fbpx
 

Lehtësime tatimore për zhvillim  të sportit maqedonas përmes vauçerëve të sportit

prof. d-r Ivan Anastasovski

Ivan Anastasovski 200x250Qeveria përmes Ligjit për lehtësim tatimor ose të ashtuquajturave “vauçerë sporti” bën përpjekje që ti stimulojë subjektet afariste që ta gjejnë interesin e tyre për investim në sport pa marrë parasysh nëse kjo është në nivel lokal apo nacional.

Republika e Maqedonisë prej para disa vitesh filloi me ristrukturimin e sistemit sportiv, përkatësisht me kalimin nga modeli ndërhyrës të financimit të sportit (karakteristik për sistemet shoqërore post-socialiste) në model jo-ndërhyrës (tipik për sistemet shoqërore kapitaliste si Britania e Madhe dhe SHBA). Kjo është mundësi e shkëlqyer për ridefinim dhe përmirësim të sportit në të gjitha segmentet e tij: lojë, rezultate, strukturë dhe menaxhment. Ardhmëria e sportit maqedonas është në mënyrën e financimit dhe investimit në të, si mjete themelore për funksionimin dhe ekzistimin e tij efikas.

Në të vërtetë, vite me radhë si recidiv nga sistemi i kaluar politik të rregullimit, sistemi i sportit ishte i organizuar dhe i zhvilluar me ndihmë të autoriteteve shtetërore dhe lokale, përkatësisht me mënyrën ndërhyrëse të financimit. Kjo, në dukje për opinionin gjeneron rezultate solide sportive, por prapëseprapë një përqindje e madhe e kolektiveve sportive shkatërrohen financiarisht dhe përjeton probleme serioze organizative. Për shembull, klubi femëror i hendbollit “Kometall – Gjorçe Petrov” i cili në vitin 2002 u bë kampion evropian në hendboll, sot nuk ekziston. Ose klubi futbollistik “Vardar”, brendi më i madh i sportit në Maqedoni, për shkak të problemeve me udhëheqjen dhe funksionimin, çdo vit ballafaqohet me probleme të njëjta financiare.

Shembuj nga sistemi i vauçerëve tatimor nëpër botë

Një nga mënyrat e financimit të sportit është përmes vauçerëve. Shembuj të sistemeve të vauçerëve tatimor në sportin nëpër botë ka shumë.

Më shumë se gjysmë milioni prindër në Uellsin e Ri Jugor (Australi) mund përmes “Internet vauçerit” të aplikojnë për vauçer për çdo nxënës të regjistruar në shkollë. Autoritetet të vetëdijshëm se marrja e fëmijëve me sport dhe aktivitete të tjera fizike mund ta ngarkojë buxhetin e shtëpisë, e kanë ofruar programin “Fëmijë aktiv” për t’ua zbutur shpenzimet prindërve. Prindërit mund të paraqiten përmes rrugës elektronike për të marrë vauçer në vlerë prej 100 dollarëve të cilin mund t’ua dërgojnë klubeve të miratuara paraprakisht ose organizatave që ofrojnë aktivitete sportive ose fizike.

Në Finlandë, të punësuarit në kompaninë “Edenred” mund të porosisin vauçerë rekreativ përmes internet portalit Edenred.fi që pranohet si mjet pagese në mbi 6.500 vende rekreacioni që i takojnë rrjetit shërbyes të kompanisë. Vlera e vauçerëve është 10 ose 5 euro. Por, njerëzit mund të kenë edhe përfitim rekreativ për nevojat personale deri në 400 euro për person pa tatim dhe me heqjen e shpenzimeve gjatë tatimimit.

Burim: SPORTM.mk

Çfarë parashikon Ligji për lehtësime tatimore në sportin

Çdo subjekt juridik në fushën e sportit, përkatësisht organizatat sportive, federatat sportive, klubet sportive dhe sportistët në sportet individuale dhe ekipore, prej sivjet do të mund të ndihmohen në mënyrë shtesë me projektin qeveritar “Vauçerë sporti”, me të cilin janë siguruar gjashtë milion euro për investim në zhvillimin e sportit. Subjektet juridike do të mund të shfrytëzojnë lehtësime tatimore deri 50 përqind nga mjetet të cilat duhet ti paguajnë në Drejtorinë për të hyra publike në bazë të tatimit në fitim. Qeveria konsideron se gjashtë milionët e paraparë do të paraqesin bazë të mirë për investim, që në vitet e ardhshme do të rritej në pajtim me mundësitë dhe mjetet për ndihmë të sportit.

Me ndryshimet e Ligjit parashihet që ndarja e këtyre mjeteve financiare (që nuk janë të pakta), ti nënshtrohet kontrollit të cilin do ta bëjë një trup profesional në kuadër të Agjencisë për të rinj dhe sport. Por, gjithashtu parashihen kritere përkatëse ose kategorizim gjatë ndarjes së të a.q. “vauçerë sporti” që do të kontrollohet nga Qeveria përmes institucioneve shtetërore që kanë kompetencë në pjesën e financimit dhe të donacioneve në sportin, siç janë Ministria e financave, Drejtoria për të hyra publike, Ministria e drejtësisë dhe Agjencia për të rinj dhe sport. Këto institucione duhet të përfshihen posaçërisht në pjesën e kompletimit të dokumentacionit dhe lëshimit të vauçerëve të sportit dhe të klubeve në sportet kolektive dhe individuale. Qeveria në ligjin i përcakton vlerat e vërteta dhe gjithsesi kushtet për ndarje të këtyre mjeteve shtesë të ndara nga buxheti shtetëror.

