fbpx
 

Maqedonia midis “kamxhikut” të Brukselit dhe (pa)aftësisë së vet: vallë nëse e duam vërtet shtetin tonë?

МК   ALB

Kristijan Fidanovski

Përderisa besimi në institucionet e vendit bie në mënyrë marramendëse, përkrahja për anëtarësiм në UE mbetet kokëfortësish lartë midis qytetarëve. Për herë të parë deri tani, përkrahja e këtillë është shenjë e keqe. Kësaj radhe, ajo do të thotë se kemi hequr dorë nga shteti ynë.

“Na duhet kryengritje e vizionit, vullnetit dhe mendjes. Para njëqind vitesh, heronjtë e Ilindenit, vullnetin e vet për shtet e konfirmuan me vdekjen e vet autentike dhe bindëse. Ne sot, vullnetin tonë për këtë shtet ishim të detyruar ta konfirmojmë me jetën tonë autentike dhe të bindshme. Asnjë kulturë nuk mund të mbijetojë pa një rrëfim të saktë, të fuqishëm dhe autentik.” – Goran Stefanovski, 2003

“Na duhet dikush me kamxhik, na duhet dikush nga UE dhe NATO të vjen këtu dhe pak të na rregullojë, duke filluar nga unë në krye, e më poshtë ме радхч të gjithë të tjerët.” – Zoran Zaev, 2018

Nga të gjitha shpërthimet post-amnistie të dëshpërimit, asnjë nuk më preku aq sa komenti i një shikuesi në një ТV-emision në të cilin para do kohësh isha mysafir. Domethënë, ai tha se në shtetin tonë që moti të pa numëruar, por gjithsesi edhe më tej milionësh, i vetmi kandidat i përshtatshëm në zgjedhjet presidenciale në pranverë do të kishte qenë... Belgu Piter Vanhaute.

Dëshira që të vendoset një i huaj për shef të një shteti – pa marrë parasysh se kjo juridikisht është e pamundur – vetvetiu e ngul gozhdën e fundit në sandëkun e besimit të qytetarëve ndaj atij shteti. A është e mundur që pikërisht tani kur jemi më afër në historinë tonë deri te afirmimit të dëshiruar gjatë dhe përfundimtar të shtetësisë sonë nga kontinenti në të cilin gjendemi, të del se ne, në realitet, nuk dëshirojmë shtet?

Pyetja e vërtetë nuk është a pajtohet sot shumica e njerëzve në Maqedoninë (e Veriut) me shikuesin (po, me siguri se pajtohen). E as a ishte e nevojshme amnistia (po, me siguri ishte). Çdokush që nuk pranon se amnistia është goditja më e madhe mbi drejtësinë në historinë e Maqedonisë së pavarur, gënjen. Por e gënjen (veten) edhe çdo kush i cili mendon se shikuesi – njëlloj si shumica e madhe prej nesh – nuk do ta kishte gëlltitur amnistinë që në të njëjtën sekondë kur në Kuvend shndritën 80 votat. Gjithsesi, nëse me të vërtetë mendonim se ajo do të na sjellë jetë më të mirë. Përkatësisht, nëse nuk kishim qeveri e cila na qesh në fytyrë me mjete miniature të ndara kundër ndotjes, qeveri, zëvendës kryeministri i së cilës me muaj nuk shkon në punë dhe qeveri, tatimi i së cilës “progresiv” është i vendosur pikërisht aq lartë sa na nevojitet që “rastësisht” ti anashkalojë pothuajse të gjitha ministrat.

Për momentin, me të vërtetë nuk ekziston paradoks më i madh nga fakti përderisa besimin në shtetin e kemi në “zero”, besimi në UE mbetet në të lartat 83 përqind. Kjo është një shifër e cila nuk është reale, midis të tjerave sepse është larg mbi përkrahjen mesatare prej 60 përqind madje edhe në vendet të cilat tanimë janë pjesë e UE, por prapëseprapë është shifër e cila padyshim e shënon përkrahjen për jetë më të mirë. Shifër për të cilën Serbia fqinje, për shembull, mund të ëndërrojë. Përse atëherë do të kishte qenë problematike? Në tre dekada тë pavarësiсë deri tani, gjithmonë kemi supozuar se përkrahja e lartë për UE është shenjë e mirë. Pra, mu prandaj kjo përkrahje deri tani ka qenë e shoqëruar nga sëpaku një farë besimi elementar në aftësinë e institucioneve vendore që ti mjelin benefitet nga e njëjta ajo UE.

