarë, ekziston mjedis pjellor, që pretendimet e këtilla të zgjerohen.

Ditët dhe javët e ardhshme, ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, komunikojnë fuqishëm me fraksionet politike në vend, që në mënyrë të drejtpërdrejtë t’ua transmetojnë pasojat të cilat mund t’i shkaktojnë veprimet e këtilla. Thirrjet e tyre për partitë, për të harmonizuar mosmarrëveshjet e tyre dhe të arrijnë kompromis për reformën zgjedhore, nuk dhanë rezultat, sepse afati deri më 31 maj, nuk u respektua.  

Gjatë 48 orëve të ardhshme ato folën sinqerisht për rëndësinë e konsensusit dhe progresit në reformat, ndërsa partitë u strehuan në strategjinë e njohur, përkatësisht ndërmjet vete të hedhin fajin politik.

Çfarë vijon

Gjysma e dytë e vitit do të jetë vendimtare për të paktën tre fronte. Më e rëndësishmja prej tyre është ekonomia, për të cilën pritet të preket rëndë nga ngadalësimi i aktiviteteve për shkak të kufizimeve nga korona virusi. Dhimbja nuk do të shpërndahet në mënyrë proporcionale dhe më vunerabilët me siguri do ta bartin peshën më të rëndë. Një studim i Bankës Botërore i realizuar para disa kohe, parashikon një pasqyrë veçanërisht të errët për të ardhmen. Sipas studimit, pasojat do të jenë aq të mëdha sa rreth 200 000 shqiptarë mund të bien në varfëri. Në intervistë për televizionin lokal, ministri i Financave i konfirmoi vlerësimet edhe përskaj optimizmit dhe premtimeve të tij.

Ekzistojnë edhe parashikime të tjera të cilat nuk janë aq shpresëdhënëse.  Banka Qendrore e Shqipërisë vlerëson se ekonomia do të bjerë në recesion dhe aktiviteti i saj pritet të zvogëlohet për të paktën 6%. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pret që ekonomia të preket me rënie prej 9%, ndërsa FMN-ja parasheh 5%. Të gjitha këto parashikime do të mund të përkeqësohen edhe më tepër nëse paraqitet vala e dytë e virusit dhe nëse kthehen masat për mbylljen e plotë. Në cilin do skenar, vështirë do të preken sektorët siç është turizmi i cili paraqet burimin më të madh të të ardhurave për buxhetin e shtetit dhe është burimi i jetesës për shumë familje të cilat kanë biznese të vogla në vendet bregdetare.

Për dallim nga ekonomia, sfera politike do të jetë shumë e angazhuar. Në pritje të vendimeve të rëndësishme, partitë politike do të përpiqen të shprehin qëndrimin e tyre për reformat kryesore gjyqësore dhe zgjedhore, si dhe për 15 kushtet që qëndrojnë ndërmjet Shqipërisë dhe takimit të saj të parë ndërqeveritar me BE-në. Implementimi i tyre i suksesshëm pritet të ketë ndikim afatshkurtër dhe afatgjatë mbi politikën e Tiranës. Ndër kushtet më të rëndësishme është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën kushtetuese dhe në Gjykatën Supreme, sepse të dy gjykatat nuk funksionojnë më shumë se dy vjet. Sapo të vazhdojnë me punë, ato do të kenë detyrë të zgjidhin raste të rëndësishme me shkallë të lartë të ndikimit politik, përfshirë edhe rëndësinë ligjore të zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

Vendimet e shumëpritura për zgjedhjet e vitit 2019 dhe reformën zgjedhore do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë mbi konfiguracionin politik në vend. Epilogu do të përcaktojë perspektivat e Shqipërisë për arritjen e progresit në frontin e integrimit në BE, por edhe më e rëndësishmja, do të përcaktojë rregullat për zbatimin dhe rregullimin e zgjedhjeve, që u tregua si problem sistemor i thellë, që e pengon integritetin e procesit zgjedhor në shtet. Kjo është fusha e tretë për të cilën gjatë gjashtë muajve të fundit do të jenë kryesore dhe do të kenë ndikim të formësojnë politikën e Shqipërisë gjatë viteve të ardhshme.

Ju lutemi lexoni rregullat përpara se të komentoni ose të shkarkoni
Shënim: Mendimet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

 

Планетата по пандемијата
Мачните реформи во Албанија
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Сабота, 19 Септември 2020

  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.

    Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил.

    Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите.

    Повеќе

  • 1

Следете нè