Rregulla të veçanta për tatimim të donacioneve

Me ndryshimet e reja të Ligjit për tatim në fitim, donacionet financiare për federatat e sportit. Komiteti olimpik maqedonas dhe klubet e sportit janë të liruara nga tatimi. Lirimi nga tatimi zyrtarisht filloi me vitin fiskal 2017. Për tu liruar nga tatimi në mjetet financiare të dhëna si donacion, klubet e sportit duhet bëjnë gara në sistemin nacional të garave ku ka të organizuar ligë dhe duhet të kenë të regjistruar shkollë aktive të të rinjve. Për donacione për më së shumti një klub sporti në vitin kalendarik, tatimpaguesit do ti zvogëlohet tatimi i përllogaritur vetëm deri 5 përqind nga shuma e donacionit të dhënë.

Me Ligjin e ri për tatim në fitim lirohen nga tatimi edhe donacionet financiare në dobi të sportistëve aktiv. Atij që ka dhënë mjete financiare si donacion për sportistë aktiv nga sportet olimpike dhe të cilët statusin e tillë e fitojnë sipas kushteve dhe kritereve të përshkruara me Ligjin për sport, i zvogëlohet tatimi i përllogaritur më së shumti deri 10 përqind nga shuma e donacionit. Për donacione për sportistë aktiv nga sportet jo-olimpike, tatimi i përllogaritur zvogëlohet për më së shumti deri 5 përqind nga shuma e donacionit.

Mjetet nga nxitja tatimore, midis të tjerave, do të përdoren për paga, kompensime dhe bonuse të sportistëve dhe të shtabit profesional të klubit, për mbrojtje shëndetësore, sigurim pensional dhe kompensim në rast fatkeqësie, për blerje pajisjes dhe rekuizitave, për organizim të garave ndërkombëtare dhe për udhëtime për shkak të garave, përgatitje, seminare profesionale, konferenca dhe përsosje, për kotizime dhe pagesa anëtarësie në trupat ndërkombëtare, për marrje me qira ose ndërtim të sallave ose terreneve për gara, për marrje me qira të hapësirës afariste për punë të klubit sportiv jo më shumë se 10 përqind nga mjetet vjetore që janë marrë, si dhe për pagesë të kredisë për blerje të hapësirave të vetë klubit në lartësi jo më të madhe prej 20 përqind në vjet nga mjetet ë janë marrë. Nëse blihen hapësira për klubin sportiv me këto mjete, ato nuk guxojnë të vihen nën hipotekë (përveç hipotekës ndaj bankës për blerje ose ndërtim të objektit) dhe nuk guxojnë të tjetërsohen më së paku 15 vjet nga dita e blerjes së tyre.

Ligji ju ndalon Federatës nacionale të sportit, Komitetit Maqedonas olimpik, klubit sportiv ose sportistit aktiv që në çfarë do qoftë bazë ti kthejnë mjetet me të cilat shoqëria tregtare merr pjesë në financimin e subjekteve sportive në të njëjtën shoqëri tregtare me të cilën shoqëria është e lidhur në mënyrë kapitale ose menaxhues, ose është në pronësi ose e udhëhequr nga person në lidhje farefisnore në të gjitha linjat me person nga shoqëria tregtare, përfshirë edhe shpenzime për mallra dhe shërbime. Mjetet me të cilat shoqëria tregtare merr pjesë në financimin e subjekteve sportive, i nënshtrohen revizionit një herë në periudhë prej tre vite nga Enti shtetëror për revizion. Për shfrytëzimin joligjor të këtyre mjeteve është paraparë që të ketë përgjegjësi penale.

Mendime konkluduese për lehtësime tatimore në sportin

Qeveria përmes Ligjit për lehtësim tatimor ose të a.q. “vauçerë sporti” bën përpjekje që ti mobilizojë subjektet afariste që ta gjejnë interesin e vet për investim në sportin pa marrë parasysh a është ai në nivel lokal ose nacional. Më e rëndësishme është mënyra e implementimit të ligjit, përkatësisht tu afrohet dhe thjeshtësohet afaristëve me qëllim të bashkëpunimit të tyre më të suksesshëm me federatat dhe klubet sportive. E tërë kjo duhet të tregojë edhe sa janë profesionale strukturat udhëheqëse në federatat e sportit dhe në klubet, çfarë kapaciteti kanë dhe sa janë të gatshëm ti bindin afaristët që të investojnë në sportin ose në organizimin e tyre.

Shteti e bëri të vetën. Radhën e ka menaxhmenti në sport.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Што може да добие Македонија ако се зачлени во Орг...
Даночни олеснувања за развој на македонскиот спорт...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Недела, 21 Април 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не