Në fakt, përkrahje më të ulët për anëtarësinë në UE Maqedonia shënonte në vitet e “Përzhinos”, përkatësisht kah fundi i gruevizmit, kur besimi në shtetin padyshim ishte në pikën më të ulët. Korrelacioni i këtillë fuqimisht udhëzon drejtë një konkluzioni tërësisht intuitiv: qytetarët të cilët nuk shohin ardhmëri në shtetin e vet, fillojnë të mos shohin ardhmëri as në UE, sepse e konsiderojnë shtetin e vet si aq të paaftë që as UE nuk mund “ta rregullojë”. Duke pasur parasysh atë që “kthyerja e shpinës” e tillë e përkohshme ndaj UE, ishte e pashmangshme të bëhemi “eurofilë” menjëherë pasi që gjendja në vendin tonë na u normalizua me ndërrimin e pushtetit në vitin 2017.

Sot, në shikim të parë, shohim rënie të njëjtë të popullaritetit të institucioneve të vendit si para vitit 2017. Rënia e këtillë arrin aq shkallë të lartë që madje edhe PSP-ja kulte (“PSP, PSP”!) sot ka më tepër skeptikë se sa fansa. Ndërsa prapëseprapë, përkrahja për UE mbetet kokëfortësish tejet e madhe! Si është kjo e mundur? Dhe a është patjetër të ketë logjikë? Me siguri është mirë që dëshirojmë në UE – e ç’është me rëndësi përse? Pra, me rëndësi është sepse ka një skenar të vetëm (që deri tani nuk mund të paramendohej) në të cilin përkrahja për UE është shenjë e keqe: kur e përkrahim UE sepse tërësisht kemi ngritur dorë nga Maqedonia. 

Identifikimi ynë negativ: nuk e di kush jam, por e di se nuk e dua veten

Këtu arrijmë deri te kryeministri Zaev dhe deklarata e tij e zgjedhur në mënyrë të pafat për “atë me kamxhik nga Brukseli”. Deklarata që në shikim të parë është vetë-nënçmuese, por fillimisht nuk pengonte aq shumë, e sidomos jo në atë periudhë të kontekstit të para referendumit në të cilën qëllimi e arsyetonte mjetin dhe në të cilin ishte me rëndësi që të pompohet përkrahja për UE, e me atë edhe për Marrëveshjen e Prespës. I vetmi skenar në të cilin deklarata do të bëhet edhe si shumë problematike është nëse del se ajo nuk ka qenë kurrfarë truku politik, por shenjë e një mentaliteti thellësisht të brendshëm të nënshtrimit – si te kryeministri, ashtu edhe te të gjithë neve.

Dhe këtu menjëherë vjen në mëndje ajo floskulë nebuloze të cilën të gjithë se paku njëherë e kemi dëgjuar nga më të vjetrit. “O bre për ne vetëm Hitleri ishte zgjidhja, ai duhej të na vrasë që të mos mundohemi”. Kurrë nuk kishim menduar se “logjika” prapa kësaj mendjehollësie të pamenduar një ditë mund të na bëhet pjesë e diskursit më të lartë politik. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për Rajhun e Tretë gjenocidal ose për Brukselin qëllimmirë, pikënisja sipas të gjitha gjasave na ka mbetur e njëjtë: nuk do të bëhemi. Prandaj, e vetmja gjë që na mbetet është të tërhiqemi dhe të lëmë që kreu të na kap për veshi dhe të na prijë – ose drejt suksesit ose drejt dështimit.

