fbpx
 

Amnisti, abolicion apo falje – çfarë dreqi, solli Kuvendi?

МК   ALB

doc. d-r Dimitar Apasiev

dimitar apasiev200x250Për herë të parë kemi procedura për amnisti të cilat nuk zbatohen në sajë të detyrimit zyrtar (ex officio), por me iniciativë private të palëve të invorvuara (ex privata). Kjo praqet shkelje të parimeve tradicionale të sundimit të të drejtës dhe mund të shkaktojë situata ku nga dy ose më tepër persona të cilët janë të akuzuar për të njëjtën vepër penale – njëri të fitojë amnisti, ndërsa tjetri jo.

Shumë moti, Athinasi i urtë Sokrati, një shokut të tij i ja parashtruar dilemën vijuese: “Vallë a mendon se ekziston shtet i tillë që nuk do të shembet nëse vendimet gjyqësore që sillen në të nuk kanë kurrfarë fuqie, sepse njerëz të caktuar i zhvlerësojnë dhe u bëjnë bisht”?.

Në drejtim të këtij mendimi-udhërrëfyes, qëllimi i këtij blogu është ta ngatërrojë ose, ndërkaq, mundet ta zgjidh dilemën juridike që me një turp të lehtë  e përshkoi opinionin profesional me rastin e miratimit të Ligjit për amnisti më të ri dhe deri tani më kontrovers – e cili kishte për qëllim, në mënyrë të pahijshme, ta sigurojë shumicën aq të dëshiruar prej dy të tretat për ndryshimin kundër ligjor të Kushtetutës sonë.

Amnistia është akt i përgjithshëm i mëshirës nga sovrani

Vetë koncepti i mëshirës do të thotë pranim i pa fshehur i tërë asaj që është juridike, i të gjitha atyre raporteve të tendosjes që ekzistojnë në idenë e Drejtësisë. Mëshira është mirëbërësi e pa kanalizuar  që aplikohet përmes parimeve universale të cilat depërtojnë në botën e skematizuar të të drejtës, si tërësisht e huaj, duke e bërë në atë mënyrë të dukshme mrroljen e saj të ftohtë. Si rrjedhojë, mëshira është “çudi e paligjshme në kuadër të botës juridike” [Radbruh]; ndërsa mëshirën e ndershme dhe e sinqertë, si virtyt njerëzor, shumë autorë nga epoka të ndryshme historike e konsiderojnë për “ventil sigurie të nevojshëm e drejtësisë” [Jering] i cili mundëson që Drejtësia të humanizohet, duke e tejkaluar ngurtësinë e verbër të ligjeve të shkruara.

Qysh iluministi i shquar francez Monteskje në veprën e tij kapitale Fryma e ligjeve (1748), shkroi se e drejta për falje, nëse zbatohet me urtësi, mund të ketë efekte të shkëlqyera për shoqërinë! Por, në rrethanat tona – amnistia as që është e urtë, e as që i ka këto “efekte të bukura” të dëshiruara, por është fryt i “dillit” politik të llojit më të ulët, me një qëllim perfid: ndërrim i imponuar i emrit në Maqedoni e Veriut – në kundërshtim me vullnetin sovran të shprehur në të dy referendumet [atij të obligueshëm të vitit 1991 dhe atij konsultativ të vitit 2018].

Amnistia për 27-të prillin e rënon traditën tonë të deritanishme

Amnistia e dhënë në këtë mënyrë, e cila do të jetë lëndë e kësaj kritike të argumentuar, është pa precedencë në historinë tonë të deritanishme juridike! Ky rast nebuloz kapërcen mbi standardet tona deri tani të njohura juridike të të drejtës sonë publike dhe  aplikon një shembull të rrezikshëm të asaj që në drejtësinë emërtohet ligj privilegjues (lex privilegia). Sa për krahasim, nga pavarësia e deri tani, Kuvendi ka sjellë gjithsej shtatë ligje amnistie – gjë e cila tregon se Republika jonë ballafaqohet me probleme tejet të mëdha dhe deficit permanent të sundimit të të drejtës:

(1) I pari Ligj për amnisti (dhjetor i vitit 1991) u miratua menjëherë pas pavarësimit të Maqedonisë, gjatë kohës së të ashtuquajturës Qeveri eksperte, kur kryeministër ishte Nikolla Klusev, ndërsa president i Republikës – Kiro Gligorov. Me atë u përfshinë rreth 900 persona.

