fbpx
 

Përse Gjykata kushtetuse do të jetë e detyruar ti shlyejë të a.q. “ligj për gjuhët”

doc. d-r Dimitar Apasiev

dimitar apasiev200x250Mbetet që të shohim nëse kjo përbërje personale e Gjykatës, e cila definitivisht është më e dobët për nga ana kadrovike dhe profesionale në historinë e jonë të deritanishme shtetërore-juridike pas mëvetësimit, do të grumbullojë fuqi që më në fund ta presë nyjën e Gordiut rreth dygjuhësisë së kontrabanduar në këtë mënyrë

I ashtuquajturi Dekret për shpallje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nr. 08–263/1 të 14 marsit të vitit 2018 (“Gaz. Zyrtare e RM – nr. 7/19), në komplet me tërë tekstin normativ të “ligjit”, është publikuar në Gazetën zyrtare të RM nr. 7/2019. Për herë të parë në historinë tonë shtetërore-juridike, në vend të nënshkrimit presidencial qëndron fusnotë!? Në vazhdim vijon eksplikim profesional të shkaqeve formale-juridike dhe shkeljet kushtetuese për shkak të të cilave Gjykata Kushtetuese e RM duhet tërësisht ti shlyejë, me veprim retroaktiv (ex tunc), ky i a.q, Ligj.

“Ligji” nuk e ka shumicën e kualifikuar të nevojshme

Sipas nen. 95 dhe 98 nga kushtetuta e RM [Amendamenti XXV/2005], me normë imperative është paraparë regjim i ashpër juridik për rregullim legjislativ të procedurave gjyqësore dhe administrative ekskluzivisht me të a.q. ligje organike (ius cogens). Këto ligje, pikërisht për shkak të rëndësisë së vet për sistemin juridik, miratohen me 2/3 e shumicës së votave nga numri i tërësishëm i deputetëve. E palejueshme dhe juridikisht e pamundur është që me të a.q. zakon të rëndomtë – i cili de iure dhe de facto mund të miratohet me shumicë relative apo absolute të shumicës së votave, përkatësisht me më së paku 41 ose 61 deputetë - të rregullohet materia juridike për rregullimin e së cilës është e nevojshme shumica e kualifikuar, përkatësisht më së paku 80 deputetë në sajë të fuqisë së kushtetutës (ex constitutionis). Me fjalë të tjera, në të drejtën publike as është parë, e as është dëgjuar që me ligj të rëndomtë të ndryshoni ligje sistemore! Prandaj, nenet nga LPGJ që kanë të bëjnë me të drejtën procesuale dhe administrative janë par excellence anti-kushtetues – sepse LPGJ, pas vetos suspenzive të Presidentit të Republikës, u votua me shumicë absolute, më saktë me 64 vota PRO – gjë e cila do të thotë se mungojnë 16 vota deri në të nevojshmet 80 vota.

Janë tejkaluar afatet maksimale për shpallje të “Ligjit”

Kushtetuta jonë përmban normë kogesive e cila thotë se “ligjet publikohen në Gazetën Zyrtare të RM më vonë në afat prej shtatë ditë nga dita e miratimit të tyre” [nen. 52, par.2]. Ligji për shpallje të ligjeve dhe të dispozitave të tjera në Gazetën Zyrtare të RM (1999) saktëson se: “Ligjet dhe dispozitat dhe aktet e tjera publikohen sipas rregullës në numrin e parë të ardhshëm të Gazetës Zyrtare të RM” [nen. 6]! LPGJ i premtuar, për herë të dytë është miratuar në seancën e 32-të të Kuvendit të RM, të mbajtur më 14 mars të vitit 2018. Nga kjo, afati i lejuar me kushtetutë prekluziv për shpallje të ligjit të miratuar ka skaduar më 21 mars të vitit 2018 – pas së cilës, nuk mund të publikohet dhe të hyjë në fuqi të plotë juridike, përkatësisht nuk mund të prodhojë kurrfarë veprim obligues në rendin tonë juridik. LPGJ i vetuar i kontestuar në mënyrë të palejueshme është publikuar më 14 janar të vitit 2019, përkatësisht pas nëntë muaj nga dita e rivotimit të tij, gjë e cila vetvetiu është non-sens juridik dhe precedencë e rrezikshme e cila e rrënon sigurinë juridike e qytetarëve.