Retorikë të tillë vetë-nënçmuese tanimë moti dëgjojmë nga fqinjësia, dhe atë nga burimi të cilit nuk dëshirojmë ti ngjajmë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq qysh para dy vitesh ju porositi qytetarëve të vet se “problemi i tyre është që shumë dëshirojnë të ankohen, e prandaj edhe aq shumë mbeten prapa”. Në një rast tjetër, Vuçiq theksoi se “në Serbi festohen vetëm disfata dhe luftëra” dhe se “Serbët kurrë nuk do t’ia falin [nëse ju siguron] ardhmëri më të mirë”.

Gjatë aderimit të tij në ASHAM në vitin 2003, Goran Stefanovski pothuajse në mënyrë profetike e anticipoi rrezikun nga identifikimi i tillë negativ, të bazuar mbi premisën “nuk e di saktë kush jam, por e di saktë se kush nuk dëshiroj të jem“. Stefanovski moti na e tërhoqi vërejtjen se “ato rrëfime janë dembele dhe pasive” dhe se “shmangin analizë, punë dhe përgjegjësi”.

Mirëpo, ne nuk e dëgjuam. Përkundrazi, me narrativin e njëjtë qarrës ne e pozicionuam hyrjen e UE si shpëtimin tonë të vetëm (nga vetë ne), duke e nënshtruar tërë ekzistencën tonë vetëm në realizimin e këtij qëllimi ende të largët. Për fat të keq, në vend që të na i sjellin mend, përfaqësuesit e UE shpesh herë vetëm na inkurajojnë në të kuptuarin tonë mekanik të eurointegrimeve. Duke e krahasuar procesin e kandidatit me video-lojë në të cilën “kur do të arrihet një nivel i caktuar fitohen pika, e mandej vazhdohet drejtë nivelit të ardhshëm, mandej edhe drejt atij më të rëndë e kështu me radhë”, komisarja e lartë e Brukselit Federika Mogerini para do kohësh na e mënjanoi madje edhe atë thërrime shprese se eurointegrimit mundet prapëseprapë do të na shërbejnë si ndonjë lloj instrumenti për demokratizim. Me këtë deklaratë, Mogerini na inkurajon që të vazhdojmë ta përjetojmë UE si ndonjë qëllim imagjinar, dhe atë në një realitet virtual në të cilin është me rëndësi vetëm ta rrëmbejmë “UE anëtarësinë”, në vend që me të vërtetë të bëhemi shtet evropian.

Unioni Evropian si edhe një burim i mobilizimit politik

I kuptuari i tillë mekanik i eurointegrimeve ka pasoja të dukshme: në vend të nxitjeve për reforma të suksesshme, ato më tepër bëhen pretekst për reforma të pasuksesshme. Në të vërtetë, obsesioni me anëtarësimin në UE si qëllim, e jo si mjet për arritje të qëllimit të caktuar (demokraci dhe prosperitet) vetëm e stërzgjat mobilizimin kolektiv në të cilin gjendemi të gjithë së paku nga “bombat” e këndej, nëse jo edhe më gjatë. Në vitet e fundit, çdokush që në Maqedoni flet për reforma me këmbëngulësi përfundon në një kapje absurde me ndonjë farë “qëllimi më të lartë”.

Burim: kapital.mk

Para rënies së Gruevskit, bisedat për reforma konkrete – në vend të modaliteteve të pafundme të Përzhinos për ndërrim të pushtetit – do të thoshte “imtësim i rezistencës”. Pas ndërrimit të pushtetit, ndërkaq, krijohej fama se biseda për reformat vetëm e forcon VMRO-DPMNE-në para zgjedhjeve lokale, ndërsa vitin e kaluar, se e rrezikon suksesin e referendumit për emrin. Në një mënyrë të njëjtë, deri dje kërkohej durim deri sa të kalojnë ndryshimet kushtetuese, fillimisht te ne e mandej në Athinë. A mund të garantojë dikush se kur të fillojnë bisedimet para-aderuese me Brukselin, pushteti nuk do të kërkojë durim “deri sa të hapet kapitulli X/mbyllet kapitulli Y”? Nëse të tridhjetë e pesë kapitujt nga legjislativi evropian shndërrohen në tridhjetë e mesë shkaqe për durim, negociatat aderuese lehtë do të bëhen armik në vend të aleatit të reformave.