(2) I dyti Ligj për amnisti (shkurt i vitit 1999) u miratua pas marrjes së pushtetit nga VMRO-DPMNE, kur kryeministër ishte Lubço Georgievski, ndërsa president – Kiro Gligorov. Ajo ishte fryt i koalicionit të atëhershëm me AD (Alternativën Demokratike) të Vasil Tupurkovskit dhe PDSH të Arbën Xhaferrit. Prapavija e kësaj amnistie ishte lirimi i Rufi Osmanit, i dënuar për mos-zbatimin e Gjykatës Kushtetuese të RM në lidhje me valëvitjen e flamurit shqiptar para ndërtesës komunale. Me këtë ligj u amnistuan rreth 800 të dënuar për vepra të rënda penale. Ligji u përgatiti në Qeverinë nga ministri i atëhershëm i drejtësisë, ndërsa akademik i tanishëm – prof. d-r Vllado Kambovski.  Në këtë ligj, presidenti Gligorov, pas konsultimit me profesorë nga Fakulteti juridik “Justinijani i Parë” në Shkup, vendosi të vë veto suspenduese, por pas votimit të dytë ai e nënshkroi dekretin.

(3) I treti Ligj për amnisti (mars i vitit 2002) u miratua pas Marrëveshjes kornizë dhe pas përfundimit të gjakderdhjeve në luftën civile të vitit 2001, në kohën e të ashtuquajturës Koalicionit të gjerë qeverisës [VMRO-DPMNE + LSDM + PDSH + PPD], ku kryeministër ishte Lubço Georgievski, gjatë presidencës së të ndjerit Boris Trajkovski. U amnistuan rreth 3.000 terroristë që kanë marrë pjesë në konfliktin e armatosur ndëretnik si luftëtarë të UÇK dhe atë për kryerje të formave më të rënda të krimit të dhunshëm dhe antishtetëror. Kjo ishte amnisti totale, e cila më vonë, përmes shpjegimit autentik antikushtetues të miratuar gjatë kohës së qeverisë së Gruevskit dhe të BDI-së, në vitin 2011 – në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare penale (ius cogens) – i përfshiu edhe të ashtuquajturat raste të Hagës që nuk vjetërsohen e që janë kundër njerëzimit dhe të drejtës humanitare [“Udhëheqësia e UÇK”, “Penda e Likovës”, “Varreza Neproshten” dhe “Punëtorët e Mavrovës”].

(4) I katërti Ligj për amnisti të qytetarëve të RM të cilët nuk e kanë kryer obligimin ushtarak (korrik i vitit 2003) u miratua nga koalicioni i atëhershëm fitues të LSDM, PLD dhe BDI, kur kryeministër ishte Branko Cërvenkovski, ndërsa president ishte Boris Trajkovski. Ky ligj kishte të bëjë me lirimin nga përndjekja penale dhe vuajtjes së dënimit për të a.q. “dezertorë” nga përbërja rezerve e ARM, në konfliktin nga viti 2001.

(5) Amnistia e pestë, më vëllimore dhe atipike (qershor i vitit 2015) u miratua gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski, ndërsa president Gjorge Ivanov. Ajo përfshiu rreth 15.000 persona të papunësuar të cilët, sipas pohimeve, kanë dhënë deklarata të rreme para Fondit për sigurim shëndetësor, me qëllim që pa pagesë të marrin kartonë të kaltër për shërim. Për herë të parë te ne, ajo nuk u dha me ligj të posaçëm për amnisti, por përmes ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit amë për sigurim shëndetësor – gjë e cila, nga pikëpamja juridike, është zgjidhje jokonzistente nomoteknike. Kjo ndodhi kështu për shkak vetëm për të mos miratohet i propozuari Ligj për amnisti për personat të cilët kanë dhënë deklarata të pasakta për të ardhurat vjetore para FSSH të parashtruar nga Lëvizja për drejtësi sociale “Lenka”, pa marre parasysh se ai tërësisht ishte i përshkruar në ndryshimet e miratuara ligjore.

