fbpx
 

Pandev dëshiron të jetë kryetari i ri i LFM, por kjo nuk mjafton!

МК   ALB

Millorad Stojmanovski

Milorad Stojmanovki 200x250Në betejën për kolltukun në LFM gjithmonë vendosësh ka qenë “teknika” për fitimin e votave nga delegatët me blerje, premtime, presione partiake dhe presione të “të fuqishmëve” lokal... Pa marrë parasysh që opinioni konsideron se shënuesi më i mirë në historinë e reprezentacionit maqedonas do të duhet të zgjedhet  me aklamacion, në terren gjithsesi do të bëhen edhe matematika të tjera.

A ju kujtohet se si dukej dorëzim-pranimi i pushtetit në Kuvendin e Maqedonisë? Deputetët e VMRO-DPMNE-së me të gjitha mjetet bënë përpjekje që ti bllokojnë proceset që në sajë të nevojës duhej ta ndërrojnë realitetin shoqëror maqedonas. Nën kinse vellon për luftë për demokraci u bë përpjekja që të fshihet lëkura e udhëheqësve të mëparshëm partiak kundër të cilave realizohen procedura gjyqësore.

E ngjashme është sjellja edhe në Lidhjen futbollistike të Maqedonisë (LFM) e cila është pa udhëheqës  tanimë katër muaj pasi që kryetari i mëparshëm Illço Gjorgjioski dha dorëheqje në funksionin. Ndërkohë, administrata e LFM e cila shihet se ende është nën kontrollin e liderit të mëparshëm futbollistik, bëri çdo gjë që ti komplikojë punët. Pas të gjitha peripecive, tani është tërësisht e dukshme se në afatin e përshkruar për zgjedhje të kryetarit të ri, futbolli i Maqedonisë nuk do ta ketë udhëheqësin e ri.

Hija e Gjorgjioskit

Zvarritja e heqjes nga froni i Gjorgjioskit nga LFM u konkretizua përmes procedurën të zgjedhore qëllimisht të dështuar. Kjo ishte edhe përpjekja e fundit që punët të ndryshojnë, ndërsa praktikisht asgjë të mos ndryshohet. LFM qysh gjatë verës shpalli zgjedhje të përgjithshme, pranoi paraqitje të katër kandidatëve (spekulohet se jo të gjitha kandidaturat kanë qenë të kompletuara), caktoi Kuvend Zgjedhor më 1 shtator, që në fund ti pështyjë të gjitha vendimet e veta dhe të fillojë proces të ri zgjedhor. 

Imponimi eventual i atmosferës së pajtimit të përgjithshëm në shoqërinë do të mund ti  ndihmojë sovranit të mëparshëm të LFM Gjorgjioski. Ndërkohë, ai sikur kërkoi “imunitet” me deklaratën se largohet në funksionin e ri në UEFA, ku duhet të kujdeset për “zhvillimin e futbollit, jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë në Evropë, si konsulent dhe këshilltar të projekteve të ndryshme”. Por, edhepse abdikoi nga froni, hija e të “akuzuarit të parë” nga ana e opozitës futbollistike ende qëndron si hije mbi futbollin në Maqedoni dhe ndjehet përmes vendimeve të anëtarëve të Këshillit Drejtues (KD) të LFM. Madje edhe në ueb faqen zyrtare të LFM Gjorgjioski  deri para disa ditësh qëndronte i kryetar. E shkruar me “K” të madhe!

Pranimi i gabimit

Pranimi i gabimit të vet nga LFM ndodhi në seancën e Këshillit Drejtues të LFM kur u zgjodh propozimi për ndryshim dhe plotësime të Statutit “në drejtim dërgimit  të kandidatëve dhe zgjedhje të kryetarit”. Rezultati i tillë pasoi pas përpjekjes së mëparshme skandaloze që Gjorgjioski trashëgimtarin e vet praktikisht “ta zgjedhë vetë” nga radhët e  të dëgjueshmive nga përbërja aktuale e Kuvendit. Këtë ja mundëson neni 91 nga  Statuti i LFM, i cili parashikon që kandidatët për kryetar të jenë vetëm nga përbërja e Kuvendit. Ose nga të njëjtit 96 të cilët pa kundërshtim, si nxënës të klasës së parë e ngrinin dorën në çdo vendim të shokut të klasës të kryeministrit të dikurshëm dhe liderit të dikurshëm të VMRO-DPMNE-së.

Jozyrtarisht, edhe në seancën e ardhshme, që është caktuar për 9 dhjetor, LFM dëshiron që ta betonojë përbërjen e  delegatëve në Kuvendin me ndryshime dhe plotësime të Statutit të LFM. Me siguri, në aktin më të lartë të LFM do të mbeten nenet kontestuese, dhe me atë edhe përbërja e njëjtë e delegatëve.