Këtu arrijmë te esenca e problemit me metaforën virtuale të Mogerinit. Rruga drejtë UE është çdo gjë, por jo video-lojë që mund të luhet nga komforti i karriges vetnake. Përkundrazi, nëse tanimë hyjmë në metafora, ajo më tepër i ngjan rrugës me gjemba me tridhjetë e pesë pengesa të larta. Me këtë rast, këto pengesa në asnjë rast nuk paraqesin “nivele” të veçanta, por barriera nga të cilat një pjesë e madhe do të duhen të kapërcehen menjëherë, madje ajo duhet bërë në një periudhë të shkurtër.

Madje ehe kur Brukseli do të mundej pas hyrjes sonë në UE “me rrahje kamxhiku” të na fus injeksione për demokraci dhe prosperitet (nuk mundet!), pjesa kryesore e punës patjetër duhet të jetë e përfunduar para hyrjes – pa “kamxhikë” të jashtëm. Nëse kjo tingëllon tejet pesimiste, mjafton që të rikujtojmë se Brukseli para “bombave” nuk e luajti as gishtin për dallaveret e Gruevskit, njëlloj që siç nuk luan sot për dallaveret e Vuçiqit. Anëtarësia në UE padyshim një ditë do të ndihmojë, por nëse fillimisht vetë i ndihmojmë vetes.

Anije, kamxhik ose fitore?

Politologu i njohur Ivan Krastev vëren se nëse ndonjë popull në të kaluarën ka dëshiruar që ta përmirësojë jetën e vet, i është nevojitur armë që të ngre revolucion. Sot, nga ana tjetër, çdo gjë që na nevojitet është një anije e rëndomtë (ose çfarë do qoftë mjeti tjetër transporti). Gjithsesi, këtu si variant i tretë të bashkëngjitemi edhe që mendojmë se na duhet kamxhik.

Nga viti 2004 e këndej, Unioni Evropian “solli jetë” për 13 vende të reja. Mirëpo, një pjesë e madhe e njerëzve në këto vende jetën e tillë e kërkuan jashtë nga vendi i tyre. Pa marrë parasysh të avancimit që të gjitha këto 13 shtete e shijuan pas anëtarësimit në UE, hendeku midis shteteve të pranuara para dhe pas vitit 2004 mbetet aq i konsiderueshëm që në shkencën më shpesh nuk flitet në përgjithësi për UE, por për “UE – 15” (shtetet e pranuara para vitit 2004) përballë “UE – 13”.

Por prapëseprapë, nuk guxohet të harrohet se i njëjti ky hendek gjithsesi do të ishte shumë më i thellë nëse “UE – 13” shtete do të kishin mbetur jashtë nga klubi, pa përfitimet tregtare të cilat ai i sjell. Gjithsesi këtë hendek, në mënyrë shtesë e zmadhojnë edhe metaforat e ndryshme “të kamxhikut” për inferioritetin e lindur të Lindjes përballë Perëndimit, i cili në realitet është shumë më i vogël dhe në asnjë rast nuk duhet të jetë i përhershëm.

Nëse e ruajmë mentalitetin “e rrahjes me kamxhik”, në këtë moment duket më e besueshme se hyrja në UE do të jetë fundi ynë, në vend të momentit më të shndritshëm në pavarësinë tonë. Nëse dëshirojmë ta përdorim Brukselin si doracak për demokraci dhe prosperitet, në vend të një bilete për një drejtim për Evropën Perëndimore, ne së pari duhet ta kthejmë besimin në vetvete. Dhe, këtu sërish mund të grumbullojmë urtësi nga Stefanovski. Pa marrë parasysh se në një kontekst tjetër, Stefanovski na rikujton se “fitore” në të vërtetë mund të nënkuptojë shumë gjëra. Për ata që presin ndonjë farë kamxhiku, fitorja e tyre(sipas logjikës së tyre vetanake) duhet të jetë në dështimin e tyre. A mund fitorja jonë të jetë në – fitoren tonë?

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit

Претпописна вистина
Македонија помеѓу бриселскиот „камшик“ и сопствена...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Сабота, 16 Февруари 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не