(6) I gjashti Ligj për amnisti (janar i vitit 2018) u miratua para një viti jo të plotë, si Pazar politik dhe “vullnet i mirë” midis koalicionit qeverisës LSDM – BDI, kur kryeministër është Zoran zaev, ndërsa president Gjorge Ivanov. Me atë u përfshinë rreth 700 të dënuar të cilëve, me qëllim të shkarkimit të shtëpive ndëshkuese-përmirësuese, u dha shans për ri-socializim të parakohshëm.

(7) I shtati, i fundit dhe më kontestues Ligj për amnisti (dhjetor i vitit 2018) sërish është miratuar në kohën e LSDM +BDI, kur kryeministër është Zoran Zaev, ndërsa president Gjorge Ivanov. Ky ligj më i ri i dyshimtë ka të bëjë me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, kur një grup më i madh i qytetarëve, të ndihmuar nga brenda nga disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, hynë në godinën e Kuvendit dhe fizikisht sulmuan një pjesë të deputetëve nga shumica qeverisëse. Por, ky ligj restriktiv qëllimisht përfshiu vetëm një numër të vogël persona të synuara qëllimisht, gjithsej 20 në  numër. Ai kryesisht, kishte për qëllim blerje vulgare të lirisë dhe korruptim legal të tre deputetëve nga opozita, me qëllim që ata ta kthejnë si shërbim votimin e amendamenteve të propozuara kushtetuese.

Amnisti jep parlamenti, e jo gjykata

E drejta jonë kushtetuese është mjaft e luhatshme në lidhje me këtë institut delikat juridik. Në Kushtetutën aktuale të Republikës së Maqedonisë (1991) amnistia ka si postulat se është e drejtë e cila i takon në kompetencë ekskluzive të Kuvendit të RM [neni 68, par.1, al.18 nga KRM]. Ajo është e drejtë e patjetërsueshme dhe ekskluzive e tij e cila nuk mund ti delegohet asnjë organi tjetër shtetëror! Me vendosje e tillë kushtetuese parandalohet mundësia për të a.q. autoeksprorijim të juridiksionit parlamentar – kur, eventualisht, Kuvendi do tu kishte dhënë organeve ose trupave të tjera shtetërore të qeverisin në emër të tij.

Amnestija abolicija ili pomiluvanje sto po gjavolite donese SobranietoBurim: fokus.mk

Më fjalë të tjera, parlamenti nuk ka mundësi kushtetuese që t’ia transferojë të drejtën e vendosjes për amnisti tjetër organit, e madje qoftë edhe gjykatës – sepse në atë mënyrë rrënohet parimi i ndarjes së trefishtë të pushtetit, gjë e cila tek ne është ngritur në vlerë themelore e rendit kushtetues [neni 8, par.1, al. 4 nga KRM]. Si rrjedhojë, vendimi i gjykatës ka veprim juridik konstatues, përkatësisht deklarative, ndërsa atë krijues përkatësisht veprimin konstitutiv të amnistisë buron nga vetë ligji (ex lege), dhe assesi nga vendimi gjyqësor.

Amnistia e rrënon ndarjen e pushtetit

Me që parlamenti nuk është vetëm bartës i funksionit legjislativ në shtetin, por është bartës bazik e animacionit politik në vendin – ai, vetëm në raste të jashtëzakonshme, mund të gjendet edhe si organ kinse-gjyqësor. Sepse, në esencë, me amnistinë preket si në legjislativin në fuqi penal, ashtu edhe në vendimin e plotfuqishëm e gjykatës (res iudicata)! Ky penetrim i thellë dhe i pakujdesshëm të pushtetit ligjvënës në sferën e  pushtetit gjyqësor nuk mund, e të mos lë pasoja negative mbi gjyqësinë dhe vendimet e saj meritore, si një themel më i ortë i shtetit juridik.

Pikërisht për këtë efekt të avarisë që e ka amnistia në sferën e shpërndarjes së të drejtës – gjithmonë dhe çdokund ajo miratohet në formë të ligjit special (lex specialis), e jo në formë të vendimit të rëndomtë kuvendor. Për dallim nga faljes, e cila është e drejtë e Presidentit dhe ka të bëjë për persona të theksuar emër për emër in concreto, amnistia është institut i përgjithshëm juridik in abstracto që ka të bëjë për një numër paraprakisht të përcaktuar, por persona numri të cilave mund të përcaktohet – e jo individë konkret.