Kuvendi i RM, për shkak se spikeri në kohën e duhur nuk caktoi seancë plenare për diskutim të sërishëm dhe votim të ligjit të kthyer, rra në vonesë sepse e tejkaloi afatin tridhjetë ditor maksimal në të cilin shumica në pushtet e LSDM dhe BDI kishte të drejtë të rregullores dhe procedurale që ta ri-shqyrtoje ligjin e vetuar nga shefi i shtetit [nen. 173, par. 2 nga Rregullorja dhe nen. 38, par. 3 nga Ligji për Kuvendin e RM]. Me që ligji fillimisht është miratuar më 11 janar të vitit 2018, afati tridhjetë ditor skadoi më 11 shkurt të vitit 2018, deri kur ligji duhej sërish të miratohej, por kjo nuk u realizua.

Dekreti për shpallje të “ligjit” nuk e ka nënshkrimin e nevojshëm të lidhur

Dekreti me të cilin është shpallur ky “ligj” kontrovers dhe i miratuar në mënyrë të dhunshme për herë të parë në historinë tonë kushtetuese-juridike e ka vetëm nënshkrimin e spikerit të kuvendit – m-r Talat Xhaferri, e jo edhe nënshkrimin nga Presidenti i Republikës, por në vendin e tij ka vënë fusnotë!? Nënshkrimi i dytë është i ndonjë farë z. Nexhbedin Ibraimit – Zëvendës i Sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të RM i cili, i pa ftuar nga askush, pohon se “përshkrimi përputhet me origjinalin” [!?], me çka in flagrante konstitucional të rrënohet parimi i ndarjes së trefishtë të pushtetit dhe të parimit të frerëve dhe të baraspeshës (check and balance) midis tri pushteteve.

Ndërkaq, dekreti i dërgohet NP Gazeta zyrtare nga Kabineti i Presidentit të Republikës – si adresues – e jo nga kabineti i presidentit të Kuvendit të RM: “Për publikim të dispozitave dhe të akteve të tjera të presidentit të Republikës kujdeset shërbimi i presidentit të RM” [nen. 5, par. 2]. Nga kjo del se nëse nuk ka dekret të nënshkruar presidencial, i cili është conditio sine qua non në rastin – nuk ka as ligj! Sepse ligji konsiderohet për definitivisht të miratuar vetëm kur Presidenti i Republikës me dorën e vet, do ta nënshkruajë dekretin për shpallje të tij (promulgatio). Atëherë dhe vetëm atëherë ligji konkret, i cili paraprakisht ka qenë i votuar, mund të publikohet, e më vonë edhe të hyjë në fuqi. Këtë fakt notor (të pa kontestueshëm) Gjykata Kushtetuese e RM, si roje institucionale e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, patjetër duhet të mbledh fuqi që në mënyrë meritore ta konfirmojë, me vendim të vetin përfundimtar.

Gjykata Kushtetuese tanimë ka precedencë të shlyerjes së dekretit pa nënshkrim të Presidentit