Jo vetëm që statusi i disa delegatëve është kontestues (vijnë nga praktikisht lidhjeve jolegale komunale). Pas sundimit gjashtëvjeçar të trajnerit të dikurshëm të suksesshëm të Vardarit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, Gjorgjioskit i bëhej vërejtje: për marrje të mandatit të delegatit për mos-dëgjueshmëri; për largimin nga puna të atyre që nuk kanë mendim të njëjtë në administratën (për të cilët LFM humbiste procese gjyqësore, mandej i kthente në vendet e tyre të vjetra të punës me zhdëmtime të larta në para); për aferën me ndeshje të kurdisur; për ndërrimin e katër seleksionuesve dhe rënien e reprezentacionit deri në vendin e turpshëm 166-të të listës së FIFA-s; për precedentin me të cilin kryetari Gjorgjioski vetë i ja caktoi vetes pagën prej 4.000 euro, pa marrë parasysh se ka vetëm arsim të mesëm; për lojërat e referëve në kampionatin; për problemet me infrastrukturën futbollistike edhe përkundër donacioneve ekzistuese, për legjitimitetin e 15 lidhjeve komunal nga gjithsej 26 (dhe me atë edhe të delegatëve të tyre-të dëgjueshëm në Kuvendin). E kështu me radhë.

Sesioni i mesnatës

Sesioni dramatik i mesnatës i KD të LFM ndodhi më 22 gusht. Ai ishte shkas për shumë spekulime në mediet për “lojëra partiake-politike“. Thashethemet erdhën për shkak të shpjegimit disi të heshtur të LFM se përse është shtyrë zgjedhja e kryetarit të ri. Versioni zyrtar i Federatës është se anulimi i seancës së organit më të lartë është për shkak të tërheqjes së kandidaturës të kandidatit të vetëm të kryetarit Sashko Tasev. Për të cilin nuk prezantuan nëse edhe ai i përmbush kriteret.

Paraprakisht, LFM nuk i pranoi kandidaturat e pretenduesve të tjerë për lider të LFM Vujadin Stanojkoviq, Haraallampie Haxhiristeski dhe Vllatko Kostov sepse nuk i kanë përmbushur kushtet e nenit 91, përkatësisht sepse nuk janë anëtarë të Kuvendit, dhe ishte e pranuar kandidatura e Sashko Tasevit. Por, nëntë ditë para inaugurim të tij, Tasev urgjentisht, para mesnate u thirr para se të mbahet Kuvendi zgjedhor dhe ju kërkua ë ta tërheq kandidaturën e vet. Praktikisht, u gjet modus se si të anulohet kuvendi tanimë i caktuar zgjedhor i LFM, për të cilën ishte e përgatitur “instalimi” i ri i Gjorgjioskit. 

Neni 93 i Statutit të LFM parashikon që “mandati” i u.d. të kryetarit Muamed Sejdini të mos jetë më i gjatë se gjashtë muaj dhe të caktohet Kuvendi zgjedhor. Tanimë plotësisht dihet se kjo nuk mund të arrihet deri më 19 janar të vitit 2019. 

Ndërkaq, neni 91 nuk është i vetmi që është kontestues. Para disa vitesh kam shkruar për kthyerjen e deliktit verbal në Statutin e LFM si nevojë që Gjorgjioski të jetë i mbrojtur nga sulmet e tifozëve nga tribunat. Çmimin e paguajnë klubet si organizatorë të takimeve në të cilat sulmoheshin “personaliteti dhe vepra e Illços”.

Pandev saka da bide nov pretsedatel na FFM no toa ne e dovolnoBurim: LFM

Pandev ka një dëshirë

Lideri i rilindjes së skuadrës-A në dy vitet e fundit është kapiteni i reprezentacionit Goran Pandev. Ai e pranoi ftesën e seleksionuesit Igor Angellovski që të kthehet në reprezentacionin pas një pauze që e bëri për shkak të pakënaqësisë nga raporti i LFM ndaj tij. Futbollisti nga Strumica u kthye, dhe madje  e sulmoi opozitën kur Gjorgjioski kishte nevojë që një figurë më e madhe të qëndrojë në gardin para tij.

Para do kohë Pandev deklaroi se ka dëshirë që ta udhëheq LFM. Ai me siguri nuk do të kishte dhënë deklaratë të tillë nëse nuk i është premtuar përkrahje në terren gjatë zgjedhjes së kryetarit të ri. Por njëri nga tre fituesit e titullit evropian të klubeve në futboll me siguri e din se si kaloi Darko Pançev si kundër-kandidat i Haxhiristevski në vitin e largët 2002 – humbi “shumë në pak”, ndërsa Haxhiristevski mandej sundoi një decenie. Kuzhinat futbollistike dhe partiake çdokujt mund t’ia gatuajnë çorbën.

