fbpx
 

Anëtarësia e Maqedonisë në UE – midis dëshirave dhe mundësive

m-r Ana Blazheska

ana blazeska200x250Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës dukej se u mënjanua pengesa e vetme për integrimin e Maqedonisë në UE dhe NATO. Prapëseprapë, Këshilli i ministrave të UE në takimin e mbajtur në qershor të vitit 2018 nuk arriti që me një zë ta fitojë përcaktimin e datës për fillimin e negociatave, por solli një vit pas ratifikimit të Marrëveshjes nga të dyja palët, marrja e datës për negociata bëhet gjithnjë e më e pa sigurt.

Çka përfshin procesi qasës dhe sa zgjat?

Sipas nenit 49 nga Marrëveshja për UE, çdo shtet evropian që i respekton dhe i avancon vlerat demokratike të UE mund të parashtrojë kërkesë për anëtarësi. Kriteret kyç që duhet ti përmbush janë të definuara në vitin 1993 në Kopenhagë, në tri grupe – kritere politike (institucione stabile të cilat e garantojnë sundimin e të drejtës, demokracinë, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen grupeve të pakicave); ekonomike (ekonomi funksionale e tregut e cila mund ti durojë presionet konkurruese në tregun evropian); kapacitet sektorial administrativ dhe institucional (aftësi për të ndërmarrë obligimet që i imponon e drejta evropiane në të gjitha fushat rregullatore). Në mënyrë shtesë, edhe UE gjithashtu duhet të jetë e përgatitur që ta pranojë shtetin e ri dhe ky kriter varet vetëm nga vullneti politik i të gjitha vendeve anëtare të cilat vendimin për zgjerim e sjellin njëzëri.

Me qasjen e re ndaj zgjerimit të Komisionit Evropian (KE) të vitit 2013, e mësuar nga zgjerimi me Rumaninë dhe Bullgarinë, UE aplikon pesë fusha si parakushte themelore për qasje të cilave duhet tu kushtohet vëmendje e posaçme: sundimi i të drejtës, fuqizimi i menaxhimit ekonomik, përkrahje për institucionet demokratike, respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe i raporteve midis vendeve nga zgjerimi dhe vendeve anëtare. Në atë kontekst, kapitujt 23 - Gjyqësia dhe të drejtat fondamentale dhe 24 – Drejtësi, liri dhe siguri janë kapitujt e parë që hapen në kuadër të negociatave dhe të fundit që mbyllen, pasi që të përmbushen të gjitha kushtet e tjera.

Negociatat para-qasëse nuk kanë kohëzgjatje të caktuar, përkatësisht varen nga gatishmëria e vendit kandidat dhe përmbushja objektive e kritereve për anëtarësim, por edhe nga gatishmëria e UE, përkatësisht vullneti politik i vendeve anëtare që të miratojnë anëtarësim të shteteve të reja. Ashtu, për shembull, në rastin e Kroacisë, bisedimet formalisht zgjatën 6 vite (2005-2011), ndërsa në rastin e Turqisë u hapën në vitin 2005 dhe nuk ka gjasa që të mbyllen në një kohë të afërt. Sipas Strategjisë për zgjerim të KE të publikuar në shkurt të vitit 2018, procesi paraqasës është i ndërlikuar dhe afatgjatë, anëtarësimi bazohet në kriteret e vendosura objektive dhe kushtëzimin e ashpër dhe çdo vend – kandidat do të vlerësohet në bazë të meritave vetanake në zbatimin e reformave të nevojshme.

Si zhvillohen negociatat dhe për çka në realitet bëhen negociata?

Negociatat zhvillohen në kudër të 35 kapitujve tematik të cilat i mbulojnë pothuajse të gjitha fushat e jetës shoqërore. Fillojnë me të a.q. “skrining”, përkatësisht e analizë të detajuar të gjendjes aktuale në vendin kandidat në raport me përmbushjen e kritereve për anëtarësi dhe shkallën e harmonizimit me legjislativin evropian (acquis) në çdo kapitull ose fushë. Pasi që UE, përkatësisht vendet anëtare njëzëri do ta miratojnë raportin e KE për skriningun, miratohet edhe korniza negociatore me përcaktues fillestar për kapitujt, me përmbushjen e të cilave ju qaset hapjes së kapitujve të caktuara të Konferencës Ndërqeveritare. Kapitujt mbyllen kur do të përmbushen dispozitat përmbyllëse që do ti parashtrojë UE për çdo kapitull, përkatësisht kur çdo njëri nga vendet anëtare do të jetë i kënaqur nga avancimi që e ka arritur në kapitullin që negociohet, gjë e cila i jep dimension të fuqishëm politik procesit.