Amnistia nuk mund të varet nga vullneti i të akuzuarit

Ajo që është e kontestueshme në këtë Ligj më të ri për amnisti (2018) qëndron në nenit 2 të tij: “Procedura për zbatimin e këtij ligji për personat kundër të cilave në vazhdë e sipër procedurë penale, iniciohet me kërkesë të personit të dyshuar, të akuzuar dhe të dënuar”, ndërsa për më tepër është paraparë se edhe Prokuroria Publike, e cila është vetëm palë në procedurën gjyqësore, jep njëfarë “mendimi” të vet paraprak për rastin konkret!? Ky shembulli i parë i këtillë te ne dhe i njëjti është skandaloz! Gjashtë ligjet e amnistisë deri tani të numëruara nuk kanë dispozitë të tillë nebuloze, e cila plotësisht e devalvon vullnetin e ligjdhënësit dhe atë në mënyrë të palejueshme e zëvendëson me vullnetin e “kriminelit”. Kjo në të drejtën as është parë, e as dëgjuar. Nuk mund amnistia të varet nga disponimi i lirë i të akuzuarit – i cili duhet të parashtrojë kërkesë me shkrim në afat saktësisht të përcaktuar prej 5 ditë – njëlloj si, për shembull, nuk mund që pagesa e tatimit të varet nga vullneti i vetë tatimpaguesit. Sepse ligji është normë përgjithësisht e obligueshme dhe imperative, e jo dispozitave përkatësisht nuk varet nga vullneti! Madje, amnistia jepet edhe kundër vullnetit të personit, prandaj është obligim ligjor, e jo e drejtë ligjore.

Tani, për herë të parë në historinë tonë shtetërore-juridike, kemi procedura për amnisti të cilat nuk udhëhiqen në sajë të obligimit zyrtar (ex officio), por në sajë të dëshirës private, përkatësisht iniciativës të palëve të prekura (ex privata). Ky është non-sens dhe është produkt të të paditurve juridik. Ky është keqpërdorimit më i vrazhdët i të drejtës dhe kthyerja e tij volluntare në kokë! Prandaj edhe keni situata ku nga dy ose më tepër persona të cilët janë të akuzuar për të njëjtën ngjarje penale-juridike dhe për të njëjtën vepër penale – njëri fiton amnisti, ndërsa tjetri jo!? I tillë është shembulli me operistik Igor Durllovski përballë tuiteristit Betmen Velit ose regjisorit Boris Damovski. Të ishim shtet normal, e jo i okupuar, ligji i tillë jo i drejtë, konfuz dhe favorizues, i miratuar me dedikim për shkak të pazareve politike me deputetë të akuzuar dhe të shantazhuar, do të shlyhet në mënyrë urgjente nga Gjykata Kushtetuese e RM –ku për fat të keq janë prej juristëve më të dobët në sistemin tonë juridik.

Amnistia definitivisht është heqje dorë nga e drejta e ndëshkimit

Për fund, do të kisha konkluduar se amnistia, si institut juridik me efekte të dukshme politike, është heqje dorë e paramenduar dhe e parevokueshme e shtetit nga e drejta e ndëshkimit (ius puniendi). Por, shikuar nga aspekti i jurisprudencës, pikërisht e drejta e shpatës (ius gladii) e përbën thelbin e Shtetit, si sistem i organizuar i cili e posedon monopolin e detyrimit fizik. Kjo është e fundit nga e cila ajo do hiqte dorë! Dhe prandaj, në momentin kur një organizatë e caktuar politike e humb ose nuk mund në mënyrë efektive ta realizojë në mënyrë efektive ta realizojë të drejtën e pandarë që të ndëshkojë dhe të shpërndajë drejtësi, në të njëjtin moment, ajo ndërpret së qeni shtet.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit

Граѓаните се спремни за помирување, но политичките...
Амнестија, аболиција или помилување – што, по ѓаво...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 23 Август 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не