Pa marrë parasysh atë që deklaroi, Pandev me siguri edhe nuk do të kandidohet nëse gjasat e veta i vlerëson si modeste në ambientin e tërësishëm që do të krijohet deri në Kuvendin zgjedhor të ardhshëm të LFM, kur edhe të ndodh ky Kuvend. 

Përkundër madhësisë futbollistike të kandidatëve, në betejën për kolltukun në LFM gjithmonë vendosëse ka qenë “teknika” e marrjes së votave nga delegatët me blerje, premtime, të ashtuquajtura brigada qengjash nëpër kafene fshati, presione partiake dhe presione të të fuqishmëve partiak... Pa marrë parasysh që opinioni konsideron se golashënuesi më i mirë në reprezentacionin e Maqedonisë do të duhet të zgjedhet me aklamacion, në terren gjithsesi do të bëhen edhe matematika të tjera. Çështje krejtësisht tjetër për analizë është nëse Pandev është vërtet njeriu u vërtetë për menaxhues të parë të futbollit të Maqedonisë, sepse prapa vetes nuk ka kurrfarë përvoje menaxheriale.

Edhe në futbollin nevojitet regjistrim

Personalisht nga kryetari i ardhshëm i LFM në vend që të krijojë  fotografi të rreme se rrjedh “mjaltë dhe qumësht” në sportin më të popullarizuar te ne, pres që sqarojë grabitjen futbollistike në federatën më të pasur sportive, të bëjë skenim të potencialit real në infrastrukturën, kuadrin e trajnerëve, referëve, klubeve, shkollave futbollistike... dhe një ekip të të dashuruarve të ndershëm futbollistik me vizion për ardhmërinë e futbollit të fillojë nga fillimi. Deri tani qëllimi i udhëheqësve nga KD ishin 600 eurot shtesë në muaj  për “punë vullnetare” në LFM dhe shëtitja me reprezentacionin nëpër botë, prapa të cilës në thelb fshihet klientelizmi. Sipas njohurive të fundit të cilat nuk janë të konfirmuara nga LFM, anëtarëve të KD të LFM në mënyrë shtesë ju ndahet pagesë e rregullt mujore, më e lartë se një pagë mesatare të Maqedonisë, pa marrë parasysh se kanë vetëm një seancë gjatë muajit. 

LFM-së i nevojite edhe regjistrim serioz në terren se sa lidhje komunale futbollistike duhet të ekzistojnë në sajë të kritereve të vërteta. Kjo do ta zvogëlojë numrin e delegatëve në Kuvendin. Bartësit e atij procesi duhet të jenë klubet, të liruar nga presionet e komunave të cilat u bënë aksionarët e vetëm në klubet e ligës së parë, pas kinse privatizimit të dështuar të sportit elitar të Maqedonisë, të realizuar nga VMRO-DPMNE. Dy decenie e gjysmë të jetës së pavarur të LFM mjaftonin që të kalohen të gjitha sëmundjet fëmijërore dhe të pubertetit dhe të kënaqen të gjitha epshet futbollistike të politikanëve të parealizuar, oligarkëve partiak dhe të të adhuruarve nga kryeministrat.

Purgatori

Në frymën e kohës në të cilën jetojmë, edhe në futbollin e Maqedonisë ka kërkesa për zgjedhje të parakohshme, ndërkaq, me siguri do të ketë me siguri edhe ndryshim të “kushtetutës” (Statutit të LFM). Për atë ndryshim nuk kërkohet shumicë prej dy të tretave në Kuvendin e LFM, por do të ketë nevojë për një pastrim më të madh edhe të “listës zgjedhore” nga ndikimi partiak.

Nuk pres që pastrimi i vërtetë në LFM të ndodh prej brenda. Më tepër pres se organet e përndjekjes të na sqarojnë se çka ka ndodhur në periudhën e kaluar, posaçërisht për shkak se për atë janë parashtruar edhe paraqitje nga opozita futbollistike. Ka gjasa që ç’thurja e tillë e transferimit të pushtetit të ndodh pa shumë ngritje të pluhurit, me qëllim që mënjanimi i instalimit të VMRO-së  do të kishte qenë vetëm vazhdimi i “dezha vi” rrëfimit të dhimbshëm.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit

Стратегијата за намалување на загадувањето – недоп...
Пандев сака да биде нов претседател на ФФМ, но тоа...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Среда, 12 Декември 2018
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не