Praktika e jonë kushtetuese-juridike tanimë ka sanksionuar një rast të tillë skandaloz në vitin 1998, kur kryetari i atëhershëm i Kuvendit Tito Petkovski u përpoq që ta publikojë Ligjin për përdorim të flamujve përmes të cilit pjesëtarët e kombësive në Republikën e Maqedonisë e shprehin identitetin e vet dhe karakteristikat nacionale (Gaz. Zyrtare e RM – 32/97), pa nënshkrimin e nevojshëm të Presidentit të atëhershëm të Republikës – Kiro Gligorov. Në këtë rast, i cili tanimë mësohet në librat e mësimit të të drejtës kushtetuese në fakultetet tona juridike, Gjykata Kushtetuese e RM – si akt jo i plotë i cili nuk e ka nënshkrimin e nevojshëm të presidentit – në të njëjtën kohë u lëshua në vlerësimin dhe e shleu edhe Dekretin për shpallje të ligjit nr. 08-2308/1 (8 korrik i vitit 1997), duke e trajtuar si akt nënligjor juridik. Në arsyetimin e këtij Vendimi U. nr. 141/1997 dhe U. nr. 146/1997 të rëndësishëm (18.XI.1998) të përbërjes së atëhershme personale të gjykatës, ku janë anëtarë profesorë eminent të të drejtës nga lloji i tani të ndjerëve prof. d-r Тodor Xhunov dhe prof. d-r Мillan Nedkov – thuhet se kushtetutë dhënësi ka paraparë katër situata të numëruara në mënyrë taksative sipas parimit të listës së mbyllur (numerus clausus) – kur spikeri i Kuvendit mund, në mënyrë të jashtëzakonshme dhe në mënyrë të përkohshme, ta zëvendësojë Presidentin e Republikës: (1) gjatë vdekjes; (2) dorëheqjes; (3) pengimit të përhershëm që ta zbatojë funksionin; ose (4) ndërprerje të mandatit në sajë të fuqisë së Kushtetutës [nen. 82, par. 1 nga KRM]! Është e dukshme se, në rastin me LPGJ, nuk është përmbushur asnjë bazë kushtetuese kur funksioni i Presidentit të Republikës, në mënyrë alternative, do të mund ta kryejë presidenti i Kuvendit.

Burim: akademik.mk

Kuvendi nuk ka iniciuar procedurën për “impiçment”

Për shkak të boshllëkut kushtetues i cili ekziston tek ne, gjatë refuzimit të tillë të vënies së nënshkrimit të Presidentit të Republikës edhe për herë të dytë, i vetmi mjet juridik i cili i qëndron në dispozicion parlamentit është që të iniciojë të a.q. procedurë për impiçment të Presidentit! Këtu, në esencë, Presidenti rrezikon të jetë i ftuar në përgjegjësi për shkelje të kushtetutës dhe të ligjeve [sipas nen. 87 nga KRM], por njëkohësisht – madje edhe me çmimin që ta humb funksionin – në mënyrë etike dhe në mënyrë konsekuente dëshiron ta alarmojë opinionin për mos-proporcionalitetin dhe dëmshmërinë nga miratimi i ligjit konkret.

Spikeri i Kuvendit i tejkaluar autorizimet e veta dhe ka bërë veprën e prolonguar penale

Тalat XhaferriТalat Xhaferri, krahas asaj që në mënyrë të paturpshme i hodhi në bërllok mijëra amendamentet opozitare të cilat duhej të shqyrtoheshin, bëri edhe një varg të shkeljeve të tjera të rregullores, me qëllim të miratimit të ligjit me procedurë të shkurtuar. LPGJ në vend që të shqyrtohet në trupat amë punuese – Komisionin për sistem politik, Komisionin për financim dhe buxhet dhe komitetin për marrëdhënie midis bashkësive – ai, pa kurrfarë baze, është i shqyrtuar vetëm nga Komisioni për çështje evropiane!? Propozim-ligji as që përmban dispozita me të cilat bëhet harmonizimi me të drejtën e Unionit Evropian, e as janë theksuar të dhëna për aktin burimor të UE – me titull të plotë, numër dhe datë, shenjë siç në mënyrë të prerë e kërkon Rregullorja. Në propozimin nuk ka të parashtruar as deklaratë për harmonizim, as nënshkrim të ministrit dhe assesi nuk është theksuar kurrfarë akti me të cilin bëhet harmonizim të legjislativit tonë [në kundërshtim me nen. 135, par. 4–5 nga Rregullorja e Kuvendit].

Gjatë gjendjes së tillë faktike, Xhaferri e ka lënë anësh detyrën e vet zyrtare dhe nuk ja ka kthyer Propozim-ligjin parashtruesit për plotësim, me çka për herë të tretë në mënyrë flagrante e ka shkelur Rregulloren Kuvendore. Ndërkaq, në situatë të tillë vjen në skenë supozimi i pakontestueshëm juridik se propozimi ligjor sikur aspak të mos jetë i parashtruar (praesumptio iuris), sepse ai kurrë nuk është i korrigjuar në mënyrë përkatëse: “Nëse propozuesi nuk e plotëson propozimin e ligjit në afat prej 15 ditë nga kërkesa e kryetarit të Kuvendit konsiderohet se propozimi i ligjit as që është parashtruara“ [nen. 136].

Ajo që si vijim e ka bërë z. Xhaferri në kundërshtim me Kushtetutën, është ajo që ai – nëse me vullnetin të vet konsideron se ka pasur të drejtë ta zëvendësojë Presidentin e Republikës gjatë nënshkrimit të dekretit dhe dërgimin e tij për publikim në Gaz. Zyrtare – është dashur që paraprakisht në mënyrë obligative të shmanget nga votimi për ligjin, por atë nuk e ka bërë, por ka votuar PËR – që shihet nga Listingu zyrtar për votim! Me këtë, ai e ka injoruar dhe në mënyrë të vrazhdët e ka shkelur Kushtetutën e cila në mënyrë eksplicite parashikon se: “Kur presidenti i Kuvendit e kryen funksionin e presidentit të Republikës, ai merr pjesë në punën e Kuvendit pa të drejtë për vendimmarrje“ [nen. 82, par. 4 nga KRM].

Më në fund, spikeri kuvendor e shkeli edhe nen. 67, par. 3 nga Kushtetuta i cili e rregullon inkompabilitetin e këtij funksionari publik: “Funksioni kryetar i Kuvendit është i pa-bashkueshëm me kryerjen e funksionit tjetër publik, profesion ose funksion në parti politike”! Në fusnotën kontroverse me të cilën jepen shkaqet se përse Dekreti nuk e ka nënshkrimin e nevojshëm të presidentit, kryetari i Kuvendit kokë më vete e ka vënë vetveten në rol të gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese të RM dhe, në mënyrë arbitrare dhe në mënyrë plotësisht paushale, vetë ai – pa kurrfarë procedurë juridike paraprakisht të udhëhequr – ka konstatuar shkelje nga ana e Presidentit prof. d-r. Gjorgje Ivanov, si organ i pavarur shtetëror. Atë që e ka bërë si paramendim, pa marrë parasysh se ka ditur se Kuvendi nuk ka iniciuar impiçment, dhe pa marrë parasysh se për atë nuk është shprehur Gjykata Kushtetuese e RM – si instancë supreme dhe ekskluzivisht kompetente për ç’thurrjen e të tillave konteste kuazi-gjyqësore. Sepse, vetëm Gjykata Kushtetuese, e jo kryetari i Kuvendit, është ajo që ka kompetencë ekskluzive, në sajë të detyrës zyrtare (ex officio), ti shpjegojë dhe përcaktojë kushtet për ndërprerje të funksionit dhe për përgjegjësi juridike të Presidentit të Republikës gjatë shkeljes eventuale të Kushtetutës [nen. 87, par. 2 nga KRM].

Mbetet të shohim nëse kjo përbërje profesionale e Gjykatës, e cila definitivisht është më e dobët për nga ana profesionale dhe kadrovike në historinë tonë të deritanishme shtetërore-juridike pas pavarësimit, do të grumbullojë fuqi që përfundimisht ta presë nyjën Gordiane rreth dygjuhësisë së kontrabanduar në këtë mënyrë e cila, në një të afërme të afërt, kërcënohet ta rrit etno-nacionalizmin, të vendos urrejtje dhe mos-durim ndër-etnik dhe seriozisht ta rrezikojë karakterin unitar, e madje edhe vetë mbijetesën e Republikës.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Минималната плата годинава нема да биде над 13.000...
Зошто Уставниот суд ќе мора да го поништи т.н. „за...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Вторник, 16 Јули 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не