Vetë nocioni “negociata” shpesh herë shpien në huti se vendi kandidat ka mundësi të bëjë negociata për mënyrën e qasjes ose për atë se cilat dispozita evropiane ti miratojë, ndërsa cilat të mos i miratojë. Në esencë, negociatat qasëse do të thonë harmonizim të përshpejtuar me akinë e tërësishme evropiane e cila duhet të përfundojë para ditës së aderimit në Unionin, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e detajuar të KE. Objekt i negociatave, përkatësisht hapësirë e kontraktimit mund të ekzistojë vetëm për disa çështje me interes nacional për vendin kandidat që nuk kanë kurrfarë implikime për Unionin Evropian, ku afati për harmonizim mund të vazhdohet pas datës së anëtarësimit. Në rastin e Republikës së Maqedonisë, duke pasur parasysh gjendjen aktuale, ekziston besueshmëri e madhe që ato të jenë çështje nga kapitulli 27 – Ambienti, të cilat kërkojnë investime të rëndësishme nga shteti ose imponohen shpenzime më të mëdha për sektorin privat. Nga ana tjetër, edhe Unioni Evropian, përkatësisht vendet e veçanta anëtare mund të kërkojnë periudha kalimtare dhe afate më të gjata për disa çështje të interesit të tyre. Ajo ndodhi me të drejtën për lëvizje të lirë të punëtorëve nga vendet të cilat u anëtarësuan në UE në vitet 2004, 2007 dhe 2013. Në fakt, vendet anëtare kanë mundësi që të aplikojnë kufizime për kategori të caktuara të punëtorëve në periudhë prej disa vitesh me qëllim të mbrojtjes së tregut vendor të punës.

Burim: multimedia.europarl.europa.eu

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, në takimin e Këshillit të ministrave të UE në qershor të vitit 2018 edhe pse nuk ishte përcaktuar datë për fillimin e negociatave, u dha dritë jeshile që KE të fillojë përgatitje. Në këtë moment në vazhdë e sipër janë takime të nivelit teknik në të cilat shërbimet e KE u sqarojnë institucioneve të Maqedonisë se cilat janë obligimet që duhet të përmbushen në kuadër të çdo kapitulli. Përderisa në një pjesë të kapitujve ka UE rregullativa dhe direktiva që duhet të miratohen, në pjesën tjetër të kapitujve nevojitet që vendi të sjellë politika të cilat do të bazohen në vlerat dhe parimet evropiane ose do të shpien[ drejtë përmbushjes së qëllimeve paraprakisht të përcaktuara në nivelin e UE.

Deri kur jemi ne në procesin paraqasës?

Për ne, siç u përsërit edhe në konkluzionet e Këshillit të ministrave në vitin 2018 dhe në deklarata të shumta të përfaqësuesve të KE dhe vendet anëtare prej atëherë e këndej, krahas zgjedhjes së kontesteve me vendet fqinje, kyçe do të jetë edhe përmbushja e Prioriteteve Urgjente prioritare për të cilën gjë është bërë shumë pak nga viti 2015 deri më sot. Në fakt, është tejet e nevojshme të vendoset sundimi i të drejtës, depolitizomi dhe profesionalizimi i administratës publike, lufta kundër korrupsionit, reforma e shërbimeve të sigurimit, fuqizimi i pavarësisë së gjyqësisë dhe liria e medieve. Pas euforisë fillestare me ndryshimin e pushtetit Pas euforisë fillestare me ndryshimin e pushtetit në vitin 2016 dhe pritjet e mëdha se reformat do të zbatohen, janë gjithnjë e më të zëshme kritikat nga shërbimet e KE dhe vendet anëtare se as pas 2 viteve, vendi nuk i ka përmbushur kriteret e kërkuara.

Më se e qartë është angazhimi deklarativ, miratimi i planeve aksionare, strategjive, e madje edhe miratimi i ligjeve dhe të akteve nënligjore nuk janë thelbi i procesit reformues dhe gjatë këtij qershori vështirë se do të na sjellin datë konkrete për fillimin e negociatave. Nevojitet që të tregojmë se ligjet zbatohen në praktikë, se vlejnë njëlloj për të gjithë dhe se ajo krijon ndryshim të dukshëm në shoqërinë tonë. Dhe kjo sa është e mundur më shpejtë, sepse humbëm një kohë tepër të gjatë, dhe nuk do të mjaftojnë as 3, 6, 9 e as 18 muaj për ta arritur dhe për të treguar avancim në cilën do qoftë nga fushat kyç.

Kapitulli 35 – kali ynë i Trojës

Marrëveshja e Prespës ndërlidhet me procesin e qasjes në atë mënyrë e cila parashikon kornizë kohore për zbatimin e marrëveshjes në fusha, e cila do të jetë e lidhur ngushtë m vazhdën e negociatave, përkatësisht mbylljen e kapitujve përkatës. Teorike edhe në kushte kur të dyja palët do të kishin qenë të përkushtuara në tejkalimin e plotë e kontestit ajo do të thotë se Greqia do të kishte qenë konstruktive dhe se do të kishte punuar për anëtarësi më të shpejtë të Maqedonisë në UE me qëllim që Marrëveshja sa më shpejtë të zbatohet. Por, sipas deklaratave të liderit të opozitës greke, e cila, sipas të gjitha anketave do të duhet të fitojë në zgjedhjet në shtator dhe të marrë ulëse në tavolinën në Këshillin e ministrave të UE, mundësitë që të bllokohemi gjatë hapjes së kapitujve janë tërësisht reale nëse Greqia konsideron se interesat e saj me Marrëveshjen janë sjellë në pyetje.

Edhe në opinionin e Maqedonisë tanimë filloi diskutimi për atë se si duhet ti qaset Marrëveshjes në kuadër të negociatave dhe në mënyrë të pa përgjegjshme të “flirtohet” me idenë për përfshirjen e tij në kuadër të kapitullit të 35-të, siç është rasti me kontestin midis Serbisë dhe Kosovës. Ideja, kur do të analizohet më mirë, është më së paku e rrezikshme për perspektivën maqedonase për anëtarësim dhe tingëllon posaçërisht e pa menduar mirë kur vjen nga ana maqedonase.

E para, ajo nënkupton që negociatat për kontestin dhe Marrëveshja të nxirren nga korniza e Kombeve të Bashkuara ku të dy shtetet janë formalisht të barabarta dhe vihen nën kompetencat e drejtpërdrejta të UE ku ka asimetri të theksuar në raportin e forcave. Ajo do të thoshte se Greqia realisht do ta vlerësojë Greqinë?

E dyta, Marrëveshja përmban gjëra të pathëna deri në fund dhe paqartësi të cilat të dy palët jo rrallë i shpjegojnë në mënyrë të ndryshme, nga të cilat një pjesë do të duhet të kontraktohen në ndonjë fazë të ardhshme, ndërsa një pjesë mund objekt i shpjegimeve dhe të ç’thurjeve shtesë. Nëse Marrëveshjen e kthejmë në sferën e çështjes politike e cila diskutohet në UE, e humbim atunë tonë kryesore të anës sonë – të drejtën ndërkombëtare.

E treta, vendosja e Marrëveshjes së Prespës në kapitullin 35 do të shpjerë drejtë shtimit të pashmangshëm edhe të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, gjë e cila do të jetë burim i drejtpërdrejtë i kërkesave të reja jo-standarde dhe kushte shtesë në çdo fazë të ardhshme të negociatave. Çka nëse Serbia ose Shqipëria do të bëhen anëtare para vendit tonë dhe nëse dalin me kërkesa të veta?

Më në fund, madje edhe në rastin e Serbisë dhe të Kosovës, ku UE kishte pozitë reale të ndërmjetësit të pa-anshëm, u tregua se kjo qasje nuk funksionon dhe se Serbia kërkoi mënjanim të Marrëveshjes së Brukselit nga kapitulli 35.

Çka duhet të pritet dhe çka mund të bëhet?

Duke e pasur parasysh nga njëra anë dinamikën e brendshme të procesit qasës në Republikën e Maqedonisë, e nga ana tjetër disponimi në një pjesë të nga vendet anëtare të UE të cilat janë kundër zgjerimit të afërt ndaj vendeve nga Ballkani Perëndimor në përgjithësi, përkatësisht para se të zgjidhen sfidat e brendshme të UE, pritja optimiste se Republika e Maqedonisë do të mund të bëhej vend-anëtar fuqiplotë i UE në decenien e ardhshme, por jo para vitit 2025. Zgjedhjet evropiane në maj, formimi i përbërjes së re të Parlamentit Evropian dhe i Komisionit Evropian gjithsesi do të kenë ndikesë të madhe mbi vazhdën e negociatave qasëse dhe fokusin të cilin UE do ta vë në zgjerimin në përgjithësi në 5 vitet e ardhshme. Prapëseprapë, përpjekjet që duhet ti bëjë Republika e Maqedonisë për përmbushje të obligimeve nga procesi paraqasës dhe puna që duhet të përfundohet nga institucionet janë të definuara në mënyrë të qartë që moti dhe ekzistojnë arsyetime për shtyrjen e tyre. Përkundrazi, ka nevojë që të kuptohet se anëtarësimi në UE nuk duhet të shihet si një prioritet strategjik në politikën e jashtme, por edhe si përcaktues kyç për transformim thelbësor të një vargu të politikave të brendshme.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.

Дефекти на руралната политика во Македонија
Македонското членство во ЕУ – меѓу желбите и можно...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 24 